DR MOIKOM ZEQO
Shkrimi qe botova pra disa kohesh ne faqet e gazetes “Koha Jone” per Himaren pati nje jehone te madhe; me dhjetra qene njerezit qe me telefonuan dhe me shkruan letra qe nga Athina, Zvicra dhe Amerika. Nder keto letra dua te permend ate te zonjes se nderuar, dijetares se shquar shqiptare Safete Sofie Juka, qe ma dergoi nga NewYorku PetraqJanko Pali. Nuk duhet te me keqkuptoje askush pse une po e bej publik kete fakt te interesimit, sepse ne thelb kjo gje nuk lidhet me mua vete, por lidhet me Himaren dhe motivet e cuditeshme te Eposit te saj Magjik. Guxoj te them se ekziston nje epos i lashte dhe i ri i Himares, perfaqesuar nga legjendat dhe mitet, nga kenget popullore te pashtershme, nga heraldika folklorike e gjuhes shqipe, qe perfaqeson mrekullisht shpirtin shqiptar, te paepur ne te gjithe shekujt. Per mua si njeri i letrave eshte i neveritshem cdo lloj nacionalizmi romantik i semure. Ne epoken globale te hapjes se kufijve e te respektimit te te drejtave njerezore ne te gjitha pikepamjet cdo proces konservativ dhe dogmatik do te ishte me nje kahje perjashtuese, ku ne te vertete realiteti ka nje karakter ekumenik te bashkejetesave te ndersjellta te njerezve te ndryshem, madje qe flasin edhe gjuhe te ndryshme, qofte edhe ne zonen e Himares. Por mungesa e diturise, mungesa e leximit te historise ne te gjithe pasurine e saj te skajshme dhe te pamohueshme, do te ish ne te vertete jo vetem thjesht nje prove demoniake e injorances, por nuk do t’i sherbente aspak te ardhmes, e cila nuk eshte vetem nje nocion politik dhe ekonomik, por gjithnje e me shume nje nocion kulturor. Pa kete nocion kulturor nuk do te kishte kuptim asgje. Nuk do ta kisha te veshtire qe te shkruaja nje liber per Himaren pikerisht si nje monument ekumenik, emancipues dhe dliresues per te gjithe pa perjashtim. Cdo grindje arkaike, cdo fundementalizem fetar, cdo keqkuptim i politizuar do te na bente nje dem te pallogaritshem dhe do te ishte nje shembull keqndjelles sipas nje fryme te Nemesis, qe i ka syte e mbyllura dhe nuk di te dalloje te verteten nga genjeshtra, humanzimin planetar por dhe allkanik nga nacionalizmat e vjeteruar, kelthites dhe te gjemshem ballkanike.
Eposi i Himares nis me vete jeten njerezore ne Himare. Mrekullite natyrore te Himares kane perbere statusin e nje mjedisi te pashembullt ndoshta ne krejt brigjet ballkanike te Adriatikut dhe te Jonit.
Shume te verteta jane te fshehura dhe jane pjese e kancelarive te botes, kryesisht te bregut italik, por edhe te spanjolleve dhe anzhuineve te Evropes Perendimore per Himaren. Keto dokumente mbushin biblioteka te tera. Por pertej kureshtise dhe studimit te specialisteve te thuget, te gjitheve u intereson nje njohje sa me e sakte e se kaluares, pa te cilen do te kishim nje te tashme te vajtueshme, apo dhe nje te ardhme fataliste ngjyre gri. Nese politika shqiptare do te ktheje syte drejt Himares atehere ceshtja e shpopullimit te kesaj kryevepre natyrore, te ikjes se banoreve ne emigracion neper bote, do te ishte kushti i pare ekzistencial i nje ringjalljeje. Nje projekt vizionar strukturuar per Himaren, do ta kthente ate te pakten ne nje purgator turistik, per te mos perdorur fjalen apologjike parajse. Ne kete kuptim populli i Himares dot te kish nje kontakt te ri te shumfishte me tere qytetaret e botes, stinet do te kishin karakterin e festave te vecanta dhe masive te Diellit, te ullinjve dhe detit, te polifonise piluriote, e cila mbase eshte ftillezuar nga kohet babilonike, polifoni qe tek popuj te tjere, pothuaj ka vdekur, kurse ne Himare ka nje karakter shperthyes, te brendshem, te pertejkohshem, te kapercimit te hapesirave dhe marrezive idioteske te politikave te paemancipuara.
Himara mund te konsiderohet si vendi tipologjik kunder ksenofobise. Eshte e habitshme qe keto vitet e fundit kane mundur te depertojne ide ksenofobiste te huaja ne Himare. Ky ksenofobizem e mbyll karakterin e hapur te Himares. Plotfuqishmeria e Himares eshte ne karakterin e saj te hapur. Ksenofobizmi ka nje karakter primitiv qe nuk i takon absolutisht te ardhmes. Karakteri i hapur i Himares perkon me konceptet e reja te globalizmit boteror, kurse ksenofobizmi ballkanik ka kahjen e nje te kaluare te erret. Himara nuk eshte e hapur vetem per Jugun, nuk eshte e hapur vetem per Veriun, por Himara eshte e hapur siodmos per Evropen Perendimore, me brigjet italike, pa perjashtuar edhe Lindjen. Ne shume pikepamje karakteri i hapur i Himares, te kujton tipologjine e ishujve dhe bregdetit dalmatin, kryesisht te Kroacise. Himara dhe brigjet dalmate kane te perbashket detin dhe kryesisht lidhjet me Italine, historikisht dhe kulturalisht me Venedikun. Nje tipologji nderlidhese e brigjeve dalmatine dhe Himares prej shume shekujsh e ka ftillesen ne raportet shekullore te bregdetit shqiptar me Venedikun ne antikitet, por sidomos ne mesjete. Kjo duket ne stilin e shtepive te ashtuquajtura dalmato venedikase, ne rikonstruktimet e keshtjellave si dhe ne reliefet ne luanin e Shen Markut, qe eshte emblema venedikase ne te gjithe koherat. Por kjo karakteristike venedikase e krijuar historikisht nuk e ka mohuar por e ka perforcuar identitetin e shqiptareve te Himares dhe ka qene nje nga format hapese me te plleshme dhe me te shumanshme te Himares ne Evropen Perendimore. Pa mohuar dhe dimensionin kulturor grek te nderthurrjeve mesjetare, kryesisht ne lidhje me ishullin e madh te Korfuzit, i cili deri ne kohen e Napolon Bonapartit ishte pjese perberese e Republikes se Venedikut. Qe Napoloni, i cili shenoi vdekjen e Republikes se Venedikut si nje entitet e vetvete. Pra ndikimet venedikase tek shqiptaret e Himares qene gati te njejta ne nje kuptim edhe te greket e Korfuzit. Venediku me lidhjet e tij te kryehershme me Kostandinopojen ka qene nje qender shumeetnike, globale, tejet e hapur, ku ka qelluar edhe riti i kishes lindore ortodokse madje dhe i botimeve te ungjijve ne greqisht, apo dhe i veprave hagjeografike per shenjtoret shqiptare, te porositura per shembull nga tregtaret e qytetit te Elbasanit dhe te shtypura tipografikisht ne Venedik. Kjo qe thashe ka lidhje edhe me artin afreskor dhe ikonografik. Kjo ka lidhje me nje teme te jashtezakonshme te historise se artit, qe lidhet me te ashtuquajturen shkolle ikonografike “kreto-venedikase”.Une jam marre nje jete te tere me ikonografne shqiptare dhe kam botuar libra shkencore per Onufrin, gjeniun e shekullit XVI dhe per ikonografe te tjere shqiptare. Mund te them qe ndikimi ikonografik i shkolles kreto-venedikase ka qene me i vone ne Shqiperi dhe jo aq shume zoterues. Kurse shkolla shqiptare e ikonografise, ka qene e madherishme dhe e vecante. Por une nuk dua te bej ndarje me thike, sepse nuk ka kufij te mbyllur ne qarkullimin e kulturave. Ashtu si ikonografia ka me teper karakter ekumenik dhe jo etnik, ashtu mund te them se dhe ritet e kishes perendimore dhe lindore nuk mund te kene boshllek dhe humnera te frikshme, ose te pakapercyeshme. Por nuk eshte shkencore qe ne emer te kishes te behen percaktime etnike. Ortodoksizmi nuk i perket vetem grekerve, por edhe shqiptareve, edhe sllaveve, edhe italianeve, madje ky ndikim mund te arrije deri ne Indi dhe ne Amerike. Ortodoksizmi nuk ka qene pasaporte etnike per te gjitha keto vende dhe popuj sepse fete ne thelb ne thelb nuk jane etnike por nderetnike. Ngaterrimi i qellimshem i ketyre koncepteve eshte nje marrezi dhe cdo marrezi eshte e pakuptimte dhe pa perspektive.
* * *
Duke rilexuar nje veper memorialistike te Jul Cezarit, te quajtur “De Bello Civili” (Lufta Civile) ne librin e trete, kapitulli VI Cezari flet shkurtimisht per zbritjen e trupave te tij ndane brigjeve Palaeste, qe identifikohet me Palasen e Himares ne vitin 48 para eres sone dhe permend ne kete rast fisin e germineve. Eshte e merite e dekanit te arkeologjise shqiptare, te ndjerit Hasan Ceka, i cili qe me 1965 ka botuar nje studim per kete subjekt. Sipas Cekes emri i germineve lidhet me toponimin e fshatit Dhermi, i cili ne kohen e Cezarit quhej Germini. Ky fis i Kaonise ilire ka qene ne kete zone ne shekuj. Sipas Cekes zbulimet e shkruara historike permendin 14 fise te Kaonise. Me deshmine e Jul Cezarit u shtohet keshtu edhe nje fis me shume, pra fisi i 15.
Gjithashtu eshte Hasan Ceka, i cili ne nje studim te tij, te botuar qe me 1952, duke u marre me toponimet ne latinisht ne librin e Marin Barletit, te botuar me 1508 per Gjergj Kastriot Skenderbeun, ndalet sidomos ne toponimin Cimere, qe lidhet me Himaren. Ne kohen e botimit te librit te Barletit, pra ne shek.XVI, mesojme nga vete teksti i Barletit se shqiptaret e Himares mbas vdekjes se Skenderbeut, te mbrojtur nga natyra malore e vendit nuk i jane neshtruar pushtuesve turq. Barleti deshmon se himariotet “kane kerkuar ndihmen e spanjolleve te Apulias ne Itali, kane mbi vete nje prijes dhe dallohen per nje jete qytetare”. Po ne librin e Barletit permendet dhe toponimi Ulixee, nje krahine e papercaktuar mire, qe permendet bashke me Himar-n, ndoshta si pasoje e mitit te Uliksit, pra te Odiseut, qe duhet te kete shtegtuar dhe te kete ndalur mbas luftes se Trojes, pikerisht ne afersi te Himares. Keto te dhena te Barletit u kane shpetuar vemendjes se studjuesve, por latinet thone: “scripta manent”, d.m.th. “e shkruara mbetet”.
* * *
Kam disa kohe qe lexoj dhe rilexoj veprat e nje dijetari te mrekullueshem, qe ka vdekur ne Himare me 3 qershor me 1694. Eshte fjala per Nil Katalanin (italisht : Nilo Catalano). Nil Katalani ka qene italian. Ka lindur me 1637 ne fshatin e Sicilise, te quajtur Terra Di Massa. Ne moshen 22 vjecare veshi petkun e murgut bazilian ne manastirin e famshem te Grotaferrates afer Romes. Ne kete manastir ne shekuj meshonin arbereshe. Me 1995 une e kam vizituar manastirin e vjecare veshi petkun e murgut bazialin ne manastirin e famshem te Grotaferrates e kam takuar gjithashtu prifterinj arbereshe si dhe dy studente shqiptare nga Vlora, qe kishin ardhur ketu. Ne moshen 22 vjecare veshi petkun e murgut bazilian ne manastirin e famshem te Grotaferrata. Me vone Katalani u derguar ne manastirin bazilian te fshatit Munxifci, ku jetonin arbereshe si lektor dhe mesues i rishtarise, por dhe vikar i abatit. Ketu ky italian i Sicilise u natyralizua mrekullisht me gjuhen shqipe. Librat e Bogdanit, Budit dhe te Bardhit, krijuan nje magji te pashtershme mbi personalitetin e tij. Ne moshen 48 vjec Katalani u rikthye perseri ne manastirin e rinise. Ai nisi te shkruaje gjuhen shqipe me alfabetin tone te vjeter te Veriut, alfabet i tipit latin, i ftillezuar qe nga Gjon Buzuku me 1555. Para vitit 1677 ai dergohet nga Propoganda Fide ne brigjet e Shqiperise dhe konkretisht ne Himare. Aftesite e tij te medha gjuhesore, karakteri i tij erudit e bene Katalanin drejtuesin e misionit bazilian ne Himare. Ai i dashuroi si askush shqiptaret dhe gjuhen shqipe. Qe vete Papa i Romes, qe morri vendimin per ta cuar Katalanin ne Shqiperi dhe madje e emeroi si Kryepeshkop te Durresit me 4 janar 1693 ne Kolegjin e Propagandes ne Rome. Ne ceremonine solemne, morri pjese dhe nje nga kardinalet me te medhenj te kohes, i quajtur Barbarigo i Ri. Keshtu Katalani nisi misionin e tij te pavdkshem ne Himare. Kishte me vehte nje shqiptar, te quajtur Filothe Zasi, 16 vjet me te ri se veten. U nisen me anije nga Lece ne Himare. Katalani u vendos ne Dhermi “vend i shendetshem dhe plot ujera” sic shkruhet ne relacion. Pervec Zasit shqiptar ate e shoqeronte dhe nje italian nga Friuli afer Venedikut, i quajtur Lorenc Mariotti. Qe te tre nisen te predikonin ne fshatrat e bregdetit, pastaj ne Dukat, ne Shen Vasil, ne Nivice, ne Terbac, ne Kuc, ne Zhulat, qe benin pjese ne krahinen e quajtur te Himares, e cila ne kete lak kohor permblidhte tere Laberine, me gjithsej 40 qendra te banuara, sic del ne dokumentet e shkruara te shekujve XI – XVII. Predikimi i ketij misioni te cuditshem behej ne gjuhen shqipe. Ai shkroi libra dhe manuale ne shqip. Ai sa zbriti ne Dhermi “krijoi shkollen e te rinjve dhe te femijeve duke i mesuar te gjitheve ne shqip Doktrinen e Krishtere”. Dhermiu me 1694 kishte 1850 shtepi. Shkolla shqip e Katalanit kishte 80 nxenes, gje shume e madhe per kohen. Shkolla e Dhermiut kish nxenes nga Dukati dhe Terbaci, madje kishin ardhur nxenes per te mesuar shqipen edhe nga Vithkuqi, prane Korces, 5 dite udhe larg. Pervec shkrimeve biblike, nx`nesit mesonin edhe arithmetiken dhe disa shkenca te tjera. Shkolle u ngrit edhe ne Himare, drejtuar nga shqiptari Filothe Zasi, por turqit e demtuan egersisht ne nentor 1694. Himara ne ate kohe kishte 1430 fryme. Katalani predikoi shqip edhe ne fshatin e Pilurit me 500 banore dhe ne fshatin Vuno me 600 banore. Ne Vuno Katalani u semur per vdekje. Paria shqiptare e Himares e mbronte Katalanin nga sulmet e peshkopeve greke te Janines. Kjo pari kish interes te ruante miqesine me italianet e viseve te Pulias pertej detit dhe donte ta kishte mire me Vatikanin. Eshte per tu habitur por edhe shqiptaret myslimane te kesaj krahine ishin te afruar ngushte rreth misionareve baziliane. Lorenci i shkuan Propogandes ne Rome se Nil Katalanin e semure vendosen ta dergonin ne Korfuz per mjekim. I hipen varkes ne Porto Palermo, por jo larg, i semuri vdiq ne duart e Zasit, pra qene te detyruar ta kthenin ne Dhermi dhe naten ta kalonin ne plazh. Ishte 3 qershor 1694. Nje dite me vone u ngjiten ne fshat, ku edhe e varrosen. Me 18 qershor 1694 pleqte e Himares i shkruanin Romes per kete fatkeqesi. Ne kete leter thuhet Katalani u semur ne Vuno me 17 maj dhe vdiq me 3 qershor. U varros ne kishen e Shen Thanasit brenda Sancta Sanctorum. Mesuesi, sic e quanin pleqte e Himares u varros me tere veshjet peshkopale dhe u bene tere shpenzimet per pershpirtjen d.m.th me grure te zier dhe vere, qe u shpernda si dhe ne mosha te tjera sipas zakonit te vendit, ashtu sic i perkiste nje bariu te tille shpirteror. Letra dergohet nga Dhermiu. Midis atyre qe kane nenkruar eshte dhe protonoteri apostolik Zaharia Dimuci nga Himara, Dhimitri, protopape i Dhermiut si dhe Kristofor Nina po nga Dhermiu, i dekoruar si kavalier nga Papa dhe kolonel i Venedikut. Dokumenti ruhet ne Arkivin e Propogandes dhe eshte botuar per te paren here nga Nil Borgia. Nje studjues arberesh i shek.XVIII Pjeter Pompili Radotta, ne nje liber te tij historik me tre vellime flet dhe per nje portret ne pikture te Katalanit te vitit 1693, qe ka ne fund nje “elogio” ne latinisht.
Nil Katalani eshte nje figure e madhe e kultures. Ai ka lene vepra gjuhesore te nje rendesie te vecante. Me 1831 Krispi shkruan se ne Biblioteken e Seminarit Shqiptar te Palermos gjenden ne doreshkrim Fjalori shqip-italisht si dhe italisht-shqip si dhe nje Sprove gramatikore me autor Nil Katalanin. Ne doreshkrimet e Katalanit Skiroi me 1918 permend edhe doreshkrimin e dy poezive me 8 vargje nga italishtja dhe doreshkrimin e kenges popullore shqiptare mbi Pal Golemin. Katalani eshte i pari nga folkloristet, qe ka mbledhur kenegn e Pal Golemit, nga me te famshmet ne folklorin shqiptar.
Dhimiter Shuteriqi, por edhe Jup Kastrati i kane studjuar doreshkrimet e Katalanit dhe i kane vleresuar shume lart. Keta e tregojne Katalanin si nje dijetar te nje formati te madh.
Studjuesi arberesh Nil Borgia ka thene se Katalani i hartonte vete librat ne shqip, i botonte dhe i shperndante falas. Nje nxenes i njohur i Katalanit, qe dhe Dhimiter Gjileku nga Dhermiu, qe sipas Neofit Radines, e shkruante ne menyre elegante gjuhen shqipe sepse ishte shqiptar. Ky Dhimiter e perktheu ne shqip Katekizmin. Ne shkollat shqipe te Himares ka punuar dhe nje Kostandin Onufri, i cili dergoi ne Palase Dr.Krisafidin, qe celi shkollen shqipe ne shtepine e Kapedan Lekes. Ne Dhermi kjo shkolle mbrohej nga ana e Kavalier Ninos. Me vone permendet ne Dhermi Kamil Xhovani, i cili dha mesim ne Dhermi, Himare etj. Por keta misionarete gjuhes shqipe u pane me sy te keq nga peshkopi grek i Janines, qe varej nga Fanari, i cili i mallkoi shkollat shqipe. Te dhenat historike tregojnese per tre shekuj ne fshatrat e Himares kishte shkolla shqipe. Keto shkolla qene te njekoheshme me ato, qe u hapen ne Shqiperine Veriore nga Bogdani dhe Budi dhe misionare te tjere katolike. Keshtu qe pas vdekjes se Skenderbeut dy jane qene qendrat koncentrike, ku mesohej gjuha shqipe ne formen e nje institucioni arsimor : Veriu i Shqiperise dhe Himara, shume shekuj me pare se sa te celej shkolla shqipe ne Korce, per te cilen mrekullisht kendoi Naim Frasheri.
Himara si nje qender kryesore e arsimit shqip i ka bere keshtu nje nder kolosal arsimit shqip dhe kombit shqiptar. Perse te mos ngrihet ne Himare Muzeu Kombetar i arsimit shqip, qe perfshin gati tre shekuj gjate sundimit te urryer otoman? Duhen harruar shkollat shqipe te Himares per arsye te injorances se sotme?
Ne revistat autoritative “Studi Orientali” dhe “Studi Albanesi”, nje dijetar si Nil Borgia ka botuar dokumente te nxjerra nga arkivat e Vatikait shume te rendesishme per Himaren, qe perfshijne shekujt XII-XVIII. Por shkollat shqipe jane perndjekur egersisht dhe mallkuar, qofte nga Patriarkana e Stambollit, qofte nga dhespoti i Janines. Nje histori e nxjerre nga dokumentet e jep akademiku Dhimiter Shuteriqi “kur erdhi dhespoti i Janines dhe pa nxenesit ne shkolle dhe degjoi meshen nga prifti Kostandin Onufri, ju versul dhe e kapi nga mjekra brenda ne kishe te Dhermiut”. Kjo e vertete historike duhet mohuar?
Nese nje italian si Nil Katalani u be nje misionar dhe dijetar i shqipes, mos valle ne duhet ta perdhosim varrin e tij ne kishen e Shen Thanasit ne Dhermi? A nuk eshte ky varr nje monument i jashtezakonshem? A nuk duhet nderuar pafundesisht? Mos valle duhet te sillemi si ksenofobe ndaj ketij italiani, i cili qe me i qyteteruar dhe me humanist se sa shume njerez, qe jetojne sot?
* * *
Miku im, dijetari mesjetarolog, i ndjeri Theofan Popa gjithe jeten ja kushtoi nje vepre te tij me rendesi epokale. Ai mblodhi tere mbishkrimet e kishave te Shqiperise duke i pajisur me shenime historike e shkencore. Theofan Popa ka meriten e padiskutueshme te mbledhjes se mbishkrimeve kishtare dhe ne zonen Himare-Delvine. Cfare mesojme nga keto mbishkrime? Nje pllake ne murin verilindor te kishes se shen Sergit dhe Bakut ne Himare mban vitin 786, pra i perket shek.VIII. Nje mbishkrim ne manastirin e lindjes se Shen Merise ne Dhermi flet per nje lutje ndaj Perendise, nga nje i quajtur Guzi ne emer te gruas dhe femijeve te tij me 1756. Ne kishen e Shen Thanasit ne Dhermi eshte nje mbishkrim i vitit 1671 ku permenden emrat e banoreve : Deda, Nikolle Leka, Dhimo Theodori, Nikolle Deda dhe bijve te tyre Gjini dhe Kokali. Duket qarte se keta jane emra shqiptaresh. Nje tjeter mbishkrim i vitit 1751 permend emrat e prifterinjve Ilia Leka nga Dhermiu dhe Anton Stara Gjika, qe kane qene ne kishen e Ipandise ne Himare. Ne kembanen e kishes se Shen Thanasit ne Piqerras, eshte dhe nje mbishkrim ku thuhet “Dhurate me shpenzimet e kryeqindesit, kapedan Dhimiter Gjikes, bere ne Napoli me 1763. Ne kishen e Shen Spiridonit ne Vuno te Himares me 1873 pikturon nje lutje nje grua e quajtur Lule Dhima. Vetem grate shqiptare deri me sot ne bote jane quajtur Lule. Ne Manastirin e Shen Merise mbi Athali te Himares me 1795 eshte bere ne afresk nje poezi e cuditeshme, ku flitet per varrin e Aleksandrit te Madh te Maqedonise. Kjo poezi eshte ne greqisht dhe une e kam botuar nje here tjeter te botuar ne shqip, por ajo qe eshte e rendesishme eshte qe jo rastesisht sillet ne kujtese nga ana e banoreve te Himares, figura e Aleksandrit te Madh te Maqedonise. Ne nje gur te murosur ne porten jugore te kishes ne Qiparo te Himares eshte gdhendur “1796 Usta Koti”. Eshte emri i kryemjeshtrit, qe e ndertoi kishen dhe viti i ndertimit. Ne nje ikone ne Qeparo te Himares eshte nje mbishkrim i vitit 1798, i nje te quajturi Gjike Pasi. Por ajo me e cuditeshmja dhe me e befasishmja eshte nje ngjarje e perjetesuar ne mbishkrimin e nje kembane ne kete zone. Mbishkrimi ne greqisht i kembanes thote : “Ne kujtim te ushtareve vullnetare shqiptare (stratioton alvaniton- ne origjinal, shenimi im M.Z), te Mbretit te dy Sicilive, qe rane ne beteje nga katundi Lukove, Muzine, me 1813, bere prej meje Raponci”. Ky mbishkrim i shkruar me germa te perziera latine dhe greke dokumenton faktin historik te njohur per repartet e Himares, qe kane sherbyer ne ushtrine e Ferdinandit te Napolit, Mbretit te dy Sicilive. Nje tjeter mbishkrim i cuditshem eshte nje kupe prej argjendi ne kishen e Manastirit mbi Piqerras, ku shkruhet frengjisht “Ecole s-t Catherine”, pra “Shkolla e Shen Katerines”. Ky fakt i fundit shpreh poliglosine, shumesine e gjuheve te huaja dhe te kulturave evropiane ne zonen e Himares. Nuk po vazhdoj me tej.
* * *
Kur shkova per here te pare ne fshatin Pilur, nga buron Eposi Magjik i Himares polifonike pashe kuoten me te larte te fshatit te rrethuar nga nje pyll i rralle lisash, qe s’di pse me kujtuan lisat e Dodones. Nje pyll krejt i vecante, gati perrallor. Mjere ata qe s’e kane pare kete pyll te cuditshem dhe lum ata qe e kane pare! Deget e ketij pylli jane shekujt dhe kenget, sinkretizmi i natyres dhe i historise. Gjate viteve kam shume kujtime nga Himara. Kujtoj ekspeditat arkeologjike nenujore ne Palasa dhe ne Dhermi, kujtoj kur shkova per here te pare te Shpella e Pirateve, per te cilen Petro Marko ka shkruar romanin e mrekullueshem, qe eshte ekranizuar. Nuk ka ndodhur te shkoj ne Dhermi dhe te mos ndalem e te pi nje cigare te varri i Petros. Sipas ritit te lashte ndez dhe nje cigare te dyte dhe e le te digjet ne heshtje mbi pllaken e varrit. Me c’deshire titanike per jeten do te ngrihej poetin e pavdekshem Petro Marko, per ta thithur kete cigare! Do te kujtonte koherat, te cilat pa kujtesa jane te zbrazta, boshe, te frikshme, te kota.
* * *
Nuk duhet harruar per te folur per keshtjellen e famshme te Porto Palermos te ndertuar nga Ali Pashe Tepelena. Kjo keshtjelle katerkendeshe me kater kulla eshte nje cudi e arkitektures ushtarake dhe e kohes. Heren e fundit e vizitova keshtjellen bashke me Lefter Cipen. Rreth e qark saj ka disa bime te gjelbera, deget e te cilave po t’i kepusesh nxjerrin nje leng te bardhe si qumesht. E pyeta Lefterin si quhen keto bime, “Qumeshtoret e Vasiliqise” m- tha ai. Thuhet se Vasiliqia u martua me Ali Pashe Tepelenen ne kishen prane keshtjelles. Nuk mund te kete keshtjelle me egzotike ne Shqiperi me nje mundesi kolosale per tu kthyer e tera ne nje qender turistike, te famshme per krejt Mesdheun, ku mund te vinin nga e gjithe bota. Emri i Ali Pashe Tepelenes dhe i femres me bukuri te madhe, Vasiliqise, perbejne emblemen magnetike te historike se koherave. Nje projekt i shtetit shqiptar, mundet i financuar dhe nga Banka Boterore do te kthente Porto Palermon ndoshta ne nje Montekarlo ne brigjet e Jonit. Kjo do ta ringjallte ekonomikisht me shpejtesi te pabesuar Himaren.
Sa kohe duhet pritur per kete gje, qe kjo mundesi e rralle te kthehet ne nje realitet? Pyes: A duhet harruar kaq gjate gjiri dhe plazhi magjik i Jales, ndoshta me i bukuri ne Evrope? Cila krahine e Shqiperise ka pasuri kaq te pambarimta natyrore? Per c’fatalitet paradoksal nje Himare kaq perrallore te jete kaq e varfer? Kush do te thote Mea Culpa!? Ndoshta qe te gjithe kemi faj, edhe une qe po i shkruaj kaq vone keto rrjeshta, sepse duhet t’i shkruaja shume me perpara. Si mund ta duam vendin tone pa dituri? Cdo ringjallje e vertete eshte forma me sublime e diturise. Kjo nuk ka asnje dyshim.
S’ka shume dite qe shkrova nje parafjale per librin e intelektualit poliglot nga Himara Janko Pali,qe do te botohet se shpejti per historine e Himares. Ai vdiq 97 vjecar. Qe nga Qeparoi dhe shkroi shume libra per Himaren. Dinte shume gjuhe te huaja madje edhe esperanton, por librat e tij postume me nje shqipe te kulluar do te botohen tani kur ai nuk eshte me dhe nuk do t’i shohe me syte e tij keto libra. Mbase qiejte e Himares kane ruajtur dhe bebezat e syve te Janko Palit per te pare pas vdekjes librat e tij te botuar dhe per me teper Himaren e Ringjallur. Amen!
(Marre nga”Koha Jone” )
Postoi z. Petraq Pali nga KLUBI I SHKRIMTAREVE”PETRO MARKO” VLORE
V:O Fotot ilustruese jane marre nga Google.
Leave a Reply