
A i ka shkuar ndonjëherë ndërmend të bëni dallimin dhe të kuptoni se, cilat janë ndryshimet mes meshkujve dhe femrave. Përveç pamjes, meshkujt dhe femrat diferencohen për shumë gjëra të tjera, madje edhe në nivel të sistemit nervor qendror.
Ndërsa për femrat ekziston një diversitet mes dy hemisferave, për meshkujt, ky diversitet gjendet edhe brenda së njëjtës hemisferë. Të shohim me detaje se cilat janë diferencat mes meshkujve dhe femrave në dashuri dhe jo vetëm.
1- Objektivat, meshkujt dhe femrat
Meshkujt kërkojnë te arrijnë objektiva konkrete me një forcë minimale, ndërsa femrat janë më të interesuara ndaj ndjenjave.
2- Të kërkosh dhe të mos kërkosh
Në përgjithësi femrat nuk kërkojnë, por presin që të kuptohen nga pala tjetër për nevojat e tyre. Meshkujt, mendojnë se nëse femrat nuk kërkojnë është sepse çdo gjë shkon mirë, në të kundërt do ta bënin.
3- Mënyrat për të përballuar stresin
Meshkujt dhe femrat diferencohen edhe nga mënyra për të përballuar situata stresuese. Femrat kërkojnë të ulin stresin duke folur, ndërsa meshkujt tentojnë të mbyllen në vetvete.
4- Dashuria
Gjatë fazës së dashurisë, femrat përpiqen të zgjojnë interesin e mashkullit, fillimisht duke qenë tolerante në çdo gjë dhe më pas venë në punë “inatin”. Në fazën e parë, meshkujt janë tërhequr nga ajo që mendojnë se, nuk mund ta kenë, më pas kur marrëdhënia ecën përpara gjëja e parë që mendojnë është të largohen.
5- Seksi
Për femrat seksi është i lidhur ngushtë me dashurinë, për meshkujt…më pak.
6- Shopping
Në listën e diferencave mes meshkujve dhe femrave, nuk mund të mos përmendin shopping. Femrat shpesh fillojnë duke bërë një “xhiro”, duke u kthyer më pas në shtëpi e tej mbushur me qese. Në të kundërt, shumë meshkujt urrejnë të bëjnë shopingg dhe i sheh në dyqane vetëm atëherë, kur kanë vërtet nevoje për diçka.
7- Celulari
Vështirë të ndahen femrat, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për t’i treguara mikeve të saj se si po shkon takimi i parë. Meshkujt e përdorin vetëm për arsye të rëndësishme./Shekulli /


Leave a Reply