Shpesh të rriturit, si prindërit, gjyshërit ose të afërmit, dinë shumë mirë se si të bëhen të padurueshëm me të vegjlit… Ja 10 frazat më të urryera që ata u thonë të rinjve!
“Rregullo dhomën tënde”, “Je shumë i/e vogël për të kuptuar”, “Unë jam miku/mikja jote”, janë vetëm disa nga frazat e urryera që shpesh të rriturit u thonë të rinjve. Sigurisht një prind do që të ketë gjithmonë në zemër të mirën për fëmijën e tij, por kjo nuk do të thotë se disa nga ekspresionet e tij tipike nuk mund të rezultojnë të rënda dhe të bezdisshme.
1. “Prit sa të vijë jeta reale”
“Po ku kam jetuar gjithë këtë kohë…?” – do të pyeste veten një i ri. Sigurisht, adoleshenca nuk mund të krahasohet me moshën e punës, por edhe jeta e të rinjve nuk është ekzaktësisht një filxhan çaji.
2. “Ti nuk e di se çfarë është e mirë për ty”
E kush e thotë këtë? Adoleshentët e dinë se çfarë duan dhe çfarë i bën të lumtur, edhe pse janë adoleshencë.
3. “Kthehu menjëherë në shtëpi”
Nuk ka asgjë më poshtëruese, irrituese dhe bezdisëse sesa t’i ndaloni të rinjtë që të dalin mbrëmjeve, sidomos nëse nuk jepen shpjegime.
4. “Kjo duhet të jetë periudha më e bukur e jetës tënde”
Po thoni se jeta e të rinjve ka arritur kulmin në moshën 17-vjeçare? Epo ja që nuk është kështu, sepse ata preferojnë të besojnë se mund ta bëjnë jetën të gjithën fantastike!
5. “Përse nuk më tregon më asgjë”
Ka dy arsye të mundshme për “mungesën” e tyre të komunikimit. E para është se janë prindërit apo të rriturit ata që flasin (bëjnë replika) më shumë dhe e dyta, të rinjtë e kanë bezdi të flasin me të mëdhenjtë, sepse këta të fundit nuk i kuptojnë ata në të shumtat e rasteve.
6. “Unë jam miku/mikja jote”
Mos të keqkuptohemi, ata ju duan shumë… por nuk mund të jenë miqtë tuaj. Nëse fëmijëve i vendosni rregulla, atëherë me ta nuk mund të jeni dot miq.
7. “Prindërit kanë gjithmonë të drejtë”
Shumë e gabuar. Të gjithë të tjerët në univers janë të destinuar të gabojnë të paktën një herë në jetë.
8. “Është vetëm faza e adoleshencës”
Si mund ta parashikoni të ardhmen? Mund të jetë ose jo një fazë deri atëherë lërini fëmijët që të eksperimentojnë pa u gjykuar.
9. “Rritu!”
Herët a vonë do të na ndodhë të gjithëve, është e padobishme për t’u kujtuar.
10. “Një herë e një kohë isha edhe unë në moshën tënde”
Po normale, jeni njerëz. Edhe adoleshentët e kuptojnë konceptin e kohës. Por ama, edhe pse ju keni qenë adoleshentë, nuk do të thotë se e dini atë që fëmijët tuaj mendojnë dhe kalojnë.
Kujdes!
Nëse jeni të shqetësuar se fëmija juaj adoleshent është në një marrëdhënie abuzive ose kontrolluese, si prindër do të ishte mirë të merrni parasysh këto tri gjëra: mbështetje, inkurajim dhe monitorim:
Së pari, mbështetni
Adoleshenti juaj është duke mësuar se si të përmbushë dëshirat e ligjshme pothuajse universale për një partner romantik. Të jenë të kujdesshëm për të shmangur viktima. Një adoleshent nuk mund të “fiksojë” partnerin e tij dhe të parashikojë në mënyrë perfekte se si një marrëdhënie do të përfundojë. Provoni duke thënë diçka si: “Marrëdhëniet mund të jenë të mrekullueshme dhe unë jam i kënaqur kur shoh të përfshiheni mjaftueshëm për të eksploruar, por është gjithashtu e rëndësishme që ju të jeni të lirë për të parë miqtë e tjerë, që t’ju trajtojnë me besim dhe respekt”.
Së dyti, inkurajoni
Adoleshentët nuk janë të prirur për të “thënë vetëm jo”. Ky është një zhvillim normal për të “thënë vetëm po” gjatë adoleshencës. Ata e vënë theksin mbi “po”. Shumica e adoleshentëve duan që të jenë të fortë dhe të pavarur. Të mësuarit për t’u përballur me marrëdhëniet e këqija është pjesë e asaj që herët a vonë, shumica prej nesh do të duhet të merren me një lloj marrëdhënieje të “keqe”. Ndonjëherë adoleshentët dhe të rinjtë kanë nevojë që t’ju urojnë një ndarje të mirë. “Sepse ndarja dhe mënyra se si përfundon marrëdhënia mund të jetë përvojë e rëndësishme e jetës. Shumë adoleshentëve nuk u pëlqen ideja që ata mund të rriten si ‘të vjetër’ (si prindërit e tyre!) me një përvojë marrëdhëniesh të kufizuara. Përpiquni t’i orientoni drejt vetes së tyre në të ardhmen dhe drejt asaj që ata duan të jenë.
Së fundi, monitoroni
Prindërit ende mund të bëjnë shumë për të mbrojtur fëmijët në vitet e adoleshencës. Prindërit kontrollojnë pasuri të rëndësishme, të tilla si çelësat e makinave dhe të hollat. Përdorini levat tuaja. Hulumtimi i fundit sugjeron se prania e të rriturit mund të jetë mbrojtja më e mirë kundër dhunës në marrëdhënie dhe dhunës në ndonjë formë tjetër. Adoleshentët mund të dëshirojnë liri të plotë nga mbikëqyrja e të rriturve, por kjo nuk do të thotë që prindërit duhet t’ia japin atë. Herët ose vonë shumica e tyre do të vijnë të falënderojnë se prindërit e tyre ishin atje për ta në momentet më të rëndësishme dhe i lejuan ata të mësojnë e të veprojnë si të rritur.
Gazeta Shqip
Leave a Reply