![]()
Policia franceze ka zbuluar një plan të radikalëve islamik të cilët planifikonin hedhjen në erë të Kullës së Ajfelit, Muzeut të Luvrit dhe një central nuklear, shkruan gazeta franceze Le Parisien.
Autor kryesor i sulmit duhej të ishte një 29 vjeçar algjerian, që punonte si kasap në një mishtore në jug të Francës dhe njihej me pseudonimin Ali.M. Ai kishte hyrë në kontakte me krerë të lartë të Al – Kaidas në vendet e Magrebit dhe se kishte shkëmbyer porosi të koduara për planet e sulmit.
Sipas gazetës, algjeriani, baba i dy fëmijëve, me rrjetin terrorist për herë të parë kishte kontaktuar përmes internetit.
Ai ishte imponuar për sulme në zonën ku jetonte dhe se sipas tij, vetëm me një granatë të hedhur do të mund të vriste dhjetëra krishterë.
Por bashkëbiseduesi nga Al – Kaida kishte kërkuar nga ai që së bashku me një pjesëtar tjetër potencial për sulme të udhëtonin drejt Algjerit për stërvitje dhe më pas të kthehej për sulmet.
Por gjatë udhëtimit për në Algjeri, ai ishte arrestuar nga autoritetet franceze, dhe se tërë skenari është zbuluar për opinionin gjatë ditës së djeshme. Kjo ka ndodhur pasi që autoritetet franceze do të forcojnë masat ligjore antiterroriste dhe se të gjithë të dyshuarve u ndalohet udhëtimi jashtë vendit, sidomos për mundësinë e përfshirjes së tyre në luftën e xhihadit në Siri dhe Irak. (INA)


Leave a Reply