Pas miratimit të datës së zgjedhjeve në Kosovë pritet shpërbërja e Parlamentit.
Menjëherë pas miratimit të zgjedhjeve Parlamenti i Kosovës do të shpërbëhet. Zgjedhjet në Kosovë pritet të mbahen në muajin mars, dhe menjëherë pas tyre pritet edhe shpërbërja e Parlamentit. Ky lajm bëhet i ditur nga mediat kosovare, të cilat theksojnë se për këtë gjë kanë rënë dakord partitë kryesore, me anë të një marrëveshjeje të arritur ndërmjet tyre.
E diela e fundit e muajit prill, ose e para e muajit maj janë dy datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, dhe ligji parashikon që parlamenti të shpërbëhet 45 ditë para zgjedhjeve.
Por para se të arrihet tek zgjedhjet, Parlamenti i Kosovës duhet të votojë projektligjin për themelimin e Gjykatës për UÇK-në, si dhe mandatin e ri për EULEX-in, po ashtu duhet të votojë edhe statusin për bashkësinë e komunave serbe, ku përfshihet edhe ndryshimi i ligjit për vetëqeverisjen lokale, pa të cilin nuk mund të zbatohet marrëveshja e 19 prillit.
/Shekulli Online/ E.B./


Leave a Reply