
Isak Ramadani
Rreth tridhjetë vetë, kryesisht nxënës të shkollës së mesme ekonomike në Gostivar të Maqedonisë, kanë kërkuar dje, vonë pasdite, ndihmë mjeksore pasi kanë ndier dhimbje dhe shtrëngim në organet e frymëmarrjes. Dyshohet se ata kanë qenë shënjestër e një sulmi me gaz helmues, substancat e të cilit ende nuk janë zbuluar. Nxënësit dhe një numër arsimtarësh u shtruan në spitalin e Gostivarit, ndërsa një grup tjetër u dërgua në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup. Mësohet se asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Kryetari i Komunës së Gostivarit e ka quajtur këtë një akt çnjerëzor; ndërkohë që nuk dihen motivet e këtij akti. Disa nxënës kanë shpjeguar se nuk kishin parë asgjë por se vetëm ishin alivanosur, apo se kishin ndier djegie në fyt dhe sy.
Organet e rendit thonë se po e hetojnë rastin.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply