SHUMË UDHËKRYQE
Në botën tonë
Edhe sot
Medet
Ka shumë udhëkryqe
Joshje e kërcënime
Të komanduara
Nga qendrat e intereseve
Të ndryshme
Edhe të fëlliqta
Medet
Stubëll, 26 qershor 2013
KEMI DURUAR SHUMË
Vetëm ne e dijmë
Sa kemi duruar
Pa kufinj
Kurrë pandalur
Na kanë keqtrajtuar
Munduar
Na kanë shkelur
Në çdo kohë
Dhe kudo që kanë mundur
Ne
Kemi duruar
Dhe kemi mbijetuar
…
Sot po gëzojmë
Në shekullin e lirisë
Me dashuri
Stubëll, 26 qershor 2013
ORIGJINA JONË
Është e lashtë
Origjina jonë
E shenjtë
Me dekretin e parë historik
Të demokracisë
Në liri të plotë
Po
Është e ndritshme
E pavdekshme
Origjina jonë e shenjtë
Ilirike
Stubëll, 26 qershor 2013
NË ÇDO PËLLËMBË
Ne jemi në lëvizje
Me plot këngë
I këndojmë dashurisë
Në liri të plotë
Ne jemi kudo
Në çdo pëllëmbë
Nën rreze t’arta
Të dashurisë
Gjilan, 26 qershor 2013
N’AGUN E STINËS SË PESTË
Çohem herët
Dal jashtë
Shëtis
Me njëmijenjë kujtime të bukura
Po
Me mbretëreshën time në kokë dhe në zemër
Gjilan, 26 qershor 2013
GJITHNJË E MË HERËT
Jemi të zgjuar
Me mbretëreshën time
Gjithnjë e më herët
I fillojmë detyrat e dashurisë
Mrekullitë radhiten
Në të dy qeniet tona
Sa bukur!
Gjilan, 26 qershor 2013
KURRË TË NDALUR
Detyrat e dashurisë janë interesante
Shumë të rëndësishme
Edhe të domosdoshme
Për një jetë të mirë e t’ëmbël
Prandaj ne
I realizojmë me kohë
Kurrë nuk ndalemi
Duke vepruar
…
Prishtinë, 26 qershor 2013
JAM I GJALLË
Njëmijenjë herë më kanë vrarë
Në secilën stinë
Të secilit vit
Plot një shekull
Mrekullisht sot jam i gjallë
Prishtinë, 26 qershor 2013
KUDO NË TROJET TONA
Çdo ditë e më shumë
Jehon kënga festive
Me melodi dashurie
Në të gjitha pëllëmbët
E trojeve ilirike
Gëzuar!
Prishtinë, 26 qershor 2013
SI NË ËNDËRR
Dua të t’i ha buzët
O mbretëreshë
Edhe zemrën
Njësoj
Sikur në ëndërr
Që bëj rregullisht
–
Gëzuar
Dhe përpara!
Prishtinë, 26 qershor 2013
MË MIRË
Në këtë stinë
Të gjitha detyrat
I kryejnë të rinjtë
Si protagonistë
Prindërve dhe pleqve
Ua lënë vetëm
Një formalitet nderi
Një ndjenjë të bukur
…
Prishtinë, 26 qershor 2013
NË TË GJITHA PËLLËMBËT
Po zgjerohen
Dhe po thellohen
Rrënjët e përjetshme
Të së lumes dashuri
Kudo në Dardani
Prishtinë, 26 qershor 2013
DASHURIA IME
Është udhë jete
Shpëtim
Kjo dashuria ime
Për të gjithë banorët
Në mbretërinë ilirike
Rilindje e traditave të shenjta
Gëzuar!
Prishtinë, 26 qershor 2013
ËSHTË E VËRTETË
Edhe në botën tonë
Medet
Ende vallëzojnë intereset
Ferizaj, 26 qershor 2013
DUKE I KËNDUAR DASHURISË
Bëhemi më të vlefshëm
Më të dashur
Më të rëndësishëm
Protagonistë të kërkuar
Në të gjitha relievet
Dhe në të gjitha stinët
Ferizaj, 26 qershor 2013
SI ZAKONISHT
Ne jemi ne
Krejt origjinalë
Zbatojmë porositë e gjyshërve
Në tokën e shenjtë
Të Dardanisë
Viti, 26 qershor 2013
LINDI NJË LULE
Në kopshtin tim të dashurisë
Sot
Lindi një lule
Me emrin Jetë
Do të rritet
Dhe do të jetojë deri n’amshim
Viti, 26 qershor 2013
SIPAS STANDARDEVE
Secili i merr
Përgjegjësitë dhe detyrat
Që i takojnë
Fillojnë të lëvizin
Drejtimeve të caktuara
Stubëll, 26 qershor 2013
PAS VENDIMIT
Lëvizim
Secili në drejtimin e caktuar
I shërbejmë
Deri në maksimum
Dashurisë
Stubëll, 26 qershor 2013


Leave a Reply