
Grupe pjesëtarësh të komunitetit serb ndërhynë me dhunë për të liruar një të arrestuar për prishje të rendit në komunën e Zubin Potokut.
Dhjetëra pjesëtarë të komunitetit serb ndërhynë me dhunë në një stacion policie në veriun Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Ata ndërhynë në stacionin e policisë në Zubin Potok duke liruar një bashkëkombës të tyre që ishte arrestuar nga policia e Kosovës.
Kryetari i kësaj komune Stevan Vuloviç tha se Slobodan Sovrliç ishte arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Ndërhyrja ka lënë pas vetes dëme materiale në stacionin e policisë. Nuk është raportuar për të lënduar gjatë këtij incidenti
Autoritetet e Kosovës nuk kanë komentuar këtë rast, ndërsa ka reaguar zyra serbe për Kosovën e cila u ka bërë thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb në veri që siç thuhet të jenë të kujdesshëm meqë aktualisht serbëve u duhet të paqja dhe qëndrueshmëria.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply