Shpërthimi i një bobole gazi ka ndodhur rreth orës 13 sot në një ëmbëltore me emrin “Fati” në Prizren. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka thënë se të lënduar nga ky shpërthim janë 5 persona. “Një nga 5 personat, një femër, është lënduar më rëndë dhe është dërguar për në QKUK, ndërsa 4 të tjerët janë trajtuar në Spitalin Regjional të Prizrenit”, ka thënë Berisha, citon Zeri. Sipas Berishës bombola ishte e vendosur në bodrum ndërsa shpërthimi ka ndodhur pasi që ajo kohë më parë kishte filluar rrjedhje të gazit.
Republika



Leave a Reply