Këngëtari legjendar italian, Adriano Çelentano ka pushtuar mbrëmjen e djeshme skenën ‘Arena’, në një koncert madhështor që e riktheu tek kënga live pas një shkëputjeje të gjatë prej 18 vjetësh. Koncerti i tij, ‘Rock Economy’, i planifikuar në dy net (dje dhe sot) dhe i konceptuar edhe në formën e një talk show, ku Çelentano ka përfituar të trajtojë çështje të mprehta shoqërore të cilat i ka përzemër gjithmonë, ka rezultuar një sukses i vërtetë.
Veç spektatorëve të panumërt që kishin mbushur sheshin, një pjesë e të cilëve, në kuadër të krizës ekonomike kanë përfituar bileta me çmim një euro, rreth 9 milionë shikues në Itali e kanë ndjekur përmes TV të madhin Çelentano, duke shënuar edhe një tjetër rekord për të.
74-vjeçari ka kënduar këngë të reja dhe të vjetar, si ‘Il ragazzo della via Gluck’, ‘Svalutation’ apo ‘Pregherò’, të cilat i ka ndërprerë shpesh me pauza për t’i lënë vend reflektimeve të tij nga tema sociale, fetare, politike, por entuziazmi i të pranishëmve ka qenë shumë i madh dhe njerëzit dukeshin të etur për të dëgjuar legjendën e muzikës.
Një moment i rëndësishëm ka qenë edhe dueti me mikun dhe kolegun e tij, Xhani Morandi me të cilin ka kënduar edhe këngën ‘Ti penso e cambia il mondo’, që ka elektrizuar të pranishmit. Koncerti zgjati më shuam se dy orë e gjysmë dhe mbajti të elektrizuar gjatë gjithë kohës rreth 12 mijë spektatorë në skenën ‘Arena’, ndërkohë që nata e sotme premton të tjera surpriza nga i madhi Çelentano.
(gazeta-Shqip.com)
Per”Alba -Dask” Shkodrani


Leave a Reply