Në shume vende, ekziston një besim se veprime të caktuara në prag të Vitit të Ri ose në ditën e Vitit të Ri, përcakton fatin tonë në muajt në vijim. Shikoni se si e perceptojnë këtë moment disa shtete në botë. “Info Albania” ka publikuar disa foto, nga momentet e ritualeve të çuditshme në botë.
Spanjë
Në Spanjë, kur ora shënon 12:00, është praktikë të hash shpejt 12 kokrra rrushi, një pas çdo gongu të orës. Kjo simbolizon fat për çdo muaj të vitit pasardhës.
Afrikë e Jugut
Në Jo-Burg, vendasit hedhin nga dritarja gjëra të vjetra.
Kolumbi
Duke shpresuar në një vit plot udhëtime, vendasit mbajnë në duar valixhe.
Japoni
Veshin kostumin e kafshës zodiake të vitit që vjen (kali për 2014-ën) dhe kalojnë në tempullin lokal ku zilet bien 108 herë.
Danimarkë
Danezët hedhin pjata dhe i thyejnë në dyert e miqve dhe kushurinjve. Ata gjithashtu hipin mbi stola dhe hidhen kur ora troket 12:00.
Finlandë
Është traditë e finlandezëve që të hedhin bakër të shkrirë në një enë me ujë dhe më pas ta interpretojnë fatin duke parë formën që ka marrë metali. Nëse ka formën e një zemre, do të thotë se së shpejti do të ketë një martesë, nëse ka formën e një anije, së shpejti një udhëtim, e kështu me radhë.
albnews.al


Leave a Reply