Ajo ishte ditë e ftohtë pas dy tre muajve të mirë. Binte një shi i imët shumë i imët.K.ndjeu një të ftohtë që i rrenqethi trupin. Diku nga thellësia e shpirtit pelciti thirrja, por ajo ishte brenda dhe nuk shpërthente. Por ai e ndiente dhe e përjetonte fuqishëm sikur ta kishte pushtuar qiellin.
– Kur ndodhi? pyeti ai.
– Nuk e di një qerek para orës 24 ka qenë në dhomë të fjetjës. Ditën u mërzit shumë ne na mungojnë pothuajse të gjitha. Edhe mielli edhe buka! Ma dhanë këtë letër dhe unë po ta jap ty .- tha gruaja shumë qetë.
K, mori letrën dhe nuk e hapi letrën derisa u largua nga turma dhe njerëzit që prisnin varrimin. Papritmas i shkoi në mend. Do ta lexoj para të gjithëve.-tha dhe e lexoi atje kur e sollën Shpend Krasniqen te varret:
– O vëllazër! Gëzohuni! Festoni! Këndoni! Krenohuni që erdhi kjo ditë! Kjo ditë kaq e bukur. Kjo ditë kaq e lumtur! Ko ditë kaq e lumtur! Kaq e dashur!Kaq e pritur!
Kjo ishte ditë historike!Kjo është ditë e shenjtë!Kjo është ditë . Kjo ditë përze tradhëtarët. Kjo ditë përze robërinë. Kjo ditë përze tradhëtinë.
Kjo ditë është e bekuar nga përendia.Kjo ditë është e bekuar nga flijimi.Kjo ditë është e bekuar nga heroizmi,nga qytetaria, nga shqiptaria…Prandaj kjo ditë është e heronjve, e hyjnive, e dritës,e ditës dhe e ardhmerisë.
Kjo ditë është ditë që nuk do të vdes kurrë.
Zot i lumi,- mendoi K. dhe pa me sy detin e njerëzve krejt zi në tesha të zeza veshur.
– E la amanet t´ia lexoj ketë letër para jush. Prandaj po vazhdoj ta lexoj.-tha. Askush asnjë fjalë.Pos era u zgjua krejt papritmas.
– Kjo ditë i vë themelet e lirisë, e pavarsisë, e ardhmërisë, e optimizmit, e shpresës, e besës, për një ardhmeri më të mirë, është ditë e besës…është ditë e optimizmit është ditë e ardhmërisë më të sigurt, më të mirë, më të dashur… për këtë ditë kemi luftuar…Për këtë ditë kam shtatë plagë në trup…
Qe nga sot do të kemi një tjetër jetë. Largohet rrena!Mundet mashtrimi! Mundet tradhëtia! Luftohet krimi hajnia! Mbretron fjala e vertet e besës! Dhe duhet të na pushtojnë e mbulojnë gjithë të mirat! – Prap heshtje dhe ferfellim ere asgjë më!
– I lutemi dhe i falemi Zotit! E lavdërojmë në radh të parë Zotin le ta nxjerr në shesh të vërtetën!Ti shohim dhe ti njohim burimet e sakta që na udhëheqin e që na ndriqojnë rrugën! Rrugën e ndritshme ntë lirisë! Rrugën e besës dhe të krenarisë!
Lutemi për të gjithë të rënët dhe i falenderojmë heronjtë,trima,që u vunë në ball, që nuk kursyen as jetën për të na ndritur ne jetën.- K. ndjeu se po i coptohej koka. Disi para syve po i rrinte pjesa e poshtme e trupit e varur…sikur të ishte egzekutuar. -Të vran trim të vran!-pëshpëriti dhe vazhdoi të lexojë.
– Lutemi dhe falenderojmë gjithë miqtë që na ndihmuan e që nuk kursyen as mund e as pasuri që morën anën e të drejtës, që ndihmuan atdheun tonë dhe nuk kursyen as fuqi e as dituri.
– Të gjithë këtyre që i shënuam më lart prej sotit e deri në pafundësi nuk do t´u vdes emri kurrë!
Do të jetojnë në zemrat e popullit tonë si bijtë më të dashur dhe të vertetë!
– Do t´i respektojmë dhe do t´i urojmë më respekt e nderime të larta heronjtë e dëshmorët.
– Do t´i respektojmë dhe nderojmë miqtë që ndihmuan luftën tonë dhe që po ndihmojnë paqën tonë.
– Nderime për ta! Respekt për ta!
– Nderi dhe respekti jonë nuk do të shuhet kurrë!
– Te dashur vëllazër! Populli im i nderuar! I dashuri Atdheu im i shtrenjtë! Ju duhet ta dini se unë jam shqiptarë. Ju duhet ta dini se nuk jam as serb, as turk, as bullgar, as rumun, as kroat, as slloven, as e as…pra letren e shkrova unë…dhe e shkrova jo për ju po për veti…
– Unë jam i bindur se emri im dhe gjuha jonë nuk do të shuhet kurrë!
– Po kurrë nuk do të shuhet gjuha shqipe se ka thënë edhe poeti gjuha shqipe është e mirë, është e pastër, është e dlirë, është e ëmbël, është e lehtë! Është gjuhë më vlerë. Është e lehtë për t´u mësuar. Vlera e saj rritet bashkarisht më rritën tonë. Pra rritet përditë! Rritet edhe vlera e saj historike dhe vlera arkeleogjike… Po se gjuha shqipe është çelësi i pamundshëm i mbishkrimeve të lashta…
– Aktualisht gjuha shqipe është gjuhë e vlerës, është gjuhë e mirësisë, është gjuhë e qytetrimit! Është gjuhë e harmonisë!Është gjuhë e lumturisë! Është gjuhë e hareve! Është gjuhë e ardhmerisë!Është gjuhë e miqësisë!
– Pra ne jemi shqiptarë dhe e kemi për nderë që jemi shqipëtarë! E kemi nder që e kemi gjuhën shqipe
– Ne njohim vlerën, kulturën, traditën, kemi besën, prandaj e mëritojmë ardhmerinë!
– Gjuha atdheu mbesin patundura për jetë!
– Tradhëtarët jetojnë e vdesin të shkretë!
Kjo është e gjitha. Unë po i jap fund kësaj komedie.
– Ky është fundi i letrës. –tha K. Ju falemnderit që patët durim dhe më dëgjuet.
Shiu binte im e im dhe K. mundohej të mendonte a kishte bërë mirë që e kishte lexuar letrën.
Ai nuk qendroi në ceremonin fetare.Po u lut për shpirtin e tij.Ai ndjeu një lloj ethje që e pushtonte dhe burimi i saj ishte jashtzakonisht i paqartë, vinte nga shiu pranveror apo nga goditja shpirtërore. Nuk po mund ta kuptonte si mund të bënte vetëvrasje njeriu që kishte shkruar këtë letër.
Askush nuk fliste për arsyen e vetvrasjës. Askush nuk fliste as për përmbajtjën e letrës. por në dalje të varrezave në të katër anët dikush i shpërndante kopjet e kësaj letre. Pos se i kishte shkruar edhe një titull me laps. Fjalët e fundit të Komandant Kosovës lexuar nga profsor K,…
Profesori K. tashti ishte larg mjaftueshëm kur ja krisi e po qante më zë!
-Eh Atdhe ! Atdhe! Atdhe!- Fliste me vete dhe ecte nëpër shiun e qetë pranveror…
Burimi – Albeuropa


Leave a Reply