
Jam dehur unё mes puthjesh, dehur e marrosur,
(Belbëzime fëminore strukur në kujtesë)
Ky shpirti im i trishtё, i brishtё e i prangosur,
Braktisur diku larg, Urёs sё Qabesё… !
Nuk di në isha zgjuar, nuk di në isha fjetur,
Nuk di sesi as shpirti diku tё kish mёrguar,
Dashuria nё sirtar, si një relikë e vjetër,
Vegim i emrit tënd harresës rri gjymtuar!
Gulç i ngrohtë i zemrës shpirtin mori hua,
Dhe buza se ç’m’u lodh nga heshtja kaq e gjatë,
Këndonte gjysmë-hëna, mërgonte bashkё me mua,
Poshtё Urёs sё Qabesё vajtonte nёpёr natё!
Aty mё erdhe ti, magjiku trok i muzёs
Dhe unё tё kalёrova, dashuri e vjetёr,
Yjet m’u këputёn porsi kopsat e bluzës…
Ishte poezia… e kush tё ishte tjetёr?!
Lediana Kapaj
Burimi – Facebook


Leave a Reply