
Paralajmërimi
Në Brazil besojnë te Kupa e 6 e Botës, edhe pse paraqitjet në sfidat e para lënë vend për dyshime. Por për t’i ardhur në ndihmë “Seleçaos”, mendon një familje braziliane, e cila mendon se Zoti u ka dhuruar një shenjë që tregon se Kupën e Botës do ta fitojë vendi organizator. 14 nga 24 pjesëtarë të familjes Silva, kanë lindur me një problem gjenetik, ata ndryshe nga njerëzit e zakonshëm kanë 6 gishta në dorë. Sipas tyre, kjo është një shenjë për Brazilin për të fituar Botërorin. Nesër, para sfidës Brazil-Kamerun, secili nga pjesëtarët e familjes Silva do të veshë një fanellë që tregon dorën me 6 gishta, me shpresën që do t’i sjellë fat kombëtares së tyre.
Gazeta Shqip


Leave a Reply