Andrea Begu
Për “Trup & Shpirt” Anjeza rrëfen peripecitë si një studente në Itali dhe dëshirën e saj për të kontribuar në arsimin vendas. 30-vjeçarja që iu përgjigj programit “Rikthimi i trurit”
Anjeza Licenji, një vajzë që vjen nga qyteti i Korçës na tregon për Trup dhe Shpirt aspekte të jetës së saj të cilat ajo i konsideron të rëndësishme për pozicionin që ajo ushtron sot. Anjeza, pasi mbaron studimet para-universitare në qytetin e Korçës në gjimnazin “Themistokli Gërmenji” fillon që ëndrrën e saj ta bëjë realitet.
Formimi në vend të huaj Studimet fillimisht i nis në vendin fqinj, Itali, në vitet 2000-2005, pikërisht në universitetin e mirënjohur “Universita degli Studi di Roma La Sapienza”. Pas përfundimit te periudhës universitare Anjeza fillon masterin në periudhën 2006-2007 duke u profilizuar me tutje në profesionin e saj në të Drejtën Private. Në Itali ajo ka marrë pjesë edhe në trajnimin me temë “Training on Harmonisation of SEE Legislation With EU Acquis” të organizuar nga GIZ. Gjatë studimeve në jashtë vendit, Anjeza, si rezultat i një përkushtimi të plotë të studimeve, ka përfituar për të gjitha vitet e studimit bursë të plotë nga shteti italian.
Punësimi në atdhe
Një student të mirë e ndjek dhe një fat i mirë, pasi sapo Anjeza kthehet në atdhe, arsimi vendas kërkonte një numër prej 30 pedagogësh të rinj dhe për fatin e saj të mirë ajo pohon që ishte politika e rektorit të Universitetit të Tiranës që një përqindje e caktuar e pedagogëve duhej të kishin mbaruar studimet jashtë vendit, pasi kërkohej, siç Anjeza thotë: “Kthimi i trurit në vend të vet”. Që nga kthimi i Anjezës në Shqipëri, karriera e saj lulëzon si një ndër pedagogët më të mirë në Tiranë. Eksperienca si lektore në Universitetin e Tiranës fillimisht ka qenë e vështirë pasi duhej ambientimi ne universitet, dhe mbi të gjitha më studentët e rinj, pasi përkushtimi ndaj tyre duhej të ishte më i miri i mundshëm. Sot, Anjeza pohon që e do shumë profesionin e saj dhe kurrsesi asnjëherë nuk do të mund ta ndryshonte me një profesion tjetër. Gjatë kohës si lektore në universitet, Anjeza vazhdon doktoraturën. Për “Trup dhe Shpirt” Anjeza thotë: Kam pasur dëshirë të vazhdoja dhe një universitet të dytë për shkenca politike por përkushtimi im dhe koha e kufizuar mbi doktoraturën mbetet diçka për t’u arrirë në të ardhmen…
Rikthimi
Në vitin e fundit të studimeve të saja, Anjeza ka fituar një bursë e cila quhej “Borsa di Collaborazione” e cila i jepte asaj të drejtën të punonte pranë bibliotekës së universitetit. Për sa i përket profilit që Anjeza ka zgjedhur, ajo nuk ka pasur as dyshimin më të vogël, pasi kjo ka qenë dëshira e saj që në vogëli. Megjithëse shumë student të cilët mbarojnë studimet jashtë vendit mendojnë të qëndrojnë jashtë për kushte më të mira punësimi, Anjeza asnjëherë nuk ka nguruar të qëndrojë jashtë, por ashtu si vullneti i saj për të studiuar shumë, edhe dëshira e saj për tu kthye në atdhe ka qenë edhe më e madhe. Sikurse ajo pohon, sapo ka ikur nga Shqipëria, ka ikur me idenë se një ditë do të kthehët përsëri që të ushtrojë profesionin në vendlindje
Shekulli
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply