
Ja ç’i ka ndodhur një 11-vjeçare nga South Jordan…
Kushedi sa herë ju ka rastisur të luani “kukafshehti” kur ishit të vegjël e të mendonit deri edhe për vende të pamundura për t’u fshehur? Ja që një vajzë 11-vjeçare nga South Jordan (Jutah) i ka kaluar të gjithë limitet: donte të fshihej brenda një lavatriceje. Por si përfundim ngeci aty, aq sa u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta liruar.
Këmbët e saj ishin aq të palosura e të ngushta, sa që humbi edhe funksionin muskulor, duke mos arritur t’i lëvizte për të dalë nga makina larëse. Prindërit e saj, përpara se të thërrisnin zjarrfikësit, tentuan ta nxirrnin me të gjitha mënyrat, duke përdorur gjalp, akull, apo edhe ujë të nxehtë. Por si përfundim, kërkimi i ndihmës ka qenë i pashmangshëm./standardi.info


Leave a Reply