Ooo, thrret Prizreni, mori, Shkoder,
Oh hajde t’rrime se t’kam moter,
Merre Durrsin dhe Tiranën,
Se na kështu e gëzojna nanën,
Unë thras Pejë dhe Gjakovë,
Drenicë LLap dhe Rugovë,
Vjen Deçani e Mitrovica, Kacaniku e Kamenica,
Vjen Gjilani, vjen Prishtina, Ferizaji edhe Klina,
E n’kët kala s’bashku rrina
Ooo, Kur do të vini, mos harroni,
Edhe Krujën ju ta ftoni,
Çoni lajm në Gjirokastër, Tepelenë e Mallakastër,
Mat, Mirditë, Kukësin me thirrë
Thirre Korçën me rrethinë,
Thrras Tetovën, Gostivarin,
Thrras Ulqinin the Tivarin, Bujanovcin,
Vjen Presheva Suhareka e Malisheva ,
Eee, tan Gollaku e Podujeva,
Ooo, kam thirr Plavë kam thirrë Guci
Hot e Grute dhe Malësin,
Kam thirre Dibrën, Ohrin, Strugën
Kumanovën edhe Shkupin,
Vjen Çamëria vjen Janina,
lumet na s’bashku do të rrina,
Manastiri ka çue fjalë.
Gjithsesi unë kam me ardhë,
Gjithsesi unë kam me ardhë,
se për Korçë malli m’ka marrë
Por ni besë ka thane e ki,
Her do kur me ju do të vi-eee,
Ooo, kur do të vini dorë për dore,
Mos harroni shkoni n’Vlorë,
Çonja Vlorës ni porosi:
Ni flamur te mbaj në gji:
Të gjthë vllazën edhe motra,
Eni këtu bahna t’ fortë,
Ni kurorë bashkë ta qenisim
Ni flamur bashkë ta ngrisim,
Le të digjon sot bota mbarë,
Kështu rrinë bashkë populli shqipatr!



Leave a Reply