
Në Shtetet e Bashkuara sot është Dita Përkujtimore e të Rënëve, kur nderohen të gjithë ata që humbën jetën në luftra. Në mbarë vendin zhvillohen parada dhe festime të tjera. Presidenti Obama mori pjesë në ceremoninë e përvitshme, gjatë së cilës vendosi një kurorë tek Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, pranë Washingtonit, ku mbajti edhe fjalën e rastit.
Dje Presidenti bëri një vizitë-surprizë në Afganistan, ku foli para trupave amerikane atje. Ai tha se fitoret e ushtrisë arrihen me një çmim të lartë.
Sot në mëngjes, mijëra motoçikleta kishin dalë nëpër rrugët e Washingtonit për të demonstruar në paradën e përvitshme të njohur si “Rolling Thunder”. Gjëmimi i motorrëve bart simbolikën e për të tërhequr vëmendjen për të burgosurit e luftës dhe ata që figurojnë të zhdukur në aksion.
Për shumë amerikanë sot është ditë pushimi, shkollat janë të mbyllura dhe fundjava tre-ditëshe shihet si fillimi jo-zyrtar i stinës së pushimeve verore. Shumë familje sot e kalojnë ditën në piknik, nëpër parqe, ose shkojnë në plazh.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply