
Më pëlqen qe rri e shkruaj, në momentet që kam mall…
S’ka rëndësi se cdo të dalë, një roman apo përrallë…
Poezi apo tregim,një novel a dicka tjetër…
Rënd’si ka që shpirti im, rrjedh ngadalë ketu mbi letër.!
Dhe pse malli është bot’ tjetër, nuk është sot këtu ku shkel…
Kohë e shkuar, ndjenj’e vjetër, që shumë thellë në shpirt ka ngel’…
S’mund të shuhet as me ujë, as nga breshër e stuhi..
Eshtë si prushi i harruar, që ndez era përsëri…!
Udhëton njeriu me mallin dhe takon ata që do…
Nostalgjia prek memorien e me lot zemrën e ngroh…
Sa shumë njerëz nga jeta jote, janë të ikur, të larguar…
Sa kanë ikur me dëshirë,sa të tjerë të detyruar…!
Edhe shkruaj vetëm shkruaj, fjalët jo nuk kanë të rreshtur…
Përmbi ndjenja pena luan, me fytyra që kanë heshtur…
Zëri tyre vjen me mallin dhe unë vec përfytyroj…
Eh sa njerëz qe kanë ikur dhe më kurrë s’do ti takoj.!
Bledi Ylli
coopyright “Kur shpirti flet”


Leave a Reply