
Çfarë është Endometrioza ?
Indi endometrial (endometrium) vesh uterusin (mitrën) nga brënda dhe derdhet (ose largohet) zakonisht gjatë periudhës menstruale. Endometrioza është një gjendje jo-kanceroze e karakterizuar nga prania e arnave të indeve endometriale në zonat jashtë mitrës të tilla si tek tubat e fallopit, vezore, fshikëz apo pelvis (legen).
Këto inde bymehen gjatë ciklit menstrual në një mënyrë të ngjashme me atë brënda mitrës duke shkaktuar dhimbje dhe formimin e indeve cikatrice. Endometrioza është vëne re në rreth 10-15% të grave me menstruacione të moshës nga 25 deri 44 vjeç, megjithëse shihet edhe tek adoleshentet.
Shkaqet e Endometriozës
Edhe pse shkaku i Endometriozës nuk është përcaktuar, është vënë re se ka ndikim tek anëtarët e së njëjtës familje duke i dhënë asaj një nocion si çrregullim i trashëguar.
Ka një rritje të rrezikut të paraqitjes së saj tek:
• Gratë që kanë periodën e tyre të parë menstruale para kohe
• Gratë, ciklet menstruale të të cilave janë të shkurtra dhe të rënda
• Gratë që kanë fëmijën e tyre të parë pas moshën 30 vjeç
Në përgjithësi janë në një rrezik më të ulët, gratë që kanë patur shtatzëni të shumta, të cilat kryejnë ushtrime fizike rregullisht dhe ato që përdorin kontraceptivëve oral me dozë të ulët.
Cilat janë shënjat dhe simptomat e Endometriozës?
• Një periodë e dhimbshme menstruale (dysmenorrhea) tek gratë mbi moshën 30 vjeç.
• Cikle menstruale jo normale me variacione në humbjen e gjakut.
• Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
• Dhimbje kronike në fundin e barkut që mund të shpërndahen në
inguinale
• Steriliteti
Si diagnostikohet Endometrioza?
Diagnoza bazohet në një shqyrtim të plotë të historisë së dhimbjes, simptomave të tjera dhe ekzaminim me ekografi dhe laparoskopi.
Cili është Mjekimi për Endometriozën
Edhe pse nuk ka shërim për Endometriozën, ajo mund të trajtohet me mjekime, kirurgji ose një kombinim i të dy teknikave. Lloji i mjekimit vendoset në varësi të faktorëve të tillë si: mosha e pacientes, lloji i ankesave dhe dëshira për të patur një fëmijë.
Mjekimi:
• Ilaçe për dhimbje – Medikamente të tilla si acetaminophen dhe ibuprofen mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes, por këto nuk ndikojnë në vetë endometriozën.
• Pilulat për kontrollin e lindjes – Marrja e kontraceptivëve oral për të rregulluar nivelet e hormoneve shpesh mund të zvogëlojë dhimbjet lidhur me Endometriozën, ndërsa ciklet vijnë më të shkurtëra dhe më të lehta. Ndonjëherë pilulat merren vazhdimisht, pa pushim për një periodë menstruale. Progesteroni, vetëm si terapi mund të jepet me injeksione apo në formë pilulash. Simptomat mund të kthehen pasi terapia është ndërprerë.
• Terapi me Hormone të tjera – Terapi të tjera hormonale imitojnë gjëndjen hormonale të menopauzës, duke eliminuar periodat menstruale dhe reduktojnë dhimbjen e endometriozës, por ato kanë efekte anësore të pakëndshme.
Trajtimi kirurgjik :
Trajtimi kirurgjik këshillohet për gratë që dëshirojnë fertilitet dhe tek gratë me Endometriozë të rëndë.
Informacioni i paraqitur më sipër është vetëm për qëllime edukimi mjekësor dhe në asnjë mënyrë nuk është me qëllimin për të zëvendësuar këshillimin mjekësor.Çdo terapi meret nga mjeku gjinekolog.
Qendra Diagnostike Alfa


Leave a Reply