Cilat ishin familjet ne qytetet kryesore te vendit, qe u preken nga Ligji “Per tatimin e jashtezakonshem”, te hartuar nga qeveria komuniste e pasluftes Shaban Sulçe “Ligji i tatimit te jashtezakonshem”, i leshuar nga qeveria komuniste shqiptare dhe qe synonte sekuestrimin e sasive te floririt, preku me qindra familje shqiptare, te cilat u detyruan qe t’i jepnin lamtumire pasurise se tyre te trasheguar apo te shumefishuar gjate viteve. Gazeta “Albania” publikon sot listat e emrave te familjeve qe u preken nga ky ligj. Jane me qindra familjet te cilat u tatuan, duke u shtrenguar per t’i dhene qeverise se sapoformuar komuniste te asaj kohe sasi te konsiderueshme floriri dhe frangash ari. Kryeqyteti, Tirana, pati edhe numrin me te madh te “familjeve milionere”, te cilave iu sekuestrua floriri qe posedonin, me vlere qe kapnin shuma marramendese. Por zbatimi i ketij ligji nuk njohu meshire edhe per familjet e pasura ne qytetet kryesore te vendit, si ne Korçe, Elbasan, Durres, Gjirokaster, Vlore, Sarande etj., ku komisionet tatimore perpiluan menjehere pas daljes se ligjit, “listat e zeza” me emrat e familjeve qe do te tatoheshin. Fati i familjeve milionere Perfundimi i Luftes se Dyte Boterore gjeti me shume se 42 familje tiranase, pasuria e te cilave kalonte shumen e 1 milion frangave ari. Por pas miratimit te ligjit per tatimin e jashtezakonshem, familjet ne fjale u kthyen ne epiqender te zbatimit te tij, duke u sekuestruar pasurite e tyre. Familja Shenko ishte ajo qe e pesoi me shume nga ligji ne fjale, duke i dorezuar qeverise komuniste te asaj kohe shumen rekord per kryeqytetin, duke paguar me shume se 27 milione franga ari. Shuma marramendese per kohen u detyruan qe te paguanin edhe familjet e pasura ne qytetet kryesore te vendit, te cilat u kthyen ne objekt te sekuestrimit te pasurive te tyre nga ana e qeverise. Dorezimi dhe sekuestrimi i pasurive te vena, kryesisht ato ne flori, sigurisht qe ishte nje proces shume i veshtire per familjet e pasura shqiptare, te cilat ishin perballe shkaterrimit ekonomik te tyre. Shume prej pjesetareve te ketyre familjeve iu nenshtruan torturave te dhunshme, pasi nuk pranonin te tregonin se ku e fshihnin pasurine e tyre dhe per t’ia u dorezuar ate me pas autoriteteve shteterore. Sipas dokumentacionit te kohes, nje pjese e konsiderueshme e perfaqesuesve te ketyre familjeve u burgosen, madje disa prej tyre gjeten edhe vdekjen gjate torturave dhe masave shtrenguese qe pesuan. Dokumentet Mbi bazen e disa dokumenteve dhe shkrimeve te ndryshme, organet e Ministrise se Puneve te Brendshme te regjimit komunist kane deklaruar si shume shifren 43 816 682 monedha te sekuestruara, me nje peshe prej 320 000 kg ar, ose 320 tone. Mbeshtetur ne dokumente, komunistet kur erdhen ne pushtet deklaruan se gjeten ne Banken Kombetare Shqiptare sasine prej 90 kilogramesh ar. Ndonese ne Thesarin e Shtetit ndodheshin vetem 90 kg ar, ne duar te popullates shqiptare ndodheshin rreth 320 tone ar. Megjithate, po sipas dokumenteve shteterore, ne fund te vitit 1938, ne Thesarin e Shtetit gjendeshin 2400 kg ar, ose 2.4 tone. Qytetaret shqiptare zoteronin shume here me teper ar sesa kishte Thesari i Shtetit. Ne mbarim te luftes, Shqiperia rezultonte si vendi me i pasur i Ballkanit, sidomos persa u takonte rezervave te arit dhe rezervave te tjera ekonomike. Tirana Familjet “Tatimi i vertetuar”: 1-Vllazen Kazazi 16.430.000 2-Vllazen Çoka 14.990.000 3-Murat Begeja & vellezerit 5.774.000 4-Hysen Ali Mehmeti 3.902.000 5-Osman Vaqarri 1.440.000 6-Besnik Tugu 614.000 7-Ramazan Konçi 1.946.268 8-Ymer & Sali Beqiri 614.000 9-Sadik Kazazi 398.000 10-Abdulla Turkeshi 2.433.200 11-Ismail Fortuzi 224.000 12-Qamil Dibra 1.870.290 13-Bijte e Gaqi Oparit 371.000 14-Manol Kume 6.832.400 15-Vllazen Tase 3.974.000 16-Jusuf Kruja 3.830.000 17-Vllaznia Mehmeti 126.000 18-Ramazan Zdrava 130.850 19-Halit Mani 143.000 20-Vath Baroni 130.850 21-Abdulla Alliu & nipat 163.250 22-Mehmet Tugu 2.750.000 23-Mezini & Kasmi 126.800 24-Qamil Hoti 264.500 25-Hysen Drishti 143.000 26-Filip Korra 2.259.000 27-Fetah Kasmi 126.800 28-Mustafa Kasmi 224.250 29-Vllazen Loxha 749.000 30-Ramazan Berberolli 622.100 31-Mersin Konçi 668.000 32-Sefedin Zhubi 159.200 33-Qamil Zhubi 203.750 34-A.Qoshja & I.Deliu 1.566.000 35-Mehmet Kasmi 830.000 36-Vellezerit Dushi 1.606.320 37-Gjon Laca 884.000 38-Vllazen Spahija 325.250 39-Kasmi & Ferra 252.250 40-Iliaz Dajçi 126.800 41-Xhevat Gabeci 830.000 42-Xhundi Sheko & bijte 27.950.000 43-Pashuk Bib Miraka 1.755.000 44-Xhemal Begeja 143.000 45-Ibrahim Begeja 1.440.000 46-Qamil Shtiza 126.000 Korça 1-Vellazeria Qirjako 2-Vellazeria Abeshi 3-Vellazeria Stase 4-Kristaq Cingo 5-Thoma Plasati 6-Vellazeria Katro 7-Hari Kristo Samara 8-Vellazeria Gjezi 9-Vellezerit Qirinxhi 10-Ligor Jani 11-Vellazeria Plasa 12-Vellazeria Lako 13-Vangjel e Gaqo Turtulli 14-Vellazeria Balli 15-Vasil Pepo 16-Jankulla Çekani 17-Sotir Mborja 18-Dhimiter Bino 19-Refail Terova 20-Pandi Mulla 21-Pandeli Nora 22-Anastas Pilika & Angjeli Stavraq Ballauri 23-Dhimiter Peço 24-Vangjo Serani 25-Vellezerit Katundi 26-Llambi Kiço Zahara 28-Vellezerit Pllaha 29-Sotir Bicolli 30-Vellezerit Terova 31-Thoma Thomo 32-Vellazeria Barçe 33- Familja Ypi 34-Familja Ziko 35-Familja Bopi 36-Familja Fundo 37-Familja Kondi 38-Familja Opari Berati Familja Hoxha Familja Hushi Familja Çullaku Familja Dardha Familja Konicoti Familja Kuçi Familja Vrioni etj. Durresi Familja Dovana Familja Shijaku Familja Dibra Familja Dushi Famikja Hamdija Familja Zagoridha Familja Mushketa Familja Leka Dakoli, Manushi Familja Nushi Familja Vangjeli Familja Beshiri etj. Elbasani Familja Domi Familja Kazazi Familja Bakalli Familja Mehja Familja Velencja Familja Miraku Familja Hastopalli Familja Kopili Familja Bebi Familja Kulla Familja Dodbiba Familja Shkodra Familja Shiku etj. Gjirokastra Familja Liti Familja Mezini Familja Omari Familja Toila Familja Tushe Familja Selfo Familja Çoçoli Familja Xhiko Familja Totozani etj. Vlora Familja Bisholli Familja Bezani Familja Bitri Familja Busheka Familja Çili Familja Hoxha Familja Shuka Familja Sorra Familja Levi Familja Jakseli Familja Strati Familja Jonuzi Familja Gurabardhi Familja Qazimi etj. Shkodra Familja Pistuli Familja Topalli Familja Muka Familja Kaçulini Familja Vjerdha Familja Rroji Familja Anamali Familja Bakalli Familja Bushati Familja Kraja Familja Daberdaku Familja Koka Familja Hoti Familja Gjoka Familja Luka Familja Mati Familja Sokoli Familja Karehamni Familja Pogu Familja Tahiri Familja Tepelia Familja Serreqi Familja Luka Familja Mati Familja Pogu etj. Saranda Familja Çelo Familja Harito Familja Llambro Familja Rushiti Familja Muzina etj.
Burimi – Arkivamediatike



Leave a Reply