Në nji intervistë Ismal Kadare te cilën e botoi gazeta Panorama në numrin e sajë te datës 17 qershor 2014 me titullin:” Ndalimi i gegnishtës nji krim i pa qenë i komunizmit autori na thotë:” Gjuha është një prodhim” Nëse ky përcaktim nuk i përket nji lapsusit në vend me thanë krijim, Kadare e fillon kte intervistë me nji gabim të pa falshëm, mbasi gjuha , jo vetëm nuk ashtë “ Nji prodhim” por krijimi ma xhenial i njeriut, që i dha shkas komunikimit njerzorë. E vijon:” prandaj meriton të gjithë serjozitetin tonë.” Sesa sejozitet të merituem i dha gjuhës tonë kongresi i drejtshkrimit të 1972 e tregon raporti i tejetpolitizuem prej 95 faqesh i mbajtun nga drejtuesi i atijë kongres Androkli Kostallari i cili në atë raport përveç zanit të leximit nuk ka asgja në te ngase shtjellimin e tijë të mbushun plot e përplot me porositë e shokut Enver Hoxha për gjuhen, për Marksizmin në gjuhsi, për trajtimin stalinjan të gjuhës e fjalët e Leninit për randsinë e berjës së gjuhës ashtë hartue në komiitetin qendrorë të P. P. Sh. Nji pjesë e konsiderueshme e a tijë raporti i kushtohet sulmeve të neveritshme kundra “ Rrenegatit Gjer Fishta” e pasuesave të tijë verjorë. E ndonji faqe rreth vlerave të gjuhës shqipe të shkrimtarve vetëm jugor. E edhe këto në optiken ideologjike te enverizmit.Pjesë e dendsisë politike enveriste qe edhe i ngarkuemi me detyren e drejtimit të atijë kongres Androkli Kostallari.Nëse do te ishte shkencorë drejtimi i atij kongres do ti përkiste kryegjuhtarit tonë Eqërem Çabej. Por arsyen e mos dhanjës së kësaj detyre e shohim edhe në kumtesën e tijë të mbajtun në atë kongres, në faqet e së cilës lexojmë:”Standardizimi i një gjuhe mbështetët në letërsinë e shkrimtarëve më të mëdhëj të asajë gjuhë si përshëmbëll kemi Toskanen e Italisë dialekt në të cilin u shkruan kryeverprat e letërsisë italiane. Për të kundërt standardizimin e një gjuhe mund ta bëjnë edhe epërsia politike e një krahine. Ky përcaktim i përpikët i shkencës gjuhsore nuk u botue përveç se në kumtes, nuk përmendet fare në asnji rast, tue injorue faktin se kto fjalë ndollen në vëllimin e parë te 2 vllimeve përfshisa të kumtesave të mbajtuna në atë kongres. Kadare ma tutje thotë:” Në asnjë vend të Europës nuk sulmohet kaq mizorisht e kaq shëmtueshëm asnji gjuhë.” E pyes zotni Kadaren: Pse të sulmohej ndonji gjuhë tjetër kur asnjanen prej tyne nuk e polli ndonji kongres komunist?! Kadare thotë:” Fjala standard nuk është shqiptuar as një herë në atë kongres.” Në qoftë kështu atherë fjala standard ashtë shpikë prej mbrojtsave të atijë kongres enverist për me u mundue me e ba sa ma të randsishëm të pa randsishmen.Shpikja e epiteteve hipërbolike ashtë ves tipik komunist. Kadare ankohet se shqipen e përdorimit të sotëm e etiketojnë si” Shtypse dialektësh, gjuhë e bunkerizueme e tjera.” Po të mos ishte kështu a nuk do të kishte edhe gegnishtja të drejta të barabarta me tosknishten?! E si të mos konsiderohet shtypse dialektesh kur gjuha e kongresit të 1972 ashtë e detyrueshme për çdo zyrtar, nxanës, student, arsimtar e medjet elektronike e të shkrueme e mos përdorimi i sajë sa ma korrekt të len pa punë. Kadare thotë:” Në gjuhën shqipe nuk ka ndonjë gjë të veçantë për alarm.” E veçanta dhe e mjaftueshmja për nji alarm sa me ndije e gjithë Bota ashtë përpilimi i sajë nen trysnin ma dhunuese politike komuniste të kohës ma të zezë për shqiptarët. Kadare shton:” Është mashtrim Komunizmi e ndaloi gegërishtën e ky mashtrim dikur i bën të pavërteta edhe tjerat e komunizmit.” Ngjarjet e komunizmit janë secila ma rrënqethse se tjetra, përfshi këtu edhe ngjarjen e kongresit të 1972, prandej nuk ka si harrohet as nji bëmë e tija. E asnji fjalë e tija. Kjo mbrojtje kaderjane jo vetëm ashtë e pa justifikueshme shkencërisht e logjikisht, por edhe nji pluhun syve kundrejtë tyne që patën fatin e keq me e përjetue atë kohë që edhe koha vetë do të kishte dashtë me e heqë nga vehtja. Prandaj Kadare na flet si të kujtonte se të gjithë shqiptarët janë 25 vjeça e nuk e njohin asnji rreshtë të historisë matë zezë të Shqipnisë. Kadare e din mirë se djalli e komunizmi janë sinonime e nuk ka mashtrim ma të pagëlltitshëm se të thuesh:Djalli ban të këqija e ban edhe ndonji të mirë si puna e kongresit të 1972. Nëse djalli a komunisti me shpirtë ban ndonji të mirë nuk ashtë ma as djallë, as komunist. Si shëmbull të mos ndalimit të gegnishtës Kadare merr Migjenin e thotë:” Migjeni ishte shkrimtari më i botuar e me i lexuar.” Kadare e din mirë se po të ishin shkrimet e shkrimtarve gegë propagandistike si ato të Migjenit gjuha zyrtare , biles edhe e adhuruar do të ishte gegërishtja. Por në shkrimet e gegëve tjerë nuk gjindet ai brum që i nevojitet formimit të “Njeritut tonë të rijë, vepra më e shkelqyer e partisë. E mungesa e ketij brumi e bani gegnishten me u nxjerrë jashtë ligjit enverist me shpresën se vetëm shkrimet e Migjenit do të mbetëshin si nji dëshmi e dobët për me e kujtue prrallën e gegnishtes së vdekun. Në mënyrë që mashtrimi ta ketë nji çikëz krypë Kadare thotë: “është lënë edhe Ndre Mjeda”. Shkrimet e Mjedës nuk e penguen hartimin e planit për formimin e “Njeriu të rijë.”Dihet e se gegniishtja nuk do të trajtohej si viktimë, por si zojë ndër zojat në se do të përdorej në shçdo shkrim si në tekstin e kangës “ Enver Hoxha tu ngjatë jeta” Si argument bindës për mos ndalimin e gegnishtës Kadare na thotë:” Gegrishtë u përkthyen Danti e Homeri.”Mos vallë harron Kadare se këto përkthime morën shkas nga 2 arsye: E para ngase Enver Hoxha nuk donte me e skandalizue vehten si nji njeri që nuk pranon as madhështinë e këtyne gjenive dhe tjetra se ata përkthyes ishin të vetmit që mund ti rrealizonin ato përkthime. Nga ana tjetër keto përkthime janë fillue e krye para 1972. Nuk egtziston asnji përkthim në gegnisht pas atij të ashtuquejtun kon gres. Ata që kërkojnë rishikimin e”. Unë mendoj se ky ironizim pa kurrfarë baze nuk do të duhej përdor nga nji përsonalitet letrash. Detyra për rishikimin e vendimeve të kongresit të 1972 ashtë e njejtë me të gjitha rishikimet e vendimeve të komunizmit shqiptar. Edhe sikur të ishtë sadopak i mangët e jo ma kështu si ashtë shqipja e përdorimit të sotëm. Gjuhës duhet me i prijë shkenca pa asnji pikël politizimi mbasi pikla ma e vogël e politizimit dotë ishte si pikla ma e vogël e vrerit edhe ne nji sasi të madhe mjalti. Pa le kur dimë se politika e kongresit të 1972 zbrazi në gjuhën shqipe të gjithë rrëkenë e vrerit në dispozicion të komunizmit shqiptar. Për këtë arsy shqipja e përdorimit të sotëm duhet dizintoksikue vetëm e vetëm nga shkenca gjuhsore. Ma tutje Kadare thotë:’”Toskërishtja ka arritë ta krijojë më shpejt kojnenë”Kojneja nuk krijon kushte për nji bazë standardi, por gjuha ma me shumë letërsi madhore e shkrueme ne dialektin ma me shumë frazeologji leksik e gramatike që nevojitë shkenca gjuhsore.E shton :” Pavarsishtë favorizimit emocionial politik shqipja është në rregul”l .A harron Kadare se ashtë pikrisht “Favorizimi emocional politik që e rrenoi shqipen?! Kadare ban edhe kte parashikim:” Edhe po të ngadhnjente antikomunizmi toskrishtja do të fitonte të drejtën e bazës se standardizimit.” Si kur të ngadhnjente antikomunizmi politika nuk dotë bahej padrone e shkencës, se nuk ka shkencë gjuhsore që e dëbon paskajoren e pa kajshme jashtë ligji.Ashtë pikrisht shkenca ajo që që tue dashë me tregue randsinë e tejskajshme të paskajorës së pa skajshme e emërtoi:I N F I N I T I F e ashtë po kjo randsi që e ban shtyllën kurrizore të gjuhëve ma të përparueme të Botës. Le të imagjinojë zotni Kadare se çka do tu ndollte gjuhëve të mëdhaja sidomos anglishtes po ti hiqnin si në shqipe paskajoren e t’ia xevendsonin me lidhore. Ajo gjendje iu krijue shqipes e cila nga mungesa e paskajores humbi edhe nji pjesë të kohëve të përbame të foljes që ndikojnë dukshëm në firimin artistik në krijimtari e përkthime.Kadare thotë:” Ne asnjë vend nuk lejohet zhvillimi i lirë i gjuhës.” Perkundrazi në Itali krahas me gjuhen standarde e jo prralla, studiohen e dhe dialektet përkatse. Përveç kësajë atje populli ka pse me u a besue gjuhen gjuhtarve të ndërgjegjshëm. Z.Kadare thotë:” Ligjët e gjuhës duhet 20 vjet për ti zotruar.” Zotnimi nuk mvaret nga vitet, por nga aftësia. E parregullsitë e gjuhës tonë i japin mundësi me i kuptue edhe nji nxansi fillorje. Kadare thotë edhe:”Njii gjuhë mund të jetë ema e pasur me 20000 fjalë se nji gjuhë me 500000 fjalë” Natyrisht ajo gjuhë mund të ecë përmbrapa” no coment”. Kadare thotë :” Mund të ndollë që jo vetëmnji krahin të bëjë nji gjuhë, por edhe nji njeri i vetëm si Dante Aligeri.” Dante nuk e ka krijue dialektin e toskanës, por e ka shfrytzue pasunine e tij për krijimin e kryeveprës sëvet. Ashtu si u ka dhanë mundsi gegnishtja Gjergj Fishtës e Martin Camës me shfrytzue thesarin e sajë të mrekullueshëm, për me krijue vepra të mrekullueshme.
Burimi – Faqja personale ne Facebook



Leave a Reply