Vjeshta është një ndër stinët me të mira të vitit. Ajri i freskët na bënë që të ndihemi shumë mirë, pastaj ambientet i cili shndërrohet nga ngjyra e gjelbër në ngjyrën kafe, sezoni e prezantimeve të koleksioneve të veshjeve, ndryshimi i ngjyrave nga të hapurat në ato me të mbyllura si dhe përgatitjet për Halloween…e disa dhe ngjarje të tjera që shënohen në stinën e vjeshtës bën që ne të ndihemi mirë.Por çfarë duhet një çift të bëj gjatë kësaj stine?
Më poshtë do ju paraqesim disa nga idetë më qesharake.
Vjelja e Mollëve
Të gjithë kemi njohuri se gjatë sezonit të vjeshtës bëhet vjelja e mollëve. Kjo është një ide e mirë për të dalë së bashku me partnerin tuaj, që do ju bëjë të largoheni nga stresi dhe ngarkesat tjera ditore. Vjelja e mollëve është një mënyrë e mirë që ju bash të bëni edhe ndonjë ëmbëlsire dhe ndonjë pite me molla.
Panairet e Qytetit
Panairet e qytetit janë shumë të mirëseardhura. Pjesëmarrja juaj bashkë me partnerin në këto panaire ngase përveç gjerave që do shihni të prezantuara aty, ju do i shijoni edhe momentet e shëtitjeve bashkë. Kjo vizitë do të jetë edhe me mirë nëse do keni fëmijë, ngase edhe ata do kënaqen së bashku me juve nëpër shëtitje dhe vizita.
Një udhëtim i gjatë
Gjatë kësaj kohë të vjeshtës, është shumë mirë që të bëni një udhëtim të gjatë me partnerin tuaj. Ecja nëpër vende të hapura dhe me ambientin që e krijon kjo stinë duke ia shtrënguar dorën partnerit dhe duke biseduar me të do ju bëjë të ndiheni mirë.
Një vikend vjeshtor
Vendosni së bashku me partnerin tuaj qe njërin ndër vikendet e juaja ta shfrytëzoni që të dilni jashtë qyteti në ndonjë periferi të pastër dhe të kaloni qaste të mira. Pamja që krijohet në këtë stinë, rënia e gjetheve do të ndikojë që ju të kaloni mirë me partnerin tuaj.
Piknik me poezi
Shfrytëzoni këto ditë të freskëta të vjeshtës për të shkuar në ndonjë piknik me të dashurin tuaj dhe duke i lexuar njëri- tjetri poezitë tuaja me të preferuara. Kjo do të ndikojë që ju ta keni edhe një ditë gazmore. Kudo që shkoni merrni me vete ushqimin dhe pijet që ju i doni. Kështu do ta bëni ditën tuaj shumë të bukur dhe magjepsë, sepse do keni gjitha gjërat që bëni dhe që ju rrethojnë, që të ndiheni shumë mirë edhe rehatshëm.
Loja e ditës
Vetëm nëse nuk do të jeni shumë të dhënë pas ndeshjeve të futbollit të cilat do ju shkoqisin zemrën tuaj, atëherë së bashku vendosni që të keni një lojë tuajën, në mënyrë që të kaloni qaste të bukura më humor dhe duke e zbavitur njëri tjetrin. Loja është një mënyrë e mirë për të kaluar një ditë të bukur bashkë. (Puhia/Your Tango)
gazetaexpress
Leave a Reply