Gjithkush në Mirditë por edhe më tej, ka mësuar për punën pasionante të njërit prej mësuesve të Mirditës i cili edhe pse prej disa vitesh ndodhet në pension, punon pa u lodhur për nxjerrjen në pah të vlerave dhe historisë së Mirditës. Bëhet fjalë për z.Preng C. Lleshi, i cili që në kongresin e drejtshkrimit të vitit 1974, pati tëhequr vëmendjen e opinionit, për mbrojtjen e gegërishtes si një dialekt që përcolli vlera të pa mata në penën e Fishtës së madh, por edhe të shumë prej mëndjeve të ndrituara të kombit. Megjithëse në një situatë jo shumë të favorshme prodhuese, për faktin se ai ka probleme të rënda me shikimin, mësues Prenga sërish punon. Me një lupë në dorë, por mbi të gjitha me një vullnet të hekurt shfleton në arkiva, dokumenta dhe gojëdhëna, duke hedhur teza por edhe duke evidentuar antiteza që kanë të bëjnë me çështje të ndryshme historike. Duke i vënë përpara lexuesit e në veçanti historianëve ai thotë: Gjykoni dhe vendosni. Por gjithnjë duke u bazuar mbi argumentat dhe dokumentat që na i ka lënë koha dhe historia. E rëndësishme është që ato të identifikohen, të mos i mbulojë pluhuri i harresës, ndërsa gjykimi nuk mund të mungojë. Një sërë temash me fakte dhe dokumenta janë të përmbledhura tashmë në në libër të titulluar “Mirdita, vatër e Dukagjinëve dhe e Kastriotëve”. Ndërsa në një pjesë të këtij libri, ekskluzivitetin e të cilit autori ja beson www.mirdita.net, tema më e rëndësishme është ajo me titull “Teza dhe antiteza për origjinën e Kastriotëve”. Pikërisht këtë temë po përcjellim para lexuesve të këtij web-siti me shpresën se të apasionuarit pas historisë do ta mirëpresin atë, ndërsa vetë autori do të mirëpriste diskutimet pro apo kundra, nga të gjithë ata që do t’a gjykojnë të nevojshme për të debatuar rreth kësaj teme mjaft të rëdësishme për identitetin tonë.
a. ndoja


Leave a Reply