Te shtunen qe shkoi, pas nje vizite te dy miqve tone ne Milano, vendosem te organizonim nje eskursion nje ditor ne Venezia. Ishin tashme dy vjet qe nuk vizitonim qytetin me te deshiruar nga turistet e gjithe botes dhe per te qene te sinqerte, mendimi yne per kte eksperience perkeqesohet cdo here qe shkojme.
Sigurisht qe impakti i pare per ata qe shkojne per here te pare eshte pozitiv: duket sikur hyn ne nje park argetimi kur shikon vemendjen obsesive qe i kane kushtuar cdo detaji dhe duke e pare nga ky kendveshtrim, ndoshta Venecia eshte unike ne bote.
Por entuziazmi i impaktit te pare zhduket pothuajse menjehere kur sheh ate dyndje masive turistesh qe pushtojne qytetin dhe na besoni qe nuk ishte nje perjashtim per ate dite sepse Venezia eshte gjithnje tmerresisht shume plot me njerez ne cdo periudhe te vitit.
Per ata qe duan qetesi dhe deshirojne te relaksohen ose per ata si ne qe duan te bejne foto perrallore, Venezia nuk eshte nje vend per te marre ne konsiderate (pervec nga ora 5 deri ne 7 te mengjesit ne vere).
Nje tjeter minus jane cmimet e cdo gjeje: Venezia eshte tmerresisht shume e mbivleresuar. Gjithcka kushton nje cmenduri, qe tek paninet e deri tek hotelet, qe tek Coca Cola deri tek gota e veres, cmimet jane pothuajse trefishi ne krahasim me Milano-n.
Pasi vizituam Monaco-n, mendonim qe kishim vizituar qytetin me te shtrenjte ne bote por gaboheshim. Nje kafe ne sheshin San MArco (qendra e qytetit) paguhet mesatarisht 10€, duke i shtuar dhe nje suplement 6€ (per person) per orkestren me muzike klasike qe ishte e pranishme pothuajse ne cdo bar.
Pavaresisht ketyre ngelet si Mecca per turistet: nje here ne jete duhet vizituar, por jo per me shume se nje dite dhe duke planifikuar me kujdes te tera vendet per te vizituar ne menyre qe te evitohet shpenzimi i gjithe buxhetit ne dispozicion. Nga Milano, Venezia arrihet lehtesisht me tren per 2 ore e gjysem: cmimi i biletes me tarife te plote eshte 75€ vajtje ardhje per person. Mund te kursehet dicka, duke pare tek faqja e Trenitalia-s nese ka disponueshmeri te tarifes economy ose oferta te tjera: per shembull neve i bleme biletat me nje oferte 2×1. Ideale per te vizituar qytetin dhe per te kaluar nje dite te plote atje, do te ishte vajtja me trenin e ores 8.15 dhe kthimi ne 19.40: lejon te kesh ne dispozicion kohen e nevojshme per te vizituar qytetin me qetesi.
Nje nder gjerat e para qe duhen bere ne kete qytet eshte vizita ne nje nga shume dyqanet e maskave. Admironi morine e ngjyrave dhe cuditshmerine e formave ne nje larmi ekstreme: blerja e nje maske eshte pothuajse e detyrueshme. Cmimet mund te variojne nga pak euro per maskat me te thjeshte deri ne disa mijera euro per ato te krijuara me materiale fine, por mesatarisht per te blere nje maske te lezetshme, te bere me dore, do te shpenzonit rreth 30€.
Keshilla jone eshte qe te hani nje nje restorante te zinxhirit Rossopomodoro, pak hapa larg sheshit San Marco. Eshte kompromisi me i sakte per te ngelur te kenaqur me ushqimin ne Venezia: shpenzohet relativisht pak (rreth 25€ per person per nje vakt te plote), hahet ne menyre diskrete dhe je ne qender te qytetit. Zakonisht ne i evitojme zinxhirat e medhaja te restoranteve sepse zakonisht u mungon personaliteti por ne Venecia mund te bejme nje perjashtim.
Nese doni te hani mire duke evituar fast food dhe cmime skandaloze, duhet te largoheni pak nga qendra: restoranti me yje Michelin Algiubagio eshte nje alternative shume e mire (rreth 50€ per person).
Nje eksperience vertete unike ne Venezia, eshte padyshim nje xhiro me gondola. Sinqerisht nuk mendonim se ja vlente por kuptuam qe e kishim gabim: ndoshta eshte nje nga gjerat me te mira qe mund te behen ne Venecia duke te lejuar te admirosh qytetin nga kendveshtrimi me i mire. Shetitja standarde kushton rreth 80€ per 40 minuta, ndersa shetitja me e plote kushton rreth 120€ per 50 minuta.
Ju urojme nje jave fantastike!


































Leave a Reply