Një shqiptar në Kanada, Eriklit Musollari, është akuzuar për vrasjen e një 31-vjeçari. Avokati i tij mbrojtës Michael Smith, ka pohuar përpara jurisë se Musollari nuk kishte zgjidhje tjetër dhe nga frika ka kryer vrasjen për vetëmbrojtje.
Smith përshkroi një skenar në të cilin Hatami (31 – vjeçari) , një njeri me një histori dhune, kishte ushtruar dhunë ndaj Musollarit ndërsa një tregtar droge që e shoqëronte atë u ul në vendin e pasagjerit të makinës të akuzuarit. Hatami nuk ishte i kënaqur me rrëmbimin e telefonit të Musollarit, por kur e pa pistoletën tentoi të rrëmbejë atë. Në këtë përpjekje shqiptari kreu vrasjen për vetëmbrojtje.
Shqiptari kishte arritur në mënyrë të paligjshme në Kanada më shumë se katër vjet më parë. Ai kishte jetuar me familjen dhe studiuar në zonën e Detroit-it që nga viti 2008, menjëherë pasi iku nga Shqipëria pasi ishte në gjakmarrje. Pasi i ishte mohuar dy herë viza kanadeze, Musollari kishte kaluar kufirin SHBA- Kanada në bagazhin e një makinë të vogël dhe kishte aplikuar për statusin e refugjatit .
Tani Musollari ndodhet nën hetim. Gjyqi është duke vazhduar dhe pritur për vendimin përfundimtar të jurisë nga prokurori Crown Julie Scott .
\Shekulli Online\E.H\


Leave a Reply