![]()
36 vjeçari Hasim F. nga fshati Jabollçishte i Velesit ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Ai ka vdekur në vend, derisa po mblidhte këpurdha në malin mbi fshat. Mirëpo, përveç tij, i plagosur ka ngelur edhe një 12 vjeçar i cili po shoqëronte viktimën.
Tragjedia ka ndodhur rreth orës 13.45, ndërsa i plagosuri me urgjencë është dërguar në Spitalin e Velesit. (INA)
Shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytjet edhe në Shkup (Foto)
![]()
Moti i keq me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe breshrit ka përfshirë sonte Shkupin dhe rrethinën e tij.
Një pjesë qendrore e qytetit është mbuluar nga uji dhe se reshjet intensive prej 20 minutave që filluan nga ora 21.00 kanë shkaktuar edhe përmbytje.
Sipas mësohet përmbytjet janë regjistruar në disa rrugë dhe vendbanime të kryeqytetit, përfshirë edhe bulevardin nën shtëpinë e mallrave “Ura” në afërsi të Çarshisë së Vjetër.
Nga Enti për Hidrometeorologji për të hënën paralajmërohet mot me diell me temperatura prej 24 deri 31 gradë celsius. Mirëpo pasdite pritet sërish reshje shiu, por edhe breshër. Edhe në Shkup pritet mot i njejtë me temperatura deri 29 gradë, por pasdite me reshje shiu. (INA)







Leave a Reply