Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan ka paralajmëruar klasën politike shqiptare se duhet të arrijnë konsensus nëse duan që vendi të ecë përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Gjatë fjalës së tij në konferencën “Ballkani Perëndimor dhe Integrimi Europian”, Kukan ka deklaruar se: “Pa një politikë konsensuale, pa vendosur një vijimësi të një situate politike të qetë, e të qëndrueshme, nuk ka hapa përpara për statusin dhe ecjen e mëtejshme me integrimin e vendit”,- deklaroi Kukan.
Ndërkaq Këshilltari i posaçëm, ish-kryetari i Asamblesë të OSBE-së Riçardo Migliori ka vlerësuar kontributin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit.
“Falë PD-së, zgjedhjet e vitit 2013 në Shqipëri, kanë qenë më demokratike dhe më të mira” është shprehur ai.
Në konferencën e katërt me tëm “Ballkani Perëndimor dhe integrimi Europian”, e cila organizohet në Bruksel nga grupi parlamentar i PPE-së në Parlamentin Europian merr pjesë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
(gazeta-Shqip.com)



Leave a Reply