
Nën gërmadhat e shpërthimit të termocentralit Kosova A është gjetur edhe personi i tretë që po kërkohej.
RTK
Arsim Gërxhaliu ka verifikuar për KosovaPress se personi i tretë që kërkohej është gjetur i vdekur.
“Para 5 minutave e kemi gjetur edhe një tjetër person të vdekur, mirëpo nuk mund të ju them sigurtë për emrin e tij”, ka thënë Gërxhaliu për KosovaPress.
Po bëhet përpjekje të gjendet edhe një person nën rrënoja
Po bëhet përpjekje e madhe që të gjendet edhe personi i tretë që ka mbetur nën rrënojat nga shpërthimi që ka ndodhur sot në KEK.
Aktualisht nga nga tre persona që dyshohej se ishin të vdekur njëri nga ta rezulton i vdekur, tjetri është nxjerr i gjallë dhe është dërguar në QKUK, ndërkaq sipas gazetares së RTK-së, Jehona Zhitia e cila është në vendin e ngjarjes, po bëhet përpjekje për gjetjen edhe të personit të tretë.
Gjendet i gjallë punëtori i KEK-ut që dyshohej se ishte i vdekur
Njëri nga punëtorët e konsideruar si të vdekur është nxjerr i gjallë nga rrënojat. Sipas gazetarëve të RTK-së që gjenden në vendin e ngjarjes një person është nxjerr i gjallë dhe është duke u sjell në QKUK.
Shpërthimi në KEK, tre persona të humbur
Në QKUK nuk konfirmohet asnjë i vdekur . Nga 13 të lënduarit të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën dhe sipas shefit të Klinikës Emergjente, nuk pritet ndonjë përkeqësim i shëndetit për ndonjërin prej tyre. Ndërkohë, shefi i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka mbërritur tek vendi i ngjarjes.
Njësitë e shpëtimit kërkojnë të vdekurit
Sipas informacioneve të fundit, ekipi i ekspertëve të KEK- ut me Njësinë speciale të Policisë së Kosovës, informuan se dy rezervuaret që dyshohej se janë të pashpërthyer tashmë janë bosh. Njësitë e shpëtimit kanë marrë urdhër të hyjnë brenda ambientit për kërkimin e të vdekurve, ndërsa konfirmohet se së paku tre persona kanë humbur jetën në vendin e shpërthimit.
KEK: Situata është në kontrollë
Përmes një komunikate për media KEk njofton se situata është në kontrollë.
“Sot rreth orës 10:00 ka ndodhur një shpërthim në repartin e elektrolizës të Termocentralit Kosova A. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni ekipet mbikëqyrëse të KEK-ut kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë që informacioni është shpërndarë në të gjitha institucionet relevante në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore ato të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave nga niveli qendror, Komunal dhe ekipet mjekësore të qendrave të mjekësisë familjare dhe ato të QKUK-së.
Në vendin e ngjarjes të gjitha njësitë bashkërisht me shpejtësi kanë filluar evakuimin e personelit që në atë moment gjendej duke punuar në atë repart si dhe në repartet e tjera, në ndërkohë që kanë bërë edhe sigurimin e perimetrit të zonës ku ka ndodhur shpërthimi .
Të gjithë personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në qendrat më të afërta mjekësore dhe në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Aktualisht është bere evakuimi i personelit nga të gjitha repartet e Bllokut A.
Pas veprimeve të ndërmarra në vendin e ngjarjes situata është nen kontroll dhe aktualisht nuk ka rrezik”, thuhet në komunikatë.
Kërkohen tre persona
Sipas informacioneve të para, jozyrtare, shpërthimi në Kosovën A ka ardhur si pasojë e mos funksionimit të një ventili sigurues, në zonën e elektrolizës me ç’rast presioni i gazit ka shpërthyer nga gypat përcjellës .
Brenda objektit gjenden tre punëtor dhe ekipet janë duke i kërkuar pasi që dyshohet se mund të kenë mbetur të ngujuar në gërmadha ose ta kenë pësuar.
Edhe zona për rreth ka pasur dëmtime, si plasje e xhamave në objekt dhe shkëputje të pjesëve metalike. Ndërkohë është formuar zona e sigurisë, përderisa sipas informacioneve nga 10 rezervuaret me hidrogjen të cilët shërbejnë për ftohjen e gjeneratorëve për prodhimin e rrymës, dy janë të rrëzuar dhe të pashpërthyer.
Konfirmohen 13 të lënduar
Gazetari i RTK-së konfirmoi se ende asnjë i vdekur nuk është sjellë në Klinikën Universitare të Kosovës.
Nga 13 të lënduarit të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën dhe sipas shefit të Klinikës Emergjente, nuk pritet ndonjë përkeqsim i shëndetit për ndonjë nga të lënduarit.
Të lënduar janë
Emri e mbiemri
1-Naim Hajrizi 1978 Prishtinë
2-Bashkim Kutllovci 1950 Prishtinë
3-Bashkim Tanaj 1968 Obiliq
4-Nyredin Dardhishta 1985 Kaqanik
5-Izet Dedinca 1969 Lajthisht-Obiliq
6-Mentor Avdyli 1979 Dobroshevc Drenas
7-Besim Elezi 1977 Mihhaliq – Obiliq
8-Elmza Hoxha 1956 Miradi e ulet – Fushë Kosovë
9-Shemsi Klinaku 1975 Obiliq
10-Besim Krasniqi 1974 Obiliq
11-Rrahman Alshiqi 1953 Obiliq
12-Hamdi Kutllovci
13-Ali Kutllovci
Sipas gazetarit të RTK -së nga vendi i ngjarjes, janë bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet e Obiliqit.
Kryeministri Thaçi: Jemi mobilizuar dhe po mundohemi t’i evitojmë dëmet
Kryeministrit Thaci, nga vendi i ngjarjes tha se të gjithë punëtorët janë larguar,për shkak se nuk ka kaluar ende rreziku.
Gjithashtu kryeministri Thaci, bëri thirje që të mos krijohet panikë për shkak se nuk ka nevojë. ‘ Nuk ka nevojë për panikë, apo evakuim të banorëve. Ka shpërthyer një bombël gazi. Ftoj qytetarët për solidaritet. Na duhet në këtë moment” tha në në linjë të drejtpërdrejt kryeministri.
“ Nuk ka kaluar ende rreziku, por është izoluar zona e rrezikshme. Të gjitha strukturat e specializuara janë në gjendje gatishmërie. Janë duke u larguar të gjithë punëtorët nga vendi i punës, për shkak se ende nuk ka kaluar rreziku. Jam me punëtorë, minisrin Ismaili, të gjithë, me qëllim për të shpëtuar njerzit”,tha kryeminsitri Thaci, i cili ka anuluar të gjitha aktivitetet elektorale për shkak të shpërthimit në KEK.
“Jemi mobilizuar dhe po mundohemi t’i evitojme dëmet tjera”, tha kryeministri Thaçi, duke shtuar se të gjitha strukturat janë në gjendje gatishmërie.
RTK


Leave a Reply