
Dhëmbë, të presësh shiun në shkretëtirë
E buzët e thara dhëmbin për një puthje.
Në ato buzë-mbrëmje ku shpirti është i ngrire.
Dhëmbë, kur dëshirat me kohën bëhen lutje.
Dhëmbë, të heshtësh në pritjen e pafund.
Në pritjen e asgjëje mes mallit përvëluar.
Aty ku shpirt-dëshira bëhet tërmet e tund.
Ku dashuron ikona nga koha tjetërsuar..!
Dhëmbë, të kesh c’të flasësh e mos të kesh ku..!
Fjalët rrinë mes dhëmbëve e shtyjnë me rrëmbim.
Atëherë kur ëndrrat marrin sytë e tu.
Ashtu si padashur, hyn’ në shpirtin tim..!
Dhëmbë, cdo hap i yti i hedhur brenda meje.
Zemra del nga ritmi e mëndja pak nga pak.
Kujtimi yt i ëmbël me gjakun rrjedh ndër deje.
Shumë kohë që prisja ”ujin” e ti vije si flakë..!
Dhëmbë, kur dashuria rron vec në kujtime.
Buzët duan puthje e trupi kërkon duar.
Më pas të gjith’ të tjerat janë vec supozime.
E vuan largësinë, kush është i dashuruar..!
Bledi Ylli krijime te reja
Botuar dje tek INTERVISTA


Leave a Reply