Dashi
Te gjithë planetët e dashurisë do jene ne anën tuaj gjate kësaj dite. Ata do iu bëjnë me realiste dhe me te gatshëm për te kërkuar falje. Beqaret do kalojnë disa çaste te lumtura me një person qe sapo do takojnë dhe do mendojnë te hedhin edhe ndonjë hap me tej. Ne planin financiar do jete Venusi qe do iu mbroje dhe do iu ndihmoje ta përmirësoni situatën.
Demi
Dite e zjarrte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pasioni do ndizet fuqishëm dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Disa nga beqaret mund te fillojnë histori te këndshme dashurie, por qe fatkeqësisht nuk kane për te zgjatur shume. Me financat nuk do i keni punët mire. Nuk do mateni para se te kryeni shpenzime dhe kjo mund t’iu sjelle probleme.
Binjaket
Nuk do keni aspak dëshirë ta privoni veten nga aventurat kalimtare sot dhe kjo do sjelle debatet te ashpra me partnerin. Ai do refuzoje t’i mbylle sytë dhe te beje sikur nuk ka kuptuar asgjë. Beqaret serish do jene pa fat edhe pse do kërkojnë pa fund. te ardhurat do kenë rritje te konsiderueshme. kjo jo fale maturisë suaj, por fale ndihmës se familjareve.
Gaforrja
Do përballeni me probleme serioze sot ne jetën tuaj ne çift. Qe situata te mos iu ndërlikohet edhe me tepër mundohuni te qëndroni pak larg njeri-tjetrit dhe te reflektoni me kujdes për gjithçka ju ka ndodhur. Beqaret nuk do e kenë aspak mendjen tek dashuria sepse do jene te mbushur me angazhime. ne planin financiar mos u tregoni impulsive qe te mos gaboni.
Luani
Çiftet do kenë një mungese te theksuar komunikimi gjate kësaj dite dhe ne çdo çast mund te linin mosmarrëveshje. Asgjë nuk ka për te shkuar si e kishit menduar. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Nuk ka ardhur ende koha për te filluar histori dashurie. Ne planin financiar do jeni ëndërrimtare dhe do kryeni shpenzime te pamenduara.
Virgjeresha
Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni sot ne jetën tuaj ne çift, por as emocione te fuqishme mos prisni. E mira do jete t’i merrni gjerat ashtu si t’iu vijnë. Beqaret nuk do jene ne humor shume te mire dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen për takime. Ne planin financiar tregohuni sa me vigjilente sepse një gabim i vogël do iu kushtoje shtrenjtë.
Peshorja
Priten ndryshime shume te mëdha sot ne jetën tuaj ne çift. Nga një periudhe stresuese dhe delikate do kaloni ne një periudhe te qete dhe here pas here me ndonjë surprize. Beqaret nuk duhet te presin te fillojnë menjëherë histori dashurie, por duhet te kënaqen edhe me ndonjë takim sado te vogël. Për financat do kujdeseni me tepër dhe do bëni ekonomi.
Akrepi
Me ne fund do iu plotësohen disa nga ëndrrat me te mëdha te dashurisë dhe do kaloni çaste te mrekullueshme pranë partnerit. Beqaret do e gjejnë shpirtin tyre binjak dhe do ndihen me ne fund te plotësuar. Për sa iu përket financave gjerat nuk do shkojnë shume mire. Do jeni kampione te shpenzimeve dhe do keni goxha probleme. Kujdes!
Shigjetari
Nëse jeta juaj ne çift ka qene gjithë këtë kohe e paqëndrueshme, as sot nuk do arrini dot te vendosni stabilitetin. Nuk do bëni asnjë lëshim. Beqaret do kenë pa fund takime, por asnjeri nga personat nuk do ua mbushe aq sa duhet mendjen. Mos u nxitoni. Me ne fund financat duket se do vendosen ne ekuilibër. Kjo fale përkujdesit tuaj dhe fale ndihmës se disa te afërmve.
Bricjapi
Mos kërkoni ta sfidoni partnerin tuaj sot dhe as te kërkoni prej tij gjera te pamundura. Situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit me pas. Beqaret do jene te paduruar për te filluar një lidhje dhe kjo mund t’i shtyje drejt gabimeve. Financat fatmirësisht do jene te mbrojtura dhe aspak problematike. Do e dini mire sa shpenzime te kryeni.
Ujori
Çastet e lumtura do vazhdojnë edhe sot ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e partnerit tuaj dhe nuk do dëshironi qe dita te mbaroje. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një histori dashurie dhe do qëndrojnë me te njëjtin status. Financat do kenë nevoje për një riorganizim tërësor sepse gjendja nuk do jete aspak e mire.
Peshqit
Dite e këndshme dhe e ngrohte kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Komunikimi do jete i mire dhe do respektoni ne çdo moment mendimet e tjetrit. Beqaret do kenë veçse dashuri platonike, asgjë me tepër sesa aq. Kjo do i beje edhe te gëzuar edhe do i lëndojë ne ndonjë moment. Ne planin financiar do jeni te arsyeshëm dhe nuk do hidhni asnjë hap pa u menduar.


Leave a Reply