
(Mbi bemat e Sigurimit Shqiptar, ngjarje e Jetuar )
Peraq J. P A L I
“Vajzeria e Sofikes”
ADOLOSHENTJA… Tregim nga pJp
Sofika ishte nje vajze e perkryer e per me teper nje nxenese shume e mire. Ajo binte ne sy per hijeshine e saj. Kish nje trup prej atleteje, sy blu, bel te holle e nje fytyre engjellore si prej porcelani. Ate dite, ajo ishte veshur thjeshte. Me nje pale atlete te bardha, xhinse pas trupit, nje bluze te bardhe gjysem golf e mbi te nje xhakavento treçerekshe me jakë te hapur edhe ajo me ngjyre blu. Floket bjonde i kish te gjata e leshuar gjer mbi vithe.
Ishte një ditë e zakoneshme mesimi e ajo, per çudi s’e kishte veshur perparesen e zeze qe mbanin gjithe gjimnazistet, gje e cila linte pershtypjen se nuk do te hynte ne mesim. Prandaj, kur nxenesit u rreshtuan në sheshin para gjimnazit “Ali Demi” per te filluar mesimin, Sofika, nxenesja e shkelqyer e klases se II-te D, ra me nje here ne sy nga qe ishte e vetmja që s’kishte veshur perparesen e zeze me jaken e bardhe. Nxenesit e mesuesit hodhen njeherazi shikimin mbi te. Ç’te kish ndodhur valle ?
Aty mbi sheshin e pushimit, para hyrjes kryesore te një prej gjimnazeve më me ze ne mbare vendin, trupa e padagogeve qe rreshtuar e gjitha dhe ndiqte ne heshtje ritualin e zakonshem te mengjezit. Nderkohe qe nxenesit po futeshin ne rresht ne hyrjen e portes kryesore, Sofiken e ndaloi mesuesja kujdestare Mariza, e cila kish kohe qe e vrojtonte sa largu, duke arritur të lexojë ne syte e saj nje trishtim te fshehte e te brendshem.
– Sofika, dil te lutem pak nga rreshti. Qendro ketu, gjersa te futen nxenesit ! – i tha ajo me zë të ulet.
Sofika ju bind urdherit e ndenji pak sa djathtas, ne menyre qe te mos pengonte hyrjen e nxeneseve qe vazhdonin te futeshin mes koridorit te madh te katit perdhes e pastaj te shperndaheshin ne klasat e tyre perkatese. Ata kalonin dhe per çudi, te gjithe shikonin Sofiken, e cila u kuptua qe ishte ndaluar pikerisht qe te mos futej ne mesim.
S’kaluan pak minuta dhe pedagoget te cilet, edhe ata e kishin vunë re nje fare pezmatimi ne fytyren e Sofikes, vazhduan ecjen per ne dhomen e mesuesve nga ku moren regjistrat e u shperndane neper klasa, duke menduar se çdo të kish ndodhur vallë me nxenesen e tyre qe ishte e veçante ne atë shkolle.
Kur oborri i shkolles dhe koridoret e saj u boshatisen plotesisht nga nxanesit dhe zhurma e tyre Mariza, e cila vazhdonte te qendrone aty ne sheshin e pushimit te shkalleve e pyeti:
– Sofika, te lutem a mund te me thuash, pse ke ardhur pa përparsen e zeze dhe jaken e bardhe sot ? Drejtoria ka nje vendim ku shkruhet se, në mesim nuk pranohet asnje vajze qe vjen pa e veshur atë ? Përveç kësaj, do të desha te dija se ç’problem ke që ke ketë shprehje kaq te shqetesuar dhe e heshtur në fytyrë ?
Vajza e hijeshme adoleshente qendroi ca çaste pa folur nga që s’ishte ne gjendje t’i shprehte mesueses shqetesimet e problemet e saj dhe pastaj, nisi te qante plot denese e ngasherim, duke u dridhur e gjitha e duke derdhur lote, pa mundur te flasë as edhe një fjalë. Pastruesja e shkolles, Axhibeja, nje grua çame e mrekullueshme e cila ishte si nje nene e mire per çdo nxenes, teksa po dilte drejt oborrit me fshese ne dore, e pa kete skene e nderhyu mes Sofikes dhe mesueses duke thenë:
– Ç’ke te keqen nena ? Ç’te ka ndodhur ? Ç’te mundon, thuaja mesueses. Ajo te do dhe do t’a zgjidhi hallin qe ke…Mos qaj, bije e nenes !
– Lere, Axhibe ! – nderhyu mesuesja – ajo do t’a thot vetë se ç’fare ka !
– Mire, te keqen nenë Axhibeja, ato që ke thuaja mesueses – tha plot dhemshuri gruaja e moshuar dhe doli ne oborr duke mbajtur fshesen ne dore, nderkohe qe ktheu edhe nje here koken pas e peshperiti me merak fjalet: Ah, a sa delikate jane vajzat e shkreta! …
Ne dhomen e pedagogeve dy tre mesues qe orën e pare s’kishin mesim po diskutonin per Sofiken, duke shprehur edhe ata shqesimin se vajza diçka duhej te kishte. Prandaj, kur aty hyri mesuesja me Sofiken ne krah, u larguan instiktivisht duke thene se do te dilnin jashte te pinin nje kafe ! Ata e kuptuan qe Mariza, duhej te ishte vetem e te fliste me te.
Mbasi mbylli porten e salles me çeles nga brenda, Mariza ju drejtua perseri vajzes:
– Te lutem me thuaj, ç’farë ke, moj vajzë ? Ç’te mundon? Pse s’me tregon ç’ka ndodhur?
– Po, une dua t’ju tregoj – tha vajza duke ndalur lotet – por a ka mundesi te shkojme tek drejtori e atje t’ju shpegoj ? Sepse kam vendosur te le shkollen, te mos t’a vazhdoj me. S’mundem !… S’mundem ! E, vajza shpertheu perseri ne ngasherime e, lotet i rridhnin çurk mbi faqet e saj si porcelan, te cilat i kishin marre nje ngjyre mavi te veçante.
– Mos qaj te lutem, mos qaj ! Hajde te shkojme tek drejtori – i tha mesuesja e cila, edhe ajo ndihej shume e shqetesuar e nuk dinte se si t’a shpjegonte panikun e vajzes se ngrate.
Zyra e drejtorit ishte ne katin e trete, nje kat me lart se salla e mesuesave. Mbasi kaluan koridorin e gjate, ne hyrje te shkalleve ndeshen me Arjanin, nxenes ne nje klase me Sofikes i cili, duke pare ne mengjez Sofiken pa perparese si edhe te shqetesuar, kish kerkuar leje te mos merrte pjese per ate ore mesimi. Syte e saj te perlotuar u kryqezuan me ato te atij e, ai u perpoq qe te komunikonte sadopak me te. Sofika s’i kushtoi rendesi qendrimit te tij ne shkalle dhe me shikimin e saj sikur i thoshte la te kuptoje se … ai e ti je sebepi ! Mariza, vazhdoi te ece me shperfillje e duke ngjitur shkallet u kthye nga vajza e tha:
– Po ky, ç’ ben jashte ? Pse s’eshte ne mesim ?
Sofika, ndali dhe shpertheu perseri, ne lote e ngasherim.
Pas pak, trokiten ne zyren e drejtorit dhe kerkuan leje te hynin. Drejtori, i cili nuk kish as me te voglen dijeni se ç’problem kishte nxenesja ne fjale, kur i pa bashke, instiktivisht, u ngrit me nje here ne kembe dhe pyeti:
– Ka ndodhur gje ?
Mariza nuk mund te fliste dot dhe u pergjigj neper dhembe:
– Shoku drejtor, ende s’dime gje… Sofiken diçka e mundon dhe kerkoi t’a degjonit personalisht ju… Apo jo Sofika ?
– Po ! – u pergjegj ajo nderkohe qe me shami dore, mundonte te fshinte lotet.
Drejtori, i cili kish vite qe drejtonte ate gjimnaz model, ish njeri i “shenjte”, i thjeshte e fisnik, mesimdhenes i shkelqyer. Ai kish mbaruar studimet e larta ne Bullgari dhe qe drejtues i afte e me ze, ne mbare sistemin shkollor te kohes.
– Uluni, uluni, mos rrini ne kembe – i ftoi duke drejtuar doren nga karriget e pastaj ju drejtua vajzes – Ti, vajze, çfardo shqetesimi qe te kesh, ate duhet t’u a thuash me pare prinderve e, me pas, mesueses tende. Do ish mire qe une te mos degjoja gje, ne se behet fjale per probleme jashte shkollore. Por, ama, ne se ke probleme qe jane brenda shkolles, per to menjehere duhet te sinjalizoni e te flisni ! Por, sido qe t’ju kete ndodhur, pa me thoni, pse ke ardhur ne shkolle pa perparese? Pse keni thyer urdherine e drejtorise ?… Ti je nje vajze e zgjuar, shemellore e ne mburemi me ty. Je e dalluar ne mesime, ne sjellje e edukate. He, fole vajze e mbare, si e ke hallin ?!
Sofika, edhe pse ne kulm te deshperimit, mblodhi veten duke i’u pergjigjur me plot kurajo:
– Shoku drejtor… Une s’e kam veshur perparesen, sepse s’kam per t’a vazhduar me shkollen. Per kete gje, natyrisht, jam shume e merzitur dhe teper e deshperuar por, ne s’vijme ne shkolle per te na perulur djemte e per te na poshteruar… Ja, kjo eshte e tera !
– Pa dale, pa dale, merre pak me shtruar, vajze ! – nderhyu drejtori – Pa me trego pak, te lutem, me shpego me qarte, çfare ka ndodhur ? Kurse, sa per ato fjale qe the se do lesh shkollen, me vjen keq qe e degjoj nga goja tende. Ti, je nxenese e shkelqyer. Si do t’a besh kete gje ?… Do qe te mbetesh e pa shkolluar ?
– Nuk mundem – tha e perlotur Sofika – s’mund t’i u them asgje me teper. Me lini ju lutem vetem me mesuesen. Me vjen turp… Me pas le t’ju a thote ajo te gjitha. Por, problemi im eshte i pazgjidhshem. Une, pa tjeter qe duhet te le shkollen ! Me vjen keq, por duhet t’a le, me domosdo. Mami e babi s’dine gje akoma, ndersa une kam dy dite pa gjume qe luftoj me vetveten. Pse te me ndodhi mua keshtu, pse ? S’dua t’a besoj ! …
*
* *
Arjani, nxenesi i klases se II – te D, i cili po priste ende tek shkallet, ishte nje djale simpatik dhe pergjithesisht i mire ne mesime. Por ishte nje tip megalloman nga qe kish nje vit e ca që ish kthyer nga jashte shtetit, ku prindet e tij kishin qene ne nje perfaqesi diplomatike te shtetit tone. I ati, dikur punonjes ne Ministrine e Puneve te Brendshme ne Tirane, pat qene derguar per kater vjet si diplomat ne nje shtet te Amerikes Latine. Keshtu qe atij ju desh te rrinte me gjyshen nga nena sapo filloi gjimnazin nderkohe qe, tetevjecaren e kish mbaruar ne ambasade me mesuesit qe shteti dergonte per femijet e diplomateve. Pra, ai, prinderit e motra e vogel, kishin disa muaj qe qenë kthyer pergjithmone, nderkohe qe i ati ishte emeruar shef i zhdukjes se krimeve ne Vlore.
Ardhja e tyre ne ate qytet, ku njerezit jetonin ne varferi e te izoluar nga bota e huaj, beri jehone dhe ra ne sy sikur te kish zbritur nga kozmosi. Ata u sistemuan ne pune e femijet ne shkolle, ne apartament te madh luksoz, me tre dhoma gjumi e nje dhome tip studio e cila ish adaptuar duke u marre nga hyrja tjeter, per nje rast te veçante si ai. Ajo familje ishte “tipike”, jo vetem nga pozita qe kish marre i pari, nga fakti qe bashkeshortja e tij pat zevendesuar menjehere dr. Petritin si drejtoreshe e farmacive, por edhe nga te bemet e tyre te cilat ishin shume te eksagjeruara. Ata, perveç veshjes qe ata i nderonin çdo dite e sipas stines, kishin edhe kater biçikleta larushe, me zinxhira e me shume korona, me te cilat benin xhiro çdo mbas dite deri ne Uje te Ftohte tek rrapi e anasjelltas. Shetisnin me akullore ne dore, me radijo e tangerlleqe e te dukej sikur shihje nje grup cirku, nga ata me klloune ! Aristokraci e kaluar asaj, po kujt i’a mbante te thosh gjysem fjale? Pa le kur, te gjithe, flisnin rruges spanjisht! Me pak fjale atyre vegjelia, ne qe ishim poshte tyre u dukeshim si milingona. Ata dukeshin sikur kishin zbritur nga Olimpi !
I ati, i shikonte vartesit qofte edhe kryetarin e tij me perçmim, se kryetar ishte, por jashte shtetit ama s’kish dale, as biçiklete me lule s’kish. Po keshtu edhe e ema e Arjanit, shoqja Violete e cila “shiste pordhe” e çdo nje ore shkonte e nderohej me rrobe te reja: kapardine, pallto kepuce e sandale. E, kjo pune, merziste jo vetem nepunesit a shikueset e rruges, por edhe gjithe qytetin. Njerezia, mezi prisnin pagen e pesembedhjete diteshit, ndersa kjo familje hante ne restornat – turizem edhe dreken e darken !
Per çudi, edhe vajza e cila vazhdonte shkollen e piktures te njejtat huqe kishte, i shikonte me percmim shoqet te cilat e thumbonin e s’ja varnin fare, por megjithate ajo donte te dukej me ato rrobat e bukura qe kish sjelle nga Amerika … sepse ashtu qe mesuar. Ndersa Arjani, donte te ish mbi te tjeret. Ai hiqej sikur dinte gjithçka, por shoket pak nga pak nisen t’i largoheshin dhe ai e pa veten ngushte e nga kjo, ndodhte qe te largohej shpesh nga oret e mesimit. Kjo edhe nga qe i ati, sa here qe ai ikte me sherbim ne Tirane a gjetke, merrte ne telefon ne shkolle qe t’i jepnin leje, sepse ai shkonte ne kryeqytet me gjithe familjen. Aty prenotnin dhoma ne hotele turizmi dhe kudo e prezantonin veten qe te dukeshin se kishin ardhur nga jashte …
Por le te vijme te vijimi i historise sone qe nisem ne fillim.
Qendrimi i Arjanit para shkalleve ne shkolle, nuk kish ndodhur rastesisht. Ai, e kish ndjere veten keq kur, Sofika vajza me e hijeshme e shkolles kish ardhur pa perparese e me nje here, kerkoi t’a zbuse “shakane” qe kishte sajuar nje dite me pare. Por, kur syte e tij u kryqezuan me ato te Sofikes, ne kohen qe ajo po shkonin ne drejtori e shoqeruar nga mesuese Marizen, i dhane te kuptoje se ai, Arjan Bitri, s’i kish punet mire. Ajo, Sofika, kish vendosur qe t’ja çirrte masken atij prototipi, sikur t’a dinte edhe te vdiste e, per kete, s’kishte hiç frike, sikur te ishte edhe vete djali i Enver Hoxhes !
Arjani ishte i trembur …
*
* *
Me se fundi, Sofika, vendosi te flase. Ajo, pasi mblodhi veten ashtu e perlotuar siç ish, shprehu pa pike ndrojtje ankesen qe kish:
– Veprimet e Arian Bitrit ne klase, shoku drejtor, jane ato te nje rrugaci !… Do t’i u lutem shume t’a beni zap. Le te jete i kujt te doje, qofte edhe bir i Enver Hoxhes! Ne s’vemi ne shkolle te na fyejne, te na poshterojne e te na tallin. Jane shume raste te perseritura ato te tij… Ai kercenon, ze porten sa here dalim ne pushim e duhet t’i lutesh qe vajzat te dalin jashte. E teperon, te kap me duar, per flokesh, ai … – tha vajza e shpertheu ne lot me denese – eshte shume i poshter, megalloman !
– Prit, prit nje here, mos vazhdo me tej – nderhyu drejtori e shtoi – Te lutem Mariza, shko lajmero urgjent sekretarin e partise, mesues Shpetimin… Ti, Sofika, prit pak. Qenka shume problem serioz ky, interesant! Si eshte e mundur qe ne te mos dime asgje ?
Sofika nderpreu rrefimin dhe filloi te qante.
– Pusho te lutem, qetesohu ! – i thoshte here pas here drejtori, nderkohe qe ndjente se po vajza dridhej gjer thelle ne shpirt.
Pas pak, sekretari i partise profesor Shpetimi bashke me Marizen u futen brenda. Drejtori, nuk u besonte vesheve e kerkoi edhe nje here nga Sofika te nise te rrefeje se çfare kish ndodhur ne klasen e II – D.
– Do ish mire – tha ai – qe te thirret edhe sekretarja e shkolles qe te mbajme edhe nje proces – verbal ku te shenohen gjithe thenjet e vajzes…
– Po si eshte puna? Çfare ka ndodhur ? – pyeti Shpetimi.
– Po ja, vajza ankohet qe Arjan Bitri sillet si rrugaç ne klase, ka kohe qe e ben kete e asnjeri s’eshte bere i gjalle e edhe mesuesja s’di gje… Pa fole, moj vajze e dashur, trego ato qe me thate mua, qe t’i degjoje edhe sekretari.
– Shoku drejtor, une ju thashe edhe pak me pare e po ju them perseri se, ai njeri eshte problem per vajzat. Sjellja e tij prej rrugaçi, na ben te mos frekuentojme me shkollen – dhe vajza e lotuar dhe vazhdoi te tregoje rreth sjelljes se tij qysh ne fillim te vitit. Ajo u ankua se ai sillej me kedo nga vajzat keq e se ato kishin frike e nuk qene ankuar, bile dje ai, i kish shkruar edhe nje leter te cilen Moza, nje shoqe e klases, magjype, e kish lexuar ne gjithe klasen pastaj ja kish vene asaj mes librave, nderkohe qa ajo ishte jashte.
– Une letren e kam ketu, teksti i saj eshte teper i felliqur, asnje s’mund t’a lexoje ate e, edhe kur e paskish lexuar Mimoza, ne vend te fjaleve te keqija nga qe i vinte turp thoshte … pike … pike…! Ajo leter kishte shume pike… pika !
Vajza qau perseri me urrejtje e zemerim te madh dhe tha;
– Keshtu s’mund te vazhdohet me ! Une do lë shkollen qysh sot e, çeshtjen do t’a kerkoj gjer lart ne Komitetin Qendror te Partise edhe pse, prinderit e mi, s’kane fare dijeni per çka ka ndodhur…
Profesor Shpetimi, i cili ishte teper servil dhe i pa qendrueshem ne karakter e shkonte nga frynte era, mbasi degjoi vajzen nderhyri :
– Tani, ne te degjuam ty moj vajze, po ate letren duam te na i lexosh e, pastaj, t’a shohim ne se eshte shkrimi i Arjan Bitrit ai apo e ka bere nje tjeter. Sepse, Arjani eshte djale i mire e prinderit e tij, jane njerez te nderuar e me poste ne Parti, apo jo shoku drejtor ?!
Sofika prishi buzet me perçmim.
Drejtori hoqi syzat e ju drejtua Shpetimit, me shume seriozitet perzier me inat:
– Me fal por, ketu s’behet fjale se i kujt eshte Arjan Bitri. Une mendoj qe menjehere te mblidhet Keshilli Pedagogjik, te shqyrtohet ankesa dhe te verifikohet letra, te pyeten nxenesit e per te, te merren masa urgjente deri ne perjashtim nga shkolla. Shkolla jone eshte me tradita e ketu s’ka vend per rrugaçe !
– Mos u nxitoni, shoku drejtor – tha Shpetimi i qete dhe tinzar – duhet marre shtruar puna se, po u ekspozua ndodhia, qofte sikur te jete e vertete, atehere shume vajza te influencuara nga prinderit mund te brakstisin edhe shkollen e me pas i hapet nami i keq gjimnazit tone… Apo jo shoqja Mariza ?
– Te lutem, une jam dakort me mendimin e drejtorit! – tha teper seriozisht Mariza – – Te hapet nami, te behet ç’te behet – kembenguli drejtori dhe shtoi- çeshtja eshte serioze dhe une them qe urgjent, te nderpritet mesimi e mesuesat te thirren ne salle qysh tani. Mariza, lajmero dezhurin, mesimi te nderpritet !
– Po prit, shoku drejtor, prit nje here! Se mund te kemi edhe probleme me te atin e tij. Ai eshte kuader e njekohesisht antar i byrose se partise ne rreth.
– Shoku Shpetim, ketu kemi te bejme me sjellje jashte normave te shoqerise. Ketu kemi te bejme me nje kercenim ! Ketu kemi… ç’te them une !… Shume keq, shume keq ! Edhe ju, Mariza, do mbani pergjegjesi, se eshte ne klasen tuaj qe behen keto maskaralleqe e, ju, s’keni dijenine me te vogel – foli drejtori dhe hodhi syzet mbi tavoline dhe urdheroi – Te mblidhet keshilli pedagogjik ne çast ! Kurse, ti moj vajze e mbare, mos u shqeteso per çka ndodhur. Lajmero dhe prindet dhe, te jesh e sigurte se per te, ne do marrim masa gjer ne perjashtim nga shkolla. Jo vetem nga kjo e jona por ndofta edhe nga gjithe shkollat e Republikes. Natyrisht, mbasi te vertetojme ato qe thua ti, bashke me vertetesine e letres…
Çeshtja mori nje drejtim qe s’pritej. Shpetimi, natyrisht, s’kishte hallin e vajzes apo te vajzave te shkolles. Sepse, ai e shikonte problemin ne “rruge partie”. Kish frike se me pas problemet do te nderlikoheshin e, dhe roli i tij si sekretar partie, ndoshta do te kish pasoja.
Vajza duke lotuar tha:
– Kete problem, po nuk e zgjidhet ju si drejtori, une dhe prindet e mi do bejme leter deri tek shoku Enver Hoxha e per kete s’kemi frike nga njeri, per me teper qe im ate eshte komunist ! Pike ! …Tani, a mund te largohem une shoku drejtor ?
– Po, te largohesh! – foli qete drejtori – Letren jepja sekretarit dhe ne do t’a diskutojme ne keshillin pedagogjik. Hajt, vajze e mire, mos u merzit, te kesh besim se shkolla jone nuk turperohet. Arjan Bitri do japi llogari ! Jepja letren sekretarit e te kesh besim tek partia !
Vajza, u kthye pak prapa e nga gjoksi nxori letren, te cilen ja dha sekretarit, nderkohe qe drejtori nderhyu e tha:
– Mariza, vajza le te largohet per ne shtepi. Kurse ti, vajze, do te lutem, mos u thuaj gje prindeve sot, perderi sa te dime si do reagoje keshilli pedagogjik. Mire ?!
– Nuk di, jam shume e shqetesuar, shoku drejtor – psheretiu ajo.
Ne ate kete kohe ra edhe zilja e ne shkolle u nderpre mesimi. Arjan Bitri, priste tek shkallet Sofiken e kur ajo kaloi prane tij, ashtu neper dhembe, ai leshoi nje fjale te turpeshme dhe fyese:
– Do t’a shikosh se çdo te punoj. Ke per te pare !
Sofikes ju skuq fytyra dhe i tha !
– Do t’a paguash shtrenjte Arjan Bitri ! Mendjemadh, megalloman, çun mamaje !
Arjani tentoi t’a kapte nga krahet, nderkohe qe ajo bertiti:
– Ik, leshome rrugen, i poshter, rrugaç !
Nxenesit qe kalonin aty prane e degjuan ato fjale, ndalen per nje çast te habitur.
*
* *
… Sofika zbriti duke fluturuar shkalleve e duke munduar se pse te kish ndodhur ajo gje. Dhjeta pyetje i bente vetvetes: Pse behej diferencim mes nxenesave? Pse, ca ishin te perkedhelur e ca te te tjere te vuajtur ? Perse te sillet ashtu shoku i saj i klases ? Ku qendronte puna ? Nga qe kishin pozita dhe i ndjenin krahet te ngrohta? Apo thjesht nga nje mendjemadhi prej rrugaci ?!…
E ndjente veten shume te fyer e te prekur thelle. Ndjente boshllek ne shpirt. Ajo rridhte nga nje familje intelektualesh. I ati punonte ne aviacion si specialist, nene oficer. E ema ishte mesuese kopshti. Nje vit para ata kishin pesuar nje fatkeqesi. I kish vdekur xhaxhai, nga nje atak ne zemer, ne moshen tridhjete e pese vjeç. Ai kish lene dy femije. E shoqja nga helmi qe pesoi, sa i sollen burrin e vdekur ne shtepi, pasi e veshi dhe e ndreqi kufomen beri vetvrasje. Ishte nuse e re, njezetetete vjeçe. U hodh nga ballkoni i katit te katert. Qe nje femer shume e bukur. Ajo, vdiq ne moment, ne trotuar. Pas asaj ngjarje tragjike i ati i Sofikes, rriste edhe dy niperit e tij, mbetur jetim.
Pikerisht, keto mendonte Sofika, teksa nxitonte drejt shtepise dhe luftonte me veten, ne se duhej t’u thoshte prindeve per ato çka kishin ndodhur ne shkolle, apo jo. Po per biseden me drejtorin dhe sekretarin e partise, po per letren, a t’u them ? E di qe ata do hidherohen, e di qe do luftojne per te drejten time. Qe do kene telashe, dhe kete e di, por s’ka si behet ndryshe. Por, mos valle, do te ishte me mire te prisja vendimin e keshillit pedagogjik ? Jo! T’a di te vdes, neser s’shkoj ne shkolle. E, pse te shkoj, xhanem? Atje te merzitet shpirti ! Po shoqet e mia ? Pse s’e ngrene zerin ato? Pse, kur une diskutova ne mbledhjen e rinise, ato heshten? Aty, une fola per ca gjera qe s’shkonin mes djeme e vajzave, ne pergjithesi. Kurse atij, i dogji e doli ne lufte te hapur kunder meje. Turp t’i vije, te poshterit, mendjemadhit ! Por, me vjen keq vetem me nje gje. Pse, te behem objekt bisedash, pa bere faj? Pse ?…
E nisi te qante rruges. Kish nisur te binte nje shi i forte e po lagej e tera por, as qe i vinte ndermend te futej nene ndonje strehe. Dhe ecte. Ecte mendueshem. Sa mbriti ne shtepi, e ema kuptoi qe vajza kish dicka. Syte i qene buavitur. Ashtu siç qe e lagur qull, Sofika ju hodh se emes:
– Mami, s’mund te shkoj me ne shkolle, s’mundem… Do t’a le …
– Uaaa, po ç’jane keto qe thua, moj vajze ? – tha e ema e shtangur – Ne syrin e kemi tek ty. Po bejme kaq sakrifica qe ju te arsimoheni e ti me thua ? S’e kuptoj, ku e ke hallin? Mos ke ndonje problem ? Hajt, shpirt, thuaja mamit. Fole, bija ime, ç’ke ? Pse qan? Ç’te ka ndodhur? Oh, e mjera une ! Fole, moj bije ! Pse me helmon keshtu, pak halle te tjera kemi ?!
Sofika, ju lut se emes t’a linte te qete. Shkoi ne dhomen e saj, u nderua dhe u perplas mbi shtrat, duke qare me denese. Kur erdhi i ati, ajo rrefeu per ngjarjen. Prinderit e degjuan te tronditur por u munduan t’a qetesojne, duke i thene se te tilla gjera ndodhnin, se çeshtja do sqarohej e ajo do shkone ne shkolle si gjithmone. Ne darke vajza as hengri, as piu. Ra perseri ne shtrat duke lotuar. Femijet u munduan t’i thoshnin ndonje fjale, por ajo s’pranonte Qe shume e helmuar nga gjitheçka qe kish perjetuar.
Te nesermen, i ati s’vajti ne pune. Piu kafen e mengjezit, percolli te shoqen dhe priti qe vajza te ngrihej per te shkuar ne shkolle.
– Sofika, ngreu, te keqen babi ! Vajti ora per ne shkolle !
– Babi te lutem, t’a thashe edhe mbreme – i tha ajo qe nga shtrati – Ne shkolle s’vete. Aty duhet te shkoni ju. Te vini nderin tim ne vend. Pse te gjykohem une, pa bere asnje faj ? Pse? Pse te me shkelin me kembe djemte e “agallareve” ? Pse, pse, pse ? I ati heshti. Mbylli deren e dhomes, shkoi ne guzhine e ndezi nje cigare. Po! Vajza kish te drejte. Ishte ai qe duhej te shkonte ne shkolle. Ai qeratai qe i binte ne qafe te bijes, duhet te jepte llogari ! Thithi cigaren thelle e pastaj mendoi: Po dale nje here, t’a shoh me qete kete pune. Ai djale e ka babane kuader te nderuar partie e jo “aga”, siç u shpreh e bija. Fjala e tij degjohej shume. Pastaj, ç’dobi do sillte ankesa e tij? Pse, t’a bente kete? Qe t’i hapte telashe vetes ? Vajti perseri te vajza, hapi deren lehte dhe i foli me te bute:
– Po mire, moj bija ime! Une vete, por s’jam dakord me ty qe i cileson “agallare”…
– Jo, babi ! E ke gabim. Ata jane agallare e kaluar agallareve ! Per ta flet nje Vlore e tere, po njerezit kane frike t’a hapin gojen …
– Po mos na hap telashe tani, moj vajze, ngreu!
– Te lutem babi, te thashe, une nuk shkoj me ne shkolle ! Kjo pune ka mbaruar.
I ati, duke njohur karakterin e te bijes, psheretiu dhe tha:
– Ne rregull ! Atehere po shkoj te drejtori! Po, ti, qetesohu! Çdo gje do rregullohet, ke per te pare! Dhe degjo, gjerat duhen gjykuar me gjakftohtesi. Dakord ?! …
– Me gjakftohtesi ? Ç’me thua, babi ? – shfryu vajza – Po ai me ka share, me ka kercenuar, me ka fyer e, ti me thua te gjykoj me gjakftohtesi ? Jo ! Jo ! S’mundem ! – Mire, mire, qetesohu! Po shkoj ne shkolle – i tha i ati dhe e mori per qafe duke e puthur ne balle. Pastaj pasi mbylli deren, e mermeriti me vete – Kush e di çdo na nxjerre kjo mesele ?
*
* *
Mbledhja e keshillit pedagogjik, s’doli ashtu siç mendoni e parashikoi sekretari i partise. Ai, si mik i te atit te Arjan Bitrit e shok ideali i tij, u perpoq qe t’a zbuste ose t’a shuante ate problem, por drejtori dhe shume prej arsimtareve burra apo gra, u indinjuan kur degjuan nga goja e drejtorit ç’kishte rrefyer Sofika, bile kerkoi me kembengulje te lexohej letra, teksti i se ciles ishte i pa pranueshem per nje mjedis te tille.
– Ne kete shkolle – vazhdoi drejtori me ton te larte e shume i indinjuar – nuk do te lejojme djem qe te marrin neper kembe vajzat, qofshin ata edhe bij te anetareve te byrose politike. Me vjen shume keq me ç’ka ndodhur dhe ndjehem me faj dhe pergjegjesi. Per kete gje, me vjen keq se pari si prind, por edhe si pedagog e drejtor. Prandaj mendoj qe, çeshtja t’i kaloje hetuesise, edhe pse ai nxenes eshte ende mazhor. Por, kjo s’do te thote qe ai mos gjykohet, per fyerjet e kercenimet e tij prej rrugaçi …
Disa mesues moren zemer nga fjala e drejtorit e nisen te diskutojne me shume kurajo bile, dy – tre prej tyre, ajo e matematikes, e gjuheve te huaja dhe e letersise, kerkuan qe çeshtja te analizohej me teper seriozitet e personi ne fjale, te vihej para pergjegjesise. Me pas u ndez debat i madh. Shume mesues kerkuan te lexohej letra e “turpeshme”, nderkohe qe sekretari i partise dridhej e perdridhej, duke u thene kolegeve se fjalori saj qe i papershtshem.
– Pse s’thua fjalor i piste ? – nderhyu drejtori – Prandaj te lutem ta lexosh, sepse ketu te gjithe jemi prinder dhe edukatore. Duhet qe gjithkush te kuptoje se gjer ku ka arritur shkolla jone. Sa keq me vjen !
Sekretari i partise u perpoq t’a shmangte ate gje, duke thene se ajo ish nje lajthitje djaloshare, nje eufori adoleshenti, prandaj ai e cilesonte te pa kuptimte leximin.
– Jooo ! – therriti drejtori duke i rene me grusht tavolines e duke u ngritur ne kembe ne shenje proteste – Jo, shoku sekretar ! Ju jeni i detyruar t’a lexoni letren. Ketu, jam une drejtor i kesaj shkolle e do behet ashtu siç them une ! Ju, shoqja Merjeme, mbani protokollin ne regull. Te te lutem, shenoi pike per pike fjalet e mia !…
– Siurdheroni !
– Flisni, me kurajo, mos u trembni ! S’keni se nga kush rezervoheni ! – beri thirrje drejtori.
– Me leje !
– Urdheroni !
– Ne, shoku drejtor, po s’degjuam se ç’eshte shkruar ne ate leter te shkrete, s’kemi se si japim mendim. Kur t’a degjojme, do japim edhe mendim tone – tha mesuese Merita, e cila ishte gruaja e nje prej sekretareve te komitetit te partise te rrethit -Prandaj, shoku Shpetim, s’ka pse te nguroje, le t’a lexoje letren …
– Po, ç’te degjosh, moj shoqja Merite ? Ne jemi burra e s’e lexojme dot – u pergjegj ai
– Por ate e kane degjuar gjithe nxanesit e klases se II-te D. E ka lexuar nje vajze. Atehere, pse juve u vika zor ? Ç’jane keto gjera ?! – nderhyri nje mesuese.
Mbledhja, po behej e zjarrte e, dhe ata mesues qe ishin te frikesuar e trembeshin te delnin kunder veprimit te Arjan Bitrit, natyrisht nga frika dhe influenca e atit te tij, filluan te peshperisnin e te kerkonin fjalen. Si perfundim, i detyruar e pa me te voglen deshire, sekretari nisi te lexoje letren e cila kish nje tekst teper te turpeshem e me fjalor rrugesh. Pedagoget u befasuan, ca gra protestuan qe ajo te mos lexohej me tej, nga qe fjalori i saj ishte skandaloz.
– Vazhdoje gjer ne fund ! – urdheroi drejtori – Ju, Merjeme, vazhdoni protokollin !
– Siurdheron ! – u pergjigj Merjemja .
U deshen shume e shume ore diskutimesh qe keshilli pedagogjik te jepte me ne fund, mendimin e tij perfundimtar. Disa komuniste si edhe sekretari i partise, kerkonin qe ajo çeshtje te mbyllej brenda shkolles e te mos ekspozohej, per disa arsye. Se pari, per emrin e mire qe kishte vete shkolle ne dekada, se dyti per vajzen, “puna” e se ciles perbente nje çeshtje delikate e, mbi te gjitha per emrin dhe detyren e shokut K. babait te Arjanit …
Me pas, u krijua pak a shume nje skene e tille me keto replika.
Drejtori:
– Shoke ! Ky eshte nje skandal me permasa kombetare ! As qe mund te konceptohet qe nje nxenes i nje shkolle me emer si kjo e jona, te beje veprime te tilla te turpesheme duke kercenuar, fyer e bezdisur vajzat, shoqet e tij te shkolles. Ne kemi ketu vajza konviktore, te ardhura nga fshatrat e rrethit tone e nga rrethe te tjera. A e dini se ka dite qe ne klasen II -te D, qysh kur eshte mare vesh ky incident, mungesat e vajzave jane te shumta ? Ndersa ne fleme, mesuesja kujdestare hesht, organizata e rinise po ashtu, sekretari ka frike nga Arjani dhe babai i tij. Ju lutem, me thoni, ç’eshte kjo ? Po ju pyes si t’ja veme emrin. Une propozoj qe çeshtja t’u kalohet organeve perkatese dhe kerkoj perjashtimin nga shkolla jone e gjithe shkollat e vendit te nxenesit Arjan Bitri. Ky eshte mendimi im ! Shoqja sekretare, ju lutem, shenoni pike per pike mendimin tim dhe m’a jepni t’a shikoj me pas …
Sekretari:
– Shoku drejtor, shoke kolege ! Me vjen vertet keq qe ne shkollen tone te ndodhin ngjarje te tilla por, para se te marrim nje vendim te tille, duhet te vertetojme, me ekspertize qe letra eshte shkrojtur prej nxanesit Arjan Bitri. Se mund te kete ndodhur qe, dikush tjeter te jete autor i saj e, me kete veprim, ka per qellim te diskreditoje prindet dhe familjen e tij e cila sa eshte kthyer nga nje mison shteteror sherbimi, ne Ameriken Latine. Prandaj, ju lutem, t’a shohim drejt e me qetesi kete çeshtje. Duhen gjykuar me pjekuri politike. Mos valle, pas ketij skandali fshihet dikush tjeter ? Mos valle ne te, jane implikuar persona te tjere, te cilet kane per qallim te perbaltin kuadrot e Partise e te Pushtetit. Ju lutem shume, mos u ngutni por, mbani qendrim serioz e te drejte …
Mendoj qe se pari letra te verifikohet, te kaloje ne ekspertize. Te ballafaqohen nxenesit, vete vajza qe ankohet e ajo qe ka lexuar letren. Te pyetet klasa, rinia e, me pas, te dalim me mendim. Organizata e partise se shkolles, se bashke me mua, do te jete pergjegjese per kete skandal, prandaj t’a shikojme mire kete pune se, me siguri, ketu ka dore armiku. Vigjilenca jone, ate qe ka ngritur kete alibi, do t’a kape si miun ne çark. Arjan Bitri, rrjedh nga nje familje e devoteshme e patriote e, per me teper nga dy prinder komuniste qe japin edhe jeten per atdheun e partine. Pra, t’a marrim çeshtjen me qete. Me qete, pa gjaknxehje e inate . Ju lutem shume !…
Drejtori :
– Protestoj !
Disa mesues te lekundur:
– Shoku Shpetim, mund te kete te drejte ! Me e mira eshte qe çeshtja te shkoje ne ekspertize… e, me pas, le te gjykojme.
Sekretari:
– Mendoj t’a hedhim ne vote! Kush eshte dakort me propozimin e drejtorit dhe kush eshte pro mendimit tim ?
Drejtori :
– Jam dakort !
Pastaj u kalua ne votim. Merjemja numuroi votat e dha rezultatin perfundimtar. Doli qe shumica qe dakord qe çeshtja te shikohej me pare ne ekspertize e, me pas te merrej nje vendim i sakte dhe pa paragjykime e dashakeqesi per secilen pale. Mbas shtate oresh mbledhje, keshilli pedagogjik i shkolles u shpernda.
vijon
Nga Petrq Pali
Marre nga Facebook


Leave a Reply