![]()
Djaloshit Pali, 14-vjeçari që e vranë për gjak në Gjakovë
MOS NA E VRANI ARDHMËRINË
Ti more i marrë që vetës i thua trim
duke e vrarë pabesisht pafajsinë,
gjaku syt t’i paska vërbuar
rregullat e kanunit don me i zbatuar!
Ty të vraftë vetë Perendia!
Si vritet pa faj sot fëmija?
Si nuk pate mëshirë ti o qyqarë
të drejtosh armën mbi yllin shqiptarë?!
Ju që rregullat kanunore doni me i zbatuar
Kanunin ndonjëherë vallë a e keni lexuar?
Apo nuk keni fare njerëzi dhe as besë
drejtësinë e qoni në vend duke vrarë njerëz!
Ti që drejtësinë deshte me vu në vend
ti paske qenë një i marrë i pamendë,
pse po ja vret atdheut ardhmërinë
kur vetë liria rritet bashkë me fëminë!
Mos na e vrani ardhmërinë!
Mos hapni plagë për Shqipërinë!
Mallkuar qoftë sa të jetë kjo jetë
ai që e vretë vëllaun e vetë!
©Makfire M Canolli
![]()


Leave a Reply