![]()
Drama e rrëmbimit të mbrëmshëm që u shpërnda si ekskluzivitet nga disa media në Shkup doli gënjeshtër dhe një plan fëmijësh.Rrëfimi është treguar para policisë, kur djaloshi 12 vjeçar që u publikua si viktimë e një rrëmbimi ka shpjeguar para policisë se gjithçka kishte planifikuar vetë, duke imagjinuar rrëmbimin e tij, pasi që ai kishte vjedhur nga shtëpia 120 euro dhe se pasi të hetohej frikësohej se do të qortohej nga prindërit. Ai për gjoja rrëmbimin e tij kishte bindur edhe vëllain e tij më të vogël, duke i thënë që në ate mënyrë t`i lajmëroj prindërit.
MPB mbrëmë pas lajmit të familjarëve se është rrëmbyer fëmiu i tyre nga dy persona të maskuar kishte ndërmarrë një operacion të gjërë duke bllokuar disa akse rrugore. Por derisa ngjarja ishte alarmuar në media dhe policia kishte zgjeruar aksionin, fëmija që kishte ikur tek daja i tij ka lajmëruar familjarët dhe më pas në polici ka shpjeguar gjithçka. (INA)


Leave a Reply