
Dy të rinj, pjesë e një grupi eksursionistësh kanë rënë në Kanionin e Lumit Erzen, pranë malit të Dajtit ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe mësohet se njëri prej të rinjve është arritur të nxirret nga uji nga një shok i tij, ndërsa i riu tjetër, që mendohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, rezulton ende i zhdukur. Polumbarë dhe forcat RENEA janë vënë në kërkim tij.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply