
I
Loti i nanës ka peshë të jetës
Që mat´ vuajtjen e shpirtit t´saj,
Djem e vasha n´kurbet të zi
Ia shëndrrojnë buzqeshjen n´vaj.
Struk te votra me plot kujtime
I shtohen rrudhat për çdo ditë,
I shkoi jeta t´u i kqyr udhët
Fëmijt e shpirtit t´u i pritë.
II
Si nuk jam sot te nana ime
T´ia fshi lotin e t´ja kthej gëzimin,
E ti them me zë të dridhur:
-Nënë, ja ku e ke Agimin!
T´ja dhuroj një tuf me lule
N´breg t´Sitnicës që do ti mbledh,
E t´ia ep lajmin e pritur,
-Me Ty do t´jem moj nanë përherë.
III
Por këto janë andrrat e mia
Që po i ujiti çdo ditë me lot,
Mu ka mbush kjo zemër dhimbje
Edhe shpirti me mall´ përplot.
Se larg jan sot nana e gzimi
E nuk teren syt e mi,
Marr e flas dhe i dhuroj lule
Nanës time n´fotografi.
Urime festen moj nana ime
Ta Uroj Ty me shumë mall´,
Po i mbledhi lotët e mi
Lot´ e lule Ty me ti fal!
Nanë, moj nanë, e lumja nanë,
Të dhashtë Zoti lumtuni,
E bashkë me gjithë nanat shpiptare
Ta Uroj Festen TY!
08.03.2014
Düren
Burimi – Facebook


Leave a Reply