Sinqeriteti dhe dialogu janë bazat qe një lidhje te funksionoje, por nëse nuk doni mosmarrëveshje me partnerin qe keni tani, mos i jepni atij detaje te lidhjes se mëparshme.
Mos i tregoni atij se keni tradhtuar ne mënyrë relative
E dashuroni aq shume atë qe keni ne krah, saqë edhe sikur t’iu propozonte Brad Pitt-i apo Ashton Kutcher-i nuk do pranonit. Nëse ne lidhjet e kaluara keni bere te kundërtën dhe keni tradhtuar njeri-tjetrin, mos ia thoni këtë partnerit aktual. Ai do lëndohet dhe nuk do ketë besim tek ju.
Mos ia tregoni atij listën e gjate te të dashurve
Edhe pse mund te tregohen liberale, meshkujt nuk e pranojnë me shume lehtësi qe partnerja e tyre te ketë pasur një liste te gjate me te dashur para tij.
Mos i tregoni se xhelozia juaj e tepruar ka qene origjina e disa prej ndarjeve
Nëse ia thoni këtë partnerit do e bëni atë te stepet dhe te dyshoje për një te ardhme me ju. Xhelozia me kursim duhet, por kur kalohen caqet behet problematike.
Mos i thoni partnerit se ishi-i juaj ishte inteligjent, i pasur dhe i mire ne shtrat
Edhe pse mund te ketë muskuj, mashkulli është një qenie e brishte. Nëse do e krahasonit atë partnerin e mëparshëm, atij nuk do i pëlqeje aspak dhe do trishtohet.
Mos i tregoni atij se keni provuar eksperienca seksuale te çuditshme
Atij i pëlqen te eksperimentoje me ju, por nuk do t’i pëlqeje aspak te mësojë se ju e keni bere këtë me pare.
Mos i tregoni ne asnjë mënyrë se te dashurin e pare do e keni gjithmonë ne zemer
Edhe pse është bujar dhe i kuptueshëm, ai qe keni tani ne krah dëshiron te jete i vetmi ne mendjen dhe ne zemrën tuaj.
Mos i tregoni atij se partnerin e mëparshëm e joshnit me tepër
Detajet se si e joshnit partnerin e mëparshëm nuk do i pëlqejnë aspak atij qe keni tashme ne krah. Kujdes, mos e bëni këtë gjë. (marre nga Plurielles)


Leave a Reply