
Shpërthimi i dy makinave bombë brenda pak minutave shkaktoi vrasjen e të paktën 118 vetëve në qytetin nigerian të Josit.
Shpërthimet që ndodhën dje rrafshuan disa ndërtesa, dhe zyrtarët thonë se ata presin të gjejnë më shumë trupa.
Shpërthimet ndodhën në një treg të mbushur me njerëz, afër një stacioni të autobusëve dhe një spitali.
Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Por dyshohet se Boko Haram është përgjegjës për shpërthimet. Grupi ekstremist islamik Boko Haram fajësohet për vrasjen e mijëra njerëzve ndërkohë që ata po përpiqen të themelojnë një shtet konservator mysliman në veri të vendit.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply