
Ishte mëngjesi i ditës së shtunë të atij Marsi, pikërisht dita e Pranverës! Dielli kishte lëshuar rrezet për të ngrohur atë ditë dhe sikur dëshironte t’i uronte mirëseardhje Pranverës në kryeqytetin kosovar. Një fjalë e urtë popullore thotë: “Dita e mirë duket në mëngjes” por, atë ditë fatkeqësisht për familjen tonë, e ndoshta edhe pë shumë familje kosovare nuk ngjau ashtu.Vërtet ajo ditë filloi me një pamje të bukur pranverore dhe me një diell të ngrohtë, por si duket më pas edhe dielli u zemërua pas asaj që ndodhi dhe iku me zemërim duke ia lëshuar vendin shiut si shenjë solidarizimi me dhimbjen tonë. Në vendë të dallëndysheve të cilat lajmërojnë ardhjen e Pranverës, atë ditë “korbat e zeza” me uniformën blu dhe me emrin UDB-ja Jugosllave po i drejtohej familjes sonë.
Kishim tri ditë plot ankth e gjith familja,sepse nuk dinim asgjë për djalin dhe vëllaun tonë R.M ,se çfarë kishte ndodhur me të, ku gjindej, a ishte gjallë?! Asnjêrit nuk u zihej vendi vendë, e aq me pak babait e nënës, të cilët as nuk hanin e as nuk pinin por vetëm silleshin vërdallë e nuk dinin ç’të bënin! Vëllau i madh paraqitet në sekretariat dhe e kërkon, e ata i thonë:
– “Eja ditën e shtune të tregojmë ku e ke vëllaun dhe do të takohesh me një më kryesorin i cili është serb dhe ai të njofton më konkretisht ku e ke vëllaun”!
U kthye në shtëpi dhe u tregoi prindërve të cilët u qetësuan pak nga ai ankth që i kish kapluar sa ditë. Të nesërmën në mëngjes u ngrit dhe sapo e piu një kafe bashk me prindërit dhe bashkëshorten e tij, u përshëndet dhe u nis me shpresën se shpejt do të kthehet e do t’ju tregon të rejat. Por, fatkeqësisht nuk doli ashtu siq mendoi dhe shpresoi, sepse sapo kishte hyrë në sekretariat pas një bisede të shkurtër ia kishin lidhur duart duke i treguar se edhe vëllaun e kishte aty. Gjysëm ore pas arrestimit të tij, 4 makina policore me 40 policë e rrethuan familjen dhe shtëpinë tonë. Hynë me aq brutalitet në oborrin e shtëpisë dhe u afruan tek dera kryesore. Babai sapo i vuri re nga dritarja gjithë ata trupa policore që hynë në oborrë, u perpoq me shpejtësi të dal, por ata veq thuajse u futën mrenda me atë edukatën e tyre të shfrenuar pa pritur as t’ua hapte derën. Me një zë ironues iu drejtua njëri prej tyre që mbahej më kryesori e i tha:
-“A jeni ju babai i R.M dhe i ati tjetrit”?
Ai u përgjegj:
-“Po unë jam babai i R.M dhe i të gjithë fëmijëve të mi”! Ku e keni hallin ju zotri, pse hyni në shtëpinë t’ime me kaq brutalitet dhe a e dini ju se kjo shtëpi ka zot dhe është e shqiptarit…, si hyni ju ne oborrin t’im e deri tek dhoma ime pa trokitur”?!
Ai qeshi me nje ironi dhe i tha:
– “Ne hymë ku duam dhe kur duam”!
Babain ata e njihnin qysh moti dhe dinin për veprimtarinë dhe atdhedashurinë e tij. E dinin se e kishte edhe mik për kokë të mikut Adem Demacin, i burgosur në atë kohë, si dhe shumë miq të tjerë të tij të burgosur nga demostratat e vitit ’68, që ishin zhvilluar para së të lindja unë!
Babait i vlonte gjaku e i ngriteshin nervat.
– “Ku i kam djemt”? – pyeti ai.
– “Djemt i ke në burg zotëri, dhe ne kemi urdhërin të bëjmë një kontrollë në shtëpinë tuaj”!
Filluan të kontrollonin çdo gjë, të kthenin mbrapsht e përmbys e perpiqeshin të mos u shpëtoj asgjë! Kontrolla zgjati me orë të tëra që nga mëngjesi e deri dikur vonë mbas dite! Disa prej tyre ishin vendosur rreth e rreth shtëpisë, ndërsa njëri qëndronte pranë derës së oborrit! I mbanin automatikët në dorë dhe gishtin tregues në këmbëz të armës, në gjendje gadishmërie. Pasi e kontrolluan gjithë shtëpinë, dolën jashtë në oborr dhe filluan të gjurmonin me aparatin e tyre “spiun” dhe aty ku sinjalizonte ai aparat ata hapnin gropa! Unë isha një femi që akoma nuk i kisha shkelur të 12-at dhe me vinte për të qeshur kur ata nxitonin të hapnin gropën me shpresën se do të gjejnë ndonjë material të fshehur që do t’ju shërbente si provë, e në fakt u dilte ndonjë shufër hekuri e moqme apo edhe ndonjë gur. E kërkonin makinën e vëllaut të madh, ku ai e posedonte një makinë të llojit “FIAT 1300”!
Mu drejtuan mua duke me pyetur -“Ku është fiati”, e njëri më rroku për fyti dhe më mbështeti për muri e më tha:
-“Trego ku është makina”?
Unë nuk mund të flisja se dora e ti më shtrëngoi aq shumë sa mezi mirrja frymë dhe po përpiqesha ta largoja atë dorë të “hekurt” ku për fat vrapoi nëna ime e dashur dhe e shtyu policin ku më pas më tërhoqi pranë vetes dhe iu revanshua policit duke i thënë:
-“Largohu nga vajza ime, si s’të vjen turp me një fëmi të sillesh kështu”?!
Të tjerët polic vazhdonin kontrollimin. Disa mrenda shtëpisë e disa jasht në oborr të cilët i hoqën edhe shkallet e cimentos nga ballkoni me shpresën se aty do të gjejnë dicka! Po me kot asgjë nuk gjetën dhe të inatosur hynë përsëri mrenda në shtëpi dhe filluan ta kontrollojnë bibliotekën dhe të gjithe librat një nga një, duke menduar se mos ka ndonjë gjë mes tyre dhe i ndanë me një anë shumë prej tyre për t’i marrë, e një ndër ta ishte edhe romani i Rexhep Qosjes ” Vdekja më vjen prej syve të tillë”!
Përveç librave na i morrrën edhe kasetat e kasetofonit dhe të magnetofonit, ku ishin këngët e kënduara nga rapsodët tanë si kënga e Ahmet Delisë, e Dem Ahmetit, e Selman Kadrisë i cili e kishte vrarë Miliq Kërstën, kënga e Mrikës si dhe shumë këngë të tjera, e në mes të gjitha atyre gjërave edhe një “revole” e fëmijeve e cila ishte e nipit Fisnikut e i cili qau shumë për të,aq sa për babain të cilin e priste me dashuri për t’ja sjellur dhuratën që ia kishte premtuar për ditëlindje të cilën e kishte po atë ditë ku i festonte 5 pranverat e tij. Nëna ime e cila vërtet ishte një grua trimëreshë dhe nuk ua mirrte fare në dorë, përsëri u përlesh me ta dhe ju tha:
– “Si nuk ju vjen turp t’i merrni edhe lodrat e fëmijëve, apo ndoshta vallë ju keni frikë edhe nga ato”?! Unë kisha një fletore ku shkruaja poezi nganjëherë, të cilat mi botonte mësuesja ime e dashur në “Rilindja për fëmijë” dhe ata ma morrën dhe më thanë:
-“Ti nuk duhet të shkruash më, se përndryshe kur të rritesh mandej do të shkosh aty ku i ke sot vëllezërit”!
Pasi i mblodhën të gjitha gjërat çka ata dëshiruan dhe e kthyen përmbys çdo gjë, u tërhoqën si qenë! Qielli filloi të ngryset dhe filluan pika shiu, thuajse në ato çaste donte të solidarizohej me dhimbjen e prindërve të mi. Ata u ulën në shkallët e oborit që i kishin larguar nga vendi i tyre dhe rrinin në heshtje me sytë e lotuar. Unë si fëmiu më i vogël i tyre, u afrova pranë dhe i përqafova duke u thënë:
– “Mos qani se djemt prapë do të vinë”!
Nëna ime e dashur mu drejtua, duke mi ledhatuar flokët
– “Jo bija ime nuk po qaj, burgu është për burra! E djemtë e mi tani janë bër burra, ata din të qëndrojnë aty si burrat”.
Ndërsa, babai më tha: – ”
– “Ah moj bijë, sot mbeta pa krahë”!
Eh…, nuk kishte faj, ishte rritur bonjak i gjori, s’kishte as vëlla e ishim vetëm ne fëmijët e tij që na kishte si dritat e syve! Më than të shkoj në shitore që të blej dy pako cigare, se nga dhimbja që ndienin në shpirtë edhe pse nuk e kishin ndezur asnjëherë më parë, ju dukej se po ta ndiznin nga një cigare të paktën do t’i qetësoj. Që nga ajo ditë, lotët e dhimbja nuk na u ndanë për një kohë të gjatë, bashkë me traumat dhe persekutimet!
Pas dy apo tri ditësh e morrëm nje telefonatë nga sekretariati. U lajmerova unë. Në anën tjetër të receptorit u degjua një zë burri.
– “Alo shtëpia e familjës Maqedonci”?
– Po, i thashë unë!
Më pyeti: – “Sa vjeqe je”?
– Afer 12 vjeqe…, u përgjegja!
– “A din ti përcjellësh një porosi babait tënd?
– Sigurisht!
– “Mir…, thuaj le t’i sjellë rrobat edhe për çunin e tretë, se është këtu në burgun e Prishtinës”! Vëllau i tretë ishte në shërbimin ushtarak dikun në Slloveni dhe ishte afër 20 vjeçar! E mbylla telefonin dhe fillova të qajë në dënesë dhe thash me vete, o Zot si do të mundem t’ua jap lajmin prindërve. U përpoqa t’i fshij lotët të cilët nuk ndaleshin dhe hyra në dhomë te babai, ku kishte shumë mysafir që kishin ardhur t’i përkrahnin moralisht e shpirtërisht e t’ju qëndronin pranë prindërve tanë . E perqafova dhe i thashë
– Një burrë me emrin Faik Nura thirri nga sekretariati dhe më tha”
– “Thuaj babait sjelli rrobat edhe për djalin tuaj të tretin, se edhe ai është në burg”!
Ai u mbeshtetë për kolltukun ku ishte ulur, morri frymë thellë dhe më tha:
-“A kanë çfarë të bëjnë më zi moj bijë?!
Ja pra. Kjo ishte pranvera e asaj kohe. Pranvera me lot, ku po burgosej rinija kosovare, po burgosej populli ynë liridashës, po burgosej Kosova!!!
Makfire Maqedonci – Canolli
Burimi – Facebook


Leave a Reply