Dashi
Nuk do e dëgjoni me vëmendje sot atë qe keni ne krah dhe kjo mund te shkaktoje here pas here disa debate. Ka rrezik qe te bëni gjera te cilat ai nuk i pëlqen. Beqaret do argëtohen pa fund me miqtë e ngushte dhe nuk do e vuajnë aspak mungesën e një personi ne krah. financat do dobësohen sepse nuk do arrini dot te bëni kursime.
Demi
Sot do korrni atë qe keni mbjelle ne jetën tuaj ne çift. Nëse keni toleruar dhe i keni kushtuar vëmendje atij gjithçka do shkoje me se miri, ne te kundërt do keni mosmarrëveshje dhe do qëndroni ne vetmi. Beqaret do jene te vendosur për ta bere për vete atë qe pëlqejnë. Do ja dalin mbanë deri pasdite. Financat d jene te favorizuara. Nuk pritet asnjë vështirësi
Binjaket
DO i shprehni pa fund ato qe ndjeni gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do ketë goxha përmirësime. Ai nga ana tjetër do mundohet t’iu përkëdhele dhe t’iu beje te ndiheni sa me mire. Beqaret nuk do tregohen te arsyeshëm dhe ka rrezik te gabojnë. Sektori i financave do ketë goxha përmirësime. Do mund t’i kryeni edhe shpenzimet e nevojshme.
Gaforrja
Dite shume normale dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa u shqetësuar për te ardhmen. Beqaret do kenë goxha ndryshime. Ka mundësi qe personi me te cilin do mund te krijojnë një lidhje te jete i shenjës se Dashit ose te Luanit. Financat duhet menaxhuar me maturi. Vetëm ne këtë mënyrë situata do përmirësohet.
Luani
Do përjetoni ndjesi shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni me fat qe e keni ne krah. Çdo sekonde do ketë veçantinë e vet. Beqaret gjithashtu do kalojnë një dite te veçante dhe te mbushur me takime, Mendohuni mire para se te merrni vendime ne mënyrë qe te mos pendoheni për asnjë çast. Maturia me financat do ju sjelle qëndrueshmëri.
Virgjeresha
Dite e suksesshme kjo e sotmja për çdo fushe te jetës. Te dashuruarit do kalojnë çaste fantastike te cilat do i bëjnë te ndihen si mbi re. Edhe beqaret do ia kalojnë mire me disa persona qe do takojnë. Financat jo vetëm qe nuk do përbejnë problem, por mund te ketë edhe përmirësime te ndjeshme. Kjo do ju mundësojë te kryeni investimet e duhura.
Peshorja
Nëse jeni ne një lidhje, mundohuni t’i kushtoni pak me tepër vëmendje partnerit tuaj dhe ta surprizoni atë ne çdo moment. Ai do ketë vërtet nevoje për emocione te reja. Beqareve do ju marre zemra “flake” sapo te shohin një person. Edhe ai ne fakt ka kohe qe i studion dhe do ju beje një propozim te veçante. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe.
Akrepi
Do ëndërroni me shume sesa duhet sot ne jetën tuaj ne çift dhe do zhgënjeheni kur partneri te mos arrije dot t’ua plotësoje te gjitha dëshirat. Beqaret do jene te fiksuar pas një personi dhe ne mbrëmje do ja shprehin ndjenjat. Ka shume gjase qe te marrin një përgjigje pozitive prej tij. Ne planin financiar ka rrezik te bëni gabime te pafalshme te cilat do kenë pasoja.
Shigjetari
Ambienti yjor do favorizoje gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift. Do i sqaroni me qetësi te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do ja kaloni me mire pranë atij qe dashuroni. Beqaret do kenë njohje te reja, por ne asnjë mënyrë nuk duhet te nxitohen. Financat do kërkojnë kujdes te veçante. Nëse e kaloni me sukses këtë dite, situata do ketë edhe me tepër përmirësime.
Bricjapi
Dite shume e turbullt dhe delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Duhet te mateni mire para se te flisni ne mënyrë qe te mos keni debate. Beqaret nuk do jene realiste dhe do ëndërrojnë gjera te pamundura. As sot nuk do arrijnë ta krijojnë një lidhje. Ka shume mundësi qe me financat te bëni gabime dhe te keni tronditje. Vëruni sa me shpejt fre shpenzimeve.
Ujori
Do keni një energji te brendshme pozitive gjate kësaj dite dhe do bëni çmos qe te kaloni çaste sa me te bukura. Edhe me xhelozinë do jeni te matur. Beqaret do kalojnë një dite te këndshme dhe plot diell. Nëse ndiheni mire pranë dikujt qe do takoni, mos e lini t’iu ike nga duart. Te ardhurat edhe mund t’i përmirësoni nëse tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet.
Peshqit
Edhe pse e dashuroni pa fund atë qe keni ne krah, do e keni shume te vështirë sot qe t’iu shprehni ndjenjat. Mundohuni me sa te mundni. Beqaret duhet te mendojnë për lidhje serioze, jo për aventura kalimtare te cilat do ju sjellin vetëm kënaqësi momentale. Financat do mbeten ne te njëjtën gjendje qe kane qene. Mundohuni te mos e përkeqësoni.
Leave a Reply