
Të“martohesh” tre herë me të njëjtin burrë, kjo është simbolika që solli për miqtë dhe të afërmit e saj gazetarja e mirënjohur Zenepe Luka. Dasmën e parë e ka bërë më 1 korrik të vitit 1979, një tjetër darkë ku veshi fustanin e bardhë më 1 korrik të vitit 1989, kur kish’ lindur dy fëmijët Evën dhe Redin. Ceremonia e pazakontë, ku kanë marrë pjesë edhe personalitete të artit, pjesë e Fondacionit, “Nermin Vlora Falaschi” është bërë në këtë 1 korrik, kur ajo shënoi 35-vjetorin e martesës.
Festa
Një ftesë e gazetares me objektin e veçantë, “Ju pres në martesën e tretë” ka mbledhur në restorant “Ulqini”, ngjitur me TOB disa nga mikeshat e gazetares, që e kanë vlerësuar këtë veprimtari të veçantë. Ka mbërritur e para aty Nderi i Kombit Margarita Xhepa, Mjeshtër i Madh Edi Luarasi, Mjeshtër i Madh, Irini Qirjako, Mjeshtër i Madh Vitore Sallaku, gazetarja dhe prezantuesja Silvana Brace, etj.. Gazetarja ju ka shpjeguar se nuk është thjeshtë një përvjetor i martesës së saj me mjekun stomatolog, Ismail Luka, gjë që mund ta bëjnë shumë çifte, porse ajo shkon më tej, sepse duhet të bëhet nuse, të veshë fustanin e bardhë. Por ndryshe nga dita e martesës 35 vite më parë, apo edhe nga dita e 10-vjetorit të martesës që është veshur me fustanin e nusërisë, në këtë 35-vjetor, nuk ka mundur të gjejë përmasat e duhura të fustanin. Por nëse mungon fustani, nuk kanë munguar kurora, trëndafili në kokë dhe për më tepër qëndrimi dhe sjellja e saj si nuse çka ka krijuar një atmosferë të pazakontë në ceremonitë e organizuara në Tiranë dhe në shtëpinë e saj në Vlorë.
Ceremonia nis me kuran.
Pronari i lokalit, një personalitet i fesë myslimane, Saemir Kotorri, njoftuar një ditë përpara, ka pritur mysafiret e vecantë duke kënduar kuranin dhe uruar lumturi gazetares.
-Dreka do të jetë dinjitoze, me cfarë të dëshironi, duke treguar përkujdesjen maksimale të personelit, vecse do të mungojë pija e verës- ka thënë ai me keqardhje.Jemi në ditët e Ramazanit dhe nuk përdoret alkoli.Mund tju shërbejmë me birrë pa alkol, që e kryen misionin për festën-përfundoi ai duke ndjekur në një tavolinë më tej “ceremoninë e pazakontë.
Silvana Brace:Do të bëj unë nuse.
Mikja e saj, prezantuesja dhe gazetarja e njohur e ekranit, Silvana Brace, që e ka vlerësuar më shumë se kushdo tjetër eventin, pasi është veshur me të bardha dhe një trendafil në kokë, ka sjellë rruazat, trëndafilin rozë për gazetaren, duke i ndryshuar sadopak lukun në përshtatje të festës.
Ceremoninë e ka celë artistja Margarita Xhepa, që i ka uruar gazetares jetë të lumtur me bashkëshortin dhe fëmijët dhe pas kësaj, në martesën e Evës dhe të Redit.Më pas kanë vijuar dollitë, sidoqë me birrë pa alkol, duke kaluar bashkë për gjatë 4 orëve, kohë që gazetarja duhej të largohej për në Vlorë me furgonin e fundit që niset nga Tirana.
Djalit me kokoren e motorrit:Kush është Zenepe Luka.
Në mes të dollive, të qeshurave dhe humorit, gëzimi është ndalur për një cast.Një djalë I ri, me një kokore në kokë, që kish parkuar motorrin dy metra larg, afrohet pranë tavolinës, ku kish shpërthuer gazi, dhe drejtohet me pyetjen: Kush është Zenepe Luka?
Të gjitha u stepën për një cast, cdonjërës i shkoi në mend kokorja në motor, që i mori jetën bankierit pak ditë më parë.Gazetarja u ngrit në këmbë dhe iu përgjigj: Unë jam Zenepe Luka, cfarë kërkoni, përse na prishni gëzimin e festës?
Ai shkon tek motorri dhe kthehet me një buqetë të madhe me lule.Duke qeshur thotë: Të trashëgoheni zonjë, e keni nga zonja Tefta Radi.
Nga nje ankth,kjo skenë më pas solli të tjera të qeshura.Vetëm pas pak minutash, gazetarja e mirënjohur Tefta Radi, telefonon dhe kërkon ndjesë për vonesën, por më parë dërgoi buqetën me lule.
Pjesmarrëset në këtë festë, por edhe të tjera që nuk mundën të jenë të pranishme u shprehën:
Margarita Xhepa Nderi i Kombit.
E prita me gëzim ftesën e mikes tonë, që përvec se profesioni i saj si gazetare, na lidh edhe Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”, që ajo drejton.Ishte gjë e bukur, emocione të vecanta, që përcoli një mesazh të bukur për familjen shqiptare.Bardhësi, dashuri në cdo faze të jetës.Na erdhi keq që nuk gjeti fustanin e bardhë me përmasat e duhura, por e vecanta, gjë që është jasht karaktërit të saj është se gjithë kohën qëndroi sin use,Gjë shumë e bukur, e paharruar për të gjitha ne që ishim të pranishme.
Irini Qirjako:Udhëtova tërë natën nga Delvina, për të mbrritur në këtë event të mikes tonë.
Gjë shumë e bukur, e pazakontë, por që duhet ta bëjnë të gjitha femrat shqiptare.Pse jo, aq më tepër në këto kohë kur stresi është kudo.Rastisa në një ceremonyitjetër në Delvinë dhe m’u desh të udhëtojë tërë natën, që të isha e pranishme në këtë “martesë” të mikes sime, që na solli një risi, si gjithmonë me atë që bën ajo.
Nuk do të harrojmë të qeshurat dhe përmëtepër seriozitetin” e mikes tonë, gjë që është jashtë natyrës së saj.Gjë e bukur, mesazh i madh për gruan, për familjen shqiptare.
Edi Luarasi: U ngrita nga shtrati përt të sjell një karafil për përvjetorin e martesës.
Gazetarja është përlotur, kur ka parë në derë aktoren e madhe, Mjeshtër i Madh Edi Luarasi, pasi për arësye shëndetësore, ajo ka lëvizur shumë rrallë.
-U ngrita nga shtrati për të të sjell këtë karafil në ditën e martesës tënde, sido që e festoon për herë të tretë.Më beso, nuk munda të shkoj në 50 vjetorin e time bije, që e kam larg, por këtu u ngazëlleva.Kaluam bukur, me humor të qeshura, por ndërkohë mendoj: Përse mos bëhen të tilla ceremoni, sikurse ndodh në shumë vende.Kjo do ta zbukuronte jetën e gruas, do të sillte lumturi e gaz në familje.U ndjeva e lehtësuar, mora energji dhe për shumë kohë nuk do ta harroj këtë ceremony të pazakontë. Faleminderit Luka. Festofsh edhe martesën e katërt pas 20 vjetësh.
Vitore Sallaku.
Që nga dita që u nda nga jeta bashkëshorti im, Skënderi, është hera e parë që buzëqesha.Ishte një drekë e vecantë, që nuk e kam përjetuar kurrë.Unë dhe Skënderi I kemi bërë përvjetorët e martesave, por e vecanta e mikes tonë është se ajo bëhet nuse.E falenderoj për gazin që na fali.
Silvana Brace.Tregon që është familje e lumtur.
Mikja ime bëri një gjë të vecantë, madje ajo na ka ftuar për darkë ne shtëpinë e saj në Vlorë, sepse ndjehet e lumtur dhe fakti që këtë “risi” të saj e mbështesin edhe bashkëshorti me fëmijët, flet qartë për këtë.Është një risi e bukur, që ndoshta duhet ta shohim me kujdes ne gratë.
Aneta Rama:Do të vija me dashuri, por m’u nda nga jeta kushurira.
E ftuar në këtë event ,zonja Aneta Rama, nëna e Kryeministrit, është shprehur: Gjë e bukur, shumë e bukur. Të uroj për iniciativën, për mesazhin, që kërkon të përcjellësh për familjen shqiptare, por e kam të pamundur të jem aty, megjithë dëshirën e madhe që kam. S’ka pak ditë që është ndarë nga jetë një kushurirë, që e kasha edhe një mike të afërt dhe nuki ndjehem mirë.Të uroj edhe shumë vite të tjera të bukura.
Teuta Topi.Risi për gruan shqiptare.Prano 35 karafilat e mij.
Një problem i papritur më pengoi të vij në festën tëndë, ku isha pregatitur shpirtërisht të vija.Kisha shjumë interes jo vetëm pse të kemi miken tonë, por nuk e imagjinoja se si ti mund të vishesh dhe qëndrosh si nuse, për shak të karakterit që ke.Humba një rast që nuk do ta gjej më.
Unë e shikoj si një risi për femrën, familjen shqiptare, që tregon se gruaja kërkon dhe gjen forma nga më të vecantat, për ti shtuar gëzimin familjes, shoqërisë.
Nuk erdha, por 35 karafilat e mij, t’I dërgova. Gëzuar dhe festofsh përvjetorë të tjerëka perfunduar ish zonja e Pare Teuta Topi.
Vitore Stefa Leka nga Italia: Doli fjala e Vali Leskaj.
Publicistja, një personalitet i shquar në Diasporën shqiptare, u shpreh.
Kur mora vesh për këtë ceremoni, m’u kujtua fjala e zonjës Vali Leskaj kur foli në Konferencën e gruas gazetare mbarëkombëtare që u mbajt në Vlorë me rastin e 40 vjetorit të karierës së gazetares Luka:Ajo tha:”Zenepe Luka gjithmonë prodhon lajm”.Ja pra, përvec shumë veprimtarive të bukura, që bën me Fondacionin”Nermin Vlora Falaschi”, pjesë e të cilit jemi edhe ne, ajo përcjell edhe mesazhe të kësaj natyre, që janë të rëndësishme për familjen shqiptare.Ide e bukur, gjë e gjetur, që padyshim do ta përcjellim edhe tek familjet shqiptare në Diasporë, që kanë aq shumë nevojë për gëzime të kësaj natyre.
Qofsh përherë “nuse” mikja jonë gazetare, kështu vitale, duke sfiduar edhe vështirësitë e jetës, që nuk kanë munguar edhe tek ti.
Shpresa Dyrmishi gazetare Prishtinë:
Urime të përzemërta, kolege e dashur.Kur mora vesh për këtë ceremoni, kujtova veten, që pak vite më parë ia bëra surprizë bashkëshortit tim.Krejt papritur vesha fustanin e bardhë, që e ruaj me kujdes dhe kur ai u kthye nga puna më përqafoi dhe uroi: Ta gëzojmë përvjetorin e martesës.
Bukur kolege, është një kontribut që japim në interes të forcimit të familjes.
Festa në familje në Vlorë.
Nata e 1 korrikut, ka qënë e vecantë në familjen Luka në Vlorë.Ditë më parë ishin marrë masat për të pasur gjithcka që duhej në këtë natë të pazakontë për ciftin Luka, por edhe për fëmijët,Evën dhe Redin.
Torta, lulet, dollitë, këngët, fotot, urimet dhe puthjet e fëmijve për prindërit, kanë shoqëruar natën e gjatë.
Urimet kanë ardhur edhe nga komshinjtë, ku shumë prej tyre kanë shprehur habi, që komshia “ e sertë” në pamje dhe në shkrimet e saj, të vishet nuse, aq më tepër në këtë moshë.
Pas festës flasin: Ismail Luka Mjek stomatolog, bashkëshorti i gazetares.
Kaluam një natë të bukur, që besojmë se do të stimulojë edhe fëmijët tanë, tashmë në moshë për të krijuar familjet e tyre.Është hera e tretë që gruaja ime vishet nuse dhe organizon këtë ceremon, që nuk e kam dëgjuar ta bëjë ndonjë familje tjetër.Unë e kam respektuar dëshirën e saj, aq mq tepër që i shërben forcimit të dashurisë e respektit në familje, mbi të gjitha largimit të streseve e problemeve, që shoqëria e sotme.
Ne jemi martuar më 1 korrik të vitit 1979 në qytetin e lindjes në Librazhd.Krejt papritur në 1 korrik të vitit 1989, kur u ktheva nga Klinika, e gjeta të veshur me fustan të bardhë dhe më pas nisi festa.Ishte gjë e bukur, sepse erdhën të gjithë banorët e pallatit dhe bënë aheng si në ditën e parë të dasmës tonë.
Mbrëmja e këtij 35 vjetori, ishte më interesante, pasi fëmijët janë të rritur dhe u gëzuan shumë për këtë festë të bukur, që di ti organizojë vetëm bashkëshortja ime, që shpesh vë në lëvizje edhe intuitën si gazetare.
Nuk kam asnjë mentalitetet pse bashkëshortja ime u bë nuse edhe në këtë moshë, sidoqë nuk mundi të gjejë fustënin e bardhë, pasi kjo i shërben harmonisë në familje.
Duhet të kujtoj se për shkak të profesionit të saj, kemi pasur një jetë të vështirë, që bashkë Iikemi përballuar, ndaj na duhet të gjejmë mënyra për të festuar.
Redi Luka i biri.
Bashkë me motrën Eva, jemi lumturuar tepër në këtë përvjetor të 35 të martesës së prindërve tanë.Sigurisht, ne nuk njohim ditën e martesës së tyre, kur festuan 10 vjetorin,ishim të vegjël, por këtë mbrëmje kemi provuar një kënaqësi që vecantë, që përcolli edhe mesazhin per ne kur të krijojmë familjet tona.
Nënën time e cmoj shumë për vitalitetin që ka, që është aq e vërtetë në profesionin dhe gjithcka që bën në veprimtaritë me shoqërinë civile.Respektoj mundimet e saj për të na rritur ne fëmijët, vecanërisht motrën dhe i jam mirënjohëse gjithë jetën, pasi ishte këmbëngulja e saj, që unë të përfundoja studimet për drejtësi në Universitetin shtetëror të Bukureshtit.
Tani është detyra ime që ti fal lumturi prindërve të mij, vecanërisht nënës, në pritje të fillimit të punës , por edhe të krijimit të familjes.
Zenepe Luka
Nje menyre per të sfidojmë vështirësitë e jetës.Vesha fustanin, që më fali Margarita Xhepa.
Pas kësaj nate që u shndrua në një festë të vërtetë, hodha vështrimin larg, kur finalizuam martesën me bashkëshortin tim, dentistin Ismail Luka.Historinë e njohjes e kam treguiar tek libri i fundit “Kjo është jeta Ime”, ishte një dashuri që lindi mbi dhimbjen, shkova në klinikë për të mjekuar një dhëmballë,
Kemi përballuar shumë vështirësi gjatë jetes.
Jam zemëruar që më ndërroi mbimerin, megjithëse më kish dhënë fjalën, u trondit familja pas shkatërrimit të shtëpisë dhe plagosjes së fëmijve nga tritoli i 10 majit të vitit 1998, kjo për shkak të profesionit , isha gazetare e “Koha Jonë”, jemi përplasur sa herë është ushtruar dhunë , por gjithcka e kemi përballuar denjësisht, duke mirëkuptuar njëri tjetrin, duke respektuar profesionin dhe sakrificën e njëri-tjetrit.
E pra, një jetë e vështirë, sikurse ka qënë kjo e jona, ka nevojë për festa të tilla, që shkojnë në funksion të harmonisë e lumturisë në familje.
Më erdhi keq që nuk vesha fustanin e bardhë, që zor e gjen në përmasat që ka trupi im, por u ndjeva shumë mirë, që në këtë natë të “martesës” së tretë, të vesh fustanin blu, që më dhuroi Artistja e Madhe,Nderi i Kombit Margarita Xhepa.
Tani e kanë rradhën fëmijët për të bërë dasmën e vërtetë , për ne bashkëshortët, mjafton kjo’martesa” e tretë.
Ndjehemi shumë të lumtur nga urimet dhe mesazhet, që na kanë përcjellë miq dhe të afërm, komshinjtë, c’ka tregon se na duan dhe respektojnë.
Faleminderit gazetës “Koha Jonë” që pranoi të botojë këtë shkrim për kolegen e tyre, duke shtuar një emocion më shumë, sepse edhe kjo gazetë, është pjesë e rëndësishme e jetës sime.
Derguar nga z.Vitore Stefa Leka


Leave a Reply