Mosha 20 vjeçare i dedikohet kryesisht stilit, karrierës dhe eksperimenteve me dashuriçka. Por gjatë rrugëtimit tuaj në moshën 30 vjeçare ju do të mësoni shumë gjëra të reja që do t’ju impresionojë dhe që do t’ju bëhen primare në të ardhmen.
Ja cilat janë ato gjëra që do t’ua shtojnë hijeshinë e viteve:
1. Një palë këpucë klasike, të cilat asnjëherë nuk dalin nga moda. Me taka mesatare dhe ngjyrë të zezë.
2. Një kostum shik që ju tregon format e përsosura për takime më zyrtare, intervista madje edhe në një takim formal me dikë, mund t’ju bëjnë të dukeni e paharrueshme.
3. Një vazo me lule vjollca që shkon më çdo dhomë dhe ju bënë të dukeni më e kujdesshme. Shpesh lulet kërkojnë përkushtimin që duhet ta keni para moshës së 30-ve.
4. Një orë të bukur dhe klasike që gjithmonë do t’ua tregojë kohën e viteve më të bukura.
5. Një buzëkuq të mbyllët për nga ngjyra që do të tregojë gruan e bukur brenda jush.
6. Parfumin e përzgjedhur. Gjatë moshë së 20-të do të keni rastin të përzgjidhni parfumin më aromën tuaj të preferuar dhe mbase nuk duhet të eksperimentoni shpesh me të. Njerëzit duhet t’ju kujtojnë në bazë të aromës suaj.
7. Një stoli floriri që nuk ta hiqni asnjëherë.
8. Një pikturë artistike që ju dedikohet juve dhe që flet një histori me ngjyra nga e kaluara juaj.
9. Një çantë që do t’ju qëndrojë besnike përgjithmonë.
10. Fustanin e zi perfekt që do t’ju falë dukjen e një gruaje seksi.
Living.al


Leave a Reply