Dashi
Venusi do ju mbështesë fort gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do iu nxite te tregoheni me te dashur me partnerin. Ne fakt kjo duhej bere me herët, por gjithsesi me mire vone se kurrë. Beqaret me shume gjase do takojnë personin ideal dhe do fillojnë shume shpejt një histori dashurie. Financat do kenë nevoje për me shume përkujdes.
Demi
Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni here pas here debate për tema te nxehta dhe nuk do bini ne te njëjtin mendim. Kujdes! Beqaret duhet te tregohen sa me realiste dhe te mos kërkojnë gjera te pamundura. Financat nuk do jene as te këqija, por as ne gjendjen me te mire te mundshme. Gjithsesi ne asnjë mënyrë nuk duhet t’iu besoni lojërave te fatit.
Binjaket
Do keni kontradikta shume te forta sot me atë qe keni ne krah dhe asgjë nuk ka për te shkuar si e kishit menduar. Kujdes! Beqaret ka shume mundësi te joshin personat e papërshtatshëm. Do pendohen, por atëherë mund te jete shume vone. Financat do jene mjaft te ekuilibruara dhe aspak problematike. Çdo shpenzim do e kryeni me maturi.
Gaforrja
Dite harmonike dhe plot shkëlqim kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni te gëzuar ne shpirt dhe buzëqeshja nuk do iu ike nga fytyra. Beqaret do kenë shume ndryshime ne jetën sentimentale. As vete nuk e kishin imagjinuar se gjerat do ju ndryshonin kaq shpejt. Financat do vazhdojnë te jene ne një gjendje te qëndrueshme dhe nuk do keni vështirësi për te shpenzuar.
Luani
Asnjë planet nuk do ndikoje sot ne jetën tuaj sentimentale kështu qe gjithçka do varet nga sjellja juaj. Fatmirësisht partneri do jete i duruar ne çdo moment. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse te cilat shume shpejt do shndërrohen ne histori dashurie. Financat do kenë përmirësime te gogla. Mos shpresoni qete pasuroheni menjëherë.
Virgjeresha
Do jeni shume te kuptueshëm me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete e mire. Beqaret do ndihen te lumtur pasi te bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Gjithçka do ndryshoje njëherë e mire për ta. Financiarisht do keni goxha vështirësi. Nuk do arrini dot t’i zgjidhni problemet dhe kjo mund te jete një minus i madh për ju.
Peshorja
Ka shume mundësi qe sot t’iu pëlqejë një person qe do iu vije rreth e rrotull dhe te filloni një aventure te fshehte me te. Dijeni se gjithçka ka për t’iu dale ne shpesh me shpejt nga sa mendonit dhe do keni probleme serioze ne çift. Me shume gjase do ketë edhe ndarje. Beqaret do jene serish pa fat. Ne planin financiar situata do jete mjaft e qëndrueshme.
Akrepi
Do kaloni çaste fantastike gjate kësaj dite pranë atij qe dashuroni dhe do i harroni për një çast te gjitha problemet qe keni pasur. Beqaret thjesht sa do bëjnë për vete disa persona, asgjë me shume. Ende nuk do jene kushtet e përshtatshme për te ndryshuar status. Ne planin financiar duhet te ndryshoni strategji nëse doni ta ndryshoni gjendjen.
Shigjetari
Do flisni gjere e gjate me partnerin tuaj sot dhe do merrni vendime te rëndësishme mbi te ardhmen e afërt. Gjithçka do ndryshoje për mire. Beqaret duhet te dalin sa te mundin dhe te njihen me sa me shume persona. Vetme kështu do krijohen mundësi për takime. Me financat duhet te tregoheni te matur dhe te kujdesshëm. Menaxhojini si duhet.
Bricjapi
Do flirtoni me disa kolege gjate kësaj dite dhe do harroni se ne krah keni dike tjetër qe prej disa kohesh. Po vazhduat kështu shume shpejt do e humbni atë dhe do mbeteni vetëm. Ai qe ju josh kërkon vetëm disa çaste intime, asgjë me shume. Beqaret do jene ende ne kërkim te dashurisë se madhe. Ne planin financiar asgjë nuk do ece ne rrugën e duhur.
Ujori
Mos kërkoni gjera te pamundura sot ne jetën sentimentale sepse do keni mosmarrëveshje me partnerin. Mendohuni dhe ju njëherë çfarë i keni dhënë atij para se te bëni kërkesa. Beqaret do tërhiqen mjaft nga disa persona inteligjente dhe me profesione shume te mira. Ne planin financiar duhet te bëni disa rregullime, përpara se gjendja te përkeqësohet.
Peshqit
Lidhja ne çift do vazhdoje te mbetet e forte edhe gjate kësaj dite. Askush dhe asgjë nuk do mundet dot te sjelle mosmarrëveshje. Beqaret nuk do kenë kohe te mendojnë për dashurinë sepse do kenë plot angazhime profesionale. Ne planin financiar do gjendeni përballë disa vështirësive te cilat vetëm me ndihmën e specialisteve mund t’i zgjidhni.
Leave a Reply