
Me hidhrim te thelle ,dje morem lajmin e dhimshem,se u nda dje nga ne miku im shume i mire dhe bashkeqytetari i qytetit tim Shkodres, njeriu qe i dha letrave shqipe 35 botime ne proze e ne poezi,pervec qindra shkrimeve ne organet e ndryshme te shtypit dhe dhjetra e dhjetra intervista ne shume e shume televizione te ndryshme te te gjitha trevave shqiptare. Rizai ishte shume i njohur jo vetem ne trojet shqiptare e diaspore ,por ai mbante kontakte te rregullta me te gjithe poetet e botes dhe poezite e tija jane tashme te perkthyera ne disa gjuhe te botes. Rizai ishte njeri i vecante ,ai per gjithe ate kohe qe une e njoha ishte gjithnje i qeshur dhe merrja nga ai keshilla per shume e shume gjera. I shkruaja vazhdimisht ne posten elektronike dhe ai ishte njeri shume korrekt dhe nuk shkonte shume kohe dhe menjehere te kthente pergjigje. Njeri me virtytet me te larta njerzore,njeri i penes dhe i fjales,korrekt ne shoqeri , Ate e donin dhe e respektonin te gjithe. Per te gjithe mbremjen e djeshme ne facebook ,kane ardhur dhjetra e dhjetra mesazhe ngushllimi dhe shprehnin te gjithe ate dhimbjen e madhe per humbjen e nje miku e shoku te mire sic ishte Riza Lahi.
Une humba nje vella,nje mik e shok te mire, familja humbi njeriun me te dashur te saj,shoket e miqte humbin nje njeri te mire. Te flashesh per punen ,vepren e Rizait do te duheshin shume kohe,sepse sejcili nga ne ka plot kujtime te bukura me Rizain.
Ne keto caste te renda per familjen e tij te dashur dhe per te gjithe shoke ,miq e kolege ju sjell ngushllimet me te sinqerta qe dalin nga zemra ,per vellain,shokun e mikun tem ,Riza Lahi. I kjofte i lehte dheu. Pushofte ne paqe.
Lamtumire i dashur dhe i respektuar Riza Lahi.
Nga vellai,miku dhe shoku juaj Luigj Shkodrani.
________________________________________________________

Mbiemri – LAHI
Emri – RIZA
Atësia – XHEVDET
Vëndlindja – Lindur në qytetin e Shkodrës nga një familje e vjetër Shkodrane ,
me 16.10.1950
Kontributet në letërsi– Poezi për të rritur dhe fëmijë, tregime për të rritur
dhe fëmijë, shqipërime poetike , artikuj kritikë , esse dhe romane.
Riza Lahi ka punuar për tridhjetë vite pilot në Forcat Ajrore të vëndit, dy vite
gazetar në shtypin ushtarak , si edhe , disa kohë në OSBE. Tematika që ai ka
rrahur më shumë në prozë dhe publicistikë është ajo e aviacionit, ngjarjeve
heroike, dramave të njerëzve të nderëshëm e të dëshpëruar dhe e cështjes
kosovare. Në poezi ushtron më shumë lirikat , poezinë meditative dhe atë
luftarake; ooperon me vargje të rregulla dhe të lira .
Aktualisht është në pension dhe mban gradën ushtarake të nënkolonelit.
Është antar i Shoqatës Botërore të Poetëve.
Veprat e botuara
Tregime, përralla për fëmijë
“Legjenda e Zerdelisë”, 1985
“Ledia në një natë me hënë”1995
“Aventurat e rosës Monda” ( Shqipërim nga E. Bosse) 2001
Vëllime me poezi gërshetuar me tregime
“Kosova, e fejuara ime”,1994
“Drenica, qeleshja kosovare”, 1998
“Trëndafilë”1996
“Trëndafila nga Tirana”2009
Tregime
“Ëngjëjt me krahë duralumini”,2000
”Fluturime mbi qilimin persian”1998
“Nën hënën e Ulqinit”,2001
“Ylli që sheh mbi sheshin “Skënderbej”2001
Romane
“Të shtunën në mesnatë në një yll”, 1997 – roman për fëmijë
“Vorri I Ashikut”, në katër volume – 2005
“Serenatë korçare në Nju Jork” 2009
Biografi artistike
“Një violinë në Panteoinin e Orfeut”2008
“Dinosaurët e fundit” 2003
“Maratonomaku nga Shkodra”, 2008
“Piloti i katër presidentëve”
Shqipërime
“Poezi për fëmijë nga vëndet anglishtfolëse “( dy vëllime) – 2006
“Në shiun e argjentë” ( vëllimet e mësipërme, botuar në një të vetëm, në Rep e
Maqedonisë) 2005
“Mbrëmë I pëshpërita një Ylli” – Poezi të zgjedhura nga Xhelaludin Rumi 2002
“Fluturoi qielli nga cepi I velit tim” – poezi të zgjedhura nga F Forughazd
2006
“Golgota shqiptare” nga Leo Freundilch, 1990
“Ikja massive” nga Hans Peter Rulmann 1997
“Ëngjëlli i Mostarit” nga Sally Becker 2000
“Nuk ka ëngjëj në këtë botë” nga Sally Becker 2007
Në Konkursin Kombatar , 1994, ka fituar vëndin e parë në Republikë me pjesën
teatrale për fëmijë, botuar më pas nën titullin “Të shtunën në mesnatë në një
yll”
Ka fituar edhe cmime të tjera të niveleve të ndryshme, si edhe ka botuar
pandërprerë në shtypin letrar apo faqet letrare të gazetave.
Pjesë nga krijimtaria e R Lahit janë botuar edhe në Zvicër, Greqi, SHBA, Iran,
Rumani , Indi, Sllovaki, Ceki dhe Korea e Jugut.
Është autor i disa teksteve këngësh, kryesisht serenatash.
Është antar i Shoqatës Botërore të Poetëve dhe i “Akademisë shqiptaro –
amerikane të shkencave dhe arteve” me qëndër në Nju Jork.
———————–
Me poshte po percjellim disa nga mesazhet derguar ne emrin e familjes dhe krijimtari te momentit per Rizain ,por dhe disa krijime te vete Rizait dhe artikuj te Tij te botuar ne shtypin e dites.
Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave.
Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave shpreh
hidhërim për humbjen, për ndarjen nga jeta të anëtarit dhe mikut tonë të dashur, të ndjerit Riza Lahi.
Humbja e Riza Lahit është humbja e një pene të madhe për njerëzit e letrave që me njohuritë e tyre, me shpirtin e tyre të ndjeshëm, me talentin e tyre të rrallë dhe gjithnje të qeshur e buzëgaz lënë gjurmë të pashlyera në historinë e kulturës së një kombi.
I tillë ishte Riza Lahi.
Me humbjen e Riza Lahit Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave humbi një nga anëtarët e saj më të mirë, më të devotshëm, humbi njeriun e letrave me shpirt krijues artistik, humbi përkthyesin, artistin, humbi njeriun që gëzohej me kaltërsinë e virgjër të qiellit Shqiptar.
Familjes LAHI i shprehim ndjenjat tona më të sinqerta dhe ndajmë së bashku hidhërimin për humbjen e njeriut të dashur dhe mikut tonë të çmuar.
I paharruhar qoftë kujtimi i Tij.
Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve.
New York . USA!
Në emrin tim personal dhe të nëemer të Redaksis së Gazetës “Zëri i Kosovës”, Familjes se mikut ton dhe bashkpuntorit të gazetës u shperhim ngushllime me te sinqerta. Azem Zekaj
Nuk e besoj qe miku im Riza Lahi na paska lane!
Qofte i lehte mbi te dheu i kombit Shqiptar! Familjes i shpreh me keqardhje ndjenjat e mia me te sinqerta dhe uroj te behen te forte , te durojne kete humbje te madhe! Zoti ju dhente kurajo dhe force , qofte i paharruar kujtimi per Riza Lahin.!
Me erdhi shume keqe kur mesova vdekjen e mikut tim Riza Lahi ishte nje vdekje e parakoshme nuk erdhi ne rrjedhen e vet ishte e sforcuar. Miku jone Riza do ngelet perhere ne kujtes si nje njeri I humorit .bujare e shum I dashur. Po ja qe vdekja nuk I mori parasyshe keto cilesi qe kishte miku jone. U prefte ne paqe dhe ti rrojne nusja dhe femijet. Letrat do kerkojne doren e Rizait mendjen e tije. Shoket kane nje mik me pake por nje amanet me shume. Ti ike ashtu I qeshur ne kete nderrim vitesh. Une do ruaj te fresketa takimet tona .ju perhere do te jeni I pranishem po tani me kujtime. Ngushellime te sinqerta familjes.
SI MUND TË IKET KREJT KËSHTU?
Mikut tim Riza Lahi (1950-2013)
Si mund të iket krejt kështu
tek bisedon në një kafé
përtej xhamit tek vështron
një qiell të kaltër krejt pa re.
Si mund të iket krejt kështu
pasi ke blerë birrë dhe verë
se sonte vjen Viti i Ri
e në mesnatë troket në derë.
Si mund të iket krejt kështu
me një buzëgaz të sinqertë
që nuk ka vdekje që ta shuajë
tërë jetën me ne do të jetë
Si mund të iket krejt kështu
jetim t’i lësh dhe poezitë
o miku im, mik i gjithkujt
që rrezatoje vetëm dritë.
Si mund të iket krejt kështu
më pyesin miqtë në Prishtinë
e Shkodër locja e përlotur
që sot ka humbë djalin e mirë.
Si mund të iket krejt kështu
pyesin të gjithë në këtë Vit të Ri
nuk shtyhet festa pa buzëqeshje
buzëqeshjen që na e sillje ti…
Kolec Traboini
31 dhjetor 2013
Lamtumire miku im i nderuar Riza Lahi ! nga nje vdekje e papritur u nda shkrimtari e publicisti i shquar Riza Lahi, perse njerezit e mire vdesin para kohe, maredhenjet tona miqesore sidomos kohet e funfit ne internet kane qene te shumeta dhe shume pozitive per kulturen Shqipetare ne grupin kultural
“Shkodra Jone”, ju publikoj disa fragmente te nje dialogu perpara nje jave:
“A MUND TE TE NDIHMOJ ME NDONJE GJE, GIORGIO? UNE JAM SHKRIMATR DHE GAZETAR”
“Riza ju flm, do te forcojme bashkpunimin per problemet dhe interreset tona kulturale”
“MIREARDEHSH NE ATDHE”
pushofsh ne paqe o njeri i kultures Shqipetare, vepra dhe kujtimi tije per mua do te jene te pa harruara
Në vend të ngushëllimit
(Poetit,shkrimtarit,përkthyesit,njeriut të mrekullueshëm Riza Lahi)
Ky lot më ngriu për mbi faqe,
Kjo fjalë nuk doli dot nga fyti.
Vdes një poet,luste për paqe,
Vdekja e ti, me thonj më mbyti.
Ky lajm më solli hidhërim,
Siç hidhërohet, vdekja vet.
Vdes një poet,vdes një trim,
Por jo, s’ka vdekur, me të vërtetë.
Si mund të vdes, Riza Lahi,
Si mund të vdes, vepra e ti.
Me të as vdekja, s’mund të na ndaj,
Ai jeton në përjetësi.
Ky lajm i kobshëm,i pa mëshirshëm,
Tek ky fundvit, që s’po mbaron.
Çdo kush dhe bëhet i mërzitshëm,
Jo Riza Lahi, që veç jeton.
Ai dhe jeta nuk vdesin kurrë,
Poeti jetën e lindi vet.
Kush e ka njohur të mirin burrë,
S’e pranon vdekjen,për njëmijë vjet.
Riza Çato
Ikje e pazakonte! E befte! Si vete era dhe pas saj oshetima e zhurmes jete, qe ka kaluar.Ajo jete qe ka kapercyer mbi pentagrame fjalesh, mbi miresine e shpirtit dhe traditen hokatere shkodrane! Ai fluturoi pertej qiellit engjellor, duke lene pas thesarin e arte te fjales, te mendesise krijuese dhe shpirtit zhbirues pas ndjesise dhe percepetimit jete! Ai iku, për tu rikthyer ndryshe, per te na rrefyer se bukuria jete zgjat pak, shume pak, por pergjegjesia jete zgjat shume e me shume, aq sa gjurmet e saj ne i shikojme kudo, te fresketa, plot drite dhe me mesazhin e madh te se nesermes se krijuar. E nesermja kalon ne gjurmet e te sotmes dhe e sotmja ngrihet mbi memoriet qe e kane projektuar ate, qe e kane dashur ate, qe i kane thirre himn, dhe himni i ndergjegjies qytetare dhe intelektruale ka shenjat e patjetersueshme te memories dhe kohezionit tend interkulturor dhe kombetar! Ti ike … per tu rikthyer ndryshe, me i plotesuar, me madheshtor dhe me fisnik se kurrre! Riza Lahi jeton ne memorien tone, per perpjekjen tone dhe shenjtin e shpirtit te tij : per te falur, dhuruar miresi dhe begatuar dashuri! Mos thoni qe Riza Lahi iku! … por thoni se si (Ai) jetoi !
Agron Shele
Nuk i kam te duhurat fjale per te shprehur sot hidherimin e ndarjes se tij nga jeta.U ktheve ne qiell bush,aty ku ti fluturove per tridhjet vite; e le token ketu me shpejtesine qe pershkoje cdo rruge me bicikleten tende legjendare…Ishe njeriu i mrekullueshem qe gjithsahere frymezoje cdokend, i vetmi qe mengjesi e mbremja te gjente duke fishkellyer melodite e Shkodres tende; i paarritshmi erudit e intelektual qe jepje ngado shembullin me pozitiv.
Aftesine e te shkruarit,e te qenit kreative qe ti ma trashegove cmueshem mor bush,sot nuk po e shpreh ashtu sic ti do…Nuk mundem dot te shkruaj, nuk mund me qene poetike, nuk mund mor bush nuk mundem sot …
Neser ne oren 14.00 percjellim babain tone per ne banesen e fundit.
Ledia Lahi
Someone very special, a very dear friend and writer (author of 35 books) poet, translator and above all a good man, husband, son, father and grandfather, Riza Lahi has suddenly died in Albania. (apparently he had a heart attack). Prayers are appreciated. He was a real good person and may God grant him eternal life. E nderuar Aferdita Lahi, me dhimbje te thelle, me pabesim dhe me nje ndjenje keqardhje te jashtezakonshme te dergoj ty e familjes Lahi, ngushellimet e mia me te sinqerta per humbjen e te mrekullueshmit, bashkeshortit tuaj e mikut te dashur Riza. Jam perjetesisht mirenjohese qe e kam njohur, i detyrohem shume qe me ka dhene ngrohtesi vellai e urtesi artisti, me ka dhuruar mua dhe artdashesve kaq shume dhe te jam ty mirenjohese gjithashtu qe je bashkeshortja e tij e shtrenjte. Ju jam prane , ne mendime, ne lutje dhe ne dhimbje. Lutje speciale dhe mesha sot do te ofrohet per shpirtin e Rizait te dashur e te respektuar. Zoti e bekofte familjen, i paste fale Rizait parajsen dhe ju lehtesofte juve dhimbjen. Ngushellime gjithe bashkepunetoreve e miqve….Me respekt dhe dhimbje,Merita Bajraktari McCormack.
PËR TY, I MIRI RIZA LAHI
Si ike kështu papritur, i miri Riza Lahi
Në shpirt jam goditur, i madh nga unë”ahi”
Ah,se më qan shpirti, o Poet i bukur!
Loti krejt më mbyti, dhe turbull,jam:turbull!
Vdekje, t’u bëftë në grykë! Si more ti Rizanë?
Ku kish si ai një mik; për mikun falte dynjanë
Rizai i kudondodhur dhe brodhi krejt një botë
Kurrë s’ qe i lodhur; ai qe i pashok.
Dikur qe pilot, pa qe dhe gazetar
Për pilot pikonte lot, në shkrime i ka përjetur
Ai, miku i romëve! Mesazhet nëpër botë
Ai, zëmra e shokëve! Po bjerë, bjerë, o lot!
Qaj se ndjehem mirë, lotin e kam shok
Qaj për një xhevahir,me zëmrën sa një botë.
Mjerisht,ja që iku… mjerisht,ja që na la
Loti keq më fshiku… thërres: Riza! Riza!
31 dhjetor 2013
Perparim Hysi
NJOFTIM I PRESIDENCES SE LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
LAJM SHUME I HIDHUR
NJE LARGIM I PAPRITUR NGA JETA
SOT NE MENGJES NDAHET NGA JETA POETI, PUBLICISTI, PERKTHYESI, MIKU DHE KOLEGU YNE RIZA LAHI
*RIZA LAHI , ISHTE ANETAR I.WA, W.PS, LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
SEKRETAR PER PUBLICISTIKEN I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, ANETAR I NDERIT I KESAJ LIDHJEJE
*AUTOR I MJAFT VEPRAVE LETRARE DHE PUBLICISTIKE,
*PERKTHYES I MJAFT POETEVE NDERKOMBETARE….
*AUTOR I MJAFT SHKRIMEVE AUTORITARE PUBLICISTIKE…
*INICIUES I MJAFT VEPRIMTARIVE
NE EMER TE PRESIDENCES SE LNPSHA NE SAPO I PERCOLLEM FAMILJES SE TIJ NGUSHELLIMET TONA PER KETE HUMBJE TE MADHE.
LAMTUMIRE RIZA LAHI.
NESER NE PERCJELLJEN E TIJ NE BANESEN E FUNDIT DO TE JENE PREZENT DHE SHKRIMTARET DHE POETET PEGASIAN TE TIRANES
PRESIDENCA E LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
I PAHARRUR KUJTIMI I TIJ!
TIRANE, 31.12.2013
Ike Riza, miku yne i mire! U lodhe per t’i thene gjerat ashtu sinqerisht si i mendoje, me ciltersi dhe drejtesi! Ike miku i te gjitheve duke qeshur…me shume gjera te parealizuara.Nuk u ngope me jeten …as me siperfaqen e shtepise se vogel por qe te ngrohte miresia e njerezve qe kishe prane, me xhepin …zbrazet..le neneloken pas qe e doje aqe shume!Sot do rrenkoje Buna, ajo muze te frymezonte..do fshije syte Hena e Ulqinit, cdo gur i Rozafes, do kete dicka nga germat e tua hedhur ne mesnate kur familja heshtte…ti gjeje kohen e lire te dedikoheshe ne krijimtari!Udhe e mbare Riza Lahi!Vdiqe duke lene ne prag dere nje pasuri te madhe botimesh, e nje biciklete te thjeshte, ku gjendeshe ekspres prane te gjtheve.Pushofsh ne Paqe Riza!Ngushellime, Nenes, Aferdites, femijeve!
Eleonora N.Qeparoi
Nuk me besohet se Riza Lahi nuk jeton me.Ai ishte aq i mire, aq i dashur, aq fisnik.Nese shprehja , eshte njeri i mire, nuk do ti kishte shkuar kujt tjeter me mire se Riza Lahit. Ai ishte sinonim i vete se mires. R kam shume te veshtire ta pranoj te verteten. R kam te veshtire ta besoj sepse njerez te tille nuk duhen te ndahen kaq shpejt nga kjo jete. Por vete jeta paska paradokset e saj. Lamtumire miku im i mire. Kam shume per te thene por tani fjalet nuk kane vlere sepse dhimbja esjhhte me e madhe se ato.
Ramazan Bigza
Tronditet Bota e Letrave Shqipe, Tronditet Bota e Publicistikes Shqiptare, Tronditet krejt Bota Shqiptare ne Trojet e saj-Ndahet krejt papritur nga jeta mbreme Shkrimtari, poeti publicisti, perkthyesi i shquar, Kryemiku im,miku i tere shqiptareve ne trojet etnike Diaspore Kosove e Cameri, Altruisti i miri e i mrekullueshmi,i qeshuri e gazmori, punetori dhe i palodhuri, aviatori qe u be shkrimtar i mbi 35 librave Riza LAHI. Dhimbje e thelle, deshperim i pakufi per kete gjeme per kete pikellim kaq te rende qe na la ne prag te Vitit te Ri! Pardje kemi folur gjate ne Facebook -diskutonim per perkthimin qe kishte ne doreshkrim -vepren e Xheladin Rumiut! Rest in PEACE, Kryemiku im! Do te na mungosh! Te duam shume! Me dhimbje lot e deshperim,pikellim te thelle prane familjes Aferdita Lahi-mikes sime te mrekullueshme, zonjes se perkryer e fisnike te Rizait Joooo thoni qe nuk ka vdekur Riza LAHI
Rajmonda Moisiu
Riza LAHIT
==========================
Thonë që vdekja rrëmben pa pandehur, njerës të mirë, të rrallë..!
Kështu dhe këtë prag Viti , ajo s’kurseu as Pilotin e “Madh”!
“Mjeshtër” i Fjales së lirë,artist, në varg e në vjershë
Publisistit, Riza Lahi …sot zëmra i ka heshtë !
*
Ka lënë pas të shkruar, një histori të vyer,
Ne prozë në këngë në varg,si në Penelatë ngjyer !
Artist,në fjalën e shkruar, i vlefshëm për një komb
Ah…vdekje mizore sa dhimbje na dhe sot !
*
Do të kujtojmë Riza, se do të na kujtojë kënga
Do lexojnë brezat në Prozat e Tua, të ëmbla…
Gjallë do të jesh, në breza në vite…
Lavdi Veprës Tënde Riza,sa shpejt, nxituar ike ?
Lotët kurrë s’do thahen në Shkodrën që të lindi
Tiranë, e gjithë Shqipëria në Qiell të “voziti”
Njeriu i ajrit, njeri i penës i Demokracisë
Njeriu i kohës, Shkrimtar i vegjëlise !
Te takon prandaj TI shkroi
pJp,nga Qeparoi
12/1/2013
Ne Virxhinia te SHBAve
UNE NUK PO DUA TA BESOJ NJE LAJM TE TILLE,SE PSE RIZAJA ISHTE NJE NJERI I VECANTE, ME ENERGJI TE PASHTERSHME DHE ME BESONI UNE E KAM SHUME TE VESHTIRE TA BESOJ,MEGJITHSE KAM MARRE MESAZHE NGA TE GJITHE MIQTE E MIJ DHE TE RIZAIT,POR PERSERI NUK PO BESOJ,SYTE ME JANE ERRESUAR E ZEMRA PO ME QAN E SYTE PO ME LOTOJNE,SEPSE RIZAIN E KISHA ME SHUME SE NJE MIK TE MIRE,ME SHUME SE NJE SHOK TE MIRE. ME TE UNE SHPESH HERE JAM KONSULTUAR DHE KAM MARRE MENDIME NGA AI. RIZAIN E KISHA SI NJE VELLA ME TE MADH. AI ME JIPTE KESHILLA DHE JKESHILLAT E TIJ ISHIN SHUME TE VLEFSHME PER SITUATEN TIME . NDAJ NJE NJERI ENERGJIK SI RIZAJA ESHE E TMERRSHME TE LARGOHET PREJ NESH. PER MUA ESHTE SHUME SHOKUESE DHE SHUME E DHIMBSHME NJE HUMBJE E TILLE E NJE MIKU DHE NJE SHOKU TE MIRE SIC ISHTE I MADHI RIZA LAHI.NUK DI CTE THEM NE KETO MOMENTE VEC ME MBETET TE NGUSHLLOJ FAMILJEN,SHOKET E MIQTE E RIZAIT TONE E RIZAIT TUAJ. SHPIRTI I TIJ PUSHOFTE NE PAQE. ME HILLDHRIM TE THELLE LUIGJ SHKODRANI.
_____________________________________________________________
NGA KRIJIMTARIA E RIZA LAHIT
_______________________________
POEZI TË RINISË SË PARË
MOJ NËNË
Moj nënë, shpesh më thua: “Po, lëri tash vjershat
Po lodhesh, dëshpërohesh, s’tu botua asgjë!”
Po, prap rri me mua dhe me llampen e ndezur
Tek grindem me vete gjer më dymbëdhjetë a më një
Kur nxitoj për shkallësh drejt marrshimeve të gjata
Lehtë – lehtë , si mbaron tëra punët e shtëpisë
I mbledh fletët e mia të shkruara e të bardha
Dhe lehtë i ujdisëtek syndyku i nusërisë
1971, Shkodër
ÇVIT – ÇVIT
Jo rrallë ulem te lulet
e shplodhem i menduar…
…Sa shumë dallandyshe
në vapë shpërthejnë tër’ gaz:
Çvit – çvit, – çvit – çvit!
Ca vërtiten mbi mua,
sa u shoh sytë e zgjuar…
Pastaj shkojnë tutje – tutje…
Papritur kthehen prap:
Çvit – çvit, – çvit – çvit!
Po, pse, sa herë i shoh
Diçka më bien nga ti
Ma lënë diku këtu
S’arrij t’i falënderoj:
Çvit – çvit, – çvit – çvit!
Diçka nga shkumbë e detit
Diçka kur nxiton ti
Diçka nga qeshja jote
Me mëndje bëlbëzoj:
Çvit – çvit, – çvit – çvit!
Në gjumë të parë, nga qielli
Më vijnë gjith’ dallandyshet,
Në mes tyre, dhe ti
Me një palë krahë si tyret:
Çvit – çvit, – çvit – çvit!
Më lidh një shall te gusha,
Më kruhesh te qerpikët…
Dhe…i rreh krahët e ikën
Me një këngë dallandyshesh
Çvit – çvit, – çvit – çvit !
1978, Tirane
PEISAZH NËN KALANË E SHKODRËS
Rrjedh Buna, rrjedh ëmbël, rrjedhshtruar, menduar
Drejt gjoksit të leshtë të Drinit të rrëmbyer…
Një vajzë me buzën e lehtë të Mona Lizës
Nga libri i saj një faqe ka kthyer
Pulëbardhat i sillen përqark dhe asaj
Dhe Bunës, që plagë po më çelin pa faj…
Dhe Bunës… Ky Drini për beli përfshin
Stolirat dhe ojnat vajërore të saj.
Si plagë trëndafilash këto buzë buzë Bunës…
Ç’lexojnë mbi libër këto vetulla si shtiza?
Mes lotëve të shelgut i heshtur rri unë
Mes lotëve të shelgut buzëqesh Mona Liza.
Po, kush do t’i puthë pa i vrarë ato buzë
Fare lehtë…sa një fllad…jo si Drini lugat
Por …vajza me dorë thërret djalin e saj
Dhe Buna shkujdesur po shkon për në shtrat.
Këto plagë, pse m’i çelën dhe vajza dhe Buna
Pyes vete dhe buzën kafshoj gjer në asht…
Pulëbardha krahëbardha fluturojnë drejt bedenave
Zemërbardha kridhen në qiellin elashtë…
1980
POEZI TË VITIT 2010
SULMI QË NUK I REZISTON ASKUSH
Ujrat ecin qetë
Shtruar, si një jare e lashtë
Pranvera po afron
Pulëbardhat sulen pingul
Njëra pas tjetrës
Në këtë spektakël të heshtur dhe
Pafundësisht të bukur
Pranvera po afron
Një peshkatar e hodhi sërish në ujë cironkën e vogël
Ai është rritur me muzikës ujrave
Dhe është kaq i dhimbsur për këtë cironkë
të vockël sa një flutur e bardhë
Pravera po afron
Ujrat po ulen ngadalë
Dhe shelgjet
Po presin qetësisht sa të rrethohen nga bari i madh dhe grafullonjës
Pranvera afron
Duke ndryshuar gjithëçka ëmbël, bukur, pa zhurmë
Njerëzit i hoqën vetë palltot e dimrit që i shtërngonin aq shumë nëpër dimër
Dielli i fton të gjithë të këndojnë
Kur të duan,
si të duan,
sa të duan,
vetëm të duan dhe
sipas zërit të tyre
Ky është sulm.
Edhe kyështë sulm
Është sulmi i bukur i pranverës.
22 – 23 mars 2010, Tiranë
ÇFAR MË KA MBETUR NGA SHKODRA IME
Të vetmet që më mbetën nga Shkodra ime
Janë këto këngë
Këto shkodranet e mia të gjalla, të bukura dhe që ecin duke spërdedhur belin
Si një grup biblilash pylli.
Këto këngë
që vijnë qënga blirët e gjimnazit, piaca, vështrimet e ngulura te një dritare
dhe më rrëmbejnë nga kthina ime ku shkruaj….
Nisem për Shkodër.
Askush nga këta djem nuk e di se kam qënë dikur si ata
Se e kam dashuruar para tyre”Motrën Tone”;
Para tyre si i çmëndur
Kam ndënjur me orë të tëra pa u ngirë para saj
Ata flasin për sex ndërsa
Para tyre shkojnë vajza gjysëm të çveshura
Ata se dijnë se i gjallë në botë nuk kisha ardhur këta çaste nëpër Shkodër
Po të mos më rrëmbenin këto këngë
Që rinia ka nisur t’I harrojë
Të harrojë edhe Motrën
Që unë e kundroja me orë të tëra
Megjithse ajo ishte e mbuluar
Po plot zjarr
Si shkodra ime
E cila nuk e di
Përse më rri kaq larg
Dhe këto lotë që vijnë qënga rinia ime.
28 tetor 2010
JESHILNAJË…
Zogj me pendë të jeshilta
Shelgje jeshil
Me flokët e mrekullueshëm të jeshiltë
Që përkulen mbi ujrat jeshil
Dhe ujrat e jeshiltë ende flënë
Si një vajzë e bukur
Që i janë hapur mbi jastëk e argjentë
Flokët e jeshiltë të shelgjeve
Mes barit të jeshiltë
Vajzat më të turpëshme dhe më kokëulurat e botës
– disa lulevjollca.
Ora 07.00 , 22 mars 2010, buzë vënndit ku Buna ndahet përj së ëmës, liqenit…
PRANVERË
E shoh pranverën…
Te lulet e çelura
Te bilbilat e rinj që këndojnë ngado
Te vërshimi i dallëndysheve, tollumbaceve dhe
Te rekrutët që pagujanë ryshfet
Për në Afganistan dhe Irak
Të marrin apo të lënë kokë
atje.
Tiranë, 11 prill, 2010
NËNA IME
Të lutem
Rro edhe pak
Se ndryshe
Sa herë të shfaqem
Te ura e Bahçallëkut
Ajo do të tronditet shumë
Unë do të përkulem mbi ujrat e Drinit të shpërlaj lotët
Rozafa
Do të më shikojë akoma më shumë me dhimbje
Ajo është mësuar të më shikojë duke qeshur
Duke kënduar mbu urë
Duke llustruar këpucët, duke fshirë pluhurin, duke u krehur
Para se të hyj në qytet
Rro edhe pak nëna ime
Që unë të jem ende djalë shtëpie përmbi këtë urë
Jo mysafir i largët
I largët dhe i përlotur.
Shkodër -Tiranë, 20 – 21 mars 2010
DASHNORI I PERANDORESHËS
Ua, sa pyll pafund i mrekullueshëm
Me kurorat si kodrina prej kaçurrelash të blerta
Si dashnorpër të cilin bëjnë një kompromis të heshtur dhe të prerë
Bota ajrore
Dhe bota e ujrave.
Para pak muajshdielli
më kot i dërgonte poezi dashurie
mes rrezeve
qënga kangjellat me dry të reve të shiut.
Para pak muajsh ka qënë në perandorinë e ujrave
në shoqerinë e cironkave, mëlyshëve, gjucave, krapuliqëve, bretkockave
mes të fshehtave,
intimiteteve,
kërcënimeve,
premtimeve,
thithjeve,
puthjeve,
epsheve
të perandoreshëssë ujrave
perandoreshës qëe mbante ditë e natë shtërnguar mes kofshëve…
Sa puhizë e ëmbël ajore
nën këtë blerinë pyllnajore!
Gardalina -cicërojnë papushim
Dallandyshe – koloviten dhe këndojnë
Lejlekë si kajmaklie
sipër … nëpër
kaçurrelat e dëndursi t’ia ketë dhruar ndonjë oaz nga orienti;
flutura…fluturaaaaa…fluturafluturaflutura….sidomos flutura të kaltra
si dhurata mëngjesore nga qielli i këtij agimi
Por dote vijë perandoreshasërish!
Do të vijë me taborret e reve të zeza
me tamtamet e luftës së bubullimave
e etur për dashuri
dovijë perandoreshae ujrave
për ta futur në kështjellën e saj këtë pyllnajë
për ta shtërnguar fort
mes krahëve të saj
mes gjirit të saj
mes kofshëve të saj
rretheqark duke u sjellur si eunukë
cironkat, mëlyshët, gjucat, krapuliqët, bretkockat
dielli do të struket pas reve duke i shkruar poezi dashurie papushim
lejlekët, dallandyshet do tëkenë ikur përtej….
Përmbikëto kurorëza
duke prekur me pendë ujrat
do të sillet plot guxim
zogu me i shëmtuar i dheut
dhe më besniku
trumbcaku….
30 korrik 2010- liqeni artificial, shtëpi
Tiranë
QENTËERRUGËS
Sa më vëjn keq për qentë e rrugës
Janë më shumë se sa duhet të edukuar
Ta lirojnë rrugën si njerëz
Të shikojnë me sy fëmije
Nuk lehin kurr
I ka edukuar e njëjta dorë
– rruga tmerrësisht jo livadhore e kryeqytetit.
Ata iu qahen me sy, me të lutur
Qenëve që shëtitin me qafën me zinxhirë
Që e kanë një strehë dhe ushqim
Por dhe n jë oborr për të lehur
1 – 2 shtator 2010 , ora 05 e mëngjesit, ndërsa këndon hoxha jacinë e syfyrit, Shkodër
POR LIQENI NUK KA DALLGË
Liqeni ende flë
Kanë nisur ngacmimet e lehta të diellit nëpër gjethe
Por ujët me sytë gjysëm mbyllur ende ëndërron
Po të kishte dallgë
Dallgë shumë
Do të ngrihej prej shkumbëve të tyrepër të ardhur tek unë
Afërdita
Me qerpikët, buzët , sytë dhe flokët e derdhura gjer në fund të këmbëve
Krejtprej shkumbësh
Prej zambakësh të bardhë që kanë vetëm dallgët.
Që andej do të ngrihej mbretëresha ebukurisë
Bija e Poseidonit
Përbindëshit të detrave
.
PESHKATARËT E UJRAVE TË ËMBËL
Liqeni u paska falur sot në mëngjes peshkatarëve
shumë peshk,
shumë peshk,
shumë peshk
të qeshura dhe rrjeta shumë
Taraboshi nga larg
si një dallgë
që ka dalë nga liqeni
dhe është ngurrosur atje
Shelgu buzë Bunës
si një vajzë që sapo ka dalënga ujrat
duke vërvitur pas me një të lëvizur vjzëror të kokës ajore
flokët e gjatë , të shumtë dhe të gjelbër….
REJA ISLANDEZE DHE UJRAT NË SHKODËR
Qielli i botës
Kërcënuar ngado prej resë
Që nxorën nga dhimbja e tmerrëshmë dherat
Atje
Por ujrat e Shkodërs sime janë zbukuruar
Nga sytë e kulluar të pranverës
A thua i dhimbset Shkodrakësaj pjelle të egër të nëntokës?
Apo ka rënë në dashuri
Në një dashuri platonikë
Siç bijnë përbindëshat?
E ÇMËNDURA DHE NJËZET DJEM
Ata qeshin me të madhe
E thërresin me emër
E thërresin të gjithë
Kavaleria Rostikano e ka mbushur bulevradin
Me të qeshura
Pietro Maskanji ka vdekur
Kavaleria qeshën me të madhe.
Ajo ika lyerbuzët me të kuq
mban një trëndafil në dorë
përkulet me reverancë
deri në tokë
si aktoret e Romës klasike
dhe trëndafilin
ma zgjat
mua
Të vetmit që po qaj
ndërsa Kavaleria Rostikano
tund bulevradin eShkodrës me të qeshura
DALËNGADALË….
Rrugët…
E Ndjej
kanë nisur të më presin
përditë dhe më ftohtë
Po ec nëpër rrugët e qytetit më të panjohur të botës
– nëpër rrugët e qytetit tim
Vetëm ujrat nuk më paskan harruar
Dhe shokët e fëmijërisë
Të mplakur që të gjithë
Dhe që kthehen në adoleshëntë menjëherë
Si ujrat e Drinit
Sapo nisin papritur shirat.
ZOGU
Kam filluar të këndoj te një dritare tjetër, atje
ku më duan të gjithë dhe më përkëdhelin të gjithë
Atje ku këndoja më parë
U mësuan me këngën time
A nuk ia vunë veshin kurr
Ka nisur t’u vrasë veshët kjo qetësi absolute
Ka nisur t’i marrë malli për mua
Kalojnë poshtë dritares ku po këndoj unë
Ngrënë kryet
Dhe i ulin sytë poshtë
Me përjashtim
Të së dashurës së parë
Që më lutej të këndoja edhe një këngë
Kur më qeshnin të gjithë…
PILOTËT E VJETËR
Hodhën nga një grusht dhe në varrrin e hapur
ku qanin të gjithë.
Iu afruan të heshtur tavolinës së mortit.
U ulën
Pikëlluan ca
Pinë dhe nga pakëz raki
Dhe bënë shaka.
Kishin luajtur me vdekjen tër jetën.
Unë ua njoh të gjithëve:
Mëritë,
Djallëzitë,
Modestitë,
Egoizmin,
Pisllëqet,
Furinë,
Plogështinë
Fuqinë
Dobsinë
Të qeshurat
Lotët
Që të gjithë këta
E patën një të dashur
Që i treguan gjithëçka
Që i falën gjithëçka
Që i qeshën gjithëmonë
Që nuk e tradhëtuan kurr…
Hapsirën mbi atdhe.
POETËT E DIKURSHËM…TË GJENERATËS SIME
Flisnin me duar, sikur po
po shtyninbotën për në një
tjetër galaktikë me
përrenjtë prej zjarri të fjalëve dhe
lëvizjet e furishme
të duarve
Shëtisnin me njëritjetrin, si
gjeneralët ebulevardit , madhështorësi një
tufë meteorësh para
syve të turpëshëm të
letrareve të reja dhe të
panjohura nga
askush
S’ngopeshin së recituari
vargjet e tyre përmendësh . Tregonin
me një mijë variante
ç’i kish thënë “Ismaili”, apo si kishin
pirë me “Dritëroin” dhe…
Kur ndaheshin
shanin fshehur njëritjetrin….
Sot…
Sot
të mplakur, të drobitur, si
gjeneralë të mbyllur në hekura
ecin
vetëm.
Dikush ka lënë flokë të gjatë, si
poetët klasikë; dikush
i pa rruar si Mciri* , ai,
murgu që
u arratis nga monastiri; dikush me
cigaren në gojë , sikur të
ketë lindur me të
mes buzëve.
Tëtërëe kanë kush një
kopse të rënë, kush një
lidhëse këpuce të palidhur; kush me
këmishë të palarë . Pranë
vajzave kalojnë me
vështrimin që u hedhë luleve një
gruaje të vejë që
është nisur te
varrezat
Nuk flasin më me zë të lartë
por mërmërijnë dhe
shkojnë rrugës duke u këshilluar me veten
Nuk flasin më me duar
duart tani u dridhen
si të një epshelliu plak.
Bota i ka mundur
Tani ata nuk botojnë më asgjë. Mbi ta dhe mbi lulet
shkelinkëpucët me gozhdëbotës
që marshon
Ata i shikojnë rivalët e dikurshëm tër mirësi dhe dhimbje
Unë i dalloj që janë ende poetë
Që të gjithë
I dalloj nga
shkëlqimi i jashtëzakonëshëm i
syve , nga
mënyra se si vështrojnë
ujrat dhe nga
lulja që mbajnë
buzëve
kur vjen pranvera
Shënim:
Mciri – një murg nga poema me të njëtin titull e Lermontovit
Ora 06.50 , 22 mars 2010, buzë vëndit ku Buna ndahet përj së ëmës, liqenit…
PËRSE NUKMUND TË BËHEM BIZNESMEN?
…Ja,
sepse nuk kam shpirt.
Që të mbijetoj në luftën e përditëshme
Do të më duhej të ha
Të ha me uri, sa më shumë dhe pa u nginjur nga
Puna e punëtorëve që do të vijnë me rrogë te unë. Mirëpo
Unë
Nuk kam shpirt të ha mish njeriu
Dhe rri i tërhequr
Në botën time të letrave.
Që të mbijetoj në luftën e përditëshme
Mua më duhen edhe skllevër; jo asish që
I mbanin lidhur këmbët me hekura; as zezakë që
I shisnin sipas peshës dhe që i kontrollonin, si kuajt – nga
Dhëmbët,
Po asish , që
Qeshin sa herë që të qesh unë, që
Më japin të drejtë sapo të flas unë, që
E dijnë sinqerisht se unë
Jam më i bukuri i tyre; jo unë, por edhe ime shoqe
Sepse janë vetë paratë e bukura , po aq. Mirëpo
Ja që
Nuk kam shpirt të ha mish njeriu
Dhe rri i tërhequr
Në botën time të letrave.
Nëse ka vetëm dy rrugë
“Bëhu skllav , o bëhu mbret!”
Njëmijë herë më mirë skllav
Se satrap, kokën përpjetë
Më mirë prit si burrë goditjet
Si mandatin pret një plak
Se sa egërtë qëllosh
Me sy, fjalë e dajak – x
Një mal dallohet me një të parë se
Është më i madh nga një kodër
Një mbret dallohet menëherë
Nga lypësi që rri te porta e pallatit
Një pasanik dallon menjëherë
Nga një varfanjak, mirëpo
Se kush është më i mëncur dhe kush më pak?
Më gjeni qoftë dhe një të vetëm që
Të pranojë disfatën në këtë konkurencë.
E dini? Sinqerisht
Ma më pëlqen kjo barazi e
Mëncurive absolutisht të pabarabarta
Është më e nderëshmja!
Jam në vetminë hyjnore të qiellit të letrave.
Shënim – x – vargje nga vjershai gjigand Persian,Xhelaludin Rumiu, shqipëruar nga unë në vitin 2002
LAMTUMIRË
Ledias, me rastinembarimit të maturës
kujtim nga babi5 shkurt 2010
Lamtumirë gjimnazi im “Qemal Stafa”
Lamtumirë mësues, shokë, ti, banka ime
Kushedi hapat e mi, kur do m’i ndjeni prap
Hapat e vajzës që notonte në ëndërrime
Mësuesit e mi, gjer të mësoheni pa mua
Do pyesni njëritjetrin, po… ku shkoi?
Me aromë mimozash do përgjigjet pranvera:
E katërta shtatë dhe… ajo…oh…fluturoi
Po kur një ditë do më keni harruar
Qemalsja juaj do të vijë te dera
Ngadalë , hutuar, do të ngjitet te shkallët
E drejt te banka ku rrinte përhera
Në mos paça me vete t’u sjell lule
Të freskëta , të bukura siçi rrit saksia
Të rrahura zëmre do t’ dhuroj pafund
Dhe lule të zbehta nga thinjate mia
Do të pyesë roja plak, ku e kam parë
Këtë zonjë që s’qesh si nxënësit e tjerë?
Do t’i them :më lër, më lër të hyj, o plak
Qemalse edhe unë kam qënë një herë
Lamtumirë, lamtumirë gjimnazi im
Të erdha e ndrojtur,e vogël , si manare
Më rrite… Lehtënjë ditëmë puthe flokët
Dhe nëpër botë më lëshove krenare.
AH…SI U HAKMORR MJERIMI!…
Mjerimi u hakmorr më shumë
ndaj kësaj gjyshejeme sy të ëmbël si zogj të ulur
në rrjetën e peshkatarëve të fytyrës së saj
Mjerimi nuk kish patur shpirt për këtë plakë të dashur
ishte treguar më mizor nga sa e priste ajo
më i pafytyrë
më i pacipë
më i keq
më i lig
ndaj kësaj gjysheje që ka një bohçe të madhe
nga xhepat e së cilës
gjithmonë del diçka evogël
për fëmijët e mëhallës
Ajo…
Ajo po u lutet
Ajo po u lutet kolopuçëve
Ajo po u lutet kolopuçëve të mëhallës
të luajnë
të luajnë me këtë fëmijë
me këtë fëmijë të shëndetshëm,
të bukur,
të veshur bukur,
me lodra të bukura,
të heshtur,
të bukur
tëbukurtëbukurtëbukurtëbukur
Është nipi i saj
Ka ardhur për herën e parë
Për herën e parë që nga andej
“andej”
Dhe
nuk din
as edhe një fjalë nga gjuha
egjyshes..
Unë shtërngoj dorën enipit tim
është syblu,kokderr,gjithë tula
po e ngacmove si shumë të shanë “të qifsha robt”
gratë e lagjes duan ta puthin secila, ndërsa e marr nga kopështi
po aitulic,
nuk ia jep faqen asnjërës
me përjashtim të ndonjërës që i falë një lodër apo ëmbëlsirë
ia jep faqenshpejteshpejt dhe
e fshin prap
me doçkë.
Ja, me këtëtulipan të bardhë
që kam shtërnguar unë
ndërsa plaka u lutet fëmijëve
me sytë e përgjëruar….
30 – 31 korrik 2010
PLANZHON MBI GRANADËN PA FITIL
NGA RIZA LAHI
Më 13 shtator 1986, ndërsa bëheshin qitje në poligonin e regjimentit të Farkës, ushtari elbasanas Fatmir Skilja , i shushatur, nuk e vërviti granadën luftarake por e lëshoi pranë , para këmbëve të tija dhe ajo, tanimë pa fitil , po rrokollisej drejt grupit më ushtarë, mes të cilëve ndodhej dhe një luan.
Ky luan ishte ish piloti Ndue Logu që u hodh me trupin e tij mbi 100 kg e mbi 180 cm të; që u hodh planzhon drejt vdekjes së tij të sigurtë për të bllokuar djallin e zjarrtë që kushedi se sa jëtë ushtarësh do të merrte pas atyre fare pak sekondave që i kishin mbetur pa vjellë tër masën e tmerrëshme të vdekjes që kishte ngërthyer në grushtn me llokma të metalta.
Granada plasi në barkun e heroit, duke bërë fërtele gjitha të brendëshmet e viganit nga Shoshi i Dukagjinit dhe rritur në shtëpinë e fëmijës, por duke shpëtuar gjithëçka tjetër përqark.
Ishte një akt vetmohimi jo i paparë në historitë e ndeshjeve me eksplozivët; ne njohim rastet e Mic Sokolit nga Malësia e Gjakovës, Selam Musait nga Salaria e Vlorës, Aleksandër Matrazov nga Moska dhe…ja dhe rasti i pilotit më të mirë që kishte regjimenti i Farkës, atij burri vetullzi, ballëpastër, që ecte duke buzëqeshur me vete dhe me një ecje prej balerini, kryemjeshtër i njohjes së territorit, instrukltorit fluturues të disa breza pilotësh, Ndue Logut nga Dukagjini.
Ndue Logu mundi ta merrte diplomën me rezultatet më të larta që mund të jepte një shkollë ushtarake në Bashkimin Sovjetik; mundi ta merrte në Batajsk – si pilot helikopteri por edhe ai , në vitin skandaloz 1961 u kthye në atdhe së bashku me 18 pilotë të tjerë, pavarësisht se dy prej këtyre djemve qenë thyer.
Ti djalosh që lexon tani “Dinosaurët e fundit” duhet të dish se burrnia është vënë në provë në të gjithë brezat që kanë formuar karakterin shqiptar.
SHKELËSI I KUFIRIT
Ai ishte njohësi i mrekullueshëm i terrenit dhe qenve.
E urrente komunizmin , rronte si në skëterrë dhe vendosi të arratisej.
Kur ishte pesëqind metro larg piramidës, u dha alarmi.
Kufitarët u sulën me qën dhe me kallashë duke krehur vëndin.
Ai qeshte dhe lozte me ta si macja me miun. Kufitarët,
nuk e kapnin dot dhelprën që i qesëndiste nëpër labirinthet e saja;
i ngacmonte, suleshin ta kapnin, u humbiste si një fantazëm dhe u
hidhte një gur nga cepi tjetër e fshihej paq sërish.
Një qën iu afrua fare pranë njohësit të mrekullueshëm të botës së qenve.
Në zonën neutrale, shtiu lart dhe u fsheh si të qe rritur ndër pyje.
Kaloi piramidën – “R. S. F. e Jugosllavisë” – e hodhi automatikun përtej.. Kishte mbërritur në Botën e Lirë, tanimë nuk ishte më
në skëterrën me komunistë, që donte t’i piqte të gjallë.
Kur ndjeu të flisnin sërbisht në vënd që të ngrinte duart, u fsheh.
Ndjeu ta shanin “mysafirin” e kësaj nate , atë, “Jeben ti majka!”
Paskam kaluar nga skëterra komunsite për të ardhur në duar të serbëve?
Nëna ime!- Klithi pa zë njohësi i mrekullueshëm i botës pyjore dhe qenve, ndërsa ushtarët po e kërkonin duke bërtitur sërbisht.
Si klithi dhe një herë për të ëmën, u kthye andej nga kish ardhur .
Kur kaloi piramidën shqiptare e kuptoi se ishte e pamundur të fshihej më.
Kur u sigurua që pas pak do ta kapnin
kërceu nga ku qe fshehur – te këmbët e ndjekësve të tij
u zgjati kyçet e duarve dhe ata
i vunë pranga.
Ndërsa kufitarët e qëllonin ngado duke e sharë
në gjuhën shqipe, ai… qeshte…qeshte…vetëm qeshte
si një përbindësh me gojë të llahtarëshme
dhe ata u stepën.
Ai nuk qeshi më.
U tha: Isha të serbët!
Kam kaluar para hundëve tuaj e të qënve dhe shkova te serbët…
S’i ngrija dot para serbëve lart këto dy duar që ua shtriva ju ;
s’i përkulja dot këto gjunjë para palave dhe hymnit të
flamurit sërb .
U ktheva te prangat e skëterrës që e urrej për vdekje.
U ktheva te prangat që kanë mbërthyer atdheun tim
bëni ç’të doni me mua.
Ju nuk më kapnit kurr!
Dhe pa nga flamuri shqiptar që valavitej mbi postë.
Ishte ende errësirë por jo aq
sa kufitarët shqiptarë të mos dallonin mbi palat e flamurit
lotët e burrit që erdhi t’i shtrinte duart prangave.
Në brezin e pilotit të rriturit në shtëpinë e fëmijës, ja, qenë thyer dy djem shqipërie. Aristotel P. dhe Ilia K. Ata vendosën të mos ktheheshin më tokën që i kishte lindur por, në planin e tyre të braktisjes, ata kishin parashikuar edhe një masë që rrallë mund t’i binte ndër mënd ndonjërit nga djemtë e hedhur dhe me gjellët pa kapak – të fshiheshin sa më larg.
Kur Ndue Logu vetë i 18 udhëtonte për në atdhe me zemër të mbushur dhe të thyer për Aristotelin dhe Ilian, një grup tjetër djemsh shqiptarë që do të kthehej pas tyre, po bridhnin nëpër rrugët e qytetit me thika të fshehura. “ Ishim gjashtë veta. Ishim në grup. Nëse do të hasnim kund njërin apo të dy nga dezertorët , secili do të hante në një kohë 6 të ngulura thike në emër të atdheut dhe popullit që kishin braktisur” – më tha njëri prej ekzekutorëve të mundëshëm.
Burri ka kohë për t’u turpëruar edhe në rini, edhe në burrëri, edhe në pleqëri. Dezertori ka vetëm një emër; është një cilësi që bashkon si me një komandë karaktere, ngarje, periudha historike dhe rrethana gjithfarëshe.
Ndue Logu u ngrit si një lapidar prej mali në burrërinë e tij.
Unë nuk di ndonjë pilot tjetër, që populli t’i ketë kënduar një këngë kaq të veçantë dhe në një rrethanë kaq të veçantë, siç ka qënë njëra e krijuar gjatë ndërmarrjes mbarëpopullore për elektrifikimin të plotë të vëndit. Pas vrasjes në aksionin e rinisë së një vajze prej Dukagjinit , quajtur Shkurte, pas kësaj nxitjeje mbarëpopullore, nisën të ndizeshin drita edhe në zona ku kishin jetuar prej mijëra vjetësh me kandil, bishtukë a pishë të ndezur.
“ Llampa e ndezur shfaqej në çdo shtëpi si fytyra e Shkurtes”, shkruante një poet nga më të njohurit e asaj kohe. Elektrifikimi i Dukagjinit, kësaj monade shqiptare, ka qënë një punë e bërë me hare të paparë dhe në mënyrë të jashtëpërfytyrueshme, duke shfrytëzuar energjitë e pashterrëshme që gjeneron një shpirt i rënë në dashuri. Pilotët bënë çudira në atë kohë për të aritur që të ndizej drita mes dhomës si “fytyra e Shkurtes”. Dhe, populli i këndoi Ndue Logut një këngë, kështu:
“Paj, kush ishte, more njaj piloti?
Bash Ndue Logu, nji djalë prej Shoshi”.
Ndue Logu dolli i paaftë nga një sëmundje profesionale pilotësh – “lumbago”. Por ai , në kohën e indondatave të dëborës nuk linte fluturim pa shkuar duke fluturuar përmbi borë drejt zonave veriore e verilindore në atë dimër të ’85. Ani, si pasagjer rrinte, ama, ky njohës i mrekulleushëm i terrenit, ndihmonte papushim ekipazhet , megjithëse….tanimë mund të rrinte në një depo, zyrë, me një reflektor te këmbët , se ishte “shef armatmi”.
Në një periudhë u bë bujë e madhe, e jashtëzakonëshme – Shqipëria e perçeve të dikurëshme, e gjakmarrjeve të dikurëshme, e dhunës ndaj gruas shënoi një nagjarje që është përsëritur vetëm një herë. 4 vajza të Institutit të Kulturës Fizike, pikërisht Flora Toto, Polikseni Vjeshta, Drane Cara dhe Vezire Meta , u hodhën qënga qielli mbi Tiranë me parashutë. Parashutisti që i hodhi vajzat ka qënë shefi i kësaj arme, pionieri i parashutizmit shqiptar, Shaban Danaj.
Po piloti që i hodhi, cili qe? Ndue Logu, që u varros me 14 shtator 1986.
Mbase…mbase, përveç bustit të heroizimit të tij të ngritur nëpër zemrat e atyre që e njohën, në emër të kontibuteve të tija për ushtrinë shqiptare, artin e fluturimit , devocionit për kryerjen e detryrave ajrore por, sidomos, për planzhonin e tij të fundit drejt vdekjes në emër të jetës së të tjerëve, do të ishte gjëja më normale dhe në përputhjen me aliazhin e artë të traditës sonë t e vjetër dhe të botës moderne ushtarake , që Ndue Logu, ta kishte një bust.
Një bust në mes të repartit ku ai dha jetën, apo në Shosh, në Shkodër, në shtëpinë e fëmijës apo në ndonjë rrugë të Tiranës…
Përfunduar ora 06 e mëngjesit të dt 15 prill 2013.
Ps
Kjo pjesë rënqethëse që sapo lexuat nuk do të ishte shkruar kurrë nga dora ime, pa kontributin, shtyrjen, nxitjen, këmbënguljen dhe pasionin deri në përgjërim të e pilotit Niazi Nelaj, nga Kalivaçi i Tepelenës, ish shkruesi i historisë së regjiemntit të Farkës
( autori)
Njoftim nga Riza Lahi
VARGJE MIQSORE PËR SHOQËRINË E INTERNETIT
Parathënie
Shpesh pyes veten, ku janë nipërit dhe mbesat e diasporës së fuqishme shqiptare që tundi Parisin kur u pat pushtuar Shqipëria jonë me 7 prill 1939. Jam interesuar në shtete të ndryshme nga kam qënë dhe kam mësuar se ka shumë njerëz me rrembe shqiptari dhe që ata vetë e dinin… por…vetëm aq!
E pra, të shikojmë se sa nipër dhe mbesa të diasporës së para nëntëdhjetës në Australi, Gjermani, Zvicër, Amerikë..etj nuk dijnë më shqip?
Është shumë e dhimbëshme!
Të njëmilion e treqindmijë shqiptarët e diasporës së Shqipërisë së pas nëntëdhjetës, një hemoragji tronditëse për popullin shqiptar dhe atdheun tonë të shtrenjtë, ja, kanë gjetur edhe një mënyrë të mrekullueshme për të kontribuar sadopak me sa është e mundur, në forcimin e trupave mbrojtëse të genit të indentitetin kombëtar. Kjo mënyrë është – krijimi i listave virtuale me të cilat ne lidhemi me njëritjetrin. Me këtë korespondencë të shpejtë, ne mbulojmë orët tona të vetmisë në mungesën e asaj që nuk zëvendësohet dot – asaj qënie abstrakte dhe po aq konkrete që quhet ATDHE.
Përmse këtij komunikimi, ne kënaqemi me njëritjetrin, shkëmbejmë eksperienca të ndryshme nga vëndet ku jetojmë, i përshkruajmë ato me zakonet apo mentalitetet autoktone, shkëmbejmë plane, ëndërra, fjalë të ëmbla, intimitete, ëndërra; lexojmë poezitë e njëritjetrit, krijimet tona, i lavdërojmë , i kritikojmë… Sigursht që merremi edhe me “thashetheme”duke i bërë lajka njëritjetrit; nganjëherë edhe shahemi e fyhemi dhe, atëherë, ky livadh i mrekullueshëm plot florë shqiptare, ngacmohet për t’u kthyer në “fushbetejë”. Ama, në një “fushbetejë”, vërtetë me mjete të florës shqiptare, por që mbaron shpjet, gjithmonë me happyend. Dhe kjo ngjet, sapo nëna jonë e përbashkët që e kemi lënë larg, ia bën me isharet vetmisë sonë. Duke na kujtuar se na ka lindur të gjithëve ajo, se na ka bija e bij që na do si sytë dhe që, në mall e sipër, na porositë vetëm për dy gjëra – të mos e harrojmë atë dhe ta duam njëritjettrin.
Pa të provojmë të vemë te vizitë te njëtitjetri! Psh të vijë dikush nga miqtë e internetit në Itali te unë, sigurisht që edhe në borxh do të hyja po të mos kem vetë dhe do t’i hapja, si portat e zemrës , si dhe derën e shtëpisë, me të dyja kanatate do ta prisja me tër shpirtin.
Po cili nuk do ta bënte këtë, vëllezër e motra?
Poeti dhe autori i njohur Riza Lahi, që nuk ka qënë ndonjëherë në emigracion, është bërë miku i ne t ë gjithëve dhe është i njohur në të gjithë diasporën shqiptare. Ai derdh nektarin e tij gjith ëmbëlsi nëpërmjet poezisë apo prozës, dhe, sidomos, për informacionet që na sjell nga atdheu ynë i shtrenjtë.
Ja, është kujtuar dhe na ka mbledhur me humor e me qejf në një sofër, që e ka shtruar vetë ai. Në një sofër me vargje të ëmbla dhe që do të na bëjnë të kënaqemi ; edhe kur të jemi me njëritjetrin, por edhe në vetminë tonë…natën. Patjetër që edhe dikush – dikush do të përlotet.
Shkodrania e vogel qe ngriti ne kembe danezet me violinen e saj….
Kjo vajzukja e vogël është një shkodrane që nuk e ka parë Shkodrën e saj as edhe një herë të vetme gjer tani. Sigurisht, e ka parë në fotografitë e shtëpisë së saj në Danimarkë, u thotë që të gjithëve se është shqiptare dhe mami me babin i kanë vënë supeve një shall shumë të bukur, me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar. Nicola është vetëm 10 vjeçare dhe flet shqip po kaq bukur, sikur e flasin atë fëmijët në lagjet e Shkodrës. Si? Sepse në shtëpinë e saj flasin vetëm shqip, shikohen filma shqip dhe babi, Luigj Shkodrani, është mjeshtër për të sajuar antena që të marrë sa më shumë stacione televizive shqiptare. Shqiptarët në Danimarkë, falë kujdesit edhe të shtetit atje, janë të organizuar me sa mundësi u jepet.
Mes këtyre organizimeve, është edhe një radio shqiptare, ku vajzukja në moshën katër vjeçare ka recituar atje, para mikrofonit, një vjershë në gjuhën shqipe që i ka kënaqur pa masë dëgjuesit atje me atë shkodranishte të ëmbël, siç e flasin aq pastër, në dialektin e Mjedës, shkodranët e vjetër të zonës katolike.E bukura Nicola! Ua ka shpërblyer aq bukur, aq mirë, me fuqinë e saj kozmike që i jep mosha fëminore prindërve të saj që e kanë lënë Shkodrën prej halleve të tyre, në një mënyrë që do të tregojmë më poshtë.Ja se ç’më shkruan nga Danimarka miku i familjes Shkodrani, z. Arben Hoxhaj, kryetar i shoqatës ”Alba – Dansk”.“Në moshën katër vjeçe e kam parë me sytë e mi se si vajza jonë me dy shkopinj te vegjël imitonte violinën dhe me anën e zërit të saj vinin melodi nga me të ndryshmet.Gjatë kësaj kohe, prindërit panë tek Nicola e vogël, se dëshira dhe prirja e saj ishte të merrej me muzikën e përkatësisht me violinën.
Ndaj prindërit e saj, Luigji dhe Linda, u interesuan, që Nicola të vazhdonte studimet për violinë. Ata e regjistruan në një shkollë private të muzikës, ku dhe sot vazhdon të marrë leksionet e violinës.Gjatë gjithë kohës është shquar për një përvetësim të shpejtë të leksioneve të afruara nga mësimdhënësit e saj. Ajo në fillimet saj ra në sy për talentin e saj dhe në minikoncertet që bëheshin në shkollë, ajo shquhej për një shkathtësi dhe vullnet të paparë, duke luajtur me violinën e saj pjesë të ndryshme nga kompozitorë të njohur botërorë dhe ato shqiptarë.
Por çfarë është me interesantja, se dëshira më e madhe e Nicolës është të luajë me violinën këngën shkodrane “Lule bore”, që me aq pasion e luan, jo vetëm në mjediset e shtëpisë por dhe në radion shqipe, në mbrëmjet e ndryshme, që organizon shkolla e saj dhe shtëpia e kulturës “Kulturehus”.Shkodrania e vogël që ëndërron ta shikojë përditë qytetin e saj që nuk e ka parë kurrë, merr pjesë rregullisht në filarmoninë e qytetit të saj, ku e ka regjistruar vetë “profesori”, siç e thërret ajo edhe në shtëpi mësuesin danez të violinës.Në kuadrin e vitit të ri, fëmijët danez të filarmonisë, dhanë një shfaqje mes elitës së qytetit, ku qe edhe një fëmijë nga Shqipëria. Pikërisht vajzukja jonë me mbiemrin “Shkodrani”, e cila luajti solo para të gjithëve.
Pjesa e saj violinistike quhet “GLADE JUL” (Krishtlindje të gëzuara) e kompozuar nga Franz Gruber.Në koncert ishin të ftuar personalitet më të larta të Bashkisë së qytetit dhe të institucioneve të kulturës të daneze. Morën pjesë shumë të ftuar nga të gjitha moshat. Për minuta të tëra nuk ushtuan duartrokitjet prej lojës spektakolare të Nicolas së vogël që hidhte sytë tërë kohës nga tre palë sy të përlotur, që të tre ishin sytë e mamit, babit dhe vëllait të saj.Vajza për pak u sul që nga skena të puthte atë treshe që don më shumë se askënd në botë, por e mbajti veten dhe u dërgoi nga një puthje në ajër, duke e mbajtur violinën në dorë si një tufë të madhe trëndafilash….Mes duartrokitjeve, ndër të tjera, përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës së Danimarkës dhe të Bashkisë, tha, në fund të koncertit: “Më vjen mirë që në mesin tonë kemi një interpretuese shqiptare, që zgjerohet dita ditës në fushën e artit dhe që po integrohet me shumë sukses në jetën daneze, duke lënë gjurmët e saja”.
Riza Lahi
—————
NJË VIOLINË NË PANTEONIN E ORFEUT-Kushtuar violinistes shqiptare ne Greqi Elizabeta Qyrsaqi
Kushtuar violinistes shqiptare Elizabeta Qyrsaqi
NJË VIOLINË NË PANTEONIN E ORFEUT
NJË VIOLINË NË PANTEONIN E ORFEUT
PEJZAZH N ËN KALAN Ë E SHKODR ËS
Rrjedh Buna, rrjedh ëmbël, rrjedh shtruar, menduar
Drejt gjoksit t ë lesht ë t ë Drinit të rrëmbyer…
Nj ë vaz ë bz ë ëmb ël si t ë ish Mona Liza
Nga libri i saj nj ë faqe ka kthyer
Pul ëbardha i sillen përqark dhe asaj
Dhe Bunsë, që plagë më celin pafaj…
Dhe Bunës…Ky Drini për beli p ërfshin
Stolirat dhe ojnat vajzërore të saj
Si plagë trëndafilash këto buzë buzë Bun ës…
C’lexojn ë n ëp ër lib ër k ëto vetulla si shtiza?
Mes lot ëve të shelgut i heshtur rri unë
Mes lot ëve t ë shelgut buzëqesh ë Mona Liza.
Po kush do t’i puth ë pa i vrarë ato buzë
Fare lehtë, sa një fllad, jo si Drini lugat?
Po…vajza me dorë thërret djalin e saj
Dhe Buna, shkujdesur, po shkon p ër n ë shtrat.
Po…Plagë, pse të celën , dhe Buna, dhe vajza?
Pyes veten , dhe buzën kafshoj gjer në asht…
Pulëbardhat plot fllad fërfërijnë drejt bedenave
Zemërbardha…drejt qiellit të lashtë.
Thuajse askush në Shkodrën shqiptare nuk e dinte se, ndërsa kamera vigane e globit ndiqte pishtarin grek që po udhëtonte drejt Athinës, kishte diçka që lidhej edhe me ‘të .
Ishte Olimpiada Botërore e vitit 2004…
Se çfar kishte lidhje me Shqipërinë ajo kamër , këtë gjë mbase e dinte vetëm vëllai i violinistes shkodrane, Nikoja, një shtangist që i pat lënë hekurat në kulmin e lavdisë së tij për t’iu kushtuar artit të arkitekturës. Me siguri, edhe ai ende ishte skeptik që Elizabeta, një emigrante nga Shqipëria e vitit të tmerrshëm 1977, do të ishte ata çaste violinë e parë, spala, në grupin prej 12 virtuozësh helenë të kryesuar prej viganit athiniot , violinistit Jani Giorgiadhi.
E ku dukeshin në sytë e miliarda teleshikuesëve të rruzullimit imtësirat e orkestrës, ndërsa shoqëronte tenorin planetar që kish udhëtuar enkas nga Argjentina, Hoze Kura!
Kura mund të këndonte në secilën pjesë të itinerarit që tejshkonte pishtari, por kishin zgjedhur për ‘të pikërisht ishullin Hios. Ishullin Hios, që tanimë kumbonte nga një orkestër e përbërë prej 12 luftëarësh si të Leonidhës; të kalibrit qënga Filipidi e deri Fedipi.
Lluftëtarë të ëmbëlsisë dhe delikatesës së artit.
Ishulli Hios ka pas mahnitur dikur romantikun e papërsëritshëm deri tani , Viktor Hygoin.
Hios, kjo rokaforte helene e luftës për liri, u bë i njohur anembanë botës nga një poezi .
Nga poezia “Djaloshi grek”.
Shkruar nga një prej korifejve të humanizmit njerëzor – autori i “Të mjerët”.
Orkestra e Giorgiadhit ka dhënë disa herë shfaqje në zemrën e aristokracisë athiniote, në “Megaro Muzikis”, ku biletat janë extremisht të shtrenjta. Edhe “alvanidha”e bukur, kish dhënë koncert atje, madje, me pianistë që i njeh gjith Greqia, si Korkolis e Garufali.
Kjo “kali kopela” me sy të zgjuar shumë, si greket, me levizje femërore brilante, si i njeh gjith bota greket, është lindur e rritur nga një familje shkodrane;shkodrane me origjinë nga fshati pikoreskt buzëliqenas Shirokë, ku kanë lindur apo kanë origjinën e lindjes shumë artistë nga më pikantët e skenave shqiptare..
Elizabeta Qyrsaqi ( Dodmasej), është dobësia dhe krenaria , vuajtja artistike dhe mburrëja, rrahja e shpejtë e zemrës dhe ankthi i të dy formave, shtangia dhe lëndina , fontana dhe e xhaxhait të saj, ”axhës Pjetër”.
E Artistit të Popllit Pjetër Gaci .
“ PO E KUJT JE MOJ VAJZUKE QË KËNDON KAQ BUKUR?”
Kovaçi virtuoz Ndoc Qyrsaqi ( Gaci) tanimë qe bërë i njohur anembanë me një shpikje nga e cila kursehej puna e njëzetedy punëtorëve. Ai dhe Lena, shtëpiakja e tij e kudogjëndur si një ëngjëll i sapo kthyer për paksa nga parajsa, kishin një tufë fëmijë dhe banonin në një shtëpi modeste të quajturën dikur – “zona katolike” e Shkodrës. Në atë zonë banojnë zakonisht njerëz që janë shumë të kujdesshëm të mos fyejnë askënd, pasionantë të vjetër të veglave muzikore , pikturës , poezisë dhe zogjve. Ata, kur shkojnë mysafirë, edhe të uritur po të jenë , vënë dorën në zemër dhe thonë se janë të ngrënë. Janë njerëz që kënaqen shumë me lulet, flasin një dialekt shkodran që të kënaq shpirtin , bëjnë humor dhe krijojnë barcoleta që të bëjnë të mbash ijet me dorë , kurr nuk u bërtasin njerëzve të shtëpisë dhe këndojnë…këndojnë .
Ku këndojnë, ku pijnë raki e ku qeshin, thotë një proverb, atje nuk ka njerëz të liq.
Ku këndojnë…
Një ditë muzikanti i njohur në tër Shkodrën, Tonin Daija, djalë i ri atëherë, 40 vite më parë, vendosi të ndalej gjatë para asaj dritareje. Atje ai kishte vënë re prej kohësh që dy vajza të vogla, si dy gardalina sqepëkuqe, kokë më kokë, këndonin e këndonin papushim, pa pyetur nëse kalonin apo nuk kalonin njerëz atje poshtë.
Ishin dy bijat e vogla të zotni Ndocit ato, më e madhja, hehe, vetëm shtatë vjeçe.
“Thueji babës, vajzuke, që këndoke kaq bukur, se po due me e takue sa ma parë të jetë e mundun”.
Elizabeta, e zgjuar si nje djallush kuptoi diçka menjëherë , ndërsa e motra, Viloleta -Lola, qeshte dhe qeshte kot më kot ; vetëm ngase aq të gëzuar nuk e kishte parë të motrën ndonjehëre.
Të dyja vajzat, duke ndërprerë njëratjetrën, i treguan në fillim nënës që ishte duke hekurosur në dhomën tjetër.
Atë natë shtëpia me artistë e kovaçit Ndoc, me shtatë fëmijë, ishte e gëzuar veçanërisht.
Nuk ishte gjë e vogël të të kërkonte bijëzën e vogël Tonin Daia .
Ndoc Qyrsaqi, megjithatë, nuk vendosi t’i tregonte gjë të vëllait të famshëm në Tiranë. Le ta shihte një herë Tonini Betën e tij, që, ja, tek po e hidhin si top te njëritjetri Zefi me Nikon , ndërsa Maria kërkonte t’ua merrte nga duart për t’ia bërë thonjtë me manikyrë….
Rizai – Beta , më thuaj, të lutem, diçka nga femijëria jote!
Elizabeta – Hehe, fëminija jeme?…mmm …Unë kam le në 30 janar 1960 në qytetin që dua ma fort në këtë botë – në Shkodrën teme që kaq – e shumë më merr malli herë – herë…E din ti, që edhe vajza jeme, Natalia 9 vjeçe, flet nji kët’ shkodranishte që flet edhe i jati, edhe unë. Ajo din shumë mirë edhe Greqisht, edhe italisht, edhe “shkodrançe” ( qeshë)
Rizai – E lamë te “fëminija jeme”
Elizabeta – Po, tamam…( Jemi në një kafene të Shkodrës dhe është piku i vapës) Kur kam le unë, ka kenë shumë – shumë ftoftë dhe bite borë. Në Shkodër rrallë bjen borë dhe, kur ngjet e bjen, asht ditë festet. U, sa bukur asht kur bjen borë në Shkodër! Bahen të tanë si fëmijë dhe nuk pushojnë topat e borës për kërkend , njashtu, si në nji tavolinë shkodranësh, ku nuk njef kërkush, as grada, as lekë…
Rizai – Ta pyesim babën Ndoc, pak për foshnjërinë tënde?
Elizabeta – Babën? O babi! Rizaja asht shok i ngushtë i Nikos edhe i Zefit. A të thashë se po don me shkrue nji libër për mue?
Ndoc Qyrsaqi – Betën gjithmonë e kena pasë të hajthme e shumë të shkathët. Kur u pat martue daja i saj, vëllai i Lenës, nanës së fëmijëve të mi që na ka lanë, e shkreta , a kenë nji gja fort e bukur. Mes tanë atij kallabllëkut, pasha njatë lezet , kur thojnë, dikush bërtiti me mbajtë qetësi. E… vetëm kur e kam pa Betën – as nji vjetet e gjysë nuk asht kenë tamam – që ma hypën maje tavolinës. Dhe ka nisë me këndue kangën “Dy dele…dy dele e treqind pare…çoju dajë, çoju dajë na hjedh nji valle…”
Ça u pat gëzue e ama e shkretë. Lena jeme a kenë gjithmonë nji grue fort e përmbajtun, por njatë herë e ka lëshue vedin e a hedhë e e ka puthë Betën fort e fort. U sulshin të tanë kush me e marrë e me e puthë e me e rrokë.
Daja i vet , megjithse dhandërr, e mori hopa e filloi me hjedhë valle me ‘të.
Rizai – Po diçka tjetër përpara se të shkonte në klasën e parë ?
Ndoc Qyrsaqi – Unë me folë prap?…Edhe vajzat tjera kan këndue shum bukur, edhe Lola, edhe Neta, edhe Maria…Lola…Ça m’ ka marr malli për ’të. Asht fëmija jonë i fundit. Asht tri vjet ma e vogel se Beta…Të dyja paten fitue për në shkollën e muzikës. Nejse, a kenë në komisionin e pranimit të Betës nji flautist shumë i njoftun në Shkodër, Tish Mirdita. Më erdh fjala se Tishi kishte thanë për vajzen teme se deri në njatë ditë, në shkollën e muzikës, rrallë ishte pa me ardhë njasi talentit…
Rizai – Beta, mos ke qënë paksa dembele, përderisa , siç thotë edhe babai, ka spikatur talenti që në moshë kaq fort të mitur ?
Elizabeta – Unë kam pasë talent, por edhe kam punue shumë…Kushedi se sa herë unë kam studjue në banjo, kur isha dhetë – njimbëdhetë vjeçe; ishim ngusht, mor burrë, e nuk kishim shtëpi.
Ndoc Qyrsaqi – Njashtu, jena kenë ngusht, por në shtëpinë tonë vetëm a ndie gaz e hare. Gruen nuk e kam pasë në punë kurr, e, kur vijshe në shtëpi, lodhshëm, më rrethojshin të tanë fëmijët si becat e, kush me ma ba qefin ma fort, tuj këndue, tuj vizatue a tuj rrecitue diçka prej librave…Si në tana familjet shkodrane, de …E, njatë burrë të mirë, Tish Mirditën, Beta e ka pasë mësues, koleg dhe, njaq e ka dashtë familjen tonë aj, saqë erdh puna dhe u bamë krushqë. Djali i tij asht i martuem me Xhulien, vajzën e Marijes, asaj aktores…
Nikolin Qyrsaqi – Na kena kenë, unë e Beta, fëmijë hekeqa, buzëbukur, pra, që nuk hajshim gjithçka, e nanës Lenë iu dhimbshim shumë. Beta kur a kenë e vogël i ka dashtë shumë micat . Na jena rritë me mica nëpër shtëpi, e Beta i përkëdhelte, i mbante në prehën e flete me micen e shtëpisë. Kur e xete gjumi, ia hekshim, se flete me micen rroka – rroka.
Elizabeta – Antikë, a Nikoja! Ku t’u kujtune micat, mor Niko! Hahaha… Po unë edhe tash i due boll micat. Më ka gia krejt Natalia, ylli i vogel i mamës së vet. I don edha ajo shumë, kënaqet me micat kur vjen në Shkodër . Mirëpo na , në Greqi , nuk mbajmë micë në shëpi, se babai saj – burrëit m’i thon Simon Dodmasej – mbanë kanarina e gardalina. Ai na e ka mbushë shtëpinë plot me zogj, që këndojnë e ta kënaqën shpirtin, por, ama, mica asht e pamujtun me mbajtë. Im shoq Simoni , asht biri i piktorit të njoftun Angjelin Dodmasej. Ai pikturon shumë – shumë bukur, por, vetëm kur ka ndonji porosi, mbasi punën bazë e ka në meremetimin e monumenteve të kulturës. E, sa vjen në shtëpi, Simoni, sulet te zogjtë. Me pasë micë, edhe ajo sulet te zogjtë, veçse, jo me u kujdesë, si Simoni, por me i hangër
( qeshin të gjithë).
Nikolin Qyrsaqi – Simoni asht piktor shumë i talentuem, në studion e shtëpisë së tyne ka punime shumë të bukura. Ai edhe Betën e ka futë nëpër pikturat e tija…
Elizabeta – ( duke qeshur me të madhe) Të shkrinë Nikoja…Ehe, njashtu…Po edhe vjehrri jem, zotni Angjelini, ka ba nji pikturë ku jam unë tuj i ra violinës. Ai i ruen në shtëpi disa nga punimet e veta dhe nuk i shet kurr. Disa të tijat e të djalit të vet….
Rizai – Të zotit Simon?.. Hë, do të më njohësh me Simonin tënd?
Elizabeta – Po si, mor burrë. Kur të duesh…
Nikolin Qyrsaqi – E… Po kush asht ma i bardhë se pëllumbi? A asht nipi ndër daja? Unë motrat e mia, edhe tash që janë ba nana , i due si sytë e ballit, si i kam dashtë gjithmonë. Ato unë i kam pasë edhe motra, edhe shoqe…të tana sekretet m’i thojshin mue. Mirëpo, unë, për fëmininë e Betës, due me tregue edhe diçka pezmatuese, që, edhe sot, më dhemb shpirti…
Elizabeta – E di ça don me thanë Nikoja…Mos e thuej…Mos e thuej…
NË VËND TË KUKULLËS – ME VIOLINË NË DORË
Vajza po shkonka me u paraqitë te zotni Tonini.
Të gjith u sulën kush ta zbukuronte më shumë bukuroshen me bukleha biondë. Maria i solli një tufë me lulevjollca dhe ia vuni në xhepine vogël. Nëna i tha asaj që duhen do lule edhe për zotni Toninin, dhe Maria fluturoi e i solli sakaq.
Zefi, vëllai i madh, ndërkohë, kishte marrë penelin dhe po e piktronte motrën që, ndërsa po u puthte faqen të gjithve, nëna i vuri një zhigël ,nga fundi i fëlteres, pas veshit, “që mos me na e marrë vajzën kush më sysh”. Babi, ndërkohë po bisedonte të telefon me të vëllain, të cilit, kohë pas kohe, Tamara, e shoqja ruse, ia merrte telefonin nga dora.
“Ndoc, a po ma falë mue njatë vajzë?”
Baba qeshte.
“ Ia marrtë axha Pjetër të keqen” e mbyllën bisedën në telefon të dy vëllezërit .
Pas pak , mbesa e Artistit të Popullit do të duartrokitej nga të gjith pjestarët e jurisë.
Vajza e kovaçit Ndoc Qyrsaqi që kish shtangur shtetarët e kohës me novacionin e tij të pashëmbëllt, , pas pak, do të regjistrohej në duart e një shkodrani tjetër, po kaq zemrëbardhë, Robert Prendushit.
Dhjetvjetorin e virtuozes së vogël, e tër familja do ta festonte me një hare kaq të bukur, sa, edhe sot, artistja shkodrane që është nga violinat e shkëlqyera të Greqisë, këtij vëndi ku muzika dhe poezia janë pjesë e ajrit të frymëmarrjes, e kujton duke perënduar sytë dinakë gjith sinqeritet dhe gati me të shpërthyer të lotëve. Vajza, u dhuroi prindërve të saj çmimin e dytë në shkallë republike në një konkurs në Durrës..
Në vitin e dytë të shkollës së mesme “Prenk Jakova” u arrit gjëja më e paparashikuar për nënëzën Lenë..
Lena Qyrsaqi nuk dinte ta ngrinte kurr zërin para të shoqit apo të ushtronte dhunë te bijt e saj . Ajo i kundronte krijesat e saja, siç mund të kundrojë hajmalinë e shërimit një plakë myslimane shkodrane ; sukseset e fëmijëve , në atë shtëpi, ajo i merrte vesh e fundëta…
Po.. Ç’kish ndodhur?
Rizai – Niko, e lamë te “ai” kujtimi…
Nikolin Qyrsaqi – Beta a kenë e vocërr, akoma pa shkue në klasën e parë…A e mbanë mend, kur televizioni Italian nepte “kansonisimo”, që sot ashtu “Festivali i San Remos”?…Shteti e lejote me e pa do kohë. Mirëpo në Shkodër kishte pak televizora e na, familjarisht, shkojshim te familja Koliçi . Dote me ardhë edhe Beta me ne. Koliçët e vejshin televizorin në çardak, e mbushshin me karriga , se vijshin disa familje me e pa festivalin. Beta ishte e vogël e dote karrige në vedi, u dinte ajo punë. Tash po e merrte gjumi me siguri . Derisa ta këpuste gjumi, me siguri që ajo kishte me u hjedhë e me këndue me za të naltë apo me shkue te ekrani.. Pra, tash po prishte qetësinë dhe na i thame asaj të rrite në shtëpi. U nisme unë, Zefi , Marija e Neta… Ajo na u vu mbrapa e unë jam kthye, e kam kapë për krahit i inatosun…
Elizabeta ( duke parë me dashuri nga i vëllai) – Nikoja nuk xehet kurr…
Nikolin Qyrsaqi – E kam kapë për doret , e kam çue përpjetë, e kam hjedhë në krevat e i kam bërtitë “Nuk ke me ardhë …Hajt, flej”…Kur ka mbarue koncerti, mbas mjesnatet, e kam gjetë Betën tuj qa pa za me krye të mbluem. Sa të vdes nuk kam me i harrue njato lot kur të tanë njerëzit e tjerë të shtëpisë i kishte xanë gjumi…
Rizai – Elizabeta, përse zgjodhe pikerisht violinën, apo ta caktuan…?
Elizabeta – Jo, e zgjodha vetë. Zoti ma shëndriti mendjen me e zgjedhë këtë instrument. Violina asht vegla ma e vështirë; i thojnë ndryshe edhe “Mbreti i veglave muzikore”. Për violinë duhet me pasë vesh absolut , sepse notat në tastierë duhet me i gjetë vetë, me vesh. Nuk asht si pianoja , për shembull, ku notat janë konstante e të caktueme e nuk ke nevojë me i gjetë me vesh. Megjithate, të merremi vesh mirë, çdo instrument ka vështirësitë e veta, sekretet e veta dhe barrjerat e veta shpeshherë me zi t ë përballueshme.
Rizai – Beta, cili nga mësuesit tuaj në shkolën tetë vjeçare ka lënë mbresa veçanërisht të pashlyera te ti?
NATËN E MIRË, SHPIRTI I NENËS…
Kishte buçitur salla e mbushur përplot me shkodranë; salla në Tetatrin “Migjeni”.
Kishin ardhur të shihnin se si do të lozte në violinë e mbesa e Pjetër Gacit. Pjetër Gaci, si shkodranë i vërtetë, nuk linte mexhlis shokësh pa e lavdëruar vajzën e vëllait.
Elzabeta , bija e ëmbël e “nena Lenës” kishte bërë të duartrokitnin papushim dhe për një kohë të gjatë gjithato njerëz; një sallë përplot.
Dhe ende e parritur.
Shtëpia kishte qënë plot hare deri vonë…vonë shumë.
“Po unë, e shkreta, çka pata që nuk shkova me pa shfaqjen e bijë seme?”, mendonte nëna ndërsa bijën e saj tanimë e kishte zënë gjumi.
Iu dhimbs t’ia hiqte macen. Macja e shtëpisë kishte kohë që nuk futej më nën jorganin e Betës, por, çuditërisht, sonte, ja…ja ku ishte futur..
Vajza po flinte.
Po flinte edhe macja.
Hëna kishte ardhur te dritarja si të ishte edhe ajo një mace. Një mace topolake e bardhë , e madhe, e mbledhur kutullac dhe e bukur; ndrysh nga macja e shtëpisë që tani mbase për nga të fundit herë, po flinte me adoleshenten që kish buçitur sonte në mes të Shkodrës me ëmbëlsirën e violinës së saj.
Nena Lena pa nga hëna që ja, sikur nuk po donte të shëtiste nëpër qiellin e saj, përmes yjeve të saj…Sikur po i pëlqente të rrinte e të vështronte atje, në mes të perdeve të bardha që vareshin si “barnavekë” nusesh.
Sa do të kish dashur ta puthte hënën sonte Lena ! Këtë hënë që, kushedi se sa herë e kish parë në fytyrën e saj të argjentë dhe i kish treguar sekretet e saja, dëshirat përvëluese që fëmijët t’I rriteshin sa më të edukuar dhe …me sa më pak halle …me një adoleshencë gazmre e me një rini të lumtur.
Ishte e pamundur ta puthte hënën e bukur e zemërbardhë.. E ku puthet hëna?
Ta puthte macen?
Si gërhinte macja në pëqirin e bijës së saj që buzëqeshte në gjumë!
Ta puthte pakëz Betën ?
Po ajo tani ishte duke u puthur me engjëjt. Me ëngjëjt e bardhë, me krahë të bardhë.
Hëna ishte me një ndriçim, sikur e kishte marrë për sonte nga parajsa.
Hëna sikur ishte mbuluar me pendë pëllumbash të bardhë
U përkul mbi fytyrën e bijës , i afroi buzët shumë, shuuuumëëëëë…por vetëm aq.
Se mos ia prish gjumin Betës , mendoi, dhe i largoi buzët e saja pa prekur lëkurëzën transparente të vajzë, që iu duk në atë çast si një kukull e madhe
Ktheu kokën për të fundit nga vajza .
Ajo kish tundur teatrin “Migjeni” në mes të Shkodrës mirëpo tani , ja, po flinte ëmbël në krevatin e saj të fëmijërisë.
U kthye dhe, me hap të lehtë shumë, mori për te ndëresat e saja të gjumit. Kur…
Dëgjoi një zë.
“ Sa e lumtun jam sonte, nenë! Pse ike pa ma puthe faqen?”
TË SHTUNAT E FAMILJES SË KOVAÇIT NGA SHKODRA
“ More, a keni dasma të shtunë për të shtunë te ju, a ? Nuk pushon ahengu e muzika!”
Komshinjtë përqark shtëpizësës së artit , pyesnin kështu dhe kënaqeshin, ndërsa qënga dritaret vini papushim tinguj …tinguj të ëmbël dhe të zhurmëshëm, pafundësisht të pastër, që shpërndaheshin nëpër gjelbëranën e gjetheve dhe aromën e luleve të oborreve përqark.
Ishte djali I shtëpisë, Gjoshua, Gjovalini, bejtaxhiu i njohur nëpër Shkodër, por atëherë nxënës për trambon, që ftonte shokë dhe shoqe të këndonin dhe të kërcenin. Rinia …ah, sa e bukur është…sa e papërsëritëshme …sikur shikon të çahet qielli një herë të vetme në jetën tënde.
Një kënaqësi të tillë shpirtërore as që ka të krahasuar me “pub”et e zhurmëshme, nganjëherë me të pirë dhe me skandale , para kësi mbrëmjesh të atij brezi, ku ishte vetëm muzikë, miqësi dhe mirësi.
Të dy vëllezërit sigurisht që hynin nganjëherë mes rinisë duke qeshur dhe vallëzuar edhe ata, ndërsa nëna Lenë bënte çmosin t’i qeraste me diçka
Një familje e varfër, me fëmijë shumë, me njerëz të punës, dhe pa asnjë lidhje organizative dhe , sidomos , materiale, me nomenklaturën e kohës, qe këthyer kështu në një çerdhe aq të vaçantë, saqë komshinjtë me zi e prisnin atë të shtunë.
“Beta, po hajde moj, merre violinën e na i bjer nji herë !”
Gjovalini, në vënd që të qeshte me hare edhe ai, siç qeshnin të gjithë me bejtat e tija, këtë radhë po thërriste motrën e tij që, ja, po rrinte dhe i vështronte te dera edhe sot, si herët e tjera.
“Posi, more Gjosho, njitash!”
Ohooooooooo….
Njëri prej muzikantëve , i ndjeri Luan Borova, një kompozitor dhe fiziarmoniçist shkodran shumë i njohur më vonë, iu lut atë ditë vazës 15 vjeçare që t’i binte një pjese tjetër.
Vërtetë, nuk do të kishte vallëzim as këtë radhë, ama…
Elizabeta, duke ia ngulur sytë Gjoshos që krenohej si më i lumturi i botës, i ra një pjese tjeter.
Qënga ajo e shtune, tanimë pjesë e gëzimeve që u jepte këtyre të rinjve muzika në këtë shtëpi aq të vogël dhe intime, ishte dhe violina e Betës sonë. Ajo u binte serenatave të Shubertit, atyre italiane, Paganinit dhe çfardo kënge që merrte orkestra e kryesur nga stari i ardhshëm Luan Borova
Po sot?…
Jeta e ka çartur tanimë folenë e dikurëshme. Nëna Lenë nuk rron më, të gjith të rinjtë e asaj kohe janë mbuluar me halle , me thinja dhe janë shpërndarë tej Shkodrës…tej atdheut. Luan Borova ka vdekur.
Gjoshua nuk bën më bejte. Edhe po të bëjë, e kush ia dëgjon ato? E kush qeshet me ‘to? Ai është në Itali, emigrant, në Peskara.
Kur kthehet nga puna, jorrallë, kujton me përmallim mbrëmjet e asaj kohe . Këtë mall ia sjellin, ndërsa rri shtrirë e mediton, tingujt e kitarrës së birit të tij, Luisit.
Elizabeta – Mësimet e para i kam marrë prej zotni Robert Prendushit. Ai a kenë shumë rigoroz, serioz dhe jashtëzakonisht kërkues. Më ka dashtë shumë dhe më mbante afër. Edhe kur u ba drejtor shkollet e kishte punë të tjera, mue më ka mbajtë si nxanësen e tij deri në klasën e tetë. Ai këmbënguli që unë të shkojshe me konkurue në moshën dhetë vjeçe dhe xuna vendin e dytë në Shqipni në një konkurs fëmijësh…
Ndoc Qyrsaqi – Kur u kthye Beta me njatë alamet suksesit, Lena e shkretë (përlotet) na pat ba nji ambëlsinë të madhe me iu çue edhe kojshive ka ‘i copë…
Elizabeta – Gjatë atyne viteve, zotni Roberti më nxirrte në çdo koncert që u organizote, më nxirrte me luejtë solo me violinë ; unë delshe mirë e aj u gëzote shumë. Tanë ai burrë aq serioz, u gëzote si me kenë fëmijë prej suksesit tem…
Rizai – Moj Beta, nuk na the asnjë fjalë për atë që këndonit së bashku në dritare…
Elizabeta –Për Lolën?…Hehe…Lola… Si tha edhe baba, Lola edhe sot këndon shumë bukur; na kena tre vjet diferencë. Ajo ka pasë fort qejf pianon. Lola nuk ka pasë fat me konkurue për në shkollën e muzikës; sa keq më vjen edhe sot. Prej mejet, nuk e lejshin, mbasi atëherë a kenë nji rregull, futja kot, më duket, po nejse.Pra, a kenë nji rregull që nuk lejshin dy vetë prej nji familjet në nji shkollë muziket. Por, gjithsesi, Lola ka marrë pjesë në tana aktivitetet që organizote shtëpia e kulturës në Shkodër *, në kor.
Rizai – Po…Xhaxhai juaj, Artisti i Popullit Pjetër Gaci?…A t’i themi dy fjalë secili për kujtimin e tij?
Ndoc Qyrsaqi – Qe, po ia nisi diçka unë, si ma plaku…
___________
*Sot Shtëpia e Kulturës në Shkodër quhet ”Pjetër Gaci”
TANI – NËPËR DUART E “BRILANTIT TË PAGDHËNDUR”
Në të vërtetë, shkolla e famëshme sovjetike e muzikës klasike , e baletit, e pianos dhe sidomos e violinës, ka patur gjigantët e saj, që zbukuronin si zmeraldë krenarinë ruse. Njëri prej tyre ka qënë Profesor Jampolski. Jampolski, që tanimë mbase nuk rron, kur ishte në kulmin e tij, i pat ngritur një nofkë dikujt, një të huaji, madje. “O brilanti i pagdhëndur”
Ky “I pagdhënduri brilant” besoj që lexuesit e kuptojnë se kush ka qënë.
Ka qënë pedagogu personal i tre virtuozëve ende të pazëvendësuar deri tani në terrenin violinstik shqiptar , Ibrahim Madhit, Lorenc Radovanit dhe…I heroinës sonë – Elisabetës. Ky Brilant, ishte, pra Pjetër Gaci, i cili, qënga Tirana, u caktua që t’u jepte mësime personalisht – sigurisht me rrogën e shtetit – dy shkodranëve që parashikoheshin të shëndritnin skenën e violinës së vëndit – Radovanit dhe …oooh, mbesës së tij, për të cilën, kushedi se sa herë, si gjasme me të qeshur, i kish thënë të vëllait ndërsa pinin raki e shijonin dorën e mrekullueshme të mezeve të zonjës Lenë “Ma nep, more mu, nji kyt vajzë”.
Vajza tanimë ishte një adoleshente 16 vjeçare, në vitin e dytë të shkollës së mesme të muzikës.
Mbesa e tij e bukur kish dhënë prova të jashtëzakonëshme sa kish ardhur puna që të vinte pedagogu qënga Tirana t’i jepte mësim, djaloshit Radovani dhe asaj. Kur sapo kishte mbushur 15 vjeç …
“Sa marre më viiiinteeeeeee …Më vunë në spala ( violinë e parë) në orkestrën e Shtëpisë së Kulturës . Më vinte turp prej mësuesëve të mi, që i kishin vu mbas mejet. Po…këtë e bani vetë dirigjenti, Ermir Krantja…më ndigioi nji herë,dy herë, e, “hajde ti, këtu!”, bëritit nji mbasdite dhe … kur e pashë se dikush tjetër lëvizi prej spalës dhe më liroi vendin mue”.
Ambiciozi me gjak prej peshkatarëve trima të Shirokës e që sfidojnë prej shekujsh “Dallgën e Zezë” * të këtij liqeni, Pejtër Gaci, vendosi të luante me një kartë shumë të ashpër dhe të rrezikëshme.
Të dy nxënësit e tij tani, që kishin mbaruar maturën, do të shkonin në Tiranë që të konkuronin për në konservator. Rivaliteti atë vit parashikohej i jashtëzakonshëm. Prashikohej të vinin mbi 100 konkurentë dhe do të përzgjidheshin… vetëm 12, asnjë më shumë. Kaq ishin kapacitetet e shtetit në atë kohë.
“Ta martë axha Pjetër të keqen. Ti ke me pregaditë Johanes Brahams…asht shumë i zorshëm për moshën tande . Po unë kam besim se ke me e ba si nuk a ma e mira . Hajt, të keqen axha Pjetër .”
Që të lexoheshin të gjitha partiturat e Brahams duheshin dyzet minuta. Maturantia i mësoi të gjitha përmendësh. Edhe sikur era t’ia rrëmbente me vete partiturat para duarsh, ajo do të vazhdonte me po aq saktësi.
Parashikimi i “Brilantit të pagdhendur” dolën të sakta.
Mes të 12 fituesëve Elizabeta Qyrsaqi u vlerësua si më e mira prej tyre.
Ndërsa zhvillohej konkursi, axha Pjetër nuk u pa asfare në Tiranë.
“ Së paku, mos hajde si axhë, po hajde si pedagogu jem…Pash besen, axha Pjetër, pashë kryet tand…për hatër tem…hajde me mue në Tiranë….Më ço së paku deri te dera e shkollës e, mandej ikë… U, sa frikë që kam!”
Megjith vështrimin e dhëmbshur të kunatës së tij, Lenës, megjith lutjet e mbesës së tij të bukur, “Brilanti “ u përgjgij vetëm kaq:
“Stofi i mirë e shet vedin”
Dhe u ul të pinte kafe me të vëllain, që e dinte mrë se çfar bënte tjetri, por, gjithsesi…
Ndërsa surbnin kafenë të dy vëllezërit, muzikanti po shihte me vëmëndje , sigurisht edhe pakëz fshehurazi, fytyrën e punëtorit.
“O Ndoc! A e din se çka kam ba unë sot?”
Tjetri e pa drejt në sy.
“ Kam çue dy silura në Tiranë. Beta me Lorencin kanë me çuditë komisionin.!”
Babai i gjashtë fëmijëve i buzëqeshi me përmallim dhe me shumë dashuri Pjetrit që nuk pat fëmijë kurr. Dhe ngriti zërin:
“Lenë, po a harrove me na e pru ka ‘i gotë raki, moj?”
* – “Dallga e Zezë” është një fenomen që ngjet nganjëherë, sigurisht shumë rrallë, me ujrat e Liqenit të Shkodrës. Peshkatarët nuk arrijnë ta parashikojnë ardhjen e kësaj dallge të egër, madhështore, të menjëherëshme dhe përmbysëse, që ka patur raste e ka gllabëruar jetë njerëzish ndërsa ata shëtitinin nëpër ujra me varka .
Ndoc Qyrsaqi – Sot, shtëpia e kulturës së Shkodrës së atëherëshme, asht pallat kultyret dhe i kanë vu emnin e vëllati tem. Na jena prej Shiroket, me nji origjinë akoma ma të largët prej Qyrsaqit , Shirqit…Axha i fëmijve, vëllai jem, Pjetri, kur a kenë në moshë të vogël, i ka pas ra për mrekulli mandolinës. Ishte kohë luftet, atëherë, e , nëpër Shirokë kishte ushtarakë italinaë. Na të dy delshim me xanë peshk e Pjetri merrte peshkun që xete vetë, shpeshherë edhe temin e, në vend që me e çue në shtëpi, shkote te italianët dhe e ndërrote me pllaka gramafonit. Tana herët që shkote Pjetri me ndërrue peshk me pllaka gramafonit , as dhete vjeç nuk a kenë atëherë, të tana herët italianët u çuditshin e i falshin edhe ndonji pllakë ma tepër, se sa ishte pazari…”Apa”, baba jem , se kështu i thojshim të tanë, edhe fëmijët e mi, vendosi me e çue Pjetrin në Tiranë për muzikë, në liceun artisti. Shkëlqeu menjëhërë dhe pa pra asnjiherë . Ma vonë i doli bursa me vazhdue studimet në Bashkimin Sovjetik , për violinë, në konservatorin e famshëm të Moskës, “Pjetër Çajkovski”. Në Shqipni erdhën njoftimet e para për rezultatet spektakolare te vëllait tem. Apa fluturote prej gëzimit; nuk ka ditë me i mshehë ndjenjat aj, u gëzote menjiherë, apo u trishtote njashtu, menjiherë. Pedagogu i tij e ka pasë emnin….Mmmmm….
Elizabeta – Jampolski…Si më ka pas diftue axha, ai , Jampolski, e ka pas kuptue menjiherë që nxanësi i tij prej Shqipnijet i kishte ra ma parë mandolinës, përpara se të mësote violinën. Jampolski a kenë shumë autoritar dhe nji psikolog i mrekullueshëm . Siç diftonte axha, nji herë ai, kaq shumë kishte studiue me u paraqitë sa ma mirë, saqë e kishte gdhi të tanë natën…
”Nadje unë xuna vendin tem, por njasi emocionesh që kisha atë mëngjes…nuk më kishte ba vaki ndonjiherë.Jampolski hyni në klasë i shoqnuem, si gjithmonë, prej dy asistentëve, që e shoqnojshin kahdo si të ishin rojë të trupit të tij. Më tha me u çue dhe me fillue me i ra violinës; nisa me “shkallën e parë”. ”Shkalla asht nji ushtrim që gjithmonë egzekutohet përpara pjesëve të tjera , ma tepër me shkathtësue doren e gishtat…E – diftote axha – profesori, befas, më ndërpreu dhe më foli me nji za aspak autoritar:
”Sa orë keni fjetë , Gaci?”
“Normal kam fjetë”- iu përgjigja sepse më vinte shumë turp. Ama, isha krejt i këputun . Më tha me mbyllë violinën për atë ditë…”
“Jampolski – ma ka pas tregue ma shumë se nji herë axha – i zgiedhte studentat, nuk bante mësim me të tanë. Mue më ka dashtë shumë. Më pat thanë disa herë që, poqese dojshe unë, mund të rrijshe në Moskë me u ba asistenti i tij. Më pat vu nofkën “brilanti i pagdhendun”…Unë atëherë kam pasë prirje edhe për kompozicion…”
Rizai – Sa pjesë janë të regjistruara si krijime të Artistit të Popullit Pjetër Gaci?
Elizabeta – Mbi 500 vetëm kangë të kompozueme, veç operave “Toka Jonë”, Përtej Mjergullës…E, axha Pjetër, sa kje student, si me thanë, në moshën e Belinit kur pat kompozue atë që mbeti kryevepra e tij “Casta Diva”, ka pas kompozue “Koncertin e parë për violinë e orkestër në tri kohë”. ..
Ndoc Qyrsaqi – Ai ka pas ba edhe nji inçizim në Radio Moska – kohën e dytë të Koncertit dhe, me honoraret e saj, bleu biletën shko e eja për Shqipni, se e kishte marrë malli shumë.
Elizabeta – Ky koncert i rinisë së parë të axhës Pjetër, edhe sot e kësaj dite, luhet nga të gjithë violinistat. Asht inçizue edhe nga violinisti dhe pedagogu jem Ibrahim Madhi; luhet edhe në shkollat europiane. Për shëmbll e luajnë që të gjithë nxnësit e Robert Papavramit që ka hapë shkollën e muzikës në Francë. Atje luhen nga nxanësit e tij posaçërisht veprat e Pjetër Gacit. Në klasën ku bajnë mësim, edhe sot gjendet fotografia e axhës…
Ndoc Qyrsaqi – Më kujtohet, ai, Robert Papavrami, i pat pru vëllait tem prej Francës nji kallam me xanë peshk e nji piano të vogel. Pjetri shkote me xanë peshk gjithmonë me njatë kallam , herë te Ura e Bunës e herë në Velipojë.
Nikolin Qyrsaqi – Unë, katër vjetët e shkollës së mesme dhe dy vjetët e ushtrisë , kur mujta me marrë edhe diplomën e Institutit të Kulturës Fizike – IKF, gjithënji kam fjetë në shtëpinë e axhës Pjetër…Axha kishte dy dhoma e një guzhinë dhe banote në “Rrugën e Durrëcit . Ai kishte një piano, me të cilin më lejote me luejtë edhe unë, derisa e mësova. Axha ishte i qetë, i qeshun e tanë humor. Ai më dote shumë ; po aq më dote edhe bashkëshorta e tij moskovite, Tamara, fëtyra e së cilës shkëlqete nga mikpritja kur vijshin mysafirë në shtëpi. Axha e kishte marak sportin. Ai ka pasë aftësi muskulore të veçantë te muskujt e barkut ; çfardo rrypit lëkuret që të vendoste në mes, po të vente në veprim fuqënë e muskujve të barkut, mund ta këputte pa hezitim. Ai delte shpesh për peshkim; peshkun e hate shumë; e pastrote dhe e gatute vetëm vetë. Te shtëpia e axhës, kalote tubi i shkarkimit të ujnavte të çatisë, kur bijshin shina. Axha kishte vu një copë teneqet në dalje të tubit; atje u përplaste ujët e shiut që bine me furi. Atë zhurmë axha e dote shumë dhe e gjute shumë. Me siguri që i sillte ndër mend Shirokën në ditët e vrullëshme të pranverës dhe të ujnave të saj. Shirokën me valët e me zhurmën e tyre të bukur që të ban me të xanë gjumi menjëherë. Sapo u krijote njasi gjendjet, pra, me melodinë e egër të ujit që u përplaste te teneqeja, axha kërcete te pianoja. Atë, “peshkun” që e kishte mundue për njëzet ditë, ai e xete për njëzet minuta. Kam pa raste që axha, kur ishte në botën e tij të krijimit, mund të ecte edhe 15 – 20 hapa pa e kuptue se nuk ishte tuj ndejtë në vend. Kurse kangën “Për ty atdhe”, kangën që pat shumë jehonë asaj kohe, axha Pjetër e ka kompozue në Pukën e Migjenit, që e donte shumë.Ai u kënaqte kur delte në ballkonin e hotelit e e shikjote të tanë Shqipninë në pëllambë të dorës…
Ndoc Qyrsaqi – Bien nji herë telefoni prej Tiranës dhe e kërkojnë Pjetrin, kurse ai , njatë kohë, ishte tuj xanë peshk në Bunë. Shkojnë e e gjejnë dhe i thojnë banu gati shpejt, se të kërkojnë në Tiranë. Pjetri pa u ngutë, ju tha se do të ndërronte teshat e peshkimit.Mbërrin Pjetri në Tiranë . Kishte kërkue me e takue një muzikant shumë i madh, botnor…Nji francez…Pjer…Pjer…
Nikolin Qyrsaqi – Pjer Amojal…
Ndoc Qyrsaqi – Po…Hyni Pjetri i shoqënuem me nji burrë të giatë. Pier Amojal u sul me ia dhanë dorën atij, ma të giatit, se e kujtoi se qe Pjetri. Mandej tha : “ Prej nji gjeniut kaq të vogël me dalë nji muzikant kaq i madh”
Elizabeta – …Unë, qysh në shkollën e mesme, i kam luejtë shumicën e pjesëve të shkrueme prej tij, si për shembull, “Balladë”, “Prelud”, “Koncert për violinë e orkestër”…
Rizai – Po…goxha të vështira…Po pjesë të tjera të këtij kalibri?
Elizabeta – Posi!? “Rondo kapriçioze “ të Sen Sans, “Prelud” i Johan SebastianBah…I kam luejtë nën drejtimin e dirigjentave të njoftun, si Ermir Krantia dhe Jetmir Barbullushi…
Rizai – Deri te unë ka ardhë kjo, që Artisti i Popullit Pjetër Gaci ishte peshkatar shumë i pasionuar…
( qeshin të gjithë )
Elizabeta – Du me ju diftue diçka me qeshë…Axha delte shpesh me gjuejtë peshk… Nji herë kishte shkue me xanë peshk e nuk kishte xanë kurrgja. Unë e Lola po bajshim xhiro nëpër Vilu.Rrugës, kur na xuni syni nji alamet peshkut i palëvizun në breg. E kishte xjerrë dallga.. Më duket se kje koce…Kaq i madh e kaq i bukur u dukte, si me kenë te ai filmi “Plaku dhe deti”. Nuk kishte gëzim ma të madh për të dyja. Me siguri ishte peshk që e kishin vra me dinamit. E morëm me Lolën tuj fluturue dhe shkuem te kabina e axhës Pjetër:
”He, more axhë, a ke xanë gja?
“Jo, pasha zoten, kurrgja nuk i ka ra”
“ Aaaa? Po, pse more axhë?A të kanë pasë frikë peshqit sot, a?”
Na e kishim mshehë peshkun mbrapa e axha Pjetr akoma s’e kishte pa.
“ Jo, moj Betë, po, a e din se si asht puna e peshkut? Edhe ti , Lolë, nuk e din se si asht puna e peshkut…Piiihaaaaa ¡!! Qe, po ju difton axha si a puna e peshkut që, herë bjen e herë nuk bjen…Aaashtuuuu….Ti, hajt thue, po du me dal për peshk sot nadje. Mirë, bukuri. Kur….”
Lola, fup, menjiherë e xuerr peshkun para axhës.
Axha Pjetr zgurdulloi syt…
“Qyr çfar alamet peshkut kena xanë..”
“ Eeeeee?…Mmmmm….Ncn.nc…Me grep s’e keni xanë…Jojo, nuk e keni xanë me grep, mekenë….Po ku…? Ncncnc…elhyqymyrlah…!”
Lola ia krisi të qeshunes e para…Edhe vetë nisa me u shkri tuj qesh….Loja nuk u vazhdote ma tej.
Edha axha Pjetër nisi me qeshë me ne.
“ Hajdeni ta qirojmë e…Hajt, Betë…ik e na blej nji shishe raki”
Rizai – A ia thoshte rakisë axha Pjetër, Beta?
Elizabeta – Axha? Ka’i pikë e kishte qejf, por kurr nuk e kena pa të dehun… Nadje – nadje ai e pinte me ka nji gotë raki, i thoshte “përçe”. Kur punojshe pedagoge në shkollën e muzikës, unë, me zi prisja me ndigiue hapat e axhës në koridor dhe menjiherë bajshe gati kafet . E pijshim të dy bashkë e ai e pinte me qejf të madh nji “përçe”, njaq, jo ma tepër.
Rizai – Tanimë ishit bërë edhe shokë, kolegë…
Elizabeta – Po…ne diskutojshim me axhën gjithfarë gjanash, p ër violinën, për muzikën, për letërsinë, biseda shoqnore…Ka ‘i herë rregullojshim bashkë veglat .. Unë edhe sot, kur ka probleme të vogla violina jeme apo e ndonji shoqes, i rregulloj vetë. Axha Pjetr dinte me riparue difekte te disa lloje veglash muzikore. I njifte violinat menjiherë se cila ishte ma e mira.
Rizai – Sigurisht që ti ke relike nga axha yt i shtrenjtë.
Elizabeta – Oooo…kam shumë…Por, ma të shtrenjtën kam nji vjë violinë të vitit 1828. E ruaj si sytë e ballit. E kam marrë me vedi në Greq . Ajo asht e mjeshtrit të Kremonës, Karlo Bergenzi. Ndoshta e ka prodhue ndonjeni prej nxanësve të Mjeshtrit të Madh, se nuk më duket të jetë origjianle. Axha e donte shumë atë violinë. Dhe, mos u çudit. A e din se prej ku e pruni Artisti i Popullit Pjetër Gaci e ma fali mue? E ka gjet në nji katund të qytetit tonë, të Shkodër Loces.
Rizai – Me siguri që do t’ia trashëgosh Natalisë këtë gjë të rrallë, apo do ta dorëzosh në ndonjë muezum?
Elizabeta – Jojo. Natalisë. Ajo ka me u ba violiniste shumë e mirë dhe ta mbajë ajo këtë relike. Jo çdo relike familiare çohet nëpër muzume, si thue?
Rizai – Asnjeri nuk e di deri tani këtë zbulim të bërë nga Artisti i Popullit Pjetër Gaci në një fshat të atdheut të tij.
Nikolin Qyrsaqi – Pjetër Gaci ka hi tashma në Enciklopedinë Ruse…
Ndoc Qyrsaqi – A kenë nji muzikant shumë I njoftun grek, që vite me e takue Pjetrin këtu…
Elizabeta – Asht Jorgo Leocakos …Unë komunikoj edhe s ot me ‘të. Na ka ardhë edhe në shtëpi për vizitë, kur ka lindë Natalia…Natalia e mamit të vet…
Ndoc Qyrsaqi – Si p o ecë me violinën Natalia, Betë?…E ka vajzën njishtu imcake si unë…
Elizabeta – Edhe të squet e zemërbukur si ti, babë…
Rizai – Përse ky interesim i Leocakosit të famshëm?..”Të famshëm”…Hehe, në fakt unë di shumë pak për Jorgo Leocakos…
Elizabeta – Është muzikologu ma i njoftun në Greqi dhe ai ka nji projekt me shkrue edhe Historinë e Muzikës Shqiptare.Leocakos tashti i ka të tana veprat e incizueme të axhës Pjetër, që ia kam dhanë vetë, mbasi m’i pat kërkue atëherë kur kje te na per Natalinen..( duke qeshur)…
Rizai – Vizitë në shtëpinë tënde, kur të lindi vajza?
Elizabeta – Po! Jorgo Leocakos din shqip shumë mirë dhe i don dhe i respekton shumë shqiptarët…Prej veprës së axhës na u njoftëm, por, në fakt, ai më ka ndigiue per heren e parë, a, ma mirë me thanë, më ka vu re, kur unë kam luejtë në një koncert që u dha në “Megaro Muzikis”…Natalia ishte tre muejshe, bebi krejt, dhe ai i solli dhuratë nji lepurush …nji lepurush me qimet e bardha dhe rozë, i madh krejt si me kenë lepur i gjallë. Natalia edhe sot që asht rritë e don shumë njatë lodër; shpeshherë, kur ishte shumë e vogel e xete gjumi me te, pa e ditë se prej kujt e kishte peshqesh. Sot që asht rritë më thotë që “njatë lojë mos m’ia fal kujt , nanë”
Ndoc Qyrsaqi – ( duke parë me sy të shëndritshëm dhe plot adhurim nga e bija) Si the parë, moj bija e babës? I ke grumbullue të tana çka ka luejtë Pjetri, ti, Betë ?
Elizabeta – Janë katër kaseta me kangët e tija, me operat, pjesët per violinë, per piano, per orkestër, operat e famëshme të tijat “Përtej mjergullës”, “Toka e Jonë”, që asht lujetë me shumë sukses në Itali. Kur asht luejtë “Koha Jonë” në Itali, një gazetë vëndase pat shkrue “sikur kjo vepër t’u këndonte në giuhën italiane, nuk kishte me pasë asnji ndryshim prej veprave të Vedit apo të Maskanjit”….
Përveç axhës, Leocakos ka komunikue edhe me shumë kompozitorë të tjerë shqiptar ë; ka komunikue e tham në kuptimin e plotësisë së verave të Çesk Zadesë, Tish Daisë, Tonin Harapit…
“SILURA“ E PJETËR GACIT NIS TË SHPËRTHEJË NË KRYEQYTET
Tirana – gjith gjelbërim, rrugë të gjëra, studentë gjithandej dhe me një qytet brënda vetes – :Qytetin e Studentëve. “ I vetmi qytet në botë pa varreza dhe vëndi më me pak thashetheme në botë” – shkruante një poet i ri i kohës për Tiranën e rinisë së Eliszabetës së sapoardhur nga Shkodra.
Tirana ishte vëndi ku, vetëm me nje xhiro në bulevard, mund të shihje duke shëtitur aq shumë artistë që në Shkodër njeriu mund t’i kish parë vetëm në faqe revistash, gazetash apo t’u kishte dëgjuar famën …
Të tëra këto, nuk kishte se si të mos e stepnin pakë vajzën e kovaçit të thanët e trupshkurtër, siç stepet një fëmjë që sapo vjen nga dhoma e gjumit në guzhinën e shëndritëshme nga llampadari të mbushur me mysafirë.
Mirëpo, kjo ndruajtje, si e hasharinjve të një klase të cilët rrijnë si ëngjëj para mësuesit të matematikës, kaloi paspak . Kaloi , duke u ndihmuar edhe nga një mike e veçantë, që nuk kishte shpirt , që nuk kërkonte rrobe të reja e as shpenzonte gjë – nga violina që nuk e hiqte nga dora për asnjë çast.
Tanim nuk e mbante mënd se, qyshkur, violina ishte bërë vetja e saj e dytë; ajo e shoqëronte ngado , sikurse e shoqëron ngado secilin prej nesh hieja e tij. Kishte kohë që kish nisur të provonte një ndjesi të re – disa herë, kur kish ndodhur të ecte pa violinën me vete, i bëhej një çast sikur diçka i mungonte. Sikur t’i mungonte ndonjë gjymtyrë.
Ndërkohë, banonte në një konak të ngrohtë, të ëmbël dhe të sigurtë dhe mu në mes të Tiranës. Ishte shtëpia e të vëllait.
Ja se çfar kujton ajo për ato ditë aq të bukura, të bëra gërshet me harenë e rinisë…
“Kam jetue në shtëpinë e vëllait të madh, Zefit. Zef Gaci atëherë ishte në Radio Televizionin shqiptar (piktor – butaforist) dhe pedagog në Liceun Artistik – për pikturë. Për mua ishte gja e madhe të jetoja vitin e parë të shkollës me ngrohtësinë e një vëllai artist, që më kuptonte shumë mirë , që më ndiqte në çdo koncert e në çdo provim që jepja e ku haja gjellët e ngrohta të shtëpisë. Atëherë ishte gja e madhe me jetue nën ngrohtësinë e njerëzve të tuaj, larg nanës dhe babës, larg motrave dhe vëllazënve të tjerë. Me Zefin komunikojshim edhe si shokë të mirë,. Ma e rëndësishmja, ishte se Zefi më lidhi me jetën artistike të Tiranës, me artistat ma të ndigjuem atëherë. Ai më ftonte – dhe unë fluturojshe nga gëzimi – të shikojshim së bashku dhe, oho, nën spiegimet e një mjeshtri si Zefi, ekspozitat e piktorëve ma në za si Sali Shijaku, Danish Jukniu, Ismail Lulani, skulptorëve si Mumtaz Dhrami, Maksim Bushi, etj. Zigurisht që vëllai jem, për të cilin më ka marrë malli kaq shumë, më ka ndjekë në shumë koncerte që kam ba në Teatrin e Operas dhe Baletit me dirigjentat Rifat Teqja, Eno Koço, Mustafa Krantja, Ermir Krantia e në Radio Tirana me dirigjent Ferdinat Deda e të tjerë dirigjenta e muzikanta shumë të dëgjuar. Zefi, megjithse iu bënë kaq kohe large atdheut, ka akoma shumë punime të tijat në ekspozitat që janë hapur në Tiranë”.
Në konservator…
Sekush nga shokët e klasës tregoi një ditë diçka për të qeshur, e që kish lidhje me jetën e Fan Nolit.
“E dini se si dallohet një student frnacez nga një italian dhe nga një gjerman? “ – kish pyetur në një auditor shqiptarësh ish kryeministri ortodoks i një popullate myslimane, që mburrëej shumë për këtë fakt në ambientet e superfuqësë amerikane ku po jetonte vitet e fundit të jetës ; ku jetonte duke mbajtur tanimë veshur veladonin e kryepriftit – “U thom u! Studenti Italian vete ne bibliotekë për të kërkuar një libër dhe, sapo nisë të kërkojë, mërzitet dhe ikën. Studenti francez e kërkon librin, e gjen, del të pijë një duhan jashtë dhe nuk kthehet më për të lexuar librin që e ka lënë të hapur mbi tavolinën e sallës. Kurse studenti gjerman, dallohet se vjen e ikën nga biblioteka kur vjen dhe ikën pastruesi”.
Beta, që zakonisht e kishte të qeshurën në buzë, këtë radhë nuk qeshi dhe aq. Ajo vinte pothuajse përditë që në pesë të mëngjesit, tok me pastrueset e shkollës, studionte pa pushim dhe largohej jo rrallë kur largoheshin pastrueset
Pavarësisht nga natyra e saj shumë e kujdesëshme dhe jo rrallë e turpëshme e modeste, ajo u akativizua në orkestrat më të njohura të kryeqytetit . Ishte e bindur në tingujt që nxirrte dora e saj, siç është e bindur për vëndet se ku i ka kukullat e lodrave të veta një vajzë e përkëdhelur parashkollore. Natyra dirigjentësh puritanë dhe jo rallë nervozë, të veçantë thuajse si gjenij ; këta diktatorë shpirtmëdhej të shquar për pashpirtësinë e tyre ndaj gabimeve, sikurse Rifat Teqja, Ferdinant Deda, Eno Koço, fare rrallë merreshin me studenten e cila nuk u sillte asnjëherë ndonjë problem. Shkodrania nga lagja katolike e Shkodrës, mori pjesë në orkestrën simfonike të Radio Televizionit, në Orkestrën e harqeve të Institutit të Lartë të Arteve, në inçizimin e shumë filmave . Në aktivitetet më popullore të Shqipërisë para dhe postkomuniste, siç kanë qënë Festivalet e këngës në Radio – Televizion , sutudentja Qyrsaqi , me violinën e saj, nuk mungoi kurr.
Dhe nuk gaboi kurr
Gjergj Antoniu, violinçelisi i rrallë i skenave shqiptare do t’i drejtohej kështu studentes së bukur : “Ti, moj vajzë, ke lindur për muzikë”.
Ibrahim Madhi, ky sqimtar, si të ishte i tëri një kompleks nervash që prodhojnë vetëm muzikë, shpeshherë, thërrishte pedagogë të tjerë që të dëgjonin shkodranen e të shijonin çfar tingujsh do të nxirrte këtë radhë violina e saj. Madhi do të jepte këtë vlerësim me të tundur të kokës:” Sikur të kishte notë 12, ti do ta merrje patjetër”.
Elizabeta Qyrsaqi më së fundi, do të paraqitej me punën e diplomës.
E qeshur, e bukur dhe duke parë me dashamirësi përqark, ajo i përshëndeti të gjithë që kishin ardhur për ta dëgjuar; përshëndeti komisionin, që të gjithë të njohur dhe aq të dashur për ‘të; përshëndeti veçanërisht pianisten që do ta shoqëronte në repertorin e saj 90 minutësh të njohurën Anita Tartari, si dhe shoqëruesin tjetër – gjeniun e violençelit Renato Ripo dhe, e vendosur, mori violinën.
Ishte pjesa e Thoma Gaqët “Dubel koncert për violinë e violençel”
Të gjith repertorin e mbante përmendësh .
Nuk kishte asnjë emocion frenues .
Elizabeta Qyrsaqi tanimë i ngjante një gjenerali që po drejton vetë një betejë, të cilën e ka iniciuar po vetë, e kontrollon të tërën vetë dhe që e fiton atë në secilin çast që t’i mbushej mëndja.
Pas duartrokitjeve të zgjatura, pas vlerësimit maksimal, pas përgëzimeve të shumta, shtërngimeve të duarve, përqafimeve, lotëve të mirënjohjes dhe të ndarjes, erdhën edhe…çastet e vetmisë së asaj dite edhe për Ibrahim Madhin .
Duke u sjellur nëpër dhomë, duke parë herë pas here nga dritarja, Madhi , ky Everest i përjetshëm për të gjith studentët e konservatorit në Tiranë, i drejtohej , herë bashkëshortës së tij Valës e herë vetes : “ Mmmm…Sa bukur që i ka ra Beta sot!.. . Është shumë e talentuar ajo vajzë….Kushedi se ku do të arrijë!…Vala! Sot na është larguar një studente që …pa le kur të na vijë një tjetër si ajo… “
ME MJESHTRIN E MADH TË VIOLINËS SHQIPTARE, DREJTORIN E INSITUTIT TË LARTË TË ARTEVE IBRAHIM MADHI
Ndërsa ecja me të shpejtë me biçikletën time klasike mes terrorit të pashëmbëllt të makinave rrugëve të Tiranës, një telefonëtë e panjohur.
Nxora celularin pa e ndalur tempin e pedaleve.
“ Fute , more! Fute celularin brënda se do të thyesh kokën majë biçikletës!”
Është një kalimtar që më këshillon, ndërsa zëri në anën tjetër më përgjigjet se ishte pikërisht Ibrahim Madhi.
I thashë se po vija menjëherë, brënda dhjetë minutave dhe, pavarësisht se isha shumë – shumë larg nga Akademia e Arteve, pas dymbëdhjetë minutave, duke fshirë djersët, trokita në zyrën e drejtorit, të mjeshtrit të mrekullueshëm të violinës shqiptare Ibrahim Madhi.
Që lexuesit të më kuptojnë drejt këtë emocion të pafre , që më shtyu për të ngarë ashtu biçikletën rrugëve të ngarkuara si nëpër ferr, duhet të them fare – fare pak diçka për vetë Madhin.
Ibrahim Madhi është i vitlindjes 1946 dhe bir i një mjeshtri të frikornos dhe trombonit, Riza Madhit, që e mbylli karrjerën në moshën 75 vjeçaresi, si dirigjent i orkestrës frymore të bashkisë së Tiranës.
Ibrahim Madhi ka qënë që në moshën 16 vjeçe solist në orkestrën e Radio Tiranës.
Ndërsa ishte student në konservator – ka qënë spala dhe solist në ansamblin shtetëror të operas.
Ka qënë pedagog dhe student në të njëjtën kohë dy herë gjatë jetës së tij – një herë adoleshent, në liceun artistik, dhe një herë në lulen e rinisë, në konservator. Prindërit i ka nga Elbasani, vetë lindur e edukuar në Tiranë, krenohet se është prodhim i shkollës shqiptare të muzikës dhe ka luajtur në emër të krenarisë kombëtare të shqiptarëve, pjesët nga më të ndërlikuarat të muzikës klasike, si Beet-hoven , Brahms, Paganini, etj…
…Para meje qëndronte një burrëë me fytyrë të habitur, sigurisht gjith mirësi, më i shëndoshë nga ç’e kujtoja ta kisha parë për herën e fundit; shumë vite më parë…
Dhoma ishte e ngushtë.
Kisha tentuar ta takoja 4 – 5 ditë më parë…
…“Profesori po studion” – më ktheu përgjigje Moza, siç e thërrisnin, siç duket, sekretarja e tij, një grua në moshë.
Pas disa dhjetra minuta pritjeje, nxora nga çante dhuratën që i kishim përgatitur të dy me Elisabetën – një libërth me poezi të përkthyera nga unë të së konsideruarës mbase poetesha më e madhe e Iranit ndër shekuj – grua – Forugh Farughazd .
“Urdhëroni, jepjani Profesorit dhe i thojini se kur mund ta takoj, po shkruaj një libër për një ish nxënësen e tij.”
“ A mundet nesër, sepse sonte ka koncert për nënë Terezën?”
E lamë rreth orës 9.30 – 10.
Ora 9.30 – unë pincë te dera, si parkova me urgjencë biçikletën në oborrin e konservatorit.
Jashtë gjith praktikës sime të kësi rastesh , prita mbi një orë; shkova dhe në lokalin e tij të preferuar se mos e kishin zënë shokë. Nuk qe…
Sigurisht që, sikur të kish qënë ky takim me ndonjë atashe ushtarak në vëndin tonë – siç i kam intervistuar shumicën e tyre gjatë dy viteve kur punoja gazetar në revistën e Ministrisw sw Mbrojtjes “Mbrojtja”- apo me ndonjërin nga tre presidentët e vëndit apo tre kryeminstrat, siç kam patur nderin dhe privilegji që t’i takoj në kuadrin e librit tim “Piloti i katër presidentëve, Vangjel Çondi”- as që bëhej fjalë të sakrifikoja kaq shumë nga krenaria dhe personaliteti im…
Më së fundi, i dhashë sekretares një letër ku shkruhej numuri i celularit, shkaku i pasjes së mirësisë për intervistën,si edhe emri im.
Të nesërmen në darkë i thashë në celular heroinës sime se unë nuk jam mësuar të lut njeri, për më tepër, shumë.
Intervistës sime me profesorin e saj të shtrenjtë i kisha vënë kryq.
“S i të duesh”
Dhe…pas kaq ditësh – telefonata.
Profesori kishte aq ditë pa ardhur fare në punë. Si kishte dhënë koncertin atë natë me sukses por me dhimbje në trup, të nesërmen kish qëndruar në shtëpi, i sëmurë. Ditë më parë ai ish patur një aksiedent me motorçikletë.
Ende nuk qe shëruar
“Po unë ju telofonova atë ditë, që ditën e parë kur keni qënë, por e kishit telefonin e mbyllur!”.
Duket nuk kishte funksionuar celulari im i vjetër , që po shkon tanmë drejt amortizimit të plotë por ende mbahet dhe mua më dhimbset ta hedh, siç nuk mund të braktis një shok të sëmurë.
Me siguri që duhet të jemë skuqur. Kjo dreq fytyrë m ë nxjerr menjëhërë gjithçka kam në zemër, sado të dua ta ruaj. Para asaj mirësie të artistit, mendimi im që ia delegova Betës dhe në celular “ I vura kryq intervistës me profesorin tënd”, po më godiste gjith mynxyrë; më vinte tmerrësisht siklet nga vetja…
Ja përshtypjet për violinën shkodrane, Elizabeta Qyrsaqin, nga ai, që ka kaluar nëpër duart e tija mbi njëqind studentë të përzgjedhur dhe që “kam në këtë godinë këtu, që nga viti 1974”.
Në godinën e konservatorit.
Rizai – Profesor, po shkruaj një libër për ish nxënësen tuaj Elisabetën. E kujtoni? Dëshëroni t’i flisni në telefon?
Ibrahim Madhi – Mos harxhoni ju, e marr unë me telefonin tim.
Rizai – Më vonë, atëherë. Libri titullohet “ Violina shkodrane duartrokitet papushim nga buzuku grek”.
Ibrahim Madhi – Unë Greqinë e njoh mirë. Kam qënë atje për koncert në vitin 1973. Përshtypja ime përsonale e atëherëshme ishte se violina greke ishte në nivele jo aq të larta sa te ne. Sot është shumë më mirë. Kanë kontribuar sigurisht edhe ish nxënëst e kësaj shkolle këtu, si Renato Ripo, Vaso Papa…
Betën jo në Greqi , por edhe në Francë apo Itali ta dërgosh, të nderon dhe shkëlqen. Asqë bëhet fjalë për në Greqi . Kur shoqëruam kryeminstrin, Dr Berishën në Greqi , ne dhamë një koncert qeveritar. E dhamë ne,që kishim ardhur enkas duke shoqëruar kryeministrin tonë qënga Shqipëria.
Sa studentë të mi që njoha nëpër sallë! Dhe sa t ë tjerë që prisnin pas sallës, derisa të mbaronte shfaqja! Ishte shumë prekëse…mallëngjyese.
Rizai – Si jeni njohur me Betën?
Ibrahim Madhi – Më foli shumë për ‘të dhe Lorenc Radovanin Pjetri, Pjetër Gaci, me atë njerëzillëkun e jashtëzakonshëm. I kishte rritur me duart e tija, që të dy.I mora unë për pesë vjet.
Rizai – Normalisht sa studentë mbrënda një viti merrni personalisht ju?
Ibrahim Madhi – Deri 5-6 studentë apo më pak
Rizai – Sa kësish kani kaluar nëpër duar?
Ibrahim Madhi – Mbi njëqind dhe, kur më pyesin për ta, ndër emrat e parë që më dalin prej gojet, është emri i Betës, Elizabeta Qyrsaqit.
Rizai – Mendoni që punonte shumë ajo? Apo kishe më shumë talent, sesa ishte punëtore?
Ibrahim Madhi – Ajo ka talent të padiskutueshëm, por është edhe punëtore me të tilla përmasa.
Rizai – Atëherë, profesor, dy fjalë për violinisten tonë.
Ibrahim Madhi – Ajo është vajzë me botë të gjërë, violina asaj i rrin mirë dhe, sapo e vë atë në gushë, hyn menjëherë në ujrat e saja. Tingujt që nxjerr violina e saj i ka tëra garancitë për intonacione të pastra dhe sensin e ekuilibrit të ritmit. Elizabeta Qyrsaqi ka aftësi ta artikulojë shumë qartë dhe pastër frazën muzikore dhe tingullin shprehës. Ajo është shumë – shumë e sinqertë në raportin e saj me muzikën …
Ndërsa po flisnim me profesorin, unë kisha shtypur numurin e celularit të Betës, një “miss call”, siç e kishim bërë me fjalë ndërsa rendja majë biçikletës për këtë takim që nuk përsëritet më. Dhe…
…U tërhoqa paksa, nërsa të dy miqtë e vjetër nsiën të flisnin.
Ja se çfar munda të shënoj në fletë nga biseda e profesorit:
“ Beta!Nuk kam qënë mirë. Kam qënë rrëzuar me motorçikletë. Koncertin e mbaruam në rregull dhe dhimbjet që kisha ishin të përballueshme…Të falënderoj shumë për dhuratën, poeteshën iraniane Forughazd. Ishte e mahnitëshme dhe nuk dija asgjë për të. Veçse e ke egzagjeruar paksa duke shkruar për mua…Sisi? Po, ja pra, kishe shkruar “Legjenda e violinës”…ti e din që unë nuk e kam qejfë këtë lloj gjuhe…Urime…urime…Shiko, derën e shkollës dhe të shtëpisë time e ke të hapur…”
Takimi shkurtër mbaroi kështu. Unë i dhurova profesorit një CD të Mihallaq Andreas që profesori e pranoi me shumë konsideratë. Ndërkohë, ai u ngrit nga vëndi dhe…më vuri mbi çantë një CD . Ishin inçizime të pjesëve të luajtura nga Mjeshtri. Ishte CD e parë që ishte prodhuar ndonjëherë për atë. Mbante vitin 2007.
Një nga ish nxënësit e profesorit, shkodrani Lorenc Radovani, qe kujdesur i ndihmuar edhe nga një fondacion kulturor zviceran. Ishte
( Nqs edhe këtë libër, sikurse romanin “Vorri i Ashikut” e kam shkruar nën ëmbëlsinë e lehtë dhe gati pa u ndjerë të serenatave të Mihallaq Andreas ,pjesën që ka lidhje me gjigantin e violinës së vëndit tonë, Ibrahim Madhi, e kam shkruar nën tingujt e CD së dhuruar prej tij. Të rroj edhe disa ditë me atë, derisa t’ia jap Elisabetës që nuk e ka, që ia premtova dhe që po e pret padurim në mes të Athinë.)
PËRSËRI NË SHKODËR…VETËM NË SHKODËR
Velipojë, verë, 2007…
Kur vijnë emigrantët në atdhe, mbartin në shpirtin e tyre edhe një lëmsh dhimbjeje që, shpeshherë, shpërthen në të qeshura të menjëherëshme .
Emigrantët prekin me dorë kujtimet e tyre, kënaqen e ndalen pak për ta parë edhe një herë një objekt grotest, ta zëmë, që askush nuk e ka në defter më. Ata të shikojnë në sy, se mos vallë ti e ke harruar atë. Ata qeshin me të gjithë, i qerasin të gjithë, u premtojnë të gjithve, kanë qejf të takojnë gjithçka nga lagja, deri edhe gurët që kanë pas lënë duke i numuruar para se të mos e kthenin kokën më e duke shtërnguar valixhen.
Ata i ngjajnë një trofte që sapo e kanë lëshuar në ujrat e veta që nga e kishin marrë me rrjetë apo një fëmije kopështi të mbyllur gjith ditën në dhomë e që e lëshojnë papritur në hapsirën e lojrave të një shkolle.
Personalisht unë kam nisur të jem shumë i kujdesëshëm ndaj këtyre bashkëgjakasve tanë, që janë përditë në procesin e përplasjeve me një lloj ndryshku të ngadalët, të heshtur dhe plot potencë.
Emigranti politik nga Kosova, Abaz P. , resident në Francë që nga viti 1990 dhe me profesionin e ingjinierit atje, më ka treguar se, kur është pushtuar Shqipëria në prillin e 1939 ës, Franca ka buçitur nga të katër anët prej emigrantëve shqiptarë, që tundnin dheun.
“A keni kontakt me fëmijët , nipërit dhe mbesat e atyre emigrantëve luftarakë që kanë tundur Francën kur u pushtua atdheu i tyre?”, qe pyetja ime , së cilës AP iu përgjigj në mënyrë shumë të zymtë.
“ Ata kanë ndërruar emrat, gjuhën shqipe e flasin dobët apo dijnë vetëm disa fjalë ose hiç fare;e dijnë që kanë diku një prejardhje nga Shqipëria. Ata u ndjenë paksa kur ka qënë kriza kosovare dhe bënë diçka, siç kanë bërë shumë francezë, por, vetëm aq. Thujase janë asimiluar që të gjithë.”
Ky soj ndryshku, i asimilimt, vetëm avancon i sigurtë si falangat e Lekës së Madh.
Përkujdesja ime e veçantë, ka nisur të bulurojë në qënien time përditë e më me thekse të forta , sidomos pas e – mailit të një gruaje shqiptaroamerikane që nuk e kisha parë me sy asnjëherë.
U miqësuam me atë, ngaqë ajo qe bërë fanse e shkrimeve të mia gazetareske të cilët i ndiqte në internet. Si shumica e shqiptarve të emigracionit postkomunist , sapo ka kohë, ajo sulet të të lexojë gjithçka jepet në internet nga Shqipëria e saj…
…Le të mendojmë edhe një herë se me sa kujdes duhet të sillemi me njerëzit tanë që kemi në kurbet ( apo emigracion); sa ngrohtë duhet t’i mbajmë , t’i kujtojmë atje tek kanë shkuar për të fituar ato të shkreta para ( apo siç ngushullojnë veten disa prej tyre “për hatër të fëmijëve”) . T’u shkojmë në vetminë e tyre të fundjavëve sidomos, ani, s’ka gjë, edhe me dy fjalë në internet, edhe me një kartolinë, edhe me një sms; edhe me një zog shtegëtarë, edhe me një poezi kushtuar atij zogu që flutuon qiejve ku nuk ka askund pika kontrolli…T’u shkojmë duke kundruar lindjen a perëndimin në të njëjtën kohë, apo duke vështruar fytyrën e hënës a pamjen vrarëlije të Harushës së Madhe, në të njëjtën orë të caktuar të natës .
Dhe kur të na vijnë në atdheun e tyre dhe tonin, t’i duam shumë, të mos i mërzitim me hallet tona; t’i bëjmë që të kalojnë ato paksa ditë mes nesh me sa më shumë gaz e hare, sepse…sepse ata vujanë më shumë nga ne. Sepse ata vuajnë mungesën e përditëshme të atdheut. Sepse ata shikojnë përditë në dritë të syrit thepat e mprehtë prej çeliku të gangrenës së asimilimit dhe luftojnë me shpirt kundër tij. Me të gjitha format dhe mënyrat që dinë apo që improvizojnë.
Luftojnë me shpirt për të mos psherëtitur në një muzg një ditë: “ Kam patur dikur një atdhe..Kam patur edhe një të mjerë që dha shpirt duke parë nga dera se mos po vija unë…Asaj i doli shpirti tri ditë më vonë, siç thanë mjekët, nga forca që gjeneronte organizmi i saj ndërsa mërmërinte një emër…Tani ajo ka ikur te të shumtit. Dhe atdhe nuk kam më”
E, ja pra, emaili tronditës sa një thikë me tehe të përgjakur, i kësaj emigranteje shkruar me siguri në një çast vetmie , sinqeriteti të thellë dhe pas tër atyre muajve, ditëve dhe orëve plot gëzim të përgatitjeve për të ardhur më së fundi në atdhe:
” I dashur Riza. Pas … ditësh, të enjten ora…në aeroplanin që do të takojë me rrota në Rinas , do të jem edhe unë….Më duket se po vi në një vënd ku nuk më do më askush dhe më kanë harruar të gjithë “…
Dy javë si u largua MM, i nisa dhuratë këtë poezi. Ia nisa me email, me mjetin që na miqësoi. Ndodhej në shtëpi dhe me raport mjekësor. “Sa herë që kthej nga atdheu, unë sëmurem ; kështu më ka ndodhur e dhe vitin që shkoi, edhe një vit më parë”, më shkroi sa lexoi poezinë.
Kam dëshirë t’ua lexoj edhe juve, lexuesit e mi, për të dhënë , ndërkohë, poetikisht, një gjëndje shpirtërore, mbase tipike, të refugjatëve shqiptarë të postkomunizmit.
Kam dëshirë t’ia lexoj edhe Elizabetës ,që, me violinën e saj të florinjtë salutohet përditë me buzukun e mrekullueshëm ballkanas të trevave greke.
AJO KA ARDHUR NË ATDHE
Hapi valixhen më të madhe
E hapi në mes të bulevardit të Korçës
Dhe nisi t’ua dhuronte korçarëve të panjohur
Gjithçka që kishte brënda
Diku pa që larg adhuresin e saj të rinisë së parë
Atëherë as ia hidhte sytë
U tregonte shoqeve për dashurinë e tij dhe ata e qeshnin të gjitha
kur ai kalonte rrrugës kokëulur
para saj
E ndali,
E puthi në të dyja faqet e hutuara
E pyeti në e mbante mënd një vajzë të vogël, sykaltër që ai
i këndonte serenata të trishtuara poshtë dritares në vjeshtë?
Atë vajzën që papritur u zhduk një ditë dhe nuk u kthye më?
“Po unë
për disa pranvera
Me 22 maj
Ditën që i pata thënë më së fundi “të dua”
I kam lënë lule
poshtë ballkonit
Ia lija atje me nxitim
se mos më shihnin komshinjtë
Më kishin thënë se ishte martuar”.
Ai
Ende mbahej
Kishte veshur këpucë të bardha me vrima dhe mbante një kollare qesharake me lule
Më tej pa rivalen e saj të vjetër. Ishte mplakur
Shkruante e shkruante papushim
Dhe nuk kish para për të botuar një libër
Disa sponsorë
I qenë afruar asaj si krokodilë
Dhe ua kish hedhur paratë surratit.
Ajo e puthi shoqen e saj që ishte tharë e mplakur e tëra
“Unë të njoha që larg…Paske ngelur ende e bukur”, I tha
Dhe nisën të qanin
Te supi i njëratjetrës.
Nisi të binte shi. Ajo
Doli përjashta pa çadër dhe nëna nxitoi ta ndalonte por
Nuk e ndalonte të qeshurën e saj.
Doli në rrugë dhe,
Si u bë ujë nën rrebeshin pa çadër.
E gëzuar shumë
Thirri qënga poshtë derës
“Nënë! Erdha unë!”
Pas disa ditëve u ngrit me një aeroplan të linjës së largët
Korça ndjeu një boshësirë…
… Befas…Ritvan Karakaçi. Ish drejtori i shkollës së muzikës në Shkodër, ku heroina e librit tonë u pat emëruar sapo pat lënë sallat e konservatorit të Tiranës për jetë.
Karakaçi nuk ishte më ai djaloshi i hajthëm e shtatderdhur si plepi , me flokë të bukura ngjyrëmjaltë e që qeshte rrallë. Gjithsesi, ende mbahej i hijshëm dhe elegant. I ndriti menjherë çdo qelizë e fytyrës. U pyetën për miqtë e përbashkët. Shumica prej tyre qenë shpërndarë. Edhe virtuozi i fagotit, Lisien Bashkurti, edhe ai nuk po ndjehej më.
Ngado gumëzhinin plazhistët që nuk e kishin ndër mënd se çfar po bisedonin me aq seriozitet të dy miqtë e dikurshëm
“ Elisabetë! Më vjen shumë keq që Shqipnisë i kanë ikë kaq shumë talente, si ti. Lulet ma të bukura po i ikin përditë Shqipnisë tande, moj Beta. Shqipnia , Shkodra, po i dëshiron për ditë talentet e vet, që shkojnë e bajnë gjithfarë punësh “ andej” .
Shkodrani treti një çast vështrimin në mënyrë disi lanetosëse .
“ Unë edhe në Greqi baj punë vetëm me violinë. Me violinë jam tuj e qitë lekun atje, me askurrgja tjetër”
Karakaçi duke u gëzuar më një shpërthim të qeshure, me tër shpirtin, vazhdoi:
“ Kur po na vjen me na e dhanë nji koncert në Shkodër? Ka kohë që Shkodra nuk të ka pa në skenën e teatrit “Migjeni”, moj Beta”
Tjetra me zi mundi të përmbante lotët…
…Vite më parë…
Studentja e shkëlqyer Elizabeta Qyrsaqi nuk mund të punonte në Orkestrën e Radiotelevizionit e as në Liceun Artistik. Në ato dy vënde punonte i vëllai i saj Zefi, dhe, sipas rregullave të kohës, nuk ishte e mundur që të punonin në një institucion dy veta nga një familje.
OK?
OK! Qyteti i saj i lindjes dërgoi menjëhërë “njeriun e vet” në Ministrinë e Kulturës. Biri i muzikantit të Shkodrës klasike, Zyhdi Barbullushi, Jetmiri, tanimë dirigjent i shquar dhe me punë në atje , paraqiti thuajse në mënyrë ultimative që Qyrsaqi të plotësonte një nevojë urgjente të qytetit, prej nga kishte marrë edhe bursën e studimit.
Shumë pak rezistencë nga sektori I Ministrisë.
Elizabeta u emërua në shkollën e mesme artistike “Prenk Jakova”
“Në Shkodër , të gjith këndojnë” thotë një autor librash nga Shkodra.
Shkodra nxjerr papushim artistë të të gjitha gjinive. Arti në Shkodër gëlon, si gjallesat gjithfarëshe të faunës.
Qyteti ynë i veriut , që prodhon papushim muzikantë, këngëtarë, piktorë, poetë, humoristë !…Që të gjithë “ashikë”, pra, pasionantë që çajnë male prej dashurisë që kanë në shpirt dhe që , shumica nga ata, me zi marrin një notë mesatare, sapo arrin t’ua thyejë zemrën dikush.
Shkodra i përngjet një miniere ari, ku minerali ndodhet në sipërfaqe dhe ku mjafton paksa të përkulesh për të mbledhur mineral tufa – tufa .
“Mu nuk më duel aspak keq në Shkoder. Per ma teper se atje, ishte edhe axha Pjeter, që a kenë edhe shoku jem ma i ngushtë e ma i mirë”
Intensiteti muzikor në Shkodër ishte drithërues . Koncerte…koncerte pa numur… Festivalet kombëtare të fëmijëve që organizoheshin vetëm në Shkodër…Orë e ditë intensive përgatitjesh…Shfaqe të liceut sqimtar. Shfaqe të Shtëpisë së Kulturës .
Beta tanimë është në orkestër me pedagogët e saj të para pak viteve, që e duan të gjithë.
Njerëzit e shtëpisë kënaqen me praninë e saj , pas aq kohe largimi.
Nëna…Vëllezërit e motrat…”Axha Pjetër” duke pirë nga një gotë raki në muzg të dy bashkë me babain e nën vështrimin miklues të zonjës së shtëpisë, nënës Lenë, të shkretës, dritë pastë…Vështrimet plot gaz e shyret të axhës në këtë kopësht artistësh gjithfarësh , në shtëpinë sa një folezë të vëllait kovaç… Nëna Lenë me duart e saja si dy trendafilë të vegjël, të ëmbël, si të ardhur nga një cep i kopshtijeve të Edenit, duke sjellë sërish raki për dy burrëat, kurse vetë, ja, duke e vënë gotën pakëz në gojë, për të uruar…Axha Pjetër, duke e mburrëur pa asnjë modesti, por me kryet nalt, si shkodranët, mbesën e tij që shkëlqen.
E gjith kjo e kaluar iu sollën ndër mënd atyre çasteve në Velipojë Elizabeta Qyrsaqit ndërsa përmbante lotët para syve ngulmonjës të drejtorit të parë që tanimë i kishte kaluar të pesëdhjetat,
E kush të don më shumë sesa shokët e vëndlindjes? Se sa dhe gurët e vëndindjes?
ESSE…SHKRUAJTUR NGA ELIZABETA NJË NJË ORË VETMIE NATE NË ATHINË
Muzika për mua është ushqim i shpirtit. Jo vetëm për mua, por për këdo. Në Shkodrën time ka njerëz të mirë në mënyrë të pafundëme dhe kjo, edhe se atje këndojnë dhe qeshin të gjithë. Popo, edhe lulet, që të çelin e të vallëzojnë në lëndinën e tyre apo në saksinë tënde, duan melodi. Ju betohem… pa vijeni veshin me kujdes një luleje që ju doni më shumë dhe rrini pranë saj pa lëvizur ndërsa ajo po nis e çelë petalet e veta. Keni për të ndjerë diçka të ëmbël, diçka që një vesh normal në kushte normale nuk e ndjenë dot – është melodia e çeljes së lules. Është krejt e ndryshme për secilën lule që don ti, siç ndryshon melodia e çdo filmi që të ka mbërthyer para ekranit të madh…shumë të madh, por, kurr më të madh sesa bota e lules që po çel para syve të tu dhe në prezencën e vetmisë tënde.
Në Shkodrën time njerëzit e duan shumë njeritjetrin . Atje kënaqen me gjith shpirt për rezultatet tuaja dhe, ai që ka triumfuar më në fund, nuk kënaqet dot, poqese nuk ndjen fytyra dhe shpirtëra të gëzuar përqark. Më besoni mua. Ejani të rrijmë së bashku në një cep të “Kafes së Madhe”*, në anë të rrugës dhe të kundrojmë kalimtarët e panjohur për ty. Që të gjithë i shikon, ja duke qeshur, ja duke vërshëllyer ndonjë melodi nëse janë vetëm, ja duke folur me zë të lartë – pra krejt çiltërsisht ; ja duke treguar barsoleta.
Shkodraët janë shumë të bukur.
Njerëzit më të bukur të botës banojnë në Shkodër.
Sepse në Shkodër e duan muzikën si askund. Më besoni! Më besoni, për hir të kësaj vetmie të mrekullueshme, në këtë natë të mrekullueshme, mes Athinës së mrekullueshme ; kur sapo jam ndarë nga publiku u mrekullueshëm i një shfaqieje të mrekullueshme, që sapo dhamë më grupin tim të mrekullueshëm, që ka artistë të mrekullueshë, që të gjith bij të popullit të mrekullueshëm dhe muzikëadhuronjës grek.
Muzika është e vetmja magjistare që mund të zbutë edhe një gjarpër.
O njerëz! Më dëgjoni mua! Dëgjojeni këtë klithëm që del nga shpirti im, i një emigranteje që I mungon atdheu përnatë dhe që i përulet përnatë notave të muzikës si t ë jetë para altarit!
A doni që njerëzit përqark t’u duan?
Që njerëzit përqark të mos u kenë frikë?
Mjerë ai njeri që e kanë frikë të tjerët. A nuk është kështu?
A doni që jeta juaj të kalojë si në një lëndinë me lule?
Që hallet tuaja t’u duken sikur je duke kaluar në një det me dallgë shumë e me stuhi, por që me siguri do të dalësh në breg dhe do të brohorasësh me hare?
E di si t’ia bëni?
Përpara se sa t ë zhvilloni prirjet tuaja të gjithfarëshme, mësoni me hare me dashtë muzikën. Me e dashtë me të tana mundësitë tuaja, me të tana shqisat tuaja .
Dhe me jetue me të , ani se si…
Kushedi se çfarë po bëjnë mbesat e mia të dashura këta çaste!…Sa i kam dashur dhe sa I dua fëmijët e vëllezërve dhe motrave të mia! E ku ka më bukur sesa dashuria e tyre. Unë u martova pak vonë. Se qeshë “martuar” me violinën. Qeshë dhënë pas saj me tër qënien time, si një adoleshente e rënë në dashuri…
Ç’bëjnë këta çaste Stela e vogël dhe Meri, fëmijët e motrës sime të shtrenjtë , Netës,? Neta po përgatit një disk me serenata të kompozuara nga “princi i serenatave”, Mihallaq Andrea. Tekstet janë që të gjitha të asajat. Neta i ka dashur poezitë tër jetën. Ajo do të shpalosë shpirtin e saj të bukur para të gjithve, oh, atë lëndinën e shpirtit të saj, – me poezitë e saja më të zgjedhura të hedhura në melodi, në këngë, të orkestruar me kujdes të posaçëm dhe të kënduara nga një gjeni.. Ka për të qënë një shpërthim i jashtëzakonëshëm i Netës…Edhe I shoqi ,Tonini, sa e ndihmin atë!Sa të dashurua janë edhe sot ata të dy me Toninin!…Sa kisha qejf që fëmijët e tyre të bëheshn të mrekullueshme, të shkëlqenin …të shkëlqenin sa më shumë.U përpoqa me tër qënien time kur isha pedagoge në shkollën e mesme të muzikës…
Sot Meri është një yll i violinës shqiptare në Greqi . Meri e arriti më shpejt atë që parashikonte dikur i madhi axha Pjetër që “Kur “të bëhet Meri njëzet vjeçe , njatëherë ka me iu dëgjue zëri”.Edhe Stela, mirë po ecë me violën e saj; shpeshherë ajo luan pjesë në orkestrën e ERT 1.Kurse, Vilma…gjith muzikalitetin e veshit që ka prej fisit tonë ia ka kushtue gjuhëve të huaja.Po nuk pate vesh muzike, asht kot me i hi gjuhëve të huaja njena mbas tjetërs. E, Vilma e tezes…
U rritën edhe vajzat e vëllait tim, Nikos dhe Lukes; u rritën Dajana dhe Lenada …U rritën duke u ndjellur e duke ndjellur tingujt e veglave muzikore.
Lenada mban emrin e nënës sonë që nuk rron më, nënës Lenë, së shkretës, që aq ëmbël na mbulonte me dashurinë e sa, si me një atllas ngjyrëluleall. Dajana mësoi për kanto shkollën e mesme…Axha Pjetër…sa i mirë që ka qënë…sa i dashtun…Nuk pat fëmijë kurr dhe na deshi ne si t ë na kishte fëmiëjt e tij. Gëzohej me ne njësoj si babai. Axha Pjetër pat bërë një këngë që ta këndonte Dajana në një anketë muzikore.Eeeehhh! Sa I bukur pat qënë ai mëngjes, kur me axhën Pjetër dhe me Dajanën shkuam, që të tre, që të incizohej kënga që ajo e këndoi me atë zë aq të ëmbël…
Lenada mësoi flaut. Sa buzë të bukura që ka, bukuroshja e halla Betës! Më dukej atëherë sikur i binte flautist jo me buzë, por me dy petale trëndafillash të kuq që rriten vetëm në bahçet e Shkodrës.
Dajana dhe Lenada janë bërë nëna tani dhe jetojnë të lumtura në Itali…
Po Maria? A thua të ka zënë gjumi këta çaste, motra ime? E lumja unë! Maria më mbeti e vetmja shoqe e muzikës; e vetmja që të të komunikoja si në barkun e Shën Mërisë, kur iku axha i shkretë. Akoma e mbajnë mend gjithandej Marijen te filmi “Çifti I lumtun”. Ajo pat shkëlqyer edhe te “Këshilli i ndrikullave”, “Cuca e maleve”, “Viti 61”…Hehe…U rritën Xhulia me Silverin, të dy pavodat e Marijes dhe të Bepit, Bep Gargjolës. E kujt do t’ia merrte mëndja se Xhulia e tezes së vet, do të martohej me djalin e mësuesit tim; mësuesit të solfezhit, Tish Mirditës?
Sa natë e bukur sonte!
Është qielli përplot me yje dhe është butë, si në një nga netët e verës në Velipojë.
Sa më ka marrë malli për Shkodrën!
Shkodra dhe Velipoja e saj tashmë janë bërë motra të verës dhe plazhit. Ne na mbledh uji i njelmët e blu iI Velipojës që të tanëve, vëllazën e motra, me bij e bija, me nipa e me mbesa Na mbledh Velipoja …Na mbledhë – dikënd prej Greqisë, dikënd prej Italisë, dikënd prej Amerikës; na mbledhë shtëpia e bukur e Nikos dhe Lukes, sikur të jetë ajo një shtëpizë nga bota e përrallave të Natalisë.
Në mes të kësaj hareje – i qeshur dhe i mirë, më i miri i Mesdheut, ja ku rri, si “barba natale”, babai ynë, baba Ndoc.
Nikoja…Po me atë shpirt artisti e të pastër si vesa e mëngjesit, qysh u bë edhe shtangist.
Nikoja më thoshte atëherë se shtangistat janë shumë zemërbardhë. Zemërbardhë, të drejtë e të ndershëm si harusha e pyllit në përralla. Po ç’e ka edha atë nuse të mirë, Nikoja. Lukës i qeshë nuri, i shëndrit nga përzemërsia çdo qelizë e fytyrës, kur mblidhemi që të gjith ne , në të njëjtën kohë dhe në shtëpinë e saj.
Sa mërzitet Luka kur dikush prej nesh ende nuk ka ardhur! Ajo rrin e sheh nga dera derisa të vijnë edhe të mblidhena të gjithë… përqark dhe nëpër lëndinën e botës së saj.
Nëpër parajsën e bukurisë së shpirtit të kunatës sime, Lukes.
Po më vjen për gjumë dhe mua…
Ja ku po flë Natalia dhe bashkëshorti im…Simoni, kur ishim të rinj, më pat pikturuar fytyrën në një pikturë të tijën.
Edhe tani e kujtoj ndërsa pozoja për ‘të, se sa me dhimbje më vështronte Simoni.
Sa dashuri kishte te sytë e ti, që m’i hidhte kohë pas kohe qënga telajo.
Ata sytë e tij shtangës .
Tani…Edhe e kanë lodhur punët; punët dhe mungesa e atdheut…Natalia…Po flë në shpinë dhe duke qeshur lehtë.
Kushedi se çfar ëndërre po shikon.
Po shkoj t’i puth që të dy, para se të bie e të fle edhe unë.
Natën e mire, natë athiniote.
Natën e mire, atdheu im, që je kaq larg nga dritarja ime dhe nga ky oqean I dritave athiniote..
Natën e mirë Shkodra ime…Gjumin e ëmbël Niko, Luke.
Baba Ndoc, natën e mirë.
Po ju nis një pëllumb të madh dhe të bardhë që nga dritaqrja ime – është puthja ime.
Puthja ime për sonte.
Një puthje në ajër të gjithve, qënga dritarja ime.
Natën e mirë, hënë…Ti , hënë e vetmisë sime.
Nga Elizabeta.
* – “Kafja e Madhe”është në qëndrën e qytetit të Shkodrës; mu në qëndrën e “piacës”, bulevardit klasik të qytetit; bulevard që vazhdon të jetë më i preferuari nga shkodranët në orët e xhirove të muzg – mbrëmjes, pavarësisht nga rrugët e tjera shumë të bukura të qytetit.
Si “piacën”, ashtu edhe “Kafen e Madhe”i ka projektuar piktori më i mirë i traditës shqiptare, autori i së quajturës “Mona Liza shqiptare”, portretit “Motra Tone”- shkodrani Kolë Idromeno ( Arseni) me një rremb të origjinës së largët nga arbëreshët e Greqisë.
Fytyra e Idromenos ndodhet e gdhëndur nga vetë autori në krye të hyrjes në “Kafen e Madhe” – një burrë me mustaqe dhe që qeshë me të madhe.
E qeshura dhe muzika janë tiparet karakteristike të banorëve të qytetit të Shkodrës, të konsideruar si kryeqëndra e traditës së kulturës shqiptare ( shën . autorit RL)
“SHPEJT…EJA, KA KONKURS!”
Të dyja motrat që dikur këndonin në dritaren e shtëpisë, tani u bënë bashkë sërish . Lola – stabilizuar tanimë në Athinë, kurse, ja, heroina jonë, po shkonte atje me Orkastrën e Harqeve të Akademisë – si gjithnjë, violinë e parë.
Ishte shtatori i vitit të tmerrshëm për shqiptarët, 1997. Sapo kishta perfunduar marsi me aq vrasje dhe me plot pragplase për luftë civile. Në zemër të Evropës , ishte i vetmi rast pas luftës së Dytë Botëroe, që një shtet shkërmoqej krejtësisht si një kështjellë rëre. Për ndonjë analist të huaj – llogjikën e të cilëve e ndiqnin me shumë kujdes intelektualët në Shqipëri – ky vënd i ngjiste tanimë një ujku që i janë thyer këmbët dhe e tër kopeja sulet që ta shqyejë.
Shqipëria e artises shkodrane, tanimë qe mbushur me ushtarakë të trupave shumkombëshe. Ata shoqëronin ndihma humanitare që sillnin shtetet e tyre për shqiptarët e, kur kishte rast, demonstronin edhe forcën e tyre ushtarake pa qënë të shoqëruar me karvane ndihmash, siç qe një marrëveshtje shtetërore e asaj periudhe.
Në psikologjinë e dikujt – dikujt , kësi demontstrimesh kishn pamjen e trupave të pushtimit, që memorja historike e shqiptarëve i njeh me detale.
Gjëndja psikologjike e artistëve dhe shkrimtarëve, sidomos e kësaj kategorie, ishte e shkatërruar
Nëpër dejet kryesore të rrugëve të vëndit silleshin banda të armatosura; grupe – grupe kishte nisur të gjallërohej ajo pak traditë që, gjithsesi, egzistonte, për të plaçkitur udhëtarë rrugës. Plaçkitësit dilnin me maska të zeza ndërsa shteti i rimëkëmbur po grumbullonte ku ishin e ku nuk ishin kuadro e nejrëz besnikë për t’i mobilizuar në vendosjen e rendit dhe qetësisë .
Njerëzit ende shtienin për qejf me karikatore të tëra kallashnikovësh, që qenë grabitur nga depot e shtetit; një pjesë – për tu shitur kontrabandë .
Shkodra e artistëve; Shkodra e haresë, humorist, e luleve dhe e të qeshurave, ende vazhdonte të mbyllej që në orën dy pasdreke, kurse rinia shkodrane, dilte natën në krye të rrugëve e rrugicave të veta, për të mbrojtur familjet e tyre dhe të komshinjve, krejt zonën e tyre, nga çfardo sulmi. Shkodra, kështu, po i kthehej traditave të herëshme dhe shumë të herëshme, kur I është dashur të mbrohej e rrethuar.
Atë vit, në ditët rrotull 31 dhjetorit 1997, u konsumuan fishekzjarre më shumë se në asnjë vit tjetër. Ky duf popullor për të shkrepur në ajër, qoftë edhe me fishekzjarre, pa le me fishekë luftarakë, ishte një dalldi kombetare që nuk kishte asgjë të përbashkët me shpirtin e artistëve. Me vetë shpirtin e butë dhe të dhëmbshur të Jezu Krishtit , rreth emrit të të cilit sillet gjithmonë ndërrimi I viteve.
Ishtë që të mbyllje sytë dhe të qaje, të qaje , të qaje, për çfar e kishte gjetur qytetin e kulturës, e të qeshurave dhe muzikës.
Ndërkohë – një turne e Orkestrës së Harqeve të Akademisë; në Greqi .
Shteti kufitar i jugut , megjithë konjukturat e njohura, po përpiqej të ndihmonte me sa mundëte komshiun e vet verior. Ja, as dy muaj nuk kishin kaluar nga zgjedhjet e qershorit të pasmarsit ’97 dhe, nqs komshiu verior i shqiptar ëve po mprihte hanxharët e luftës në Kosovë, ja, komshiu tjetër,jugori, po ftontë artistë për shfaqe; po i ftonte me shpenzimet e veta, po i priste me dinjitet dhe ngrohtë.
…Të dyja motrat, tanimë të bëra nëna, po vështronin nga dritarja Athinën në muzg. Pas pak do të shpërthente fluksi mahnitës i dritave në këtë pafundnajë ndërtesash, makinash. Mirëpo, në vënd që të këndonin, si dikur, të trishtuara, ata po bisedonin ; nganjëherë Elizabeta qante.
“ Rri, mos u këthe…Jena bashkë…tanë artistat kanë ikë, kush ka mujtë…A don me t’i numurue?”.
Elizabeta nuk kish menduar ndonjëherë se do të vinte një ditë e ta linte atdheun duke kërkuar jetën e një emigrantieje. Ajo kish qënë në Itali në vitin 1992 me një orkestër të shkollës së mesme “ Prenk Jakova”. Kishte qënë një prezantim shumë dinjitoz i artit nga Shkodra e lashtë shqiptare në atdheun e Paganinit , Berliozit, Belinit e Verdit. Beta, në shkëlqëmin e saj , kishte një bazament të mrekullueshëm me nxënës dhe pedagogë nga më të përzgjedhurit e shkollës .Dirigjent – një djalë shumë i talentuar, nëndrejtori i shkollës Aleksandër Qyteza. Qenë duartrokitur gjatë në Bari, Brindisi, Fierence, Romë… Ajo me zi që kish pritur që të kthehej në atdhe dhe t’u tregonte të gjithve se i gjith grupi i shkollës, edhe ajo vetë, ja , kish mundur të bënte diçka më shumë për vëndine saj…
…Pas këmbënguljes së Lolës, Elizabeta vendosi të rrrinte në Greqi .
Orkestra e Harqeve u kthye në Tiranë pa yllin e vet .
“Mbas nja dy ditëve, gjeta nji numur të Cin Simonit. Ai ka kenë violinë e parë , spala, në orkestrën e radio Televizionit, me të cilën kishim marrë pjesë prej kohësh në festivalet tona kombëtare…Ai, si më tha se ishte në Volos, gati tre ore me makinë prej Athinës, shtoi me hare që të nxitoja shpej se kishte një konkurs. Unë vrapvrapvrap , hyna në konkurs me një pjesë të Bahut , si dhe me një të Moxartit– “Koncert në La Magiore”. Fitova fill”.
Tanimë – në Volos, dy shqiptar ë.
Njëra – banonte tre orë larg me makinë.
INTERMEXO
Përmasat e grupeve artistike muzikore, poetike, teatrove , në Greqinë fqinje, i përngjet një plantacioni të pafund ku parcelat me lule kanë detyrë të mahnitin cilindo visitor që vendos t’i afrohet. Qënga ishulli më i vogël i banuar, që nga fshtati më i voglë , ngulmojnë drejt metropolit athinjot grupe dhe banda muzikore që nga folkloriket e deri ata të muzikës klasike dhe, sidomos, asaj të lehtë.
Të muzikë së lehte rrëmbenjëse greke .
Grekët u kushtojnë shumë vëmëndje të tre elementëve të këngës, kësaj gjinie aq popullore dhe, për fat, aq të sulmuar nga spekullantë gjithfarësh. Atje, psh, ndrysh nga në vëndin tonë ku tekstet e festivaleve tona kombëtare përgatiten nga një grup i kufizuar emrash me vlera…aq vlera sa dihen tanimë… “tekstet e kangëve greke, pothuajse në të tana rastet vetëm për dashni, kanë një bukuri tronditëse ; me sa di vetë, ngado kërkohet bashkëpunimi më i ngushtë me poetët më të mirë të Greqisë. Atje u kushtojne njaq randesi teksteve poetike, sa të dy komponenteve te tjere te kanges””, thotë violinistja shkodrane.
Me sa u interesuam, nqs për shpërndarjen e librave në shkallë vëndi ndiqet e njëjta politikë si te ne, pra, prodhuesi i librit, si prodhuesi i bostanit, e nxjerr në treg krijesën e tij e shteti nuk interesohet të japë kontributet e veta që libri, sikurse valët e radios kombëtare apo televizionit publik, të shpërndahet anëmbanë vëndit në emër të vlerës kombëtare që përmban letërsia – te festivalet e këngëve, ka një ndryshim interesant.
Autorët e një kënge ndihmohen në mënyrë të konsiderueshme nga bashkitë lokale apo dhe më tej për të ngulmuar drejt një konkurimi kombëtar.
Greqia organizon festivale disa mujore e të përvitëshme të teatrove dhe grupeve muzikore të cilat, sigurisht që përzgjidhen me skrupulozitet përpara se të kenë privliegjin që, në natën e tyre, të ngjiten në skenën e amfiteatrit “Attiko Alcos” .
Stari i papërsëritshëm i muzikës greke këngëtarja klasike Maria Kalas, tani nuk rron më. Ama, vazhdojnë të lulëzojnë në mënyrë përvëlonjëse “pushtonjësit”e skenave e stacioneve muzikore Marinela, Janis Parus, Mariza Koh, Jorgo Kacaru.
Elizabeta Qyrsaqi ( Dodmasej) ka patur rast të luajë me këngëtarin – kompozitor – saksofonist Jorgo Kacaru, me qipriotin e famshëm Mario Toka, me grupin e të cilit ajo ka dhënë tri shfaqje në Qipro por ajo ende nuk ka patur rast të provojë artin e saj me gjeniun e violinës greke Leonidha Kavakos , që e ka jetën e vet artistike të shtrirë nëpër gjith lëmshin e dheut..
Në vitin 2004, është dhënë “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit “ (“Dhodhekato nihta”); është dhënë një vit rrjesht dhe me shumë sukses, nga aktorë të teatrit kombëtar grek, si arvanitasi Jorgo Mataranga, Vasili Kolovo, Xarri Soza, Mina Hiemona, Babi Klajoti…Regjisorit të pjesës shekspiriane i është dashur edhe një violiniste . Ajo duhej të luante perfekt, të ishte, sigurisht, e bukur, dhe të luante e veshur me rrobet e kohës.
Këtë rol e ka luajtur Elizabeta.
Artistja shkodrane me sy gjith shkëndija – sidomos këtë pjesë bisede- theksoi disa herë se ajo ka respekt të veçantë për të gjithë artistët grekë që e ka lidhur puna në Greqi , se ata nuk kanë qëlluar ndonjëherë me nota rracizmi, injorimi “se kekam shqiptare”, nënvleftësimi apo dukuri të tjera të shfaqura ndër njerëz të pashkolluar apo me kulturë gjysmake ( semidoksë).
Semidoksë ka në të gjithë kombet, përfshirë, jo rrallë, edhe rrallë edhe stërnipër të Sokratit dhe Evripidit.
Disa gazetarë dhe publicistë nga Shqipëria duhet të kenë në qëndër të vëmëndjes edhe një fakt buçitës.
Pothuajse të gjitha verpimet denigruese apo fashistoide të qarqevë të caktuara greke ndaj fatkëqënjve shqiptarë q ë kanë lënë atdheun për të fituar gojën, janë denoncuar së pari, me forcë me guxim dhe dhimbje nga mediat greke, nga intelektualët grekë dhe janë ndëshkuar nga legjislatura vëndase shumicën e rasteve me korrektesë.
Në Shkodër thonë se , atje ku qeshin dhe këndojnë , ka njerëz të mirë.
Në Greqinë, fqënjën tonë të jugut, së paku, kënga është aq shpirterore dhe aq e nevojëshme për zëmrat e vëndasve, po aq sa edhe te ne në Shqipëri.
DREJT TRËNDAFILISHTES ATHINIOTE
Shkodrani Cin Simoni gati sa nuk fluturon për simpatinë spektakolare që fiton kolegia e tij e vjetër qysh në kontaktet e para me publikun sqimtar grek. ..
Ajo tanimë është miqsuar me trupën greke të Volosit, e cila i rezervoi pa një pa dy violinën e parë në gjirin e saj….
Kanë kaluar tri vite që atëherë. Beta – kështu e thërrisnin tanimë të gjithë edhe atje sikurse në ambjentet e afërta në Tiranë, pranonte dhe dhuronte shaka me të gjithë kolegët, duke ruajtur si një shqiponjë e sertë fort, çfardo tendence të ndokujt për t’ia cënuar sadopak personalitetin. Ajo ka fituar shpirtin e të gjithve. Dirigjenti largpamës grek, kohë pas kohe organizon që, mu në mes të koncertit, ajo të shkëputet nga buqeta e artistëve dhe të nisë ndonjë pjesë solo. Beta luan dhe të çmënd me tingujt marramendës të çardasheve hungareze . Por…
Shkodrania gjuan me antena ngritur. Ajo kërkon për ndonjë tjetër mundësi , diku sa më pranë shtpisë së Lolës në Athinë; sa më pranëAthinës .
Sa më pranë kryeqytetit Helen. Atje ku rreh zemra kombëtare e muzikës greke.
Elizabeta Qyrsaqi , e qeshur dhe e bukur, në vetminë e saj, jo rrallë ka një tjetër vështrim. Vështrimin e një shqiponje. Veçse , kujdes, të një shqiponje zemërbardhë, nëqoftëse ka dikund një shqiponjë të tillë. Elizabeta kërkon maja, por vazhdon të ketë një shpirt të butë si akush. Ajo nuk ka zemër të vrasë asnjë zog; asaj I dhimbset të këpusë një lule që ta mbajën në dorë. Ajo don përqark vetes njerëz vetëm të gëzuar dhe I bëhet zëmra mal kur shikon të tjerë që gëzohen prej mëndjes, duarve, tingujve , shakave e të qeshurave të saja…
Është mësuar ngaherë të dalë e para. Që në bangot e shkollës – të jetë më e mira. Ajo është mësuar të zotërojë publikun.
Si një perëndeshë ambicioze e grekëve të lashtë, shkodrania kërkon skllevër. Skllevër sa më shumë të artit të saj. Ajo është mësuar të shohë në vëndlindjen e saj duar që rrahin papushim derisa skuqen, sy që shprehin adhurim dhe dashuri me vrullet e valëve të detit.
Ja se ku synon vështrimi prej shqiponje i vetmisë së vajzës shkodrane – të provojë forcat me publikun sqimëtar të Athinës.
Kjo ambicie tanimë ka nisur t’I shfaqet përherë e më tepër, sa herë e më me vrulle e duartrokisin në Vollos.
Nga ana tjetër, i vjen shumë keq të ndahet nga ata njerëz të mrekullueshëm që i hapën dyert dhe zemrat në orkestrën e tyre.
Një tjetër konkurs këtë radhë – për në orkestrën e bashksië së kryeqytetit helen.
Kolegët e Volosit vetëm se e përgëzojnë shqiptaren e përzemërt që tanimë, për të gjithë, i ngjan një jahti.
Një jahti ambicioz , gjith vrulle dhe I paplagosur kurr, që kërkon det.
Det me dallgë dhe furtunë, për të çarë mespërmes, kur të gjith të tjerët tuliten në breg.
Elizabeta kishte bindje absolute se do të fitonte në konkursin për trupën orkestrale të Bashkisë së Athinës, dhe nuk qe gabuar aspak.
Artistja shqiptare , me kursimet e saja, shtron një darkë të përmallëshme për të gjith trupën. Ata do të jenë përherë në zemrën e saj. Sigurisht që duhej ta konsideronin përherë pjestare të tyre. Ajo po ndahej me ‘ta me lotë dhe nuk do t’i harrojë kurr… Atë natë, për nder të kolegëve të saj nga të cilët , ja, po ndahej, ajo dëshëron të luajë një pjesë nostalgjike. Edhe këtë e dëshëron, por edhe lotë nuk don të shikojë.
Se, të parët, do të ishin lotët e saj…
Cin Simonit i duket sikur po i largohet një copë e zemrës së tij. Ajo kish qënë për të një motër e dhimbshur , shumë e dashur, një copë Shkodër , me një shkodranishte që të prekte shpirtin e që , po i largohej tani.
Po largohej një shpend i bukur që të gjith e dinë se nuk do të kthehet më.
Përsëri , edhe atje, u gjënd menjëherë një tjetër Ermir Krantje – një maestro grek; quhej Anastas Simeonidhi.
Mjeshtri Simeonidhi e vendosi thuajse automatikisht në radhën e violinisteve të serës së parë.
Gjithsesi, pavarësisht nga të ardhurat aspak të papërfillëshme, puna në këtë orkestër, të krijonte hapsirë kohe të cilën heroina jonë është mësuar ta shfrytëzoë me një ashpërsi spartane. Gjithsesi, tanimë nuk është puna për të shfrytëzuar banjon, si atëherë, ferishte, në shtëpinë e babës apo të çelte derën e konservatorit që në orën pesë të mëngjesit edhe në thëllimën e dimrit…
Dhe..katër shoqe, të katërtat shqitare, artiste shumë të njohura në atdhe por që e kishin lënë edha ato, bëjnë një plan…
Sikur të krijonin së bashku një kuartet?
Që të jepte shfaqje krejt të veçanta nga furia e mrekullueshme e orkestrave me buzuke e me këngë të përmallëshme dashurie greke, që i njeh dhe i adhuron e tërë bota.
Pas pak kohësh – katërshja prej dy violinave Lindita Laros dhe Betës, një viole t ë Katerina Xhixhos dhe një violinçeli të Irini Anastasiut , dha një shfaqje në kryeqytetin më të vjetër të Evropës. Menjëherë pranë vajzave avitet një menaxher i shkathët dhe aq i talentuar, sa ç’i njeh e gjithë bota menaxherët e zgjuar grekë.
Është Manol Haxhiandreu.
Haxhiandreu, me këtë mbiemër ku shihet simbolikisht mjeshtria e manovrimit për të fituar ndër situate pa prishur aspak ekuilibrin, nis dhe vështron përtej . I saktë, ai u propozon artisteve të bukura shqiptare, një turne.
Një turne nëpër Republikën greke.
Këto femra të loznin nga fiqiri me zhdërvjelltësinë e tyre femërore, janë secila më e bukur se shoqja, për t’u pirë në potiri, si të kenë dalë nga kaltërsia e detit, gjysëm femra e gjysëm peshk. Ato të thithin drejt tyre si të qenë sirenat që thithën lundërtarët e Odhiseut. Secila prej veglave të tyre prodhon muzkë klasike nga më e ndërlikuara. Dhe, sikur derdhnin papushim florinj …florinj përmbi publikun përballë.
Një natë, ndërsa e kish këputur malli për njerëzit që kish lënë në Shqipëri, sidomos për vëllain Zef që kishte shkuar në Amerikë, sapo mbylli televizorin, e shtangu një telefonatë e panjohur
Ishte e drejtoreshës së shkollës gjermane të muzikës në Athinë. O, jo, nuk kishte nevjë aspak që të konkuronte. Të dhënat ishin krejt të sakta. Nëqoftëse artistja do të ishte e kënaqur me pagën dhe kushtet e punës, në emër të drejtorisë, ajo, zonja Krisa Apostolato, e ftonte të fillonte punë sa më parë.
Pa një pa dy, violinsitja shkodrane e pa veten në pozitën e Borëbardhës të rrethuar jo nga shtatë xhuxha, por nga nëntëmbëdhjetë syresh. Që të gjithë fëmijë dhjetë vjeç e poshtë.
“Ishin kaq të mirë , kaq të bukur, kaq të talentuar…Unë sapo i pashë, mendova të ngrë një orkestër me ata, dhe e ngrita paspak. Ishte shumë e bukur t’i shihje para publikut ata fëmijë, ja, kaq, sa Natalia ime (që nuk iu shqit nënës asnjë çast , si një pëllumb i ulur mbi supet e saj); sa Natalia dhe kaq seriozë , saqë salla, kur dhamë shfaqe disa herë, nuk pushonte së duartrokituri dhe së qeshuri plot hare dhe përzemërsi. Publiku grek është i mrekullueshëm; shumë sensibël dhe që rrëmbehet pas muzikës së bukur si një adoleshente e rënë në dashuri për herën e parë”…
LUANESHA
Rizai – Lindita…Edhe ju në Greqi? Unë e kam njohur xhaxhain tuaj, Kujtim Laron. Ka punuar disa kohë në ansamblim e ushtrisë shqiptare dhe ka qënë një burrë shumë fisnik dhe gjith dinjitet
Lindita Laro – Dhe një muzikant i shkëqlqyer!
Rizai – Absolutisht…Lindita, po, a keni shumë vite këtu në Greqi?
Lindita Laro – Qysh në vitn 1991 banoj këtu.
Rizai – Ju…më duket se e keni mbaruar Institutin e lartë të Arteve në Tiranë. Kështu?
Lindita Laro – Po, në vitin 1987. Si mbarova konservatorin, punova tre vjet në
Liceun e Vlorës si mësuese në shkollën e mesme, për violinë; kam qënë edhe soliste në pallatin e kulturës derisa …në vitin 1991…
Rizai – … emigrante, për më tepër, në një vënd ku e duan shumë muzikën si Greqia…A keni bërë për një kohë të gjatë punëra oordinere?
Lindita Laro – Jo!…Jojo!.. Kam punuar vetëm në profilin tim dhe jam shumë e kënaqur nga ngrohtësia e kolegëvë grekë të muzikës dhe nga publiku. Kam punuar, që kur kam ardhur, në shkolla të ndryshme muzike e në orkestra të ndryshme. Unë edhe këndoj shumë mirë dhe i kam kombinuar , veglën time me zërin …
Rizai – Edhe Kujtim Laro këndonte shumë ëmbël. Në njërin nga filmat e tij është vetë ai që këndon.
Lindita Laro – (Shikon me adhurim)
Rizai – Është ushtruar ndaj teje këtu dhunë fshehtë nacionale, rraciste? E keni ndjerë veten të persekutuar si emigrante mes artistëve vëndas?
Lindita Laro – Unë këtu në Greqi u dashurova me një grek ; ai sot është bashkëshorti im dhe babai i vajzës sime, e cila flet shumë mirë gjuhën e nënës së saj.
Rizai – Me se merreni aktualisht?
Lindita Laro – Po,ja…Kam krijuar grupin tim dhe punoj në njërin prej restorantëve nga më të bukur të Athinës, që ka edhe skenë.
Rizai – Ju rastis të jepni koncerte jashtë Athinës?
Lindita Laro – Jo vetëm jashtë Athinës, por edhe jashtë Greqisë…
Rizai – Uou…hyyyyuuuu!!!
Lindita Laro – Unë bëj udhëtime të mrekullueshme . Kam qënë në Portogali, Brazil, Spanjë…ku kam kënduar në gjuhën e tyre, që, pak a shumë e di.
Rizai – Po këngë shqiptare a ta pëlqejnë këtu në Greqi? Se…sigurisht që ti e këndon edhe këngën tonë. Apo jo?
Lindita Laro – Këndoj, ku janë këngët më të bukurat të atdheut tim. Patjetër që priten shumë mirë.
Rizai – Beta më ka thënë se ti ke n ë qarkullim edhe CD, tuajat, prodhuara këtu..
Lindita Laro – Ëhë…
Rizai – Do të m’i gjesh nga një prej atyre , që t’i kem kujtim nga ti?
Lindita Laro – Si jo? Patjetër!
Rizai – Nuk më thatë ,si jeni njohur me Betën? Me Elizabeta Qyrsaqin.
Lindita Laro – Po edhe unë kam punuar disa kohë me orkestrën e Jani Giorgiadhit. Atje jemi njohur të dyja.
Rizai – Cila është Beta për Linditën në skenë dhe në shoqëri? Me dy fjalë të vetme.
Lindita Laro – Ajo është një vajzë e sjellëshme, e edukuar, e ngrohtë dhe jepet e tëra kur luan – gjith pasione dhe virtuozitet. Ajo, kur del në skenë të luajë para publikut, i ngjet një luani; një luani të vogël .. Është kaq e turpëshme dhe e qetë kur flet dhe bëhet e egër…, e ëgër dhe lozanjare kur luan në violinë…
Lozanjare , si një luan i vogël që luan e hidhet i vetëm mbi lëndinën e tij nën rrrezet e diellit.
Kur derdhë e derdhë pandërprerë tinguj prej violinës, ndërsa publiku hesht i mahnitur.
BORËBARDHA
“Kena pasë nji qen që e dojshim shumë … sigurisht që e drojshim…por vetëm ka ‘i herë e drojshim, por ma fort e dojshim. E qujshim Nushë….Ishte alamet qenit dhe, në orën 12 e gjysëm veçse…ikte prej shtëpijet e… vetëm kur na vite te dera e shkollës ….I lëpinte tu e tup e tup të dy motrat, mbeskat e mia….edhe mu…Më janë rritë tashti mbesat. Edhe Stela asht ba instrumentiste shumë e mirë, porse Meri …ka arritje spektakolare…Atëherë, kur ishte nxansja e jeme, ishte shumë e brishtë, shumë sensibël dhe e ambël …e ambël shumë. Ia shtërngojshe doçkën e vockël dhe ajo vinte mbas mejet si me kenë nji kukull e madhe”
Meri studioi vetëm tre vite me tezen e saj të rreptë dhe aq të dashur e lozanjare sepse pastaj, kur qe vetëm dhjetë vjeçare, u vendos tok me prindërit e saj në Greqi, në Athinë. Ajo tanimë ka arritur maja në kryeqytetin grek. Meri Brozi ka mundur ë shpallet më e mira violiniste e Athinës në një konkurs të rinjësh dhe ka zënë vëndin e dytë në një konkurim kombëtar grek. . Ka mbaruar shkollën atje me rezultate të shkëlqyera dhe sot punon me një nga këngëtarët më të dëgjuar të Greqisë, Vasilis Papakostandinos. Meri , bija e poeteshës Antoneta dhe e pasionantit të letërsisë Tonin Brozi , jo vetëm që i bie violinës në traditën e familjes së saj, por edhe këndon shumë bukur, madje, edhe vallëzon me ojnat e ritmit amerikanolatin.
Elizabeta kujton me nostalgji edhe të tjerë nxënës të saj që kanë shkëlqyer; që ajo u ka mësuar teknikat e para të violinës, sekretet e para të saja, si të ardhura enkas për ‘ta qënga nënmëngët e të paarritëshmit ende – “axhës Pjetër”.
E lehtë, e qeshur dhe shumë e bukur, Qyrsaqi u ka mëkuar nxënësve të saj , krahas artit te veglës, sidomos mirësi, sërish mirësi , pafundësisht mirësi…Natyrisht, u ka hedhur paksa në shtambën e madhe të mirësisë, edhe disa pika nga ambicia prej shqiponje. Gjthmonë prej një shqiponje zemërbardhë.
Vetë tingujt e violinës që, janë aq prekës sa, siç thonë në Shkodër, “të bajnë me verem”, pra, të tronditin aq shumë në shpirt sa edhe të sëmurin.. nga ana tjetër, mirësia nuk e përjashton një cak të veçantë.
Cakun e pacak për të kaluar rivalët e tu, për t’i lënë ata pas, sado keq që të vjen .
Për të çarë më tej, më tej….
Edhe këtë art, Qyrsaqi , sigurisht që ua ka mëkuar nxënësve që kanë kaluar përmes tingujve të violinës së saj.Të vecantën e artit prej shqiponje zemërbardhë.
Heroina e librit tonë tani në Greqi ka një tufë me comërdhokë grekë. Që të gjithë janë të bukur e të urtë “si becat e bardhë” dhe e duan atë shumë, siç donin xhuxhat e përrallës borëbardhën e tyre
E….Po kush janë disa nga këta grekët e vegjël sybajamë, me të cilët rrin për ditë Elizabeta në shkollën gjermane të Athinës?
“ Për shembëll, Sotiri…Sotirin ma ka marrë nji orkestër athinote tash… Kurse…qe disa emna të nxanësve të mi sot – Apostolos, Jorgjia, Viviana, Parashqevia, Jassonias, Kristina Anxhelikia, Anastasi…Kam edhe Dhimitrën . Dhimitra asht vajza e motrës seme Lolës dhe e Dhimitrit, Dhimitrit tonë grek, që na bjen herë ty e herë mu materialet e këtij librit tonë. U, sa fort i du, mor Riza…Më duken të tanë si beca të vegjël e të bukur, të ndigiushëm e të ambel, si me kenë të tanë ata pëllumbat e mi. Pëllumba që kam me i lëshue prej duerve të mia nëpër qiellin e Athinsë…. “
ELIZABETËS I DETYROHEM SHUMË PËR SUKSESET E MIA…
“ Elizabeta Qyrsaqi? Një violiniste nga Shkodra? C”më kujton ky emër?”
Jetmir Barbullushi buizëqeshi në një mënyrë që unë, për habinë time, e kujtova menjeherë.
Kur kam qënë fëmijë , edhe unë kam pas vazhduar një kurs të shkurtër për fiziarmonikë. Drejtues të rrethit për të nxënë këtë instrumenti aq popullor edhe në Shqipëri, ishte Zyhdi Barbullushi, një burrë shumë zemërbardhë dhe shumë fisnik.
Ai e sillte në rrethin e 12 – 13 vjecarëve, nganjëherë, dhe birin e tij Jetmirin.
Jetmir barbullushi atëherë ishte flokekacurrel. Kacurrelat i kishte ngjyrëmjaltë dhe ishte shumë i butë.
Më kujtohet – ishte paksa më i gjatë nga fiziarmonika e të atit, ndërsa cdo tastjerë ishte dy herë më e madhe se secili nga gishtrinjtë e tij, që lëvrinin mbi ta si peshq të vegjël.
Kur ne , 5 – 6 vjet më të mëdhej sesa ai habiteshim, ai qeshte në mënyrë të pafajshme dhe me shumë përzemërsi…
Ja , si tani.
Më ftoi të pinim kafe te një klub pranë ndërtesës së Radio Tiranës. Më tregoi duke u mburur paksa plot hare, se babai I tij, tanimë 82 vjecar, mbahej mirë dhe vazhdonte t’I binte përsëri fiziarmonikës.
Në fillim nxora një kopje të librit tim shumë të shtrenjtë dhe lluksoz kushtuar qyteti tonë të përbashkët, Shkodrës,”Maratonomaku nga Shkodra”. Ia kisha sjellë për t’ia dhuruar.
Ndërsa po rregulloja fletët mbi tavolinë, ai nisi ta shfletonte dhuratën time.
“Në dac me e torturue atë qytet që quhet Shkodër – hiqi orkestrën, teatrin…hiqi, estradën , këngën, letrarët e bejtaxhinjtë. Mirëpo, sado ta torturosh një qytet, është e pamundur që ai të shtrihet përdhe pa frymë. Shkodra ka kaq fuqi artdashëse që gurgullon me furi dhe ngado, saqë kjo fuqi shpërthen përnga të dojë, si shpërthejnë fontanat e naftës në një pellg të pasur naftëmbajtës”.
Dhe qeshi prap.
Unë kisha shumë kohë pa e takuar dhe kafe me ‘të nuk kisha pirë asnjëherë.
Tanimë ai qe bërë një personalitet i muzikës, me të cilin është privilegj të pish një kafe.. Sic isha informuar mirë, përpara se t’i telefonoja “për një problem muzike”, ai tanimë konsiderohet në Republikën e Shqipërisë, si njëri nga pjestarët më të suksesëshëm të plejadës e re të postikonave të RTSH si Ferdinant Deda, Ermir Krantja dhe Eno Koco.
Jetmir Barbullushi i ka pasuar ikonat tona të dirigjimit me nivele të reja më të larta artistike…
Qëkur ka filluar të dirigjojë orkestrën e radio televizionit Shqiptar në vitin 1993 e deri më sot, ai ka sjellë në orkestër të RTSH vepra të reja, të paimagjinueshme për t’u luajtur më pare.
Asqë përfytyrohej të viheshin në repertorin e kësaj orkestre në periudhën e para nëntëdhjetës, ta zëmë, e kompozitorë amerikanë si Gërxhuin, Kopland. .
Barbullushit i përket merita e sjelljes së formës nga më modernet kësaj orkestre shtetërore.
Ai ka drejtuar koncerte simfonike jashtë vëndit si në Podgoricë (Mal të Zi), Maqedoni dhe Kosovë, me orkestrantë vëndas.
Jetmir Barbullushi ka dirigjuar aktivitete orkestrale si ne Greqi, Zvicër, Itali, duke bashkëpunuar me pianistë dhe kompozitorë shumë të njohur italianë. Një nga këta është I famëshmii Kaligaris.
Në Itali një CD me pjesë të dirigjuara nga ai, transmetohet nga RT Italian…
Rizai – Më duket se jeni moshatarë me Betën?
Jetmir Barbullushi – Aty – aty. Por ajo studionte për violinë e unë për dirigjim. Ne kemi qënë në akademi gjatë viteve 1978 – 1982. Elizabeta shkëlqente. Në shkollë e njihnin të gjithë. Ajo , përvec talentit të vecantë, përvec punës së palodhur që bënte, kishte marrë mësime në fillim nga Mjeshtri i Madh Pjetër Gaci dhe , ja, në Akademi, nga Mjeshtri tjetër i Madh, Ibrahim Madhi..
Rizai – Dicka më shumë në ndihmë të fjalës “shkelqente” në shkollën tuaj të lartë?
Jetmiri – Po….Merrtte pjesë në orkestrën e harqeve të Akademisë, që drejtohej nga Mjeshtri Ibrahim Madhi. Ishte nder dhe përgjegjësi shumë e madhe të merrje pjesë në atë orkestër. Unë kisha shumë qejf ta dëgjoja kur i binte violinës Elizabeta Qyrsaqi…
Kur Beta jepte provime, unë bëja cmos të dëgjoja se si përgjigjej ajo me tingujt e violinës.
Rizai – Ju ka rënë rasti të bashkëpunoni me Elizabetën? E ke dirigjuar ndonjëherë të mbesën e Pjetër Gacit?
Jetmir Barbullushi – O, si jo? Plot dhjetë vjet. Dhe …në vëndlindjen tonë, në mes të Shkodrës…
Unë u emërova dirigjent pas mbarimit të shkollës në Filarmoninë e Shkodrës dhe ajo ishte spala e parë e orkestrës atje. Kma ndenjur thuajse 10 vjet në filarmoninë e Shkodrës dhe Beta ka qënë krahu im më i fortë, sic është spala për dirigjentin. Kam dirigjuar disa koncerte, ku protogoniste ishte solistja Elizabeta Qyrsaqi. Shume vjet…
Lunate pjesë të vështirësive të mëdha, si “rondokapricioze”, vepra të Pjetër Gacit, etj.
Kam përshtypjet më të sinqerta për punë e saj si spala. Edhe sot e kujtoj me respekt të madh. Ajo nuk është vetëm violiniste e mrekullueshme, por zotëron edhe më së miri vëndin më të saktë për të – spalë. Kjo është meritë e pjekurisë së saj artistike, jo vec si muzikante, por edhe si njeri.
Ajo mbetet njëra prej kolegeve të mia më të afërta. Shumë prej sukseseve të mia, i detyrohen faktit se kam patur një muzikante të tillë në vëndin e parë të violinave.
Pjekuria e saj s’është formuar vetëm si studente; ajo ka ardhur duke u rritur gjithmonë. Elizabeta Qyrsaqi ka marrë pjesë në formacionet më të mira artistike të Shqipërisë që ka organizuar orkestra e Radio Televizionit Shqiptar , apo Teatri i Operas dhe Baletit.
Rizai – Sigurisht , kushedi se sa herë edhe nën dirigjimin tend këtu në Tiranë?!
Jetmir Barbullushi – Oh,. Asnjëherë më. Vecse në Shkodër. Në Shkodrën tonë, të Betës, times edhe…edhe tëndes.
Rizai – Jetmir. Elizabeta po na nderon të gjithëve në Greqi, në vëndin e muzikës e të poezisë. Ajo bën pjesë edhe në një trupë shumë të suksesëshme athiniote të quajtrur “Amfivoles Meres” . A do të kishe patrur dëshirë të kishe ndonjë lloj bashkëpunimi me këtë trupë?
Jetmir Barbullushi – Unë kam qënë në Greqi…E…Si jo? Shumë e bukur do të ishte. Por akoma më e bukur, sikur të na vinte në Tiranë grupi i Elizabetës. Mes gjith atyre artistyëve grekë aq të talentuiar…një yll nga Shkodra ime.
Befas…Ndërsa Jetmir Barbullushi më la të kuptoja se nuk e kishte më kohën me aq bollëk sa n ë fillim, mua më zuri syri në mes turmës qënga dritarja, një fytyrë të njohur .
Dhe shumë të dashur.
Pa e bërë të gjatë vërshëlleva këtë motiv fantastik, që e di thuaj prej njëzetë vitesh :
Vërshëllima ime nuk i bëri përshtypje askujt në klubin e populluar me artistë të radio televizionit.
Nuk i bëri përshtypje as edhe ndonjërit prej kalimtarëve, ndërsa, për më tepër, buciste edhe një borie makine.
Një njeriu, po!
Në mënyrë brofëse.
Sic brofë suta sapo ndjen një sinjal të vecantë për të dhe që prj diku larg.
Fytyra e bukur nga përzemërsia e përherëshme dhe me flokët e derdhur e krejt të thinjur që në rini, u drodh në drejtim të dritares nga erdhi dashuria e tij e dikurëshme – “Dashuria…”
Gazmend Mullahi e di që vetëm një njeri në gjith Tiranën , pa pyetur për askënd dhe për askund, hedh vërshëllimën e këngës së tij të kompozuar e të kënduar në një nga festivalet tona kombëtare. Këngë që zgjohet te unë si “Bukuroshja e fjetur”, sapo pikas …të dashurin e saj të parë.
“Gazi”, iu drejtova, “Kishim lënë një takim me Jetmirin, të flisnim dicka për Elizabeta Qyrsaqin, së cilës i kam kushtuar një libër. Librin e kam në përfundim.
Ti Betën, sigurisht do ta keshë njohur…Hë, do të na thuash diçka për të?”
“Për Betën? Si jo? Erdha!”
AJO DI TW LUAJ EDHE ME TEMPERAMENT MASHKULLOR
Gazmend Mullahi, është emër I njohur shumë. Ai është njëra nga shtyllat e Radio Tiranës – disa herë drejtues artistik në festivale apo konkurse kombëtare; për veshin absolute të të cilit, dikur, në rininë time, unë kisha dëgjuar çudira.
Pas pamjes së qeshure dhe të zgjuar, çdo mesatar në fushën e letërsisë, sidomos të poezisë, duhet të ulë kokën me nderim para këtij sqimtari që di pafundësisht vargje për mendësh. Mirëpo natyra e tij j paqësore dhe e ëmbël, e ka të pamundur të prishë zemrën e” parolierëve”,apo “tekstaxhinjve” që sillen me sukses rrotull festivale tona kombëtare, ndërsa ai, zyrtarisht, përfaqëson njeriun e notave muzikore.
Ne jemi miq me Mullahin edhe nga një tipar i tij që nuk ndeshet dëndur, ngaqë ngado gëlojnë mesatarë.
Gjeneralët e mëdhej vështrojnë me vëmëndje ushtarin e thjeshtë sesa zëvëndësin e tij. Mullahi e ka hobby të ngrërë lart atë që përpiqet shumë ,qw ka talent dhe e meriton më tepër se shumë të tjerw, por ambjenti përqark ose nuk don, ose nuk din, ose nuk e vën re me të vërtetë. Shpeshehrë, këngën e tij të aktiviteteve kombëtare, në vënd që t’ua besonte këngëtarëve që ishte e sigurtë se merrnin cmim, ua linte atyre që nuk i njihte askush. Aurela Gace, Adriana Ceko, Robert Alia dolën me bujë dhe morën vëndin anembanë kur nuk I njihte askush vetwm disa minuta mw parw; me këngët e këtij njeriu të mirë.
Mullahi, përveç aq shumë këngëve të muzikës së lehtë apo për fëmijë, ka krijuar mbi dhjetë pjesë sinfonike, instrumentale, shumica të shpërblyera me çmime nderi.
Të gjitha pjesët e tija orkestrale janë luajtur me shumë sukses nga orkestra e RTSH.
Ky kompozitor dhe artist shumëplanësh, ulet para pentagramit si një fetar përulet para altarit.
Ai, sikurse edhe një pilot veteran aeroplanit të tij, i drejtohet çdo note muzikore vetëm me shumës .
Me “Ju”.
Rizai – Gazmend, ti je një brez paksa më i madh nga Jetmiri dhe Elizabeta.
Gazmend Mullahi – Po! Ashtu është.
Rizai – Që kur të ka tërhequr vëmëndjen Elizabeta Qyrsaqi?
Gazmend Mullahi – Që kur ishte studente.Ishte njw shoku im I ngushtw, qw interesohej me shpirt pwr tw; bwhej copash. Ishte njw skulptor, mjeshtwr decorator…ehhh…Nuk di se c’e kishte ; ai mw nxiti nja dy herw – eja me mua. Pastaj…
Rizai – Zef Gaci?
Gazmend Mullahi – Pse e ke njohur dhe ti? …U, po! Zefi wshtw shkodranw…Zef Gaci… Wshtw nw Amerikw tashti, ka vjet qw nuk e kam takuar . mw ka marrw malli shumw pwr tw.
Rizai – Po wshtw vwllai I Elizabetws , more Gazi. Ashtu, kanw patur dy mbiemra qw tw dy ata. Por janw vwllezwr prej njw nwne e njw babai.
Gazmend Mullahi – Eeeehhh….Vwllai I Elizabetws Zefi?…Zef Gaci!…Ai organizonte ndeshje tw vwrteta boksi mes shokwsh nw ndwrteswn e Akademisw sw Arteve. Ngado ishte hequr boksi, te ne ai kwrciste. Ishte salla e madhe, lart, nw katin e fundit. Zefi kishte gjetur litarw pwr ta rrethuar “ringun”, dy doreza boksi …Boboooo, nuk e harroj njw ndeshje spektakolare boksi mes Ladi Stamos dhe Zefit, qw ishin shumw shokw…Jo, moreeee….Beta e motra e Zef Gacit? Sot po e marr vesh…
Rizai – E lamw te interesimi I vecantw I shokut t wnd pwr njw violiniste tw vitit t w parw…
Gazmend Mullahi – Vecse nisi tw aktivizohej nw Formaconin e Harqeve, kujdes.
Rizai – Po pse, c’gjw e vecantw ishte ky aktivizim?
Gazmend Mullahi – Në dretimin e Mjeshtrit të njohur të violinës shqiptare Ibrahim Madhi, filarmonia e Akademisë, e njohur si “Formacioni i Harqeve i Akademisë së Arteve” , ka luajtur me pretendime të plota dhe të patundura, pjesë nga më të bukurat e nga më të vështirat të muzikës orkestrale, të autorëvë tanë si Balladat dhe Poemat e Tish Daisë, “Koncert për violinë edje oprkestër” të Pjetër Gacit, vepra nga Gjon Simoni, Tonin Harapi, Feim Ibrahimi,apo të huaj , si nga Moxart, Hajden etj.
Rizai – Çka mund të thuash, gazi, diçka për anën thejsht personale të kësaj artisteje? A mund të vëmë në dukje diçka personale të sajën, gjatë interpretimeve në violinë?
Gazmend Mullahi – Poooo….Elizabeta Qyrsaqi, nga viti në vit, nisi të shquhej për një interpetim me temperament mashkullor – tingull të fortë, shumë luftarak që shoqërohej nga një teknikë e mrekullueshme instriumentale…
Rizai – Nuk e kuptova mirë…”…interetim me temperament mashkullor”? Kështu?
Gazmend Mullahi – Je i saktë. Por…Kujdes! Kujdes shumë! Elizabeta Qyrsaqi zotëronte në përsosmëri edhe anën e saj femërore – ndjenjën, shpirtin, melodiozitetin shumë të ëmbël. Këto dy karaktere të ndërthurua aq përsosshmërisht, rrallë i gjen në një instrumentist.
TELEFONATAT TONA TË SHUMTA … TË BUKURA
….Ndërsa isha në përfundim të këtij libri, më lindi nevoja që të shkoja për disa ditë në Athinë.
Meqënëse kohën e kisha aq të kufizuar, saqë më duhej ta kurseja tepër atë, deri edhe kohën e pritjeve normale që ngjasin në ambasadën greke në Tiranë, vendosa t’i zgjidhja disa nga problemet që më dilnin në një mënyrë tjetër – përmes celularit.
Një zile unë – Elizabeta dilte menjëherë.
Nga biseda në celular në një ditë…
“ U, Merin, të thashë, e kam pasë ma të mirën nxanëse!…Nuk po të tham se e kam mbesë e…veçse, vetëm tri vjet ka ba me mu! Mandej ka punue këtu në Greqi, me tjera kend”
“ Beta, a të diftoj diçka nga jeta e Nolit?”
( Të qeshura në telefon, në linjën celulare Athinë – Tiranë)
“ Ishte një grua shqiptare në Amerikë dhe i shkoi Nolit.
-Imzot Noli. Mua burrëi më ka vdekur dhe më ka lënë një djalë. Kam vendosur të mos martohem më dhe dua që biri im të rritet sa më i edukuar dhe sa më i vleftëshëm. Cilat janë këshillat tuaja?
– Sa vjeç e keni djalin?
– Tre vjeç, imzot Noli
-Keni ardhur shumë vonë , zonjë”, u përgjigj Noli”
( Përsëri të qeshura në anën tjetër të telefonit)
“ Falemnderës, Riza”
“Po më thuaj diçka edhe për ndonjërin nga nxënësit tjerë”
“ Në telefon me të thanë, a?”
“ Nuk kemi si bëjmë tjetër!”
“Mirë, pra, qe, njaqë ,sa po më kujtohen. Elida Shani. E kam pasë nxanëse qysh në klasën e tretë e derisa ka mbarue maturën shkelqyeshëm. Asht e martueme në Gjermani, nanë me fëmjë. Ban pjesë në nji orkestër atje dhe , siç më ka thanë ajo, ngjet dhe e pyesin jo rrallë: “ Moj, po ku e ke ba shkollën ?”
Eduard Jaku sot asht në Australi. Ai mban ende lidhje me mue , mësuesen e tij dhe më tregon se ashtu tuj ecë shumë mirë. Shumëshumëshumë mirë…
Malvina…Nuk më kujtohet mbiemni…U sa e vocërr që ka kenë, kur nisi me mu! Sot ajo asht në Itali, në konservator dhe, edhe ajo më telefonon e ma ban zemrën mal kur më thotë se e pyesin se “Moj, kush të ka ba mësim, kur ke kenë e vogël”
Kam pasë edhe nji talent tjetër të mrekullueshëm, Afërditën…Nuk di kurrgja për te. As për Anita Komin nu di gja se ku asht…Edhe shumë të tjera”
Pas përshëndetjeve të lamtumirës, celulari im shënonte 29 minuta nga shpenzimet e emigrantes shkodrane vetëm në atë seancë bisede të asaj dite.
Për materialet e tjera që më duheshin , por që , ja, nuk u bë e mundur shkuarja në Athinë, një ndihmë na dha të dyve greku Dhimitris. Është një grek me fytyrë të qeshur shumë dhe, akoma më tej, të përzemërt . Ai më sillte materialet që më duheshin mua apo merrte gjëra që më duheshin t’ia nisja patriotes sime; ka qënë aq I kujdesëshëm dhe strikt, si një korrjer i kohëve kalorsiake që dërgon e sjell letrat e dy dashnorëve , sekretet e të cilëve I din vetëm ai.
I transportonte si gjëra të shnjta.
Greku Dhimitris, punon në Tiranë dhe është bashkëshorti i motrës dhe shoqes më të ngushtë të Elisabetës në Greqi, Lolës.
Dhe një intimitet .
Meriton ta përmendim në këtë ngrohtësirë intimitetesh që ke në duar, lexuesi im.
Elizabeta Qyrsaqi, botën njerëzore e don më shumë se sa veten e saj. Por më shumë se botën, ajo don një qënie të kësaj bote. Kjo krijesë është Natalia; Natalia imcake ,e zgjuar, e vëmëndëshme dhe e dëgjueshme si një pëllumb I rritur në ndonjë oborr nga oborret rrëzë çinarëve të mëdhej të Shkodrës . Nëna e merr Natalinë kur ka konkurse dhe shfaqe në shkollën ku jep mësim ajo, por mësimet asaj ia jep vetëm vetë dhe në shtëpi.
Dhe, si ia shpërblen Natalia mamit dhe babit? Ia shpërblen duke i rënë violinës sa më ëëëëmbëëëëël … sa më buuuuukuuuuuur.
Kur ne bisedonim të dy me nënën e saj në një klub në Shkodër, disa metro larg bustit të Migjenit, plagës së përjetëshme dashurore të rinisë shqiptare të të gjitha brezave , Natalia sillej përqark tavolinës sonë si rebeckë e bukur …
Mami nuk ia prishte për asgjëasgjësgjë, siç mund të sillet një fëmijë ndaj një pëllumbi që është ulur pranë tij dhe druan se mos i ikën
E…Kishim disa ditë pa komunikuar në celular dhe më së fundi…
“ Kam kenë shumë e sëmurë..Shumë…E kam mbarue, megjithatë, sapo ndjehesha pak ma mirë, romanin tand “Vorri i Ashikut”. Edhe burrëi jem e mbaroi..Kur…në daç mos më beso…Kur m’u duk vedi se kjeshë si mos ma keq, qe, para nja dy orësh se, tash, tek jam ma mirë, po mendojshe me vedi nëpër njatë qahmet : “Kur të rritet Natalia e të bahet nanë me fëmijë, ka me e pasë nji kujtim – nji këtë libër që asht tuj shkrue dora e nji shkrimtarit prej Shkodrës teme…prej Shkodrës teme ku gurgullon mirësia dhe arti sikur grafullon bari në pranverë…Ishalla jetoj gjatë…se e kam Natalinë e mamit të vocërr …të vocërr vajzuken e mamit që asht tuj u rritë …që ka akoma nevojë për mamin e saj , thashë…Dhe bana kryq.”
“ AMFIVOLES MERES”
Është një trupë e re athinjote që kërkohet pandërprerë nga publiku . Nga gjiri i popullit grek dalin pandërprerë kësi grupesh sfidante që papritur marrin qiejt përpara syve të të gjithëve ;si një balonë e lëshuar qënga dritarja mes kopështit plot me pemë të larta.
Në krye të kësaj trupe super të zgjedhur, është një burrë 41 vjeçar i quajtur Niko Pitloglu – pianist, kompozitor, këngëtar.
“Amfivoles Meres” ka dy violina, një violençel, piano, kontrabaz, xhaz dhe saksofon; jep koncerte me këngë të përzgjedhura të bagazhit të vjetër, këngë bashkëkohore, klasike e moderne, thuajse të padëgjuara më parë dhe me tekstet e mjeshtrit grek të fjalës Andrea Tarnana. Këngëtari nga më të dëgjuarit e Greqisë Manolis Haxhimanoli, këndon pikërisht në këtë trupë të dashuruar me melodinë greke, ku bëjnë përjashtim vetëm…çardashët .
Me çardashët del nga trupa para spektatorëve heroina e tregimit tonë. Del dhe, si mbaron, per minuta e minuta të tëra, nuk pushojnë duartrokitjet…
Në “Amfivoles Meres”, mbretëron një demokraci tipike greke, që ruan plot kujdes nga finesa demokratike e kohës së Perikliut ; le të përmendim një shëmbëll nga vera e vitit 2007.
Shqiptaria kishte kaq kohë që përgatitej për një të shkuar me pushime në atdhe. Atje e prisnin njerëzit më të afërt e shtëpisë në Shkodër, e priste plazhi në Velipojë, shokët e miqtë e rinisë , dasmat, kujtimet… Me zi po priste që të nisej, kur…
Një kërkesë për shfaqje! Kësaj trupe private iu bë një kërkesë . Nuk mund të dilej para publikut me mangësira. Ishte e pamundur të jepej shfaqja pa Elisabetën. Asqë bëhej fjalë që, nga ana tjetër, të vihej “vetoja” mbi pushimet e koleges që kishte bërë përgatitjet për në atdhe dhe me zi po priste të nisej..
Para pak ditësh, “Amfivoles meres” qe paraqitur me dinjitet, në datën e caktuar për të nga juria, me 10 gusht të 2007.
Trupa e re kish dhënë shfaqe në skenën e lakmuar për jetë nga të gjtihë artistët e Greqisë , në “Attiko Alcos”. Qe duartrokitur , si rrallë ndonjë trupë tjetër, nga 700 spektatorë. Papushim….
Pitloglu , i vendosur vendosi të anulohej shfaqja.Me shumë dashuri ai dhe , e tër trupa, i uroi gruas që po i shihte me dhimbje, ta kalonte sa më gëzuar në Shqipëri.
Beta u ngrit fluturim përdejt Rinasit duke parë qënga xhamet e aeroplanit atë grimasë madhështore ndërtesash që përbënin Athinën.
Po largohej prej tokës helene duke fluturuar ende nëpër qiellin e saj që ishte i pastër dhe me ajër të qetë.
Po largohej për drejt atdheut të dhimbshur deri në shpirt që nga Greqia – vëndi ku po derdhte papushim nga shpirti I saj.
Po derdhte dashuri pa fund dhe mblidhte lumturi pafund.
Nën krahët e Boingut, mijëra metra teposhte, tanimë nuk dukeshin grekët, për të cilët flasin ngado dhe I njohin që të gjithë, sigurisht, falë edhe kulturës së tyre që bën pjesë në krenarinë e lashtësisë së njerëzimt.
Beta tanimë e njeh mirë gjuhën e tyre. Ajo, sikurse edhe shqipja, janë të vetmet shoqe në gjith Evropën, që nuk ngjasojnë me asnjërën nga ombrelat e “familjeve të mëdha”, por , kockëforta, ruajnë gjakun e tyre të parë pa u përzier me sa munden me askënd.
Diku nën krahët e avionit ndodheshin objektet e lashtësisë greke të njohura nga i gjith njerëzimi e të studiuara prej tij.
Kësi objektesh ka edhe Shqipëria e saj. Po vinte drejt saj.
Drejt atdheut.
Po vinte qënga toka që u hapi dyert e emigracionit shqiptarëve më shumë se askush tjetër.
Elizabeta jonë ka dëshirë të zjarrtë që të vijë dhe të japë koncerte në Shqipëri me grupin e lakmuar aq shumë nga publiku athinjot. Mundësisht të jetë në këtë turne edhe artdashësi kokëkrisur dhe organizatori pasionant që nuk lë shfaqe pa qënë mes artitëve të “Amfivoles meres”, Komi Dhefkaliona
Nga ana tjetër, ajo ka dëshirë që ta shikojë të ballafaqohet me publikun grek edhe të gjeniut korçar të serenatave Mihallaq Andrea. Por, veçse, ah, sikur!, ai të këndojë nën tingujt e violinës së saj.
Të violinës së saj të florinjtë.
Rizai – Maestro Pitloglu, përshëndetje nga atdheu I Elisabetës; jam shkrimtar dhe po shkruaj një libër për kolegen tuaj. Si mund ta tipizonit artin e saj?
Niko Pitloglu (kompozitor, poet, këngëtar) – Artin e violinës së saj? Ja…ja, po e shkruaj në këtë kartolinë, ta ketë kujtim nga unë.
“Kur ti luan në violinë, notat tuaja më krijojnë emocione ndjenjash madhërisht të shumta. 22 tetor 2007.
Rizai – Poli efkharisto, maestro…E…cila mund të ishte, për juve, dhuntia e veçantë e Elisabetës?
Niko Pitloglu – Elizabeta është një muzikante shumë e mirë e ardhur nga Shqipëria fqinje dhe mikeshë. Kur ajo luan me violinën e saj, të krijon një ndjenjë të thellë që, sikur të shtangë e të merr ndër krahët e veta, si të jetë një shtjellë ajrore dhe pranverore…Mirëpo kolegia jonë shpirtbukur, ka edhe të tjera dhunti, virtyte. Elizabeta Qyrsaqi din të transmetojë me të gjithë ylberin e ngjyrave melodinë e kompozitorit dhe, kjo mënyrë e veçantë që është e saja, të detyron t’ia vësh emrin “shpirti i muzikës”. Me pak fjalë ajo I ngjan një ëngjëlli të veçantë, që zhytet në oqeanin e notave të ndërthurura nga autori dhe nxjerr që andej në dritën e diellit, pra, te spektatorët, duke e përkëdhelur ëmbël, shpirtin e tij.
( këtu të futet e skanuar në gjuhën greke kjo përshtypje e Niko Pitoglu – RL)
Rizai – Kalispera , qirios Kristo Panopulos. Një kolegia juaj, shqiptare, nga qyteti im I linjdes, Shkodra, është heroina e re e veprës sime të fundit që kam në dorë. E kam fjalëm për Elisabetën…
Kristo Panopulos ( Muzikant – baterist) – Ohooo, Elizabeta? Unë e kam njohur atë ndërsa luante me një grup muzikor të shquar, ku alternoheshin në mënyrë të përkryer muzika klasike me atë rok.
Rizai – Çfar u ka lënë mbresa më shumë në muzikën e Betës?
Kristo Panopulos – Ne! …Ajo është gjithmonë e saktë, e disiplinuar, absolute në njohjen e strukturës së muzikës e të instrumentit të saj dhe shumë e ndjeshme. Ajo futet brënda në çdo lloj çdo lloj muzike pa asnjë problem.
Rizai – Tanimë ju jeni së bashku në gurpin tuaj të mrekullueshëm, kështu?
Kristo Panopulos – Është ashtu siç e kam njohur për herën e parë; biles më e mirë. Ajo është violinë e parë , violinë që udhëheq grupin, në kuartet e në kuintet. Është gjithashtu edhe një pedagoge e mirë . Është kënaqësi e madhe për mua dhe për kolegët e mij që të punojmë me të, në të gjitha rretha rrethanat.
( Pjesa Greqisht , siç është, me shtypshkrim, e skanuar – RL)
Post scriptum
I ra mjergulla Buenës
Ndejt tri ditë e ndejt tri netë
Mbas tri ditësh e mbas tri netësh
Fryni një freskinë e hollë
E naltoi, o mjergullën…
Këta vargje më sillen në mënd këtë agim, kur sapo ka nisë të zbardhë dhe ndodhem mbi urën e lumit të Shkodrës, Bunës.
Kam ardhur në Shkodër të shoh nënën time, të shoh motrën, vëllain, njerëzit e gjakut tim, shokët e mi të panumurt që përbëjnë Shkodrën për mua, të cilën, qysh 18 vjeç, e vizitoj si mysafir, megjithse atë dua më shumë në këtë botë.
Kësaj shkodre I kam kushtuar gjënë më të trishtuar e më prekëse që ka mundur të nxjerrë deri më sot pena ime poetike…
SHKODRA E PIKTURUAR ME GËZHOJA
Kam një brez me gëzhoja të zbrazura
I kam mbledhur nëpër rrugë
Siç mbledhin pulat krimbat
Nuk kam me se të shkruaj
Shkodra nuk tregton më as fletë
As stilografë, as lapsa
Veçse bukë
Bukë dhe “Zastava” serbe
Tani me “Letrat me vlerë” blen veçse një bukë
Në Shkodër.
‑Ku shkon? Kthehu!
Shtetrrethimi nis në orën tetë
Por ti kthehu, bënë mirë të kthehesh
Është ora e drekës? S’e shikon?
Të gjithë janë mbyllur në shtëpia
Ktheu!
‑Më ler, të lutem, më ler, të lutem shumë
Më lini po u them
Unë kam forcën e një të çmenduri që shkep zingjirë
Asnjë njeri nuk më ndalon të shoh Shkodrën time
Se si duket pa të qeshura, pa letrarët, pa ahengxhinjtë
Kam ardhur që larg për ta parë Shkodrën
Kam ardhur ta puth!
Jam prishur nervash dhe qaj
Qaj për Shkodrën time
Që rri pa qeshur në të orët e pasdrekave.
Sa çudi…
Qenkam ndalur te kjo pllakë e shtëpisë simë
Dhe paskam shkruar me gëzhojë
Gëzhoja qenka ngrënë dhe unë
S’pakam ndjerë thonjtë tek gdhendin edhe ata
Në këtë pllakë të shtëpisë sime
Që më ka parë duke u përkdhelur e nanuritur
Që më ka kundruar duke u rritur
Që më ka kundruar
Duke kundruar qimet që
Më rriteshin në vëndet e fshehta të trupit.
Paskam një tjetër gëzhojë.
Kush je ti që më thërret të hyj brenda
Se mos ha ndonjë plumb papritur?
Ti nënë?
Po mua nuk më bën gjë plumbi, moj nënë
Se po të doja t’u ruhesha plumbave
Nuk do të kisha rendur mes tyre që larg
Për t’u parë ‑ Shkodrën dhe Ty.
Më ler, nënë
Kjo gëzhojë që unë po shkruaj
Në pllakën që kanë vënë kur je martuar ti
Mbase ka vrarë një njeri
E tani ajo po shkruan.
Plumbi i saj ka vrarë një shpirt
E ajo shkruan
Sa bukur që shkruan…
Në pllakën që vunë dsmorët
Kur u martove ti, shih si shkruan.
‑A të vij me ty?
‑Jo, nënë, ktheu
Dhe më bëj në paçamur të ngrohtë, me qepë
Dhe një gotë çaj më pas
Unë nuk do të vonohem, jo
Po u vonova, atëherë, na këtë çelsin, merre
Hap valixhen që solla mbrëmë nga larg
Është pranë dollapit të librave
Mu mbi arkën tënde të nusërisë
Ku mbaje poezitë e mia, dikur
Kur më zinte gjumi mbi to
Dhe ti kishe frikë
Se mos më ngacmonin të tjerët
Ti lexoja poezitë netëve, e ti
I ruaje siç ruan e përkëdhel këlyshin e vetëm
Pantera.
Atje nënë, unë kam mbyllur diçka…
Është diçka e bardhë shumë dhe që nuk e ka veshur askush…
Është qefini im.
Kam bredhur qiejve e deteve
Por në qoftë e thënë të vdes sot, sëpaku
Pyetmëni
Duhet të ma pyetni
Dëshirën time të fundit.
Dua …
Papritur, ky i ftohtë të kthehet në verë
Dhe ta shohë Shkodrën plot plazhistë
E unë të notoj në shpinë mbi Bunë
Buzë shelgjishteve…Mbi kokë
Kalaja me pulëbardha, thëllënza e shqipe
Atëherë, o Zot
Në qoftë se je kund eja më merr
Dhe më shpjer atje,
Diku pranë varrit të Marin Barletit.
Sa krisma armësh nëpër rrugët e Shkodrës!
Dikush u vra befas nga një plumb qorr
Një i plagosur u qëllua me katër plumba
Mu në sallën e operacionit, pa iu qepur ende plagën.
Ende bie ndonjë tullë nga Banka e Kursimeve, ajo
Si një negativ filmi të
Kall llahtar pa
Misteret e dikurshme
Si një grua e bukur, më e bukura e Shkodrës.
Që i bëjnë autopsinë në mes të rrugës me një bisturi të ndryshkur.
Askush nuk ulurin: “Unë e kam masakruar Shkodrën”
Ende bie prap ndonjë tullë nga Banka e Kursimeve
Si copë mishi nga
Kurmi i një lebrozi
Dikur tek njëra nga dritaret mbi “Bankën e Kursimeve”
Banonte një vajzë. Ajo si një yll i madh
Tërhiqte yjet e vegjël syve të djemve që bënin xhiron e mbrëmjes në këtë
Rrugë të projektura nga Kol Idromeno
Dritarja e saj romantike tani është rrafsh me dheun. Ajo
Ka vdekur tok me Shkodrën e rinisë sime.
Më sillni …. O njerëz … shpejt … M’u mor fryma… Më sillni
Pak … sa për të ardhur në vete … Pak ajër lulebliri … Amani
Po vdes për pak erë lulebliri nga luleblirët e piacës së Shkodrës.
Ngado vetëm heshtje.
Paskam mundur të mbijetoj edhe një herë për hir të nënës. Ohhh…
Piaca ime pa njerëz … Si një tog kockash nga varri i Kol Idromenos.
Çuditërisht nuk çelën blirët sivjet, as manjolat
As mimozat,
Sivjet njerëzit ende nuk janë kujtuar
Se ka ardhë pranvera dhe
Është stina e dashurisë.
Mbrëmë ka pasur tmerrësisht krisma
Mbrëmë, pikërisht mbrëmë…
Po ec si somnambul rrugëve të Shkodrës
Më duket se po u dhimbsem kriminelëve.
Vëllezër kriminel, më vrisni edhe mua
O vëllezërit e mi, askush nuk ka për t’u hakmarrë
Jam i paarmatosur dhe nuk kam për t’u mallkuar
Kur të jap frymën e fundit.
Ende askush nuk po shtie mbi mua.
Nesër në Shkodër vijnë meshkuj
Të trupave shumëkombëshe.
Njerëzit nëpër shtëpia kanë vetëm lule artificiala.
Sa pak lule kanë çelur këtë prill
O së paku nuk i kam parë unë
Në fakt unë nuk kam parë asnjë lule, askund.
Nënë, nuk mund ta shoh Shkodrën.
Pa njerëz, pa të qeshura
Me krisma plumbash që s’dihet nga vijnë e ku shkojnë.
Helmeta poshtë kangjellave me vajza të bukura
Të varfëra e të pangrëna.
Nënë, po vonohem e paçamuri ytë shtë ftohur
Mbase e ke nxjerrë qefinin nga valixhja
Ai është për mua nëna ime
Ti do të rrosh edhe njëqind vjet të tjera
Popo, edhe njëqind
Që të tregosh për birin tënd të bukur
Që dëshirën e fundit para se të vdiste
E kishte të bënte not shpine mbi Bunë
Poshtë Kalasë, anës shelgjeve që
Përkulen si harqe violinash
T’u thuash se ka shkuar në Parajsë
Dhe është shtrirë diku në përjetësi
Është duke menduar, i vogli i nënës
Vetëm për Shkodrën
Shijon një lloj muzike
‑Atë të dasmës së tij
Dhe ka një kasetë me vete
E mban te koka
Nën rrasën e vorrit
Kaseta është përplot me
Të qeshurat e shokëve.
Jam ngritur që kur ishte errësirë, kam hapur lehtë derën e shtëpisë, kam dalë në rrugën pa njerëz dhe jam nisur buzagaz me shpresën e sigurtë për të shijuar parajsën e agimit përmbi Bunë…
Buna, o zot, sot paska mjergull. Si atëherë, mbase 5 – 600 vite më parë, a kushdei se kur, kur ka lindur kjo këngë, kënga e kalasë së Shkodrës. Një poet i atëherëshëm i këtyre brigjeve që lindin njerëz pasionantë, ka pasë kundruar këtë mjergull mbi Bunë, si unë këta çaste.
Buna ngjan me tisin e lehtë të mjrgullës si një vajzë e bukur që e ka zënë gjumi me një kurorë luledelesh mbi krye.
Kjo vajzë ende po fle dhe ka veshur një këmishë të hollë, të kaltër nate. Këmishës i janë zbërthyer kopsat te gjoksi , sikur për të ngacmuar mashkullinën e Taraboshit pa flokë, prozaik dhe që bën shaka të trasha meshkujsh .
Buna ende fle.
Buna fle zbuluar; as nga unë nuk ka turp. Ajo më ka parë kur kam qënë krejt kërthinjë dhe lahesha në gjoksin e saj fare çveshur , pa asnjë rrobë, si më ka lindur nëna ime.
Po pse të ketë turp nga unë tani, që po ia kundroj këmishën e zbërthyer ? Të cilën ia kundron dhe ajo as që përpiqet t’ia mbulojë, Rozafë?
Rozafa i rri asaj mbi krye si nje vjehërr e armatosur .
Buna nuk e përdor asnjëherë, madje, as natën, çarçafin e blertë të livadheve.
Nga gjoksi i saj i zbërthyer dalin disa tinguj fare të lehtë, që unë, megjithatë i ndjej. Ato tinguj që Buna këndon në gjumë me këmishën e saj të natës , nuk gjinden askund. Sepse i prodhon vetëm kjo bukuroshe, ndërsa ende flë me këtë kurorë luledelesh mbi krye…
Ja , tjetër, përse e duartrokasin buzuket e papërsëritëshme greke Ekisabetën. Ajo natyrshëm , ka shtënë në tingujt që prodhon violina e saj, këta zëra melodiozë dhe të përgjumur të Bunës . Këta zëra aq të pakapshëm, aq të imtë dhe aq të mahnitëshëm, sikur erëzat e orientit që patën shastisur drekat e aristokracinë evropiane të kohës së Magelanit.
Mjergulla nuk ndejt mbi Bunë tri ditë .
Ndejt aq, sa për të më marrë mëndjen mua dhe tani po largohet.
Mjergulla tani po i ngjitet Taraboshit
Mergulla nëpër Tarabosh ngjan me kaçurrelat e shkujdesura të rinisë sime .
Me kaçurrelat që nuk i kam më.
Qoftë edhe të bardhë, si kjo mjergull që sapo u ngrit nga Buna…
GUSHT , 2007 – JANAR 2008
RIZA LAHI
V: O – KY MATERIAL HOMAZH PER MIKUN TIM DHE TUAJIN RIZA LAHI U PREGATIT NGA LUIGJ SHKODRANI. JU KERKOJ FALJE TE GJITHE ATYRE MIQVE E SHOKEVE DHE KOLEGEVE TE TIJ QE KAN DERGUAR MESAZHET E NGUSHLLIMIT PER TE NDJERIN,POR ISHTE E PAMUNDUR TI PERFSHIJA TE GJITHE.
PUSHOFTE NE PAQE MIKU IM RIZA LAHI . I KJFTE I LEHTE DHEU . LAMTUMIRE !


Leave a Reply