Endesh ndër venat e mia,
shpirti nuk gjen shërim,
tretesh në pika loti,
shpresë që s’ke shpresim.
Pastaj bëhesh lumë
shtratit rrjedh rrembyer
e bën më të kripur detin
me lotin e rrëkëllyer.
Vesuar je në shpirt
në zemër thellë lotuar,
largomu dhimbje – shtrigë,
kurrrë s’kam për t’u dorëzuar…
Unë dua dhe mbjell gëzimin,
prej dashurisë kam ardhur në jetë,
përkëdheljet më ngrohin shpirtin,
puthjet më ngrenë gjer tek retë.
Dua që buzëqeshja e dlirtë
nga rrënjët e shpirtit të burojë,
me dritë të më mbushen sytë
e zëri me këngë të jehojë.
Ndaj qëndro larg prej meje,
shtriga – dhimbje e paduruar,
unë të shkruar kam ndër deje:
E lindur për të dashuruar…
Burimi – Facebook
Leave a Reply