Prania e bollshme e fibrave, vitaminave A, B1, B6, C, acidi folik, aminoacidet, karotenoidi e kripërat minerale të kalciumit, fosforit e potasit dhe përmbajtja e ulët e kalorive, e bëjnë asparagun një ushqim veçanërisht të kërkuar në normalitetin e trupit por sidomos në dietën e dobësimit.
Kjo bimë barishtore, i përket familjes së Liliaceve. Pjesa që hyn në përdorim formohet nga turionet, zgjatime që përfundojnë me sythet. Asparagu ka shije delikate, disi në të ëmbël. Deri në pjesën që nuk bie në kontakt me dritën e diellit, pra, që ndodhet në tokë, paraqitet krejtësisht i bardhë. Pastaj, në zonën e rritjes, kur del mbi sipërfaqe, merr një ngjyrë drejt së kuqes apo vjollcës. Sa më lart të ngjitesh drejt sythit të lulëzimit, aq më shumë përforcohet ngjyra e gjelbër. Turionet zhvillohen me rizome, duke formuar një rrjetë yjore nën tokë, me zhvillime që ndryshojnë nga 1m deri në 1,5m gjatësi dhe vilen kur të jenë ende të njoma. Bima ka gjethe të vogla, të holla dhe me degëzime. Lulet janë të verdha. Ndërsa fruti është në trajta sferike të rrumbullakuara mirë dhe me ngjyrë të kuqe. Brenda këtij fruti zhvillohen edhe farërat që janë në ngjyrë të zezë.
Për klimën mesdhetare. Sythat e bimës së asparagut dalin mbi tokë për zhvillim në trajtë shkopi gjatësor në pranverë, pikërisht në kohën kur temperatura e terrenit arrin 10°C. Temperatura optimale e rritjes është 18-24°C. në zonat relativisht të ftohta veriore e në tokat larg klimës bregdetare, periudha e prodhimit zë fill në fillimet e prillit dhe vijon deri në fund të qershorit. Ndërsa në vendet me klimë më të ngrohtë, më saktësisht në zonat bregdetare jugore, prodhimi nis 15-20 ditë më parë. Rritja në serra e përafron periudhën e prodhimit me rreth 25-30 ditë. Nëse i referohemi kulturave të fushës, asparagu që gjendet në treg jashtë këtyre muajve, është prodhim serre.
Veçoritë ushqimore. Prania e bollshme e fibrave, vitaminave A, B1, B6, C, acidi folik, aminoacidet, karotenoidi e kripërat minerale të kalciumit, fosforit e potasit dhe përmbajtja e ulët e kalorive, e bëjnë asparagun një ushqim veçanërisht të kërkuar në normalitetin e trupit por sidomos në dietën e dobësimit. Asparagu është një stimulues shumë i mirë I oreksit, por ajo çka paraqet interes, është se rekomandohet për rastet kur kërkohet eliminimi i celulitit pasi asparagu redukton gjendjen e lartë të likuideve në sajë të përmbajtjes aktive të purinave. Asparagina ose acidi aspartik, e cila gjatë urinimit përfton erën tipike të asparagut, është një komponent dallues që çon edhe në efiçencën e sistemit renal. Gjithsesi, veçoria e stimulimit diuretik që shkakton asparagu, në rastet e veçanta të veshkave të sëmura, e bën atë përgjithësisht të pakëshillueshëm për konsum nga pacientët që vuajnë prej insufiçencës renale por edhe nga nefriti (infeksioni i veshkave).
Living.al



Leave a Reply