
Zyrtari i lartë i OKB-së për refugjatët thotë se sirianët së shpejti do të jenë popullsia me e madhe e refugjatëve në botë, duke ia kaluar afganëve.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Antonio Guterres tha në Asamblenë e Përgjithshme dje se pesë vjet më parë, pak para fillimit të luftës civile, Siria ishte vendi i dytë në botë për nga numri i refugjatëve që strehonte.
Tani, fqinjët e saj u kanë dhënë strehë dhe siguri sirianëve, me një kosto që ka pasoja dramatike ekonomike dhe sociale.
Guterres thotë se lufta civile në Siri ka krijuar tragjedi të tmerrshme njerëzore. Ai thotë se edhe pse sirianët janë të strehuar nga luftimet, ata nuk i kanë ikur traumave dhe pasojave psikologjike.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply