
Janë disa përshkrime sjelljesh që mund të bëjnë të dyshosh. Duke arritur kështu të kuptosh se kur tjetri që po të flet, është duke të gënjyer.
Pse ne nuk na pëlqejnë gënjeshtarët, sidomos ata që e kanë bërë rrugë? Është çështje besimi, thotë Dr. Gail Saltz, psikiatër në New York Presbyterian Hospital. Kur një person gënjen, ai ka thyer një kod – një marrëveshje të pashkruar për të trajtuar të tjerët ashtu si do donim të na trajtonin edhe ne.
Por cilat janë shenjat me të cilat ju mund të zbuloni gënjeshtarin?
– Shmangia e kontaktit sy më sy. Zakonisht dikush ka një kontakt me sy, kur po ju thotë diçka. Nëse vini re se po mundohet ta shmangë këtë, gjatë një pjese të caktuar të bisedës, keni të drejtë të dyshoni.
– Ndryshimi i zërit. Duke ju treguar diçka, vini re se fillon të ndryshojë toni i zërit dhe shtohen disa pasthirrma; oh, uh, ah, etj. Po ashtu dhe ngecje të vogla gjatë të folurit, përdorja herë pas here, shpesh e frazës “ëë”, si dhe diçka tjetër që është po ashtu e rëndësishme: Përsëritja disa herë e të njëjti version për diçka, gati në mënyrë të njëjtë si recitim.
– Gjuha e shenjave. Lëvizjet e tepërta të duarve dhe mimikës, duke tentuar për ta bërë sa më të besueshme diçka që po thotë.
– Kundërshtimi i vetvetes. Sjell argumente që kundërshtojnë ato çka kishte thënë pak më parë.
Mos harroni pra: Nëse gënjeni gjithë kohën, qoftë edhe për gjëra të parëndësishme, mund të keni një problem në marrëdhëniet me të tjerët, financat apo shoqërinë.
Duke gjetur çfarë ju shtyn të gënjeni do t’iu ndihmojë të ndryshoni sjelljen, për të rivendosur ato që keni humbur tashmë. – See more at: http://www.noa.al


Leave a Reply