
Koha e mirë ofron edhe më shumë mundësi për shoqërim dhe dalje kështu që janë më të mëdha shansit që ta gjeni simpatinë.
Për çka jemi verës më shumë të disponuar për dashurinë? Ekziston procesi kimik në trup si dëshmi se verës njerëzit ndihen më mirë.
Falë diellit, melatonina dhe serotonina veprojnë në tru dhe na bënë më të lumtur se zakonisht.
Koha e mirë ofron edhe më shumë mundësi për shoqërim dhe dalje kështu që janë më të mëdha shansit që ta gjeni simpatinë.
Njëri nga arsyet kryesore se pse vera është kohë e vërtetë për romancë është se jeni të liruar nga obligimet shkollore kështu që jeni më të relaksuar, ndërsa as prindërit nuk kanë aq shumë kërkesa.
Përveç kësaj, ndoshta në det shkoni vet, me miqtë, kështu që jeni larg nga “dora e hekurt” e prindërve dhe më lehtë do të silleni më mesin e moshatarëve tuaj.
Aventurat e verës, përvoja të paharruara
Pra pasi që jeni të liruar nga obligimet shkollore, nuk i shihni kolegët nga klasa dhe jeni në mjedisin e panjohur dhe kështu më lehtë do të relaksoheni, do të hulumtoni dhe do të ndieni sikur të tërat janë të mundshme, madje edhe dashuria e madhe verore.

Me siguri që nuk ka person i cili nuk e ka përjetuar aventurën verore apo së paku nuk ka imagjinuar për përvojën e këtillë.
Zakonisht keni një apo dy javë të cilat mund t’i kaloni së bashku, kështu që në romancë lëshohuni pa ndonjë të menduar të gjatë apo analizën e zakonshme.
Përveç që më së shpeshti ndodhin jashtë vendit të banimit, sjellin edhe shije të diçkaje të re dhe na japin përshtypjen se kemi përjetuar diçka ndryshe, përvojë të paharruar.
Aventurat e verës gjithmonë kujtohen, ndërsa pas verës janë edhe tema të pashmangshme për analiza me miqtë.
Aventurat e verës njëherësh janë edhe test i madh për çiftet “e freskëta” të cilat ndahen gjatë verës pasi që ta mbijetojnë këtë ndarje dhe shumë tundime verore nuk është aspak detyrë e lehtë.
Pa marrë parasysh në atë a përfundon filmi i juaj i dashurisë me “fund” apo “do të vazhdojë”, kujtimet romantike verore sigurisht edhe në netët e ftohta vjeshtore dhe dimërore do të sjellin buzëqeshje në fytyrën tuaj.
Gjeni romancën
Puna gjatë verës është kombinim ideal i të dobishmes dhe të këndshmes. Do të njihni njerëz të rinj, ndërsa ndonjëherë dashuriçkat paraqiten edhe në vendin e punës.

Vullnetarizmi gjithashtu sjell dobi të dyfishtë. Inkuadrohuni në ndonjë punë të dobishme shoqërore, njihni njerëz të rinj, do të përjetoni të mira dhe të këqija, dhe ndoshta do të paraqitet edhe romanca.
Daljet, pikniku, aktivitetet sportive, shkuarjet në kinema dhe shoqërimet tjera me miqtë janë gjithmonë rast i mirë që të njihen fytyra të reja, ndërsa pa zgjimin e hershëm dhe shkuarjen në shkollë mund vetes t’i mundësoni shumë argëtim.
Zbulojeni hobin tuaj
Nëse nuk keni pasur rastin gjatë vitit, vera është koha ideale për ndonjë hobi të ri, hulumtoni se a ka në vendin tuaj ndonjë punëtori kreative, shkollë sportive për fillestaret, kursi i fotografisë apo diçka e ngjashme që të duket interesante.

Atje me siguri që do të njoftosh miq të rinj, të cilët po ashtu kanë miq dhe përnjëherë jeta e juaj shoqërore do të bëhet më e pasur.
Natyrisht, marrë parasysh që çdo ditë qëndrojmë në “Facebook” dhe në rrjetet e tjera shoqërore edhe atje nëpërmjet miqve mund të njihni njerëz interesant.
Natyrisht “armatosu” me disponim dhe humor të mirë dhe mos harro se “shigjeta e Amor-it” vetë do të gjejë kur më së paku shpreson. Kënaqu në pushimet verore.
http://life.ipoint.al


Leave a Reply