
“Maratonomaku nga Shkodra”, një libër që Riza Lahi ia kushton emrave të shquar të sportit shkodran
Disa prej emrave më të spikatur të sportit shkodran, kryesisht të sporteve të rënda që përfshin mundjen, peshëngritjen dhe boksin, janë portretizuar në një libër të quajtur “Maratonomaku nga Shkodra”. Promovimin e këtij libri, autori Riza Lahi, edhe ky shkodran por i larguar prej vitesh duke jetuar në Tiranë, ka preferuar ta bëjë në qytetin e tij të lindjes. Dhe, ka zgjedhur Bar-Restoreant “Marku”, një nga perlat turistikë rrëzë Taraboshit dhe Liqenit të Shkodrës, ku krahas anës ceremoniale të përshëndetjeve të rastit, të pranishmit, përgjithësisht personazhe të librit në fjalë kanë patur rastin të kalojnë edhe një dreke festive.

“Ishte inciativë e mjeshtrit të madh të shtangës Faruk Kalleshi për të bërë të mundur realizimin e këtij libri që nxjerr në pah lavdinë e qytetit tonë të Shkodrës”, thotë për ATSH-në autori Lahi, duke theksuar se atë ia ka kushtuar sportit dhe lavdisë së forcës shkodrane së cilës i paraprijnë sportistët e sporteve të rënda, që në Shkodër kanë pasur dhe kanë një traditë të mrekullushme. Spikasin ndër to, figurat e Mirash Vuksanit, burrit të fortë të Shkodrës që ka bërë jehonë të madhe në sportin e mundjes, së bashku me Sait Fishtën, Eljaz Gurin, Paulin Sterkajjn, etj. Për të vijuar me sportin e peshëngritjes me protogonistët e brezit të mëparshëm, Faruk Kalleshi, Asim Belinova, e për të mbërritur tek të sotmit Erkand Qerimaj e Xhulio Prroni, kampion Europe dhe Bote. Ndërkohë, që po aq në vemendje është edhe sporti i boksit me veteranët Viktor Martini, Ramiz Halili e Liman Kulla, për të mbërritur tek profesionistët e sotëm Artur Gavoçi e Jetmir Kuçi që bashku me trajnerin e tyre pasionant Zef Gjoni.

“Ju betohem që nuk ka më të bukur në botë, sesa të bësh not shpinë mbi Bunë duke parë herë Kalanë Rozafa , e herë shpendët e shelgjet që derdhen përmbi ty », -citon diku në parathënie të librit prej 400 faqesh me llustër dhe me fotografi shumëngjyrëshe autori Lahi i mbushur plot emocion.
Orjeta Dushi, moderatore e aktivitetit, Skender Drini, kryetar i shoqatës së shkrimtarëve dhe artistëve të Shkodrës, përfaqësues të qeverisjes vendore, sportitë, trajnerë e specialistë të sportit e përfaqësues të fushave të ndryshme e më gjërë, gjatë fjalës së tyre vlerësuan këtë liber me nota pozitive për tematiken që përcjellë në publik.
Shkrimtari dhe publicisti, Riza Lahi është autor i 23 veprave origjinale e të përkthyera. E veçanta e këtij libri është se ai shoqërohet edhe me një CD ku janë këngë të përzgjedhura një e nga një prej të gjithëve që kanë kontribuar për nxjerrjen e këtij libri.
“Shkodra e jonë e përbashkët, ka nxjerrë prej gjirit të vet drejtues shteti e politikanë, studiues të zotë e nammëdhenj, artistë e këngëtarë, humoristë, poetë e bejtexjinjë, artizanë e edukatorë…eruditë të pa fund. Por Shkodra ka nxjerrë edhe sportistë me famë si askush tjetër që kanë përfaqësuar qytetin dhe vendin me shumë dinjitet në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare”, shprehet autori Lahi, duke premtuar se në vitet e ardhshme do të vijojë të shkruajë përsëri për vlerat e Shkodrës dhe sidomos të fushës së sportit, sukseset e së cilës janë të pafund.
Foto: -“Maratonomaku nga Shkodra”- libër-ceremoni-promovim-autor Riza Lahi



Ne kujtim te Riza Lahit….
SHKODËR, 31 Maj 2010/ATSH-Gaspër Marku/
—————————————————–
Një dhuratë në vargje për miqtë dhe miqësinë e internetit – nga Tirana, Riza Lahi
Të dashur miq. Nqs kam harruar dikënd, të më falë. Të më shkruajë menjëherë në adresën time personale që ta koregjoj gabimin, kur këtë poemth miqësor, ta botoj edhe në libër, sic kam shumë dëshirë. Ndërkohë, miqtë që u kam dedikuar vargjet, nqs kanë vërejtje, dicka më thelbësore nga se kam dikur unë për ta, mundësoht edhe shoqëruar me dicka gazmore nga jeta e tyre, janë të lutur të më shkruajnë.
Me dashuri nga Tirana, Riza Lahi
VARGJE MIQSORE PËR SHOQËRINË E INTERNETIT
Parathënie
Shpesh pyes veten, ku janë nipërit dhe mbesat e diasporës së fuqishme shqiptare që tundi Parisin kur u pat pushtuar Shqipëria jonë me 7 prill 1939. Jam interesuar në shtete të ndryshme nga kam qënë dhe kam mësuar se ka shumë njerëz me rrembe shqiptari dhe që ata vetë e dinin… por…vetëm aq!
E pra, të shikojmë se sa nipër dhe mbesa të diasporës së para nëntëdhjetës në Australi, Gjermani, Zvicër, Amerikë..etj nuk dijnë më shqip? Është shumë e dhimbëshme.
Të njëmilion e dyqind mijë shqiptarët e diasporës së Shqipërisë së pas nëntëdhjetës, një hemoragji tronditëse për popullin shqiptar dhe atdheun tonë të shtrenjtë, ja, kanë gjetur edhe një mënyrë të mrekullueshme për të kontribuar sadopak me sa është e mundur në indentitetin kombëtar. Kjo mënyrë është – krijimi i listave virtuale me të cilat ne lidhemi me njëritjetrin. Me këtë korespondencë të shpejtë ne mbulojmë orët tona të vetmisë në mungesën e asaj që nuk zëvendësohet dot – asaj qënie abstrakte dhe po aq konkrete që quhet ATDHE.
Përmse këtij komunikimi, ne kënaqemi me njëritjetrin, shkëmbejmë eksperienca të ndryshme nga vëndet ku jetojmë, I përshkruajmë ato me zakonet apo mentalitetet autoktone, shkëmbejmë plane, ëndërra, fjalë të ëmbla, intimitete, plane, ëndërra; lexojmë poezitë e njëritjetrit, krijimet tona, I lavdërojmë , I kritikojmë…Edhe kjo ka të bukurën e saj… Sigirsht që merremi edhe me “thashetheme”duke I bërë lajka njëritjetrit, nganjë herë edhe shahemi e fyhemi. Nuk ka gjë, amani. Jemi shqiptarë. Na ka lindur një trung, na shëtit në damarë I njëjti gjak…
Pa të provojmë të vemë te vizitë te njëtitjetri, psh të vijë dikush nga miqtë e internetit në Itali te unë, sigurisht që edhe në borxh do t ë hyja po t ë mos kem vetë dhe do t’i hapja, si portat e zemrës , si dhe derën e shtëpisë, me të dyja kanatate do ta prisja me tër shpirtin.
Po cili nuk do ta bënte këtë, vëllezër e motra?
Poeti dhe autori I njohur Riza Lahi, që nuk ka qënë ndonjëherë në emigracion, është bërë miku I ne t ë gjithëve dhe është I njohur në të gjithë diasporën shqiptare. Ai derdh nektarin e tij gjith ëmbëlsi nëpërmjet poezisë apo prozës, dhe, sidomos, për informacionet që na sjell nga atdheu ynë I shtrenjtë.
Ja, është kujtuar dhe na ka mbledhur me humor e me qejf në një sofër që e ka shtruar vetë ai. Në një sofër me vargje të ëmbla dhe që do të na bëjnë të kënaqemi të gjithë. Patjetër që edhe dikush – dikush do të përlotet.
Miqtë personalë të autorit, që ai I ngacmon më shumë, me siguri do të shkrihen së qeshuri.
Poeti ynë , me këtë vepër që po paraqet, ja, synon të japë kontributet e tija modeste që të mos asimilohemi. Dhe, në u asimilofshin nipërit e mbesat tona, ata, ta dijnë se sa e deshëm Atdheun ne, se cilët qemë ne, njerëz të zakonshëm që kishim një gjë të përbashkët – dhimbjen dhe mallin për Atdheun tonë. Që e deshëm Shqipërinë si sytë e ballit.
Rizai më bëri një zile në numurin tim të celularit, dhe unë e mora nga Italia , sic bëj ngaherë.
“Vitore, je nga më të vjetrat e diasporës shqiptare të psotkomunizmit, të njohin të gjithë, si thua? A nuk na e bën parathënien e këtyre vargjeve? Ti je njëra prej shtyllave të forta të burrave e grave që u mungon atdheu përditë e që flasin, e mendojnë dhe do të vdesin vetëm shqip.! Shkruaj çfarë të të dojë shpirti yt”
Dhe, ja…unë e shkrojta.
E juaja, e të gjithëve, nëna Vitore.
Vitore Stefa – Leka
Trieste, Itali, 3 dhjetor 2008
Kartolina për stërnipërit e diasporës
së re shqiptare
Që nga ky dymijë e tetë
Dyqindvite do kenë shkuar
Kur ca stërnipër,stërmbesa
Ja…do jenë grumbulluar…
“Është njëzetetetë nëntori
Ndaj o miq ju mblodha sot
E dini se c’gjuhë kanë folur
Gjyshërit…një herë e mot?
Po …kush qenë stërgjyshërit tanë?
Ja, për këtë u kam mbledhur
Dyqind e ca vjet më parë
Ca vargje dikush ka hedhur
Shkruan për stërgjyshërit tanë
Kur kaluan oqeanin
Thotë e deshën shumë atdheun
Edhe fshehur për të qanin….
xxxx
Ky stërgjyshi ? Pah ç’ka qënë
Vjershatar edhe major
Sa ndjente zhurmë aeroplanash
Nga krevati – Hop,në oborr!!!!
“Mëmëdheu “ si hoje mjalti
Mblodhi botën me shqiptarë
Gim Bacelli I desh shumë
U thosh: “ Ç’kemi , mëmëdhetarë???”
Agim Bacelli
Nga Parisi në Prishtinë
Le të kish tanke e aeroplana
Zerma e tij – veç zog shqipërie
Emri I tij ish Abaz Pllana
Njëqind vjeç bëri një shpikje
Ky stërgjyshi në internet
Dyqind vite që atëherë
Nuk ia shkoi kush në planet
Abaz Pllana
Ky poeti? Agim Shehu!
Qe nga zemër e Labërisë
Askush si Gimi s’shkroi dot
Për Selamnë e Salarisë
Kur po vdiste tha: “Nuk dua
T’më këndojë hoxha te veshi”
Dha frymë duke kënduar
Një iso nga Kurveleshi.
Agim Shehu
Ky plakushi, more nipër
E kish emrin Abedin
Kush ia shante Çamërinë
Pace e bënte… Nasradin!
Guzhinjer si ky stërgjyshi
S’kish në Belgjikë as në Francë
Verë më verë te “Rrota e Kuqe”
Në Durrës vinte për vakancë
Abedin Rakipi
Kjo bukuroshja këtu
Zemërbardhë , si Antarktida
Me shpirt qeshte e këndonte
Si bilbileshë…Alida
U bë nuse në Gjermani
Për shkurt e thërrisnin “Lidush”
Edhe gjyshe kur u bë
Prap: “O Lidush, Rrapatush”
Alida Hisku
Si hënë e madhe kur del
Labërisë, në mal të lartë
Zemërëmbël si ketrushi
Kjo stërgjyshja…quhej Artë
Kur dhe burrat me mustakë
Luanin me fjalën e dhënë
Arta – si trimat qëmoti
“Fjalë e dhënë, gur i shtënë!”
Arta Mezini
Ky plakushi me penel
Që aq ëmbël pikturonte
Vetëm mjaltë nxirrte nga goja
Oh, nuk fliste, por këndonte
Sa fëmijëve në Nju Jork
Shqipen u mësoi për ditë
Shegë e rrush kish në Tiranë
Emër zogu kish – Astrit
Astrit Tota
Nipçeeeeee….E dini si gjenin
Në Amerikë punë garant?
Veç nga këshillat e kësaj gjyshes
“Si të sillesh, emigrant!”
Zinin punë me zotnillëk
Prej këshillave nga Albana
“Po kush të mësoi, or çun?”
“Albana…
Një shkrimtare nga Tirana”
Albana Mëlyshi
Eeeeehhh, ç’poete !Si Safo
ka qënë, more kokrra e mikut
Qe korçare prej kosove
Oh, rrëzës së Selanikut
Sa e bukur qe!…po s’pati
Një serenatë Mihallaqi
Jep e merr, s’i bënë dot vargjet
Kolec Krajli e as Petraqi
Ardita Jatru
Lum kush jepte intervistë
Albert Zholit, mjeshtër fjale
Vring, n’sabah, e kishte emrin
Në tër listat virtuale
Fort i shkathët qe gjyshi Berti
Njëqind vjeç kur i ndërroi jeta
Në një kohë qe gazetar
Në pesëdhejte tri gazeta
Albert Zholi
Beqir quhej ky stërgjyshi
Njëqind vjeç vdiq me penel
Boll pat vuajtur , ky trim
E prap gojën – karramel
T’bëje një vjershë për kosovën
Por brilant, si eliksiri
Për peshqesh – një ilustrim
Nga larg ta sillte Beqiri
Beqir Elshani
Ky këtu ?…Eeeehhh…e kish syrin
Të mprehtë, si tehu i sakicës
Për penë, për pushkë e për femra
– Baki Shpirti i Shipkovicës
Njëqind vjeç Baki Kombëtari
Kur pat vdekur, pastë rahmet
Bukureshti e Rumania
Pa të s’patën më lezet
Baki Ymeri
Ky që me mirësi ju qeshet
E ka pasë emrin Bislim
Aq studioz, porsi Ajnshtajni
Rrallë gjeje në Perëndim
Kur shkruante ai për Kosovën
Ngjethte mishtë rraca shqiptare
Rroi në Zvicër ku valonte
Rrezistenca kosovare
Bislim Elshani
Gazetar si ky, nuk kishte…
Si? Kush është? Dalip Greca!
Shokë e miq donte…Pa ngopej
Dhe me buke e kripë e speca
T’i thosh kujt një fjalë të keqe?
Kurrë s’e bënte atë gafë
Po të ngjiste, të gjith thonin
“ Fort i paskan rënë në qafë”
Dalip Greca
Duket plakë tash…Në Paris
Dikur ishte më e mira
Për Çamërinë e kallte flakë
Ë? Ç’e quanin? Edlira!
Sytë hapur si drita skode
I tër Parisi një natë
Kur Edlira që nga Korca
Solli grup’n e serenatës
Edlira Xhemo
Emigrantët fort i donte
Pa dallim, të gjith në bllok
Memalijaj s’kish si ai
Psikolog as sociology
Pah, sa i mirë ka qënë ky gjyyyyyyshiiiii
Quhej Edmond Ismailati
Të gjithve që shkruanin vjersha
Lavde u bënte, i ngrati
Edmond Ismailati
More djeeeemaaaa….Asnjëherë
Mos punoni shkeleshko
Po si? Shihni katragjyshen
Që firmoste me ELKO.!
Për gruan? Pas Fredi Engelsit
Më mirë s’shkrojti tjetër dorë
Se kjo bijë e Qeparoit
Elko Gjoka …Eleonora
Eleonora Koka – Gjoka
Si kunadhja ish e bukur
E zërin – si kanarinë
Shkruante vjersha mbi bedenë
Të Ali Pashës në Janinë
Sikur gratë I duan parfumet
Diçka Elda donte shumë
Si dashnor e kish “Laptopin”
Me të zgjohej e flinte gjumë
Elda Kokoneshi
…”Ky stërgjyshi , pastë rahmet
Na e kish emrin Faruk
Shpirt njeriu …me gurë ta gjuaje
Ai të gjuante me bukë.
Oh, ç’i kish ata tregime
Sikur lulet në lëndinë
Zemërdhëmbshur si Faruku
S’gjeje në tër Labërinë
Faruk Myrtaj
Rovi…quhej kjo, si shqipja
Që fluturon mbi bedena
Atë rracë trimëreshash
Nuk e nxjerrë më Tepelena
Në Itali rronte por vinte
Në atdhe gusht e për gusht
Neofashistëve në Itali
E u jepte erzin në grusht
Federova Dautaj
Le të kishte mjergull Londra
Në tër qiellin si sahan
Ai qeshte – qeshte – qeshte
Si dielli mbi Elbasan
Filma bënte, vjersha bënte
Për të mirë të Shqipërisë
Kish një huq, kujt s’i tregonte
Për vjershat e dashurisë
Fatmir Terziu
Si ky stërgjyshi , mër lali
S’gjeje kund as me kandil
Plumba pushke i kish fjalët
Dhe emrin e kish Fadil
Shtatë Stokholmë i ndërronte
Veç për sheshin “Skënderbe”
Kurr s’betohej “Për kokë t’fëmijëve”
Por betohej “Për atdhe!”
Fadil Shyti
Ky stërgjyshi prej Prishtine
Emrin e ka pasë Flori
Por flori, gjak ,shpirt s’kursente
Për Kosovën në liri
Po , kur zemërohej ca shpesh
Me ndonjë behej nervoz
I sulej ku I dhëmb e djegë
Me fjalët si mitroloz
Flori Bruqi
Poooo….ky burrë që sheh serbez
Gjeto Turmalaj – Shkreliani
Trim, si mos me e pas qitë nana
Por prej barkut aeroplani
Edhe vjersha të bukura shkruante
Edhe fort ishte kritik
Kush shante femrat shqiptare
Faaap! Shkreliani n’kallashnik!
Gjeto Turmalaj
Natë për natë e për merak
Gjergj Lacuku, burrë I dheut
Dy trimave u kushtoi libra
Askeolës e Skënderbeut
E u thosh amerikanëve
Pa I pushue e shkreta gojë
Nuk ka gjethe më të gjelbër
Se pranvera në Beltojë
Gjergj Luigj Lacuku
Ky burri rroi në Cikago
Dhe emrin e kish Ilir
Kur ulej ne Panda, s’ngrihej
Pinte tridhjetë shishe birrë
Poezi për gjethe vjeshte
Si ai nuk shkroi kush
Ia pat shkuar veç një plak
Që e kish emrin Lasgush
Ilir Borova
Kjo, more? …Si I bënte vjershaaaat
Ashikrisht e për merak
Oficere më të bukur
Nuk kish shtypi ushtarak
Sapo vinte në atdhe
Luleblirë mbushej Tirana
Cicërinin e zogjt e thonin
“Paska ardhur Iliriana”
Iliriana Sulkuqi
Nga pak Shkodër gjithkah çonte
Ku celë lulja e këndon bilbili
Herë në letër, herë “on line”
Dorën n’xhep , zotni Kabili
Dorën n’xhep e mendjen qiqërr
Si div malesh simpatik
Kur pat vdekë – alamet bustit
Ia kanë ngritur n’Koplik
Kabil Bushati
Ky kingu? Është Kolec Krajli
Kur donte – e bënte çorap
Njëqind burra në internet
Meazallah se e bënin zap
Njëqind vjeç shkoi në Parajsë
Libra plot, deri te gusha
Vjersha shkroi për pushkë e lule
Por, më të bukurat? Për femnusha…
Kolec Traboini
Kyyyyy?…Është Koço Kapedani
Djalkë pe Korçe tamam
Rrallë e tek I ndjehej zani
Amaaaaa….kur ndjehej? BAM! BAM!
Verë, raki s’kursente hiç
Me merak e piqte hellin
Kur I trokisnin Korçarët
E miq si Agim Bacelli
Kostaq Duka
Gjyshe Këzja kjo….mër lali
Zemërbardhë, si akullore
Inatosej veç kur bënin
Gabime gramatikore
Edhe vjersha shkruante bukur
Dhe për letërsi qe “zysh”
Qe xhymerte për paratë
Po të shkruaje keq, mo? Dysh!
Kozeta Zylo
O trima, ky katragjyshit
Ka pas lindur në Kallmet
Venë e kish gjysmën e gjakut
Kurse gojën me sherbet
N’ Jacksonville bënte plazhë…
Pasi brodhi tër Greqinë
Bënte kryq e bismilah
Për venë të kuqe e për Shqipërinë
Lekë Gjoka
Ky këtu ? Quhej Luan
Qe shqiptar dyzet karat
Por poetët e Greqisë
Sa qe gjallë I bënte mat
Sa herë vinte në Tiranë
Plot e mbushte atë kuletë
Dhe qeraste me “gjak krishti”
Tavolinat me poetë
Luan Xhuli
Ky? …rrojti mes norvegjeshave
Njëqindekusur vjeç vdiq
Veç në Shkodër e pat mëndjen
Në lezet e thërrisnin Bixh
Bixhit, këtij Luigj Shkodranit
S’ia kalonte kush lum miku
Barcoletat goja e tij
More I nxirrte krye dekiku.
Luigj Shkodrani
Trim si Leka i Dukagjinit
N’Shkodër rrënjët si Anteu
Bre ta bënin rracë gjermani
Por nuk bëhej Llemadeo
Shkruante vjersha të përmallëshme
Dhe punonte si luan
E shikonin gjermaneshat:
“Eeehhh!!!Sikur të qe gjerman!”
:
Llemadeo Dugagjini
A? Kjo nusja topolake
Është Mardena Kelmendi
Shkruante vjersha si petrarka
Fliste – si lidër kuvendi
Kur njëqind e pesë vjeç mbushi
Shpirtin e bardhë plot , si reja
Tha: “Po vdes!…Një serenatë
Dua nga Mihallaq Andrea”
Madi Kelmendi
Sa zili e kishin greket
Këtë aktoren syblu
N’daç këngëtare, n’daç valltare
Skenë më skenë tutje – tëhu
Flokët I kish onde – onde
Fëtyrën si kokërr mollë
Njëqind kërkesa për filma
Pat kur shkoi në Stamboll
Merita Dabulla
Kish dy dashuri të cmëndura
– Korcën dhe një jargavan…
Një poet që e desh si motër
Për të shkrojti një roman
Cicrrinte si dallëndyshe
Në folenë tej oqeaneve
Njëqindvjeçare dha frymë
Me një vjershë…mes jargavaneve
Merita Bajraktari
Ky gjyshi ka qënë sharmant
Ngado kishte shokë e miq
Ndërsa po shkruante një vjershë
Tha :“Kosovë!” , dha shpirt e vdiq
Kur s’kishin para poetët?
…Sikur shpata del prej milli
“Fafap” ç’e nxirrte kuletën
“Hajt, botoje!” thosh Mëhilli
Mëhill Velaj
Nuk kish labe më shpirtbutë
E të bukur si kokonë…
Vargjet që shkruante Moza
I këndojnë në Ankonë
Ajo qeshte me të madhe
Kur vinte të shihte nënën
Dhe djalëria i shkonte pas
“ Mua!…pse s’më do, moj qëne!”
Mimoza Ahmetaj
Urdhëro ?…Ky plaku I qeshur?
Me femra bënte shaka
U dhuronte vjersha të ëmbla
Dhe emrin e kish Mina
Desh tu bënte serenata
Mikeshave t’internetit
Bje e merr , stërgjysh Minai
S’i dollën paratë, të shkretit.
Mina Papajorgji
Shkrimtarë s’çonin në Irak…
Ndryshe? Ky gjysh kish ba namin
Veç ai burrë pa asnjë ndihmës
Rob e kishte kapë Sadamin
Thosh :”Bota do t’ishte më e bukur
Sikur t’kish më shumë lezhianë…”
…Sapo mbërrinte në atdhe:
“More, po ku e kam Rizanë?”
Ndue Hila
Eh, u plak, vdiq njëqind vjeç
Fjala e tij – mezja e kuvendit
Burr më të pashëm s’kish Kosova
Bash si lisat e Prizrenit
Fort I donte, fort shqiptarët
I mblodhi në gjitha listat
Mixhë Nazmiu i bëri bashkë
Komunistat e ballistat
Nazmi Jokurti
Ky stërgjyshi ka qënë trim
Si furtunë e sokol mali
Në Qeparo e në Amerikë
Ish veç një …veç Petraq Pali
E kishe në daç për vjersha
Për aheng, raki, meze
Kur po vdiste, Qeparoit
I dhuroi një shkollë të re
Petraq Pali
Gjer mbushi qindeshtatë vjeç
E kujtonin djalë të ri
Ç’i shkruante stërgjysh Papi
Lirika për dashuri!
I qante syri për pushkë
E për paksa raki mani
Ktheu të vdiste në Shqipëri
Më s’duroi dot te Daj Sami
Përparim Hysi
Kjo, more? Monda Moisiu!
Në lezet e thërrisnin RAI
Kudo shkonte , si pranvera
Veç lule linte pas saj
Ish nga Korça…Gjë më e bukur
Si yll përmbi oqeane
Tek vdiste tha: “Më varrosni
Në Dvoran…Nën një bajame…”
Raimonda Moisiu
Kush s’guxonte me ngucë Shkodrën
Se i shkonte kryeti vërdallë
Ma vonë?…Tjetër punë ma vonë
Por jo, sa qe Poli gjallë
Për Shqipni e për flamur
Për Çamërinë e për Ulqinin
Pa meze e pinte rakinë
Si kreshnikët, Pol Tedeskini
Pol Tedeskini
Burr më të ndershëm se ky s’gjeje
As në det, as në aeroplan
Zemërbardhë si ai s’kish tjetër
Emrin e kish Ramadan
Me një këngë kundër shkieve
Sot Kosova e kujton
Thonë emrin e Ramadanit
Ka një shkollë në Ekuiblon
Ramadan Pllana
Kryeredaktor në Athinë
Me ‘i gazetë që namin bani
Njëqindmnijë kopje arriti
Sa qe gjallë, ky, Ramadani!
Njëqind e tridhjetë vjeç rrojti
Zog shkodranit në Athinë
Vdiq në shkallët e stadiumit
Tek bërtiste për “Vllazninë”
Ramadan Bigza
Rahmet kur pat vdekë Rugova
E di çfarë thonin njerëzia?
Desh poezi të dëgjonte
Të shkruajtura nga Sevdija
Kur vdiq kjo gjyshe , qind vjeçe
E morën me aeroplan
Nëpër qiell të Atllantikut
E varrosën në Gjilan
Sevdije Rexhepi
Ky gjyshi? Quhej Thanas
Eeehhhh…këndonte si askush
Nga një këngë e tij, thonë
Ka pas varë veten dikush
Kur ka qënë i vogël, thonë
E lidhte macen për bishti
Por si ai deri më sot poet
Eeehhhh…ende s’nxori Ziçishti
Thanas Naqo
Zemërbutë si Platoni
Zëmra i digjej si kandil
Kamerën si sy ciklopi
Ky stërgjyshi jonë Vasil
Qe një lab, more, mes Parisit
Diapazon fiziarmonike
U mësoi parizianëve
Ç’është bota romantike
Vasil Qezari
Ahaaa, kjo biondina e bukur?
Emrin kish Vitore Stefa
Syri I saj e njihte frikën
Sa e njeh frikën luanesha
Njëqind vjeçe shkoi Vitorja…
Orët e fundit , te shtrati
Thirri “Oh, boll me doktorët!
Me sillni ullinje Berati!
Edhe ngjau e papritura
Kur poetes I mbet goja
Zëmra I duall nga gjoksi e I shkoi
Mes flamurit, te shqiponja
Vitore Leka – Stefa
Kush?….Ky burri i bukur, mo?
E thërrisnin “Zotni Zefi”
Veç me femna – meazallah!
Për të tjera? …Nana e qefit!
Kanë shkuar plot dyqind vjet
Por…këndej e andej detit
Hala s’duel një fotograf
Që t’ia shkojë Zotni Zefit
Zef Nacaj
More tërë kjo listë përlot
Me stërgjysha e stërgjyshe
E kishin një strehënë Tiranë
Si ka strehë një dallandyshe
Sikur bredh ngado në qiell
E kthen prap një dallandyshe
Në Tirënë qe një gazetë
Që i mblidhte – gazeta “NDRYSHE”
Qe një poeteshë atje
Zemërbukur si zambaku
Fatime quhej…Në qafë
Të merrte me vjersha maraku
Vët, politikanëve u binte
Me dajak sa u dhimbshin ijet
E mandej tek pinte kafe
Shkruante vjersha ashiknijet
Atje qe dhe një Bashkim
Avokat nga Gjirokastra
Në dhe t’shtiente a të çonte në qiell
Pa dhunë, ore, me duar të pastra
Kujt s’ia shtriu dorën për pare
Kur botonte atë gazetë
Për nder ia ditën stërgjyshët
Në këtë jetë e në atë jetë
Gazeta “NDRYSHE”, Fatime Kulli dhe Bashkim Nikolla
Kushedi sa emigratëve
Do u ndërronte emri e feja
Të mos ishte Evi e Tani
Të mos ishte “Art kafeja”
Tan Mezini si motorri
S’dukej, si në prapavijë
Kurse Evi Kokalari
Një fjalë kish sa për një mijë
Ç’ua shtruan miqve të “Art kafesë”
Një darkë të madhe , or burrë
Eeeeh, ç’ishin plakur të tërë
Për fytyrë s’ishin parë kurr
Tër Nju Jorku ndejt gatitu
Atë natë tek kriste qejfi
Valle, këngë e barcoleta
Qit Bixhi , prit Zotni Zefi
Në tribunë mes Nju Jorkut
U ngjit Evi Kokalari
Njqëind vjeçe qe kur thërriti:
“Rron, or rron e s’vdes shqiptari”
“Art Kafeja”, Evi Kokalari dhe Tan Mezini
Po…unë që kam shkruajtur
Për ju këtë amanet
Kush kam qënë , more kotorra?
Kanë shkuar dyqind vjet.!!!
Xake më thonin të gjithë
E dini si ndërrova jetë?
Njëqind vjec kur fluturoja
Mes Tiranës me bicikletë
E kuptova se qeshë mplakur
Mu nën rrotat e makinës
Tër jetën s’e pashë Nju Jorkun
As akropolin e Athinës
Tridhjetë vjet sa qeshë I ri
I kam grahur aeroplanit
Shkruajta libra e gazeta
Djalë, nip e stërnip shkodranit
Riza Lahi
Email rizalahi@yahoo.com celulari 00355 692214773
|
Një dhuratë në vargje për miqtë dhe miqësinë e internetit – nga Tirana, Riza Lahi
Të dashur miq. Nqs kam harruar dikënd, të më falë. Të më shkruajë menjëherë në adresën time personale që ta koregjoj gabimin, kur këtë poemth miqësor, ta botoj edhe në libër, sic kam shumë dëshirë. Ndërkohë, miqtë që u kam dedikuar vargjet, nqs kanë vërejtje, dicka më thelbësore nga se kam dikur unë për ta, mundësoht edhe shoqëruar me dicka gazmore nga jeta e tyre, janë të lutur të më shkruajnë. Me dashuri nga Tirana, Riza Lahi VARGJE MIQSORE PËR SHOQËRINË E INTERNETIT
Parathënie
Shpesh pyes veten, ku janë nipërit dhe mbesat e diasporës së fuqishme shqiptare që tundi Parisin kur u pat pushtuar Shqipëria jonë me 7 prill 1939. Jam interesuar në shtete të ndryshme nga kam qënë dhe kam mësuar se ka shumë njerëz me rrembe shqiptari dhe që ata vetë e dinin… por…vetëm aq! E pra, të shikojmë se sa nipër dhe mbesa të diasporës së para nëntëdhjetës në Australi, Gjermani, Zvicër, Amerikë..etj nuk dijnë më shqip? Është shumë e dhimbëshme. Të njëmilion e dyqind mijë shqiptarët e diasporës së Shqipërisë së pas nëntëdhjetës, një hemoragji tronditëse për popullin shqiptar dhe atdheun tonë të shtrenjtë, ja, kanë gjetur edhe një mënyrë të mrekullueshme për të kontribuar sadopak me sa është e mundur në indentitetin kombëtar. Kjo mënyrë është – krijimi i listave virtuale me të cilat ne lidhemi me njëritjetrin. Me këtë korespondencë të shpejtë ne mbulojmë orët tona të vetmisë në mungesën e asaj që nuk zëvendësohet dot – asaj qënie abstrakte dhe po aq konkrete që quhet ATDHE. Përmse këtij komunikimi, ne kënaqemi me njëritjetrin, shkëmbejmë eksperienca të ndryshme nga vëndet ku jetojmë, I përshkruajmë ato me zakonet apo mentalitetet autoktone, shkëmbejmë plane, ëndërra, fjalë të ëmbla, intimitete, plane, ëndërra; lexojmë poezitë e njëritjetrit, krijimet tona, I lavdërojmë , I kritikojmë…Edhe kjo ka të bukurën e saj… Sigirsht që merremi edhe me “thashetheme”duke I bërë lajka njëritjetrit, nganjë herë edhe shahemi e fyhemi. Nuk ka gjë, amani. Jemi shqiptarë. Na ka lindur një trung, na shëtit në damarë I njëjti gjak… Pa të provojmë të vemë te vizitë te njëtitjetri, psh të vijë dikush nga miqtë e internetit në Itali te unë, sigurisht që edhe në borxh do t ë hyja po t ë mos kem vetë dhe do t’i hapja, si portat e zemrës , si dhe derën e shtëpisë, me të dyja kanatate do ta prisja me tër shpirtin. Po cili nuk do ta bënte këtë, vëllezër e motra? Poeti dhe autori I njohur Riza Lahi, që nuk ka qënë ndonjëherë në emigracion, është bërë miku I ne t ë gjithëve dhe është I njohur në të gjithë diasporën shqiptare. Ai derdh nektarin e tij gjith ëmbëlsi nëpërmjet poezisë apo prozës, dhe, sidomos, për informacionet që na sjell nga atdheu ynë I shtrenjtë. Ja, është kujtuar dhe na ka mbledhur me humor e me qejf në një sofër që e ka shtruar vetë ai. Në një sofër me vargje të ëmbla dhe që do të na bëjnë të kënaqemi të gjithë. Patjetër që edhe dikush – dikush do të përlotet. Miqtë personalë të autorit, që ai I ngacmon më shumë, me siguri do të shkrihen së qeshuri. Poeti ynë , me këtë vepër që po paraqet, ja, synon të japë kontributet e tija modeste që të mos asimilohemi. Dhe, në u asimilofshin nipërit e mbesat tona, ata, ta dijnë se sa e deshëm Atdheun ne, se cilët qemë ne, njerëz të zakonshëm që kishim një gjë të përbashkët – dhimbjen dhe mallin për Atdheun tonë. Që e deshëm Shqipërinë si sytë e ballit. Rizai më bëri një zile në numurin tim të celularit, dhe unë e mora nga Italia , sic bëj ngaherë. “Vitore, je nga më të vjetrat e diasporës shqiptare të psotkomunizmit, të njohin të gjithë, si thua? A nuk na e bën parathënien e këtyre vargjeve? Ti je njëra prej shtyllave të forta të burrave e grave që u mungon atdheu përditë e që flasin, e mendojnë dhe do të vdesin vetëm shqip.! Shkruaj çfarë të të dojë shpirti yt” Dhe, ja…unë e shkrojta. E juaja, e të gjithëve, nëna Vitore. Vitore Stefa – Leka Trieste, Itali, 3 dhjetor 2008
Kartolina për stërnipërit e diasporës së re shqiptare
Që nga ky dymijë e tetë Dyqindvite do kenë shkuar Kur ca stërnipër,stërmbesa Ja…do jenë grumbulluar… “Është njëzetetetë nëntori Ndaj o miq ju mblodha sot E dini se c’gjuhë kanë folur Gjyshërit…një herë e mot? Po …kush qenë stërgjyshërit tanë? Ja, për këtë u kam mbledhur Dyqind e ca vjet më parë Ca vargje dikush ka hedhur Shkruan për stërgjyshërit tanë Kur kaluan oqeanin Thotë e deshën shumë atdheun Edhe fshehur për të qanin…. xxxx Ky stërgjyshi ? Pah ç’ka qënë Vjershatar edhe major Sa ndjente zhurmë aeroplanash Nga krevati – Hop,në oborr!!!! “Mëmëdheu “ si hoje mjalti Mblodhi botën me shqiptarë Gim Bacelli I desh shumë U thosh: “ Ç’kemi , mëmëdhetarë???” Agim Bacelli Nga Parisi në Prishtinë Le të kish tanke e aeroplana Zerma e tij – veç zog shqipërie Emri I tij ish Abaz Pllana Njëqind vjeç bëri një shpikje Ky stërgjyshi në internet Dyqind vite që atëherë Nuk ia shkoi kush në planet Abaz Pllana Ky poeti? Agim Shehu! Qe nga zemër e Labërisë Askush si Gimi s’shkroi dot Për Selamnë e Salarisë Kur po vdiste tha: “Nuk dua T’më këndojë hoxha te veshi” Dha frymë duke kënduar Një iso nga Kurveleshi. Agim Shehu Ky plakushi, more nipër E kish emrin Abedin Kush ia shante Çamërinë Pace e bënte… Nasradin! Guzhinjer si ky stërgjyshi S’kish në Belgjikë as në Francë Verë më verë te “Rrota e Kuqe” Në Durrës vinte për vakancë
Abedin Rakipi
Kjo bukuroshja këtu Zemërbardhë , si Antarktida Me shpirt qeshte e këndonte Si bilbileshë…Alida U bë nuse në Gjermani Për shkurt e thërrisnin “Lidush” Edhe gjyshe kur u bë Prap: “O Lidush, Rrapatush” Alida Hisku Si hënë e madhe kur del Labërisë, në mal të lartë Zemërëmbël si ketrushi Kjo stërgjyshja…quhej Artë Kur dhe burrat me mustakë Luanin me fjalën e dhënë Arta – si trimat qëmoti “Fjalë e dhënë, gur i shtënë!” Arta Mezini Ky plakushi me penel Që aq ëmbël pikturonte Vetëm mjaltë nxirrte nga goja Oh, nuk fliste, por këndonte Sa fëmijëve në Nju Jork Shqipen u mësoi për ditë Shegë e rrush kish në Tiranë Emër zogu kish – Astrit Astrit Tota Nipçeeeeee….E dini si gjenin Në Amerikë punë garant? Veç nga këshillat e kësaj gjyshes “Si të sillesh, emigrant!” Zinin punë me zotnillëk Prej këshillave nga Albana “Po kush të mësoi, or çun?” “Albana… Një shkrimtare nga Tirana” Albana Mëlyshi Eeeeehhh, ç’poete !Si Safo ka qënë, more kokrra e mikut Qe korçare prej kosove Oh, rrëzës së Selanikut Sa e bukur qe!…po s’pati Një serenatë Mihallaqi Jep e merr, s’i bënë dot vargjet Kolec Krajli e as Petraqi Ardita Jatru
Lum kush jepte intervistë Albert Zholit, mjeshtër fjale Vring, n’sabah, e kishte emrin Në tër listat virtuale Fort i shkathët qe gjyshi Berti Njëqind vjeç kur i ndërroi jeta Në një kohë qe gazetar Në pesëdhejte tri gazeta Albert Zholi Beqir quhej ky stërgjyshi Njëqind vjeç vdiq me penel Boll pat vuajtur , ky trim E prap gojën – karramel T’bëje një vjershë për kosovën Por brilant, si eliksiri Për peshqesh – një ilustrim Nga larg ta sillte Beqiri Beqir Elshani Ky këtu ?…Eeeehhh…e kish syrin Të mprehtë, si tehu i sakicës Për penë, për pushkë e për femra – Baki Shpirti i Shipkovicës Njëqind vjeç Baki Kombëtari Kur pat vdekur, pastë rahmet Bukureshti e Rumania Pa të s’patën më lezet Baki Ymeri Ky që me mirësi ju qeshet E ka pasë emrin Bislim Aq studioz, porsi Ajnshtajni Rrallë gjeje në Perëndim Kur shkruante ai për Kosovën Ngjethte mishtë rraca shqiptare Rroi në Zvicër ku valonte Rrezistenca kosovare Bislim Elshani Gazetar si ky, nuk kishte… Si? Kush është? Dalip Greca! Shokë e miq donte…Pa ngopej Dhe me buke e kripë e speca T’i thosh kujt një fjalë të keqe? Kurrë s’e bënte atë gafë Po të ngjiste, të gjith thonin “ Fort i paskan rënë në qafë” Dalip Greca Duket plakë tash…Në Paris Dikur ishte më e mira Për Çamërinë e kallte flakë Ë? Ç’e quanin? Edlira! Sytë hapur si drita skode I tër Parisi një natë Kur Edlira që nga Korca Solli grup’n e serenatës Edlira Xhemo Emigrantët fort i donte Pa dallim, të gjith në bllok Memalijaj s’kish si ai Psikolog as sociology Pah, sa i mirë ka qënë ky gjyyyyyyshiiiii Quhej Edmond Ismailati Të gjithve që shkruanin vjersha Lavde u bënte, i ngrati Edmond More djeeeemaaaa….Asnjëherë Mos punoni shkeleshko Po si? Shihni katragjyshen Që firmoste me ELKO.! Për gruan? Pas Fredi Engelsit Më mirë s’shkrojti tjetër dorë Se kjo bijë e Qeparoit Elko Gjoka …Eleonora Eleonora Koka – Gjoka Si kunadhja ish e bukur E zërin – si kanarinë Shkruante vjersha mbi bedenë Të Ali Pashës në Janinë Sikur gratë I duan parfumet Diçka Elda donte shumë Si dashnor e kish “Laptopin” Me të zgjohej e flinte gjumë Elda Kokoneshi …”Ky stërgjyshi , pastë rahmet Na e kish emrin Faruk Shpirt njeriu …me gurë ta gjuaje Ai të gjuante me bukë. Oh, ç’i kish ata tregime Sikur lulet në lëndinë Zemërdhëmbshur si Faruku S’gjeje në tër Labërinë Faruk Myrtaj Rovi…quhej kjo, si shqipja Që fluturon mbi bedena Atë rracë trimëreshash Nuk e nxjerrë më Tepelena Në Itali rronte por vinte Në atdhe gusht e për gusht Neofashistëve në Itali E u jepte erzin në grusht Federova Dautaj Le të kishte mjergull Londra Në tër qiellin si sahan Ai qeshte – qeshte – qeshte Si dielli mbi Elbasan Filma bënte, vjersha bënte Për të mirë të Shqipërisë Kish një huq, kujt s’i tregonte Për vjershat e dashurisë Fatmir Terziu Si ky stërgjyshi , mër lali S’gjeje kund as me kandil Plumba pushke i kish fjalët Dhe emrin e kish Fadil Shtatë Stokholmë i ndërronte Veç për sheshin “Skënderbe” Kurr s’betohej “Për kokë t’fëmijëve” Por betohej “Për atdhe!” Fadil Shyti Ky stërgjyshi prej Prishtine Emrin e ka pasë Flori Por flori, gjak ,shpirt s’kursente Për Kosovën në liri Po , kur zemërohej ca shpesh Me ndonjë behej nervoz I sulej ku I dhëmb e djegë Me fjalët si mitroloz
Flori Bruqi
Poooo….ky burrë që sheh serbez Gjeto Turmalaj – Shkreliani Trim, si mos me e pas qitë nana Por prej barkut aeroplani Edhe vjersha të bukura shkruante Edhe fort ishte kritik Kush shante femrat shqiptare Faaap! Shkreliani n’kallashnik! Gjeto Turmalaj
Natë për natë e për merak Gjergj Lacuku, burrë I dheut Dy trimave u kushtoi libra Askeolës e Skënderbeut E u thosh amerikanëve Pa I pushue e shkreta gojë Nuk ka gjethe më të gjelbër Se pranvera në Beltojë Gjergj Luigj Lacuku Ky burri rroi në Cikago Dhe emrin e kish Ilir Kur ulej ne Panda, s’ngrihej Pinte tridhjetë shishe birrë Poezi për gjethe vjeshte Si ai nuk shkroi kush Ia pat shkuar veç një plak Që e kish emrin Lasgush Ilir Borova Kjo, more? …Si I bënte vjershaaaat Ashikrisht e për merak Oficere më të bukur Nuk kish shtypi ushtarak Sapo vinte në atdhe Luleblirë mbushej Tirana Cicërinin e zogjt e thonin “Paska ardhur Iliriana” Iliriana Sulkuqi Nga pak Shkodër gjithkah çonte Ku celë lulja e këndon bilbili Herë në letër, herë “on line” Dorën n’xhep , zotni Kabili Dorën n’xhep e mendjen qiqërr Si div malesh simpatik Kur pat vdekë – alamet bustit Ia kanë ngritur n’Koplik Kabil Bushati Ky kingu? Është Kolec Krajli Kur donte – e bënte çorap Njëqind burra në internet Meazallah se e bënin zap Njëqind vjeç shkoi në Parajsë Libra plot, deri te gusha Vjersha shkroi për pushkë e lule Por, më të bukurat? Për femnusha… Kolec Traboini Kyyyyy?…Është Koço Kapedani Djalkë pe Korçe tamam Rrallë e tek I ndjehej zani Amaaaaa….kur ndjehej? BAM! BAM! Verë, raki s’kursente hiç Me merak e piqte hellin Kur I trokisnin Korçarët E miq si Agim Bacelli Kostaq Duka Gjyshe Këzja kjo….mër lali Zemërbardhë, si akullore Inatosej veç kur bënin Gabime gramatikore Edhe vjersha shkruante bukur Dhe për letërsi qe “zysh” Qe xhymerte për paratë Po të shkruaje keq, mo? Dysh! Kozeta Zylo
O trima, ky katragjyshit Ka pas lindur në Kallmet Venë e kish gjysmën e gjakut Kurse gojën me sherbet N’ Jacksonville bënte plazhë… Pasi brodhi tër Greqinë Bënte kryq e bismilah Për venë të kuqe e për Shqipërinë
Lekë Gjoka Ky këtu ? Quhej Luan Qe shqiptar dyzet karat Por poetët e Greqisë Sa qe gjallë I bënte mat Sa herë vinte në Tiranë Plot e mbushte atë kuletë Dhe qeraste me “gjak krishti” Tavolinat me poetë Luan Xhuli Ky? …rrojti mes norvegjeshave Njëqindekusur vjeç vdiq Veç në Shkodër e pat mëndjen Në lezet e thërrisnin Bixh Bixhit, këtij Luigj Shkodranit S’ia kalonte kush lum miku Barcoletat goja e tij More I nxirrte krye dekiku. Luigj Shkodrani Trim si Leka i Dukagjinit N’Shkodër rrënjët si Anteu Bre ta bënin rracë gjermani Por nuk bëhej Llemadeo Shkruante vjersha të përmallëshme Dhe punonte si luan E shikonin gjermaneshat: “Eeehhh!!!Sikur të qe gjerman!” : Llemadeo Dugagjini A? Kjo nusja topolake Është Mardena Kelmendi Shkruante vjersha si petrarka Fliste – si lidër kuvendi Kur njëqind e pesë vjeç mbushi Shpirtin e bardhë plot , si reja Tha: “Po vdes!…Një serenatë Dua nga Mihallaq Andrea” Madi Kelmendi Sa zili e kishin greket Këtë aktoren syblu N’daç këngëtare, n’daç valltare Skenë më skenë tutje – tëhu Flokët I kish onde – onde Fëtyrën si kokërr mollë Njëqind kërkesa për filma Pat kur shkoi në Stamboll Merita Dabulla Kish dy dashuri të cmëndura – Korcën dhe një jargavan… Një poet që e desh si motër Për të shkrojti një roman Cicrrinte si dallëndyshe Në folenë tej oqeaneve Njëqindvjeçare dha frymë Me një vjershë…mes jargavaneve Merita Bajraktari Ky gjyshi ka qënë sharmant Ngado kishte shokë e miq Ndërsa po shkruante një vjershë Tha :“Kosovë!” , dha shpirt e vdiq Kur s’kishin para poetët? …Sikur shpata del prej milli “Fafap” ç’e nxirrte kuletën “Hajt, botoje!” thosh Mëhilli Mëhill Velaj
Nuk kish labe më shpirtbutë E të bukur si kokonë… Vargjet që shkruante Moza I këndojnë në Ankonë Ajo qeshte me të madhe Kur vinte të shihte nënën Dhe djalëria i shkonte pas “ Mua!…pse s’më do, moj qëne!”
Mimoza Ahmetaj Urdhëro ?…Ky plaku I qeshur? Me femra bënte shaka U dhuronte vjersha të ëmbla Dhe emrin e kish Mina Desh tu bënte serenata Mikeshave t’internetit Bje e merr , stërgjysh Minai S’i dollën paratë, të shkretit. Mina Papajorgji Shkrimtarë s’çonin në Irak… Ndryshe? Ky gjysh kish ba namin Veç ai burrë pa asnjë ndihmës Rob e kishte kapë Sadamin Thosh :”Bota do t’ishte më e bukur Sikur t’kish më shumë lezhianë…” …Sapo mbërrinte në atdhe: “More, po ku e kam Rizanë?” Ndue Hila Eh, u plak, vdiq njëqind vjeç Fjala e tij – mezja e kuvendit Burr më të pashëm s’kish Kosova Bash si lisat e Prizrenit Fort I donte, fort shqiptarët I mblodhi në gjitha listat Mixhë Nazmiu i bëri bashkë Komunistat e ballistat Nazmi Jokurti Ky stërgjyshi ka qënë trim Si furtunë e sokol mali Në Qeparo e në Amerikë Ish veç një …veç Petraq Pali E kishe në daç për vjersha Për aheng, raki, meze Kur po vdiste, Qeparoit I dhuroi një shkollë të re Petraq Pali Gjer mbushi qindeshtatë vjeç E kujtonin djalë të ri Ç’i shkruante stërgjysh Papi Lirika për dashuri! I qante syri për pushkë E për paksa raki mani Ktheu të vdiste në Shqipëri Më s’duroi dot te Daj Sami Përparim Hysi Kjo, more? Monda Moisiu! Në lezet e thërrisnin RAI Kudo shkonte , si pranvera Veç lule linte pas saj Ish nga Korça…Gjë më e bukur Si yll përmbi oqeane Tek vdiste tha: “Më varrosni Në Dvoran…Nën një bajame…” Raimonda Moisiu
Kush s’guxonte me ngucë Shkodrën Se i shkonte kryeti vërdallë Ma vonë?…Tjetër punë ma vonë Por jo, sa qe Poli gjallë Për Shqipni e për flamur Për Çamërinë e për Ulqinin Pa meze e pinte rakinë Si kreshnikët, Pol Tedeskini
Pol Tedeskini Burr më të ndershëm se ky s’gjeje As në det, as në aeroplan Zemërbardhë si ai s’kish tjetër Emrin e kish Ramadan Me një këngë kundër shkieve Sot Kosova e kujton Thonë emrin e Ramadanit Ka një shkollë në Ekuiblon Ramadan Pllana Kryeredaktor në Athinë Me ‘i gazetë që namin bani Njëqindmnijë kopje arriti Sa qe gjallë, ky, Ramadani! Njëqind e tridhjetë vjeç rrojti Zog shkodranit në Athinë Vdiq në shkallët e stadiumit Tek bërtiste për “Vllazninë” Ramadan Bigza Rahmet kur pat vdekë Rugova E di çfarë thonin njerëzia? Desh poezi të dëgjonte Të shkruajtura nga Sevdija Kur vdiq kjo gjyshe , qind vjeçe E morën me aeroplan Nëpër qiell të Atllantikut E varrosën në Gjilan
Sevdije Rexhepi Ky gjyshi? Quhej Thanas Eeehhhh…këndonte si askush Nga një këngë e tij, thonë Ka pas varë veten dikush Kur ka qënë i vogël, thonë E lidhte macen për bishti Por si ai deri më sot poet Eeehhhh…ende s’nxori Ziçishti Thanas Naqo Zemërbutë si Platoni Zëmra i digjej si kandil Kamerën si sy ciklopi Ky stërgjyshi jonë Vasil Qe një lab, more, mes Parisit Diapazon fiziarmonike U mësoi parizianëve Ç’është bota romantike Vasil Qezari Ahaaa, kjo biondina e bukur? Emrin kish Vitore Stefa Syri I saj e njihte frikën Sa e njeh frikën luanesha Njëqind vjeçe shkoi Vitorja… Orët e fundit , te shtrati Thirri “Oh, boll me doktorët! Edhe ngjau e papritura Kur poetes I mbet goja Zëmra I duall nga gjoksi e I shkoi Mes flamurit, te shqiponja Vitore Leka – Stefa Kush?….Ky burri i bukur, mo? E thërrisnin “Zotni Zefi” Veç me femna – meazallah! Për të tjera? …Nana e qefit! Kanë shkuar plot dyqind vjet Por…këndej e andej detit Hala s’duel një fotograf Që t’ia shkojë Zotni Zefit Zef Nacaj More tërë kjo listë përlot Me stërgjysha e stërgjyshe E kishin një strehënë Tiranë Si ka strehë një dallandyshe Sikur bredh ngado në qiell E kthen prap një dallandyshe Në Tirënë qe një gazetë Që i mblidhte – gazeta “NDRYSHE” Qe një poeteshë atje Zemërbukur si zambaku Fatime quhej…Në qafë Të merrte me vjersha maraku Vët, politikanëve u binte Me dajak sa u dhimbshin ijet E mandej tek pinte kafe Shkruante vjersha ashiknijet Atje qe dhe një Bashkim Avokat nga Gjirokastra Në dhe t’shtiente a të çonte në qiell Pa dhunë, ore, me duar të pastra Kujt s’ia shtriu dorën për pare Kur botonte atë gazetë Për nder ia ditën stërgjyshët Në këtë jetë e në atë jetë Gazeta “NDRYSHE”, Fatime Kulli dhe Bashkim Nikolla Kushedi sa emigratëve Do u ndërronte emri e feja Të mos ishte Evi e Tani Të mos ishte “Art kafeja” Tan Mezini si motorri S’dukej, si në prapavijë Kurse Evi Kokalari Një fjalë kish sa për një mijë Ç’ua shtruan miqve të “Art kafesë” Një darkë të madhe , or burrë Eeeeh, ç’ishin plakur të tërë Për fytyrë s’ishin parë kurr Tër Nju Jorku ndejt gatitu Atë natë tek kriste qejfi Valle, këngë e barcoleta Qit Bixhi , prit Zotni Zefi Në tribunë mes Nju Jorkut U ngjit Evi Kokalari Njqëind vjeçe qe kur thërriti: “Rron, or rron e s’vdes shqiptari” “Art Kafeja”, Evi Kokalari dhe Tan Mezini Po…unë që kam shkruajtur Për ju këtë amanet Kush kam qënë , more kotorra? Kanë shkuar dyqind vjet.!!! Xake më thonin të gjithë E dini si ndërrova jetë? Njëqind vjec kur fluturoja Mes Tiranës me bicikletë E kuptova se qeshë mplakur Mu nën rrotat e makinës Tër jetën s’e pashë Nju Jorkun As akropolin e Athinës Tridhjetë vjet sa qeshë I ri I kam grahur aeroplanit Shkruajta libra e gazeta Djalë, nip e stërnip shkodranit Riza Lahi |


Leave a Reply